Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Lala bën deklaratën e fortë: Drejtorin e Policisë e zgjodhën grupet kriminale të Durrësit

By: M C
30 September 2024 at 23:11

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, e kanë zgjedhur bandat kriminale të Durrësit.

“Ishte një konkurs fiktiv, një garë e paracaktuar, e ndikuar nga grupe interesi, e ndikuar nga krimi u organizuar, grupet kriminale të Durrësit. Nëse do të marrë votëbesimin në qeveri, uroj të japë prova për të kundërtën, që nuk është e ndikuar nga krimi i organizuar.

Nuk u bë asnjë transparencë, nuk dëgjuam asnjë nga kandidatët, të ketë një intervistë publike, të kuptojmë aftësitë e gjithësecilit.

Nuk pamë CV-të, nuk pamë strategjinë apo platformën për drejtimin e Policisë së Shtetit. Na u tha janë disa njerëz, komision që drejtohet nga zv.ministri i brendshëm, se si funksionoi, nuk pamë asgjë.

Nuk doli kryetari i komisionit të thoshte: pikëzimi u vendos mbi bazën e posteve që kishin mbajtur, rezultatet pozitive që kanë patur, etj.

Nuk dua ta paragjykoj zotin Proda, por fakti që ka patur proces fiktiv, që KM ka preferuar të takojë disa nga kandidatët, njërin prej të cilëve e ka takuar dje, mes tyre ka takuar edhe zotin Proda.

Ka qenë garë fiktive, propagandë.

Në mendjen e KM ka qenë zoti Proda.

Më shqetëson që procesi nuk ka qenë transparent, e dimë se çfarë lufte bërrylash dhe fake neës ka patur për kandidatët.

Zoti Proda, nëse e merr votën, sepse janë dërguar edhe emra të tjerë. Ka qenë një farsë dhe propagandë.

Pra të ketë ndikime deri te krimi i organizuar.

Nuk e kuptoj se si KM thërret në takim disa prej kandidatëve, faktet janë aty. Thërret disa prej tyre në takim dhe në fund fare…

Vetëm nëse zoti Proda do të japë ndonjë rezultat të jashtëzakonshëm, sepse do të ecë me idenë se ka ardhur si pasojë e një procesi të manipuluar”-tha Lala.

The post Lala bën deklaratën e fortë: Drejtorin e Policisë e zgjodhën grupet kriminale të Durrësit appeared first on Albeu.com.

Debat mes Nokës dhe Lalës për Salianjin: Ç’të duhet ty ç’bëjmë ne brenda llojit?

By: M C
30 September 2024 at 22:43

Deputeti Flamur Noka dhe gazetarja Klodiana Lala debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për qëndrimet e selisë blu ndaj Salianjit, pas dënimti me një vit burg ndaj tij. Ndërsa Noka e cilësoi Salianjin një demokrat të madh, Lala i kujtoi përplasjet që kishin pak kohë më parë.

Pjesë nga debati

Flamur Noka: Ne kemi konsideruar politik vendimin ndaj Salianjit, sepse dihet botërisht që nuk ka asnjë bazë ligjore. Është gjyq politik që është zhvilluar prej vitesh, për të mbajtur nën presion deputetin guximtar dhe kurajoz, njeriun që i shërbente interest publik dhe të vërtetës, opozitës dhe opozitarizmit, demokratin e madh Ervin Salianji. Dënimi i tij ne na kujton nenin famëkeq 55 për agjitacion dhe propagandë. Salianji kreu një shërbim publik në dobi të vendit, demokracisë.

Ylli Rakipi: Dakord, por unë bëra pyetje tjetër Flamur. Pyetja është: Çfarë ndërprerje institucionale keni me maxhorancën? Se mos po bëni sikur.

Flamur Noka: Pyetja është kjo, por përgjigjen e di unë.

Ylli Rakipi: Përgjigjen jepe si të duash, thuaj na do qejfi, ç’të duhet ty, se mund të thuash edhe ç’të duhet ty, mbylle gojën, por unë dua për këtë gjë.

Flamur Noka: Ervin Salianji në një demokraci normale duhej të falenderohej, sepse i bëri një shërbim, demokracisë, ligjit dhe politikës. Tregoi me gisht se kemi një ministër të brendshëm që ka një vëlla trafikant droge, që fshihej dhe askush nuk e thoshte. Atij i ishte dhënë edhe një pasaportë tjetër se me atë që kishte nuk shkonte dot në Itali, me emrin Geron.

Klodiana Lala: Ajo pjesa ku z. Noka thotë Ervin Salianji, demokrati i madh, e di si më vjen si te ajo shprehja “vdis pa të të dua”, se kur të kemi në mesin tonë ne bëjmë luftë brenda llojit.

Flamur Noka: Ç’të duhet ty se çfarë bëjmë brenda llojit ne? Ne zihemi sot, përqafohemi nesër. Në familjen time unë sot bëj sherr me gruan, nesër me djalin, i bërtas vajzës. Kjo nuk është puna jote.

Klodiana Lala: Po flisja për familjen politike.

Flamur Noka: Po pra për familjen politike e kisha edhe unë. Se unë bëj sherr me Preçin sot, nesër jam prapë me Preçin…

Klodiana Lala: Vendimi për Ervin Salianjin është politik, por duhet të ndajmë dy gjëra për shkak të ndërhyrjes brutale të policisë, verdiktit që dha kryeministri, largimit të Geron Xhafës në drejtim të Italisë. Por prej vitesh jam e neveritur për gjuhën spiropaliste të politikës shqiptare dhe jam kundër kësaj. Bie dakod me ju kur thoni se Geron Xhafa u detyrua të dorëzohej kur u denoncua nga PD. Ama pjesa e dytë, por në gjykim ka qenë një përgjim me Balales dhe Geron Xhafës. Ju keni bërë një gjë që a është Geron Xhafa në këtë përgjim?

