Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Skeda e pasurisë së deklaruar –Sabri Kastrati – Prokuroria e Lezhës

By: BIRN
16 September 2024 at 13:30

Prokurori Sabri Kastrati i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë do të përballet të martën më 17 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Roland Ilia dhe Suela Zhegu. Sabri Kastrati e ka nisur karrierën në fillim të viteve ’90 […]

The post Skeda e pasurisë së deklaruar –Sabri Kastrati – Prokuroria e Lezhës appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Në kërkim me urdhër të SPAK, vetëdorëzohet ish-drejtori i Policisë Lezhë

11 September 2024 at 19:10

TIRANË- Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës ish-drejtori i Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen “Revanshi”.

Ai po hetohet pasi ka dyshime se drejtonte kultivimin e kanabisit në Lezhë dhe organizonte aktivitetin e lojërave të fatit. Ish-drejtori i Policisë së Lezhës është shpallur në kërkim me urdhër të SPAK në maj të këtij viti.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj tij në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg”.

Krahas kultivimit të lëndëve narkotike, ai akuzohet edhe për “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”.

Sakaq, shkeljet e ish-drejtorit u zbuluan nga zbërthimi i aplikacioneve “Sky-ECC”./ abcnews.al

I shpallur në kërkim/ Vetëdorëzohet në polici, ish-drejtori i policisë së Lezhës

By: M C
11 September 2024 at 19:24

Henerigert Mitri ish drejtori i policisë Lezhës i cili rezulton i shpallur në kërkim nga operacioni Revansh është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës.

Ndaj Henerigert Mitri, rendon akuza e Kultivimi i bimeve narkotike kryer ne forme te veçante te bashkëpunimit, ate te grupit te strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesemarrje ne grup te strukturuar.

kriminal, Korrupsioni pasiv i personave ge ushtrojne funksione publike. Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive te lojerave te fatit në kundershtim me ligjin dhe Shperdorim i detyres.

Sipas SPAK Mitri në bashkpunim me punonjësin tjeter të policisë Klodian Shahini i cili rëzulton në kërkim drejtronin kultivimin e droges ne Lezhe.

Nga bisedat e Sky ecc rezulton se Henerigert Mitri në bashkpunim me Preng Gjinin organizonon aktivitëtin e lojrave të fatit.

The post I shpallur në kërkim/ Vetëdorëzohet në polici, ish-drejtori i policisë së Lezhës appeared first on Albeu.com.

Zbardhet skema e mashtrimit/ I vuri gjobë 30 milionë lekë biznesmenit në emër të një zyrtari të lartë, e pëson keq 57-vjeçari

By: M C
11 September 2024 at 17:13

Një tjetër rast gjobvënie në emër të zyrtarëve të lartë është regjistruar në vendin tonë.

Një 57-vjeçar ëhstë vënë në pranga nga policia e Lezhës, pasi i vuri gjobë 3 milionë lekë të rinj një biznesi privat në emër të një zyrtari të lartë vendor.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. M., në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar, kanë përfituar 3 000 000 lekë nga administratori i një subjekti privat, pasi kanë komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesit të një institucioni vendor.

Njoftimi:

DVP Lezhë/Finalizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Flop”, për zbardhjen e një skeme mashtrimi për përfitimin e parave nga operatorët ekonomikë.

Përfitoi 3 000 000 lekë nga administratori i një subjekti privat, pasi komunikoi me të në emër të përfaqësuesit të një institucioni vendor, vihet në pranga 57-vjeçari.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një shtetas, se i kishin kërkuar një shumë parash me anë të mashtrimit, nëpërmjet një aplikacioni, kanë nisur hetimet me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të përfshirë. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Flop”, u arrestua në flagrancë shtetasi:

R.M., 57 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. M., në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar, kanë përfituar 3 000 000 lekë nga administratori i një subjekti privat, pasi kanë komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesit të një institucioni vendor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

The post Zbardhet skema e mashtrimit/ I vuri gjobë 30 milionë lekë biznesmenit në emër të një zyrtari të lartë, e pëson keq 57-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Aksident në Lezhë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me trafik ndarësen, raportohet për dy të plagosur

By: V K
10 September 2024 at 08:21

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, një aksident ka ndodhur në aksin Thumanë- Lezhë, ku një automjet që drejtohej nga një 35-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. Për pasojë drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij mbetën të plagosur, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.

