Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Aksident në aksin “Levan-Tepelenë”| Përplasen dy mjete, lëndohet një prej shoferëve

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 19:35

Një aksident ka ndodhur këtë të premte rreth orës 17:10, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, një automjet tip furgon me drejtues shtetasin A. P., është përplasur me një automjet tip furgon me drejtues shtetasin A. B.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., i cili u transportua në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu në spital kanë shkuar për kontroll mjekësor dhe 6 pasagjerë që udhëtonin me 2 furgonat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident në aksin “Levan-Tepelenë”| Përplasen dy mjete, lëndohet një prej shoferëve appeared first on Euronews Albania.

Dy furgona përplasen në aksin Levan- Tepelenë, mbeten të plagosur 6 pasagjerë (FOTO)

By: D Marku
4 October 2024 at 18:55

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadh.

Dy furgonë janë përplasur me njëri- tjetrin dhe për pasojë janë lënduar 6 pasagjerë.

Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit me dëmtime të lehta janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e detajeve të aksidentit.

The post Dy furgona përplasen në aksin Levan- Tepelenë, mbeten të plagosur 6 pasagjerë (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 3 October 2024Main stream

Makina del nga rruga në aksin Levan-Pishporo, dyshohet për një të plagosur

By: M C
3 October 2024 at 17:42

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Levan-Pishporo.

Sipas informacioneve të deritanishme, një makinë ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë dyshohet se është plagosur rëndë një person.

The post Makina del nga rruga në aksin Levan-Pishporo, dyshohet për një të plagosur appeared first on Albeu.com.

❌
❌