Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Të ngrira për shkak të mikrokredive/ Zhbllokohen mijëra llogari në 11 banka

By: user 6
16 September 2024 at 23:50

Mijëra llogari bankare në 11 banka tregtare në Shqipëri janë liruar nga sekuestroja. Ato ishin të ngrira për llogari të institucioneve jobanka “Final” dhe “Micro Credit Albania”. Vendimi për heqjen e sekuestros është kërkuar nga Prokuroria në fund të muajit gusht dhe është ekzekutuar nga bankat disa ditë më vonë. Vendimi i është përcjellë bankave, me kërkesën për të dërguar informacionin për heqjen e sekuestros të llogarive bankare.

“Që të mos vazhdojnë pasojat e veprave penale ndaj qytetarëve… kërkojmë nga ana Juaj heqjen e sekuestrove të vendosura mbi llogaritë e të gjithë qytetarëve, nga përmbaruesit të cilëve u është hequr licenca….Lista e emrave të qytetarëve që do t’u hiqet sekuestrimi i llogarive bankare të na dërgohet, me qëllim që në vazhdim të kryhen verifikimet nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara”, – shkruan prokuroria.

Llogaritë ishin bllokuar nga përmbaruesit e kontraktuar nga dy MCA dhe Final, të cilat akuzohen për mashtrim të mijëra klientëve, të cilët ishin debitorë në banka, por që më pas u shtrënguan të merrnin kredi të reja, me norma interesi përtej logjikës së borxhit.

The post Të ngrira për shkak të mikrokredive/ Zhbllokohen mijëra llogari në 11 banka appeared first on Lapsi.al.

“Nëse nuk përgjigjeni për 24 orë…”- Zbulohet skema e mashtrimit për vjedhjen e llogarive bankare të shqiptarëve, Policia ngre alarmin

16 September 2024 at 20:01
Një skemë mashtrimi për vjedhjen e të dhënave personale e llogarive bankare të qytetarëve shqiptarë është zbuluar nga Policia e Shtetit. Sipas monitorimeve nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, janw konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të
❌
❌