Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 September 2024Main stream

Ligji për veteranët e luftës, VLEN kërcënon me prishjen e koalicionit qeverisës

By: Fia Nelaj
25 September 2024 at 16:47

Një ligj me të cilin ish-pjesëtarët e ushtrisë maqedonase që kanë luftuar gjatë konfliktit të vitit 2001 në RMV do të merrnin pako sociale, punë, mjete financiare dhe benefite të tjera, ka ndarë politikën në shqiptarë dhe maqedonas.

Pala shqiptare nuk lejon që të rregullohet statusi i ushtarëve maqedonas, pa pasur një ligj kompensimi edhe për pjesëtarët e UÇK-së, duke e ka bllokuar ligjin në Parlament, ndërsa pala maqedonase është bërë bashkë për ta çuar procesin para, madje edhe duke propozuar shkarkimin e deputetes shqiptare Ilire Dauti e cila është kryetare e Komisionit i cili duhet ti jape jetë ligjit.

Deputetët e VMRO DPMNE-së ju bën thirrje deputetëve të LSDM-së që të nënshkruajnë kërkesën deri tek zonja Ilire Dauti për thirrjen e seancës së komisionit me pikë të rendit të ditës.

“Ndryshim dhe plotësim të ligjit për të drejtat e posaçme për pjesëtarët e forcave të sigurisë së RMV-së dhe familjeve të tyre, me procedurë të shkurtuar,” – u shpreh deputetja e VMRO DPME-së, Marija Miteva.

Pala shqiptare e ka quajtur këtë ligj, tentim për destabizilim ndërsa koalicioni i partive shqiptare në Qeveri, VLEN, ka kërcënuar se do të prishë koalicionin qeverisës.

“Dilema dhe çështja është se pse LSDM-ja, e cila deri dje luftonte për një koncept qytetar e që arriti rezultate edhe me votat e shqiptarëve, ndërsa në strukturat e saja ka anëtarë të shquar shqiptarë, pse nuk bëri asgjë për këtë sa ishte në pushtet gjatë tetë viteve të fundit? Dhe pse pikërisht tani kanë propozim për “Branitellat”? Mendoj se kjo është politikë ditore dhe i shërben destabilizimit të proceseve dhe shtetit. Pra, janë në sinkron me BDI-në, vetëm që të mos përgjigjen,”-deklaroi zëvendëskryeministri i RMV, Izet Mexhiti.

Përgjigja e kryeministrit, Hristijan Mickoski ndaj kërcënimeve për largimin nga Qeveria ka qenë e shkurtër dhe ironike ku është shprehur saktësisht “Përhajer nga qoftë”.

Sllavjanka Petrovska nga LSDM ka thënë se ligji nuk ka për qëllim destabilizimin por vetëm përmirësimin e jetës së ushtarëve që kanë sakrifikuar për shtetin.

“Ky projektligj nuk është provokim, as tentativë destabilizimi. Ky ligj nuk vlen vetëm për pjesëtarët e forcave të sigurisë që morën pjesë në konfliktin ushtarak në vitin 2001, por për të gjithë ata që vdiqën duke kryer detyrat e tyre në interes dhe mbrojtje të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë,”-sqaroi deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska.

Me propozimin e Petrovskës parashikohet rritje e kompensimit financiar për invalidët dhe familjet e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë, që humbën jetën në konfliktin e vitit 2001.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ligji për veteranët e luftës, VLEN kërcënon me prishjen e koalicionit qeverisës appeared first on Euronews Albania.

❌
❌