Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Aksident me një të plagosur në aksin Korçë-Maliq

21 September 2024 at 17:33

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar në aksin rrugor Korçë-Maliq të shtunën.

Aksidenti ndodhi në afërsi të kryqëzimit të fshatit Biranj ku një mjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur një këmbësore duke e lënë të plagosur.

Përmes një njoftimi policia bëri me dije se automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se këmbësorja ka qenë në afërsi të stacionit të udhëtarëve të fshatit Biranj.

E dëmtuara është dërguar menjëherë me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës dhe mësohet se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident me një të plagosur në aksin Korçë-Maliq appeared first on Euronews Albania.

Shpërthen Lefter Maliqi: Demokratë plot vrere ndaj Berishës, pse nuk shajnë Ramën dhe të bashkohemi

By: V K
21 September 2024 at 14:53

Ish-deputeti Lefter Maliqi, përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, shprehet kritik ndaj demokratëve që shajnë Berishën.

Mes të tjerash, Maliqi shkruan se; pse duhet të shajnë Berishën, por të shajnë Ramën dhe të bashkohemi.

Sipas Maliqit, këta duhet të merren me Ramën dhe jo me Berishën.

Gjithashtu, ai shton se çfarë kanë me Berishën, që rriti pagat, dyfishoi pensionet, bashkoi kombin liberalizoi vendin, familjar, fisnik, human, patriot i fjalës së mbajtur, ndërsa Rama po shpopullon vendin.

Reagimi i Maliqit:

“E pabesueshme e dënueshme e pamoralshme!

Ç’ janë këta/këto demokratë e opozitarë që dalin në Media plot vrere, akuza ndaj PD e Berishës! Kujt i shërbejnë keta? Kush i çon në Media kush i keqpërdor? Po pse nuk shajnë Ramën, por merren me Berishën? Çfarë janë këta që i japin oksigjen Regjimit?! A janë Patriotë këta? A e duan vendin këta? Po mirë more kë doni ju të fitojë Rama i Regjimit apo Berisha i Demokracisë, se e sigurt njëri fiton, s’ka shanc të fitojë njeri me këtë “Kod Zgjedhor”?

Çfarë keni me Berishën, që rriti pagat, dyfishoi pensionet, bashkoi kombin liberalizoi vendin, familjar, fisnik, human, patriot i fjalës së mbajtur. Po Rama që shpopulloi vendin, i varfëroi, kapi Drejtësinë e çdo Institucion, plot skandale korruptivë, bleu Ndërkombëtarët, mbushi vendin me drogë, prishi familjet, po vret djali babanë vëllai vëllanë, mik i Vuçiçit dhe kundërshtar i Kurtit etj.

Po si ka mundësi i bëni qejfin dhe i shërbeni në opinionin publik Regjimit të Ramës? Thirrja ime është: Bashkohuni nëse e doni vendin, familjen të ardhmen e përbashkët Europiani, Demokracinë e nëse jeni patriotë. Koha për Bashkim jo për Diversione! Koha për përballje, jo për përfitime nga Regjimi! Koha për aksion opozitar, jo akuza boshe Mediatike, koha për Revolucion, jo për “Shoë Mediatik”! Koha për ta bërë natën ditë, deri në fitore.! Reflektoni!  Bashkohuni se koha është tani! Të shpëtojmë vendin nga shpopullimin, nga rrëshqitja në Diktaturë! Fitore”, shkruan Maliqi.

The post Shpërthen Lefter Maliqi: Demokratë plot vrere ndaj Berishës, pse nuk shajnë Ramën dhe të bashkohemi appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagosen dy persona

By: D Marku
6 September 2024 at 22:40

Rreth orës 20:55, në afërsi të fshatit Rëmbec, një aksident rrugor ka ndodhur kur shtetasi L. Gj., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.

Si rezultat, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur.
Në automjet ndodheshin dy persona: drejtuesi, L. Gj., dhe pasagjerja, shtetasja G. H. Të dy ata janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, grupi hetimor është vënë në punë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e humbjes së kontrollit mbi automjet.

The post Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagosen dy persona appeared first on Albeu.com.

Burri dhe vjehrri dhunojnë nusen në Maliq, fqinjët alarmojnë policinë

By: M C
1 September 2024 at 21:19

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Maliq, ku një grua është dhunuar nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Sipas raportimeve, burri e ka goditur gruan në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të dukshme. Në këtë përplasje ka ndërhyrë edhe babai i tij, duke e dhunuar gruan së bashku me të birin.

Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, e cila u njoftua nga fqinjët, situata nuk u përshkallëzua më tej dhe u arrit të ndalohet dhuna para se të përkeqësohej. Policia ka arrestuar bashkëshortin, ndërsa babai i tij është proceduar në gjendje të lirë. Gruas i është lëshuar një urdhër mbrojtjeje për ta mbrojtur nga incidente të mëtejshme.

Sipas burimeve, bashkëshorti i gruas është përdorues i lëndëve narkotike dhe motivi i dhunës dyshohet të ketë qenë xhelozia.

The post Burri dhe vjehrri dhunojnë nusen në Maliq, fqinjët alarmojnë policinë appeared first on Albeu.com.

❌
❌