Flamur Noka: Shërbimi Informativ i asaj kohe kishte të dokumentuar veprimtarinë e Geron Xhafës.

Klodiana Lala: Kjo nuk më del nga dosja.

The post Debat mes Nokës dhe Lalës për Salianjin: Ç’të duhet ty ç’bëjmë ne brenda llojit? appeared first on Albeu.com.

Salianji në burg, gazetarja Klodiana Lala: Vendimi nuk më bind, policia ndërhyri dhunshëm

By: M C
30 September 2024 at 22:18

Gazetarja, Kodiana Lala, ka komentuar dënimin e Ervin Salianjit me burg për kallëzim të rremë edhe pse nuk ka depozitaur ndonjë kallëzim konkret, përveç denoncimit publik nga selia e PD. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se vendimi për Salianjin nuk e bind dhe shpjegoi disa momente të errëta të veprimeve të policisë.

Ajo shtoi se Salianji nuk ka bërë kallëzim por përdorin termin kallëzim publik. Sipas saj ata kapin pjesën e dytë të nenit dhe thonë se Salianji përmes kontakteve që ka patur me Albert Veliun dhe me gazetarin Olldashi, ka bashkëpunuar për të dëmtuar imazhin e Agron Xhafës.

“Nuk më bind vendimi për Ervin Salianjin. Në vitin 2018, në selinë e PD doli zoti Salianji bashkë me zyrtarë të tjerë të PD dhe bëri denoncim publik, ku shfaqi një audio përgjim, ku ishte një person si bashkëpunëtori X dhe një person që pretendohej se ishte Agron Xhafaj. Ende pa e mbaruar PD deklaratën e saj, Policia kishte identifikuar bashkëpunëtorin, Albert Veliu, Babalja. Ky person u shoqërua, familja u shoqërua. Agron Xhafaj, brenda natës u ngjit na avion dhe shkoi në drejtim të Italisë.

A kishte dikush nga zyrtarët e lartë përfshirë edhe zotin Xhafaj, shpërdorim detyre, kur ai dyshohej se mund të ishte i përfshirë në veprimtari kriminale, dhe u largua? Sot qytetarët nuk e dinë se me cfarë është krahasuar zëri. Kryeministri doli dhe foli për një akt ekspertizë në një laborator privat të huaj, në MB.

Tjetra, kur doli dhe u shfaq në skenë Fredi Alizoti, nëse ju kujtohet zinxhiri drejtues i Policisë, vinte vërdallë pas Fredi Alizotit. Ervin Salianji mund të ketë patur dijeni por gjykata nuk më ka lënë të kuptoj se çfarë ka ndodhur.

Ndërhyrja e dhunshme e policisë, mënyra si u sollën autoritetet… Kanë vajtur dy oficerë të SHISH dhe Babalja ka patur pult makine për të bërë përgjimin e vëllait të ministrit të brendshëm, por askush nuk e tha se kush ishte roli i SHISH në këtë histori.

Çfarë bëri prokuroria? Zoti Salianji nuk ka bërë kallëzim, përdorin termin kallëzim publik. Kapin pjesën e dytë të nenit, thonë se Salianji përmes kontakteve që ka patur me Albert Veliun dhe me gazetarin Olldashi, ka bashkëpunuar për të dëmtuar imazhin e Agron Xhafës. Prokuroria thotë nuk merremi me pjesën e Italisë, Salianji ka krijuar prova të rreme për të rënduar pozitën e Agron Xhafës për të bërë ndjekje penale. Autoritetet duhet të na tregonin rolin konkret”, tha Lala./ TPZ

The post Salianji në burg, gazetarja Klodiana Lala: Vendimi nuk më bind, policia ndërhyri dhunshëm appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 30 September 2024Main stream

Dënimi i Salianjit, Lala: Vendimi nuk më bind! Policia i vinte vërdallë pas Alizotit

By: Ardit
30 September 2024 at 21:55

Kodiana Lala, ka komentuar dënimin e Ervin Salianjit me burg për kallëzim të rremë edhe pse nuk ka depozitaur ndonjë kallëzim konkret, përveç denoncimit publik nga selia e PD. Lala tha se vendimi për Salianjin nuk e bind dhe shpjegoi disa momente të errëta të veprimeve të policisë. “Nuk më bind vendimi për Ervin Salianjin. […]

The post Dënimi i Salianjit, Lala: Vendimi nuk më bind! Policia i vinte vërdallë pas Alizotit appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Eskortat e huaja në Tiranë, Lala zbulon “pazarin” e tyre për 1 orë qëndrimi me klientët

25 September 2024 at 22:42

“Eskorta ndërkombëtare për prostitucion në Tiranë”, është kjo tema në të cilën është fokusuar emisioni “Opinion”. E ftuar në studio, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me rrjetin e organizuar të eskortave, të cilat bënin “biznes” në Tiranë. Gazetarja tha se shërbimi seksual ofrohet kundrejt një çmimi prej 150 deri në 200 euro një […]

The post Eskortat e huaja në Tiranë, Lala zbulon “pazarin” e tyre për 1 orë qëndrimi me klientët appeared first on BoldNews.al.

❌
❌