Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 September 2024Main stream

Lufta civile në Sudan, raportohet për qindra të vdekur nga kolera

By: rom ario
25 September 2024 at 14:13

Më shumë se 430 njerëz kanë vdekur nga kolera muajin e kaluar, thotë Ministria e Shëndetësisë e Sudanit, ndërsa lufta civile vazhdon të shkatërrojë vendin.

Sipas mediave të huaja, numri i infeksioneve është rritur në rreth 14,000, thuhet në një deklaratë.

Ai tha se po bënte gjithçka që mundej për të “luftuar kolerën në shtetet e prekura, mes rritjes së infeksioneve”.

Marrja e trajtimit në ato zona të prekura është jashtëzakonisht e komplikuar nga konflikti i cili ka vrarë deri në 150,000 njerëz që nga fillimi i vitit të kaluar, sipas të dërguarit special të SHBA për Sudanin, Tom Perriello.

Organizata bamirëse mjekësore Mjekët pa Kufi (MSF) raportoi se ata janë “të penguar rregullisht nga të dyja palët ndërluftuese. Përgjigja humanitare mbetet shumë më e ulët se ajo që nevojitet”.

Kolera është një sëmundje me zhvillim të shpejtë dhe shumë ngjitëse. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) mund të shkaktojë diarre, dehidratim dhe vdekje.

Është relativisht e lehtë për t’u kuruar, por trajtimi i shpejtë është thelbësor.

Ministri i Shëndetësisë, Haitham Mohammed Ibrahim deklaroi një shpërthim kolere në mes të gushtit.

Lufta, reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet kanë kontribuar gjithashtu në shpërthimin e kolerës, të shoqëruar nga grumbullimi në kampet e zhvendosjes.

Esperanza Santos, koordinatore e urgjencës së MSF për Sudanin, tha se këta elementë kishin krijuar një “stuhi të përsosur” për përhapjen e kolerës.

Në disa zona, shkollave, tregjeve dhe dyqaneve u është thënë të mbyllen për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lufta civile në Sudan, raportohet për qindra të vdekur nga kolera appeared first on Euronews Albania.

❌
❌