Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Main stream

Dosja voluminoze me 500 faqe/ Avokatët e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit dorëzojnë në SPAK kundërshtimin e provave

7 October 2024 at 12:05

Avokatët e ish kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dorëzuan të shtunën prapësimet në Prokurorinë e Posaçme, sa i përket materialit hetimor 500 faqe për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.

Mbrojtja ligjore e Jamarbër Malltezit ka bërë 250 faqe prapësime, ku pretendohet se nuk ka vepër penale. Sa i përket pasurive, avokatët pretendojnë se janë të gjitha me burime të ligjshme. Prapësime ka bërë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ku në një material prej 15 faqesh, mbrojtja ligjore e tij ka kundërshtuar disa pika në lidhje me këtë hetim. Financierja Andia Pustina dhe Xhimi Begeja po ashtu brenda afatit 10 ditor nga njoftimi i akuzës bënë kundërshtimet e tyre.

Materialet i janë dorëzuar me postë strukturës së posaçme, ndërkohë që SPAK pritet të kalojë dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme dhe kjo gjykatë do të ketë 10 ditë kohë për të caktuar gjyqtarin përmes shortit si dhe seancën paraprake. Hetimet për dosjen “Partizani” u mbyllën në datë 25 shtator, ku SPAK thirri personat e pandehur për t’i komunikuar akuzat secilit.

The post Dosja voluminoze me 500 faqe/ Avokatët e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit dorëzojnë në SPAK kundërshtimin e provave appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