Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Max Verstappen te Mercedes me një “shtrëngim duarsh”

20 September 2024 at 13:01

Babai i Max Verstappen ka rënë dakord me Toto Wolff që piloti i Red Bull të transferohet te Mercedes në vitin 2026. Aktualisht skuadra gjermane ka finalizuar formacionin për sezonin e ardhshëm. Andrea Kimi Antonelli do të zëvendësojë Lewis Hamilton dhe do të garojë përkrah George Russell.

Zërat që e lidhin Verstappen me Mercedes përforcohen akoma më shumë kur Toto Wolff nuk e fsheh dëshirën e një kontrate me 3 herë kampionin në fuqi si zëvendësuesin ideal të Hamilton që u transferua te Ferrari.

Forma e Verstappen ka pësuar një rënie drastike dhe suksesin e fundit e ka arritur në “Spanish Grand Prix”. Ecuria më e gjatë pa fitore prej vitit 2020. Për rrjedhojë kryesimi ndaj Lando Norris është reduktuar në 59 pikë. Ndërsa gara e radhës është “Singapore Grand Prix” të cilën Verstappen nuk e ka fituar asnjëherë. Nga ana tjetër Red Bull humbi kryesimin e klasifikimit për konstruktorë prej Majit të vitit 2022. McLaren kryeson me 20 pikë dhe gjithçka duket se lidhet me largimet e Adrian Newey te Aston Martin dhe Jonathan Wheatley te Audi.

Në përpjekje për të rikuperuar terren, Red Bull njoftoi ristrukturim në start duke promovuar inxhinierin e garave të, Verstappen, Ganpiero Lambiase në postin e Drejtuesit Teknik. Ndërsa nuk mungojnë zërat se Newey po përpiqet ta bindë Verstappen t’i bashkohet te Aston Martin, agjenti Raymond Vermeulen beson se Mercedes është destinacioni i duhur për vitin 2026. Në kontratën e Verstappen deri në vitin 2028 te Red Bull ka klauzola që do ta lehtësonin largimin e tij pas dy viteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Max Verstappen te Mercedes me një “shtrëngim duarsh” appeared first on Euronews Albania.

❌
❌