The post Aksident në Lezhë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me trafik ndarësen, raportohet për dy të plagosur appeared first on Albeu.com.

Makina përplaset me trafikndarësen, 2 të lënduar në Lezhë

By: user 6
9 September 2024 at 23:10

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Thumanë- Lezhë, një automjet me drejtues shtetasin B. M., 35 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik-ndarësen.

Policia thotë se për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe shtetasja L. M. (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

The post Makina përplaset me trafikndarësen, 2 të lënduar në Lezhë appeared first on Lapsi.al.

Përkeqësohet situata me zjarrin në Kallmet të Lezhës, nis ndërhyrja nga ajri

By: M C
28 August 2024 at 16:23

Është përkeqësuar situata me zjarrin në Kallmet në Lezhës.

Si pasojë e erës së fortë, flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe po i afrohen qendrës së fshatit, ndërsa ka nisur ndërhyrja nga ajri.

Zjarrfikësit kanë shkuar pranë banesave për t’i mbrojtur ato, ndërsa në ndihmë kanë ardhur edhe banorët.

The post Përkeqësohet situata me zjarrin në Kallmet të Lezhës, nis ndërhyrja nga ajri appeared first on Albeu.com.

Situatë e vështirë me zjarrin në Malin e Velës, rrezikohet zona e banuar në Kallmet

By: V K
28 August 2024 at 08:48

Zjarri në Malin e Velës në Lezhë, vijon të jetë aktiv. Sipas informacioneve, raportohet se zjarri po përparon në drejtim të fshatit Kallmet, duke vënë në rrezik zonën e banuar.

Aktualisht, forca zjarrfikëse po punojnë për lokalizimin e vatrës, ndërsa një helikopter Cougar vijon aksionin për shuarjen e flakëve.

“Vazhdon operacioni i helikopterit Cougar për shuarjen e vatrës. Vatra e zjarrit në fshatin Kallmet, nj.ad.Kallmet, Bashkia Lezhë, vazhdon të jetë aktive afër banesave të fshatit Kallmet i Vogël.
Intensiteti i erës e cila favorizonte per rritjen e aktivitetit të vatres është ulur.

Komandanti i MZSH i Bashkisë ka stacionuar zjarrfikëse pranë banesave me qëllim mbrojtjen e banesave. Në terren janë 40 forca zjarrfikëse, 10 mjete zjarrfikëse, 3 Bashkia Lezhë, 2 Bashkia Kamëz, 1 Bashkia Malsi e Madhe, 1 Bashkia Mirditë, 3 Bashkia Tiranë dhe 9 forca të shërbimi pyjor, 4 forca te MC, Grupet e FNSH të policise së shtetit dhe ato të rendit dhe rrugores”, thuhet në njoftim.

The post Situatë e vështirë me zjarrin në Malin e Velës, rrezikohet zona e banuar në Kallmet appeared first on Albeu.com.

Zjarr i madh në Lezhë dhe Mirditë, terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e zjarrëfikësve

By: M C
27 August 2024 at 23:18

Një zjarr masiv është përhapur në Malin e Velës në Lezhë dhe në masivin pyjor të Fanit në Mirditë.

Burime për media bëjnë me dije se terreni i vështirë malor dhe i thepisur po ndikon në ndërhyrjen e zjarrfikësve duke pamundësuar në këtë mënyrë shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit.

Flakët e favorizuara edhe nga era po përhapen me shpejtësi, ndërsa deri më tani janë djegur sipafaqe të mëdha bimësie, shkurre dhe halorë.

Kujtojmë se Shqipëria ka patur në mënyrë të vazhdueshme zjarre nga veriu në jug, duke bërë që të shkatërrohen kurorat e gjelbra si dhe të sjellin dëme të tjera ekonomike dhe mjedisore.

Fatmirësisht deri më tani nuk ka patur viktima në njerëz, edhe pse situata shpeshherë ka eskaluar duke dalë jashtë kontrollit.

The post Zjarr i madh në Lezhë dhe Mirditë, terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e zjarrëfikësve appeared first on Albeu.com.

❌
❌