Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 October 2024Main stream

Gjykata mbyll debatin për ekspertimin financiar në çështjen e Mediut për Gërdecin

2 October 2024 at 16:29

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, i dha fund të mërkurën më 10 tetor debatit mbi përgjigjet e pesë ekspertëve që kanë hartuar akt-ekspertimin financiar për tragjedinë e Gërdecit, kundrejt rreth 150 pyetjeve të drejtuara nga ish-ministri i Mbrojtjes në cilësinë e të pandehurit dhe përfaqësuesit e tij ligjorë. Gjatë dy seancave të mëparshme […]

The post Gjykata mbyll debatin për ekspertimin financiar në çështjen e Mediut për Gërdecin appeared first on Reporter.al.

Gjyqi i Gërdecit: Avokatët e Mediut kundërshtojnë ekspertizën ekonomiko-financiare

By: fra nc
2 October 2024 at 10:30

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i marrë i pandehur për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në kuadër të Kodit Penal Ushtarak, nuk ishte i pranishëm në seancën e kësaj të mërkure në GJKKO, ndërsa avokatët e tij kundërshtuan ekspertizën ekonomiko-financiare të paraqitur në gjyq.

Avokati Henrik Ligori tha:
“Kemi objeksione mbi formën dhe përmbajtjen e akt-ekspertimit ekonomiko-financiar. Ekspertët nuk kanë cilësinë e duhur. Ata vetë kanë pranuar që nuk janë ekspertë, por vetëm specialistë të ftuar nga prokuroria për të dhënë një mendim.”

Sipas tij, ekspertiza është jashtë kontekstit të fakteve:
“Ekpertët nuk marrin në konsideratë asnjë faktor tjetër që ka ndikuar gjatë këtyre 15 viteve në trajtimin e konkluzioneve të tyre. Procesi i demontimit të municioneve nuk filloi dhe përfundoi vetëm me Gërdecin; ky proces ka ndodhur para dhe pas tij.”

Avokati shtoi se ekspertët ishin thirrur për të dhënë mendime shkencore, por shumë përgjigje të tyre ishin të standardizuara:
“Gati 80% e pyetjeve që ne kemi shtruar kanë marrë përgjigje standarde: ‘Kjo nuk ka të bëjë me ekspertimin’. Pyetja që unë shtroj është: Cila është baza ligjore mbi të cilën janë mbështetur përfundimet e tyre?”

Avokati Ligori gjithashtu theksoi se ekspertët nuk kanë marrë parasysh një vendim të gjykatës së Beratit, i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë:
“Ata nuk kanë parë vendimin që saktëson se shifrat e paraqitura nga kombinati i Poliçanit janë të sakta, ndërsa ata e kanë marrë atë apriori të gabuar.”

Ligori kritikoi gjithashtu se dokumentet e shqyrtuara nga ekspertët nuk përbëjnë më shumë se 20% të dokumentacionit të nevojshëm dhe se shumë prej përgjigjeve të tyre kanë qenë të karakterit juridik, që nuk është në kompetencën e tyre.

“Kam një listë aktesh ligjore dhe nënligjore që ekspertët nuk i kanë parë. Ndërmarrja MEICO konsiderohet si palë e tretë, por ekspertët nuk kanë të qartë se çfarë është ajo ose kanë zgjedhur të mos e kuptojnë. Ata nuk e dinë që është një ndërmarrje e Ministrisë së Mbrojtjes,” tha ai.

Ligori përfundoi duke theksuar rëndësinë e interesave të përbashkëta mes shtetit shqiptar dhe procesit të demontimit për hir të anëtarësimit në NATO:
“Çfarë pune kanë ekspertët ekonomiko-financiarë të dalin në konkluzione të tilla për përgjegjësinë juridike? U është lënë një ‘patate e nxehtë’ në dorë.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjyqi i Gërdecit: Avokatët e Mediut kundërshtojnë ekspertizën ekonomiko-financiare appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Lista e sigurtë e PD për deputetë, Mediu: Nëse bëhet me preferencë, do shihet për të gjetur vend pune

By: redi
25 September 2024 at 16:08

Edhe pse në izolim në banesë, Sali Berishës do ti duhet të bëjë bashkë aleatët për zgjedhjet parlamentare të 2025. Bisedimet nuk parashikohen të lehta pasi lideri i opozitës duhet të ruajë balancat mes aleatëve të rinj dhe të vjetër, por edhe demokratëve që shpresojnë një vend të sigurt në listën e partisë. Republikani Fatmir Mediu, aleat historik i demokratëve kërkon që në negociata te…

Source

Ekspertët e tragjedisë së Gërdecit i përgjigjen pyetjeve të Mediut

11 September 2024 at 18:15

Në një seancë maratonë të mërkurën më 11 shtator për çështjen penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ekspertët që kanë hartuar akti-ekspertimin financiar për tragjedinë e Gërdecit iu përgjigjën një liste të gjatë pyetjesh të drejtuara nga Mediu dhe avokatët e tij mbrojtës. Megjithë kohën e dhënë në dispozicion, ekspertët nuk arritën […]

The post Ekspertët e tragjedisë së Gërdecit i përgjigjen pyetjeve të Mediut appeared first on Reporter.al.

❌
❌