Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 September 2024Main stream

A po funksionojnë sanksionet? Pajisjet mikro-elektronike ende në armët ruse

25 September 2024 at 16:29

Mikroqarqet, gjysmëpërçuesit dhe pajisje të tjera mikro elektronike nga SHBA, Kina dhe BE vazhdojnë të gjenden në dronët dhe raketat që Rusia përdor në Ukrainë. Vladisllav Vllasiuk, këshilltar i presidentit Zelensky, thotë se Moska ka qenë në gjendje të plotësojë nevojat ushtarake pavarësisht impaktit të sanksioneve.

“Rusët vazhdojnë të jenë në gjendje të blejnë ato pjesë dhe të prodhojnë armë të reja, përfshirë raketa dhe dronë. Por ne jemi të gëzuar që rusët po marrin më pak pajisje dhe që po paguajnë një çmim shumë më të lartë për to”, thotë Vladyslav Vlasiuk, këshilltar i presidentit ukrainas.

“Ne vlerësojmë se në disa raste çmimet për pajisjet mikro-elektronike janë 125 për qind më të shtrenjta dhe në disa raste 300 për qind. Kjo, në tërësi përbën një dëm të konsiderueshëm për industrinë ushtarake ruse”, shprehet David O’Sullivan, i emëruar i BE-së për sanksionet.

Por ndërsa Brukseli thotë se sanksionet po funksionojnë dhe janë çështje implementimi, Kievi beson se ka ende shumë për të bërë.

“Ne propozojmë të vendosim sanksione ndaj gjithë sektorit financiar rus. Mendojmë se kjo do të dekurajonte institucionet financiare të vendeve të treta të bënin biznes me ato ruse dhe do të ngadalësonte, në mos bllokonte, çdo transaksion në përfitim të ekonomisë ruse. Ky është dhe propozimi më radikal që kemi parashtruar në tryezë”, thotë Vlasiuk.

Kur kanë kaluar 2 vjet e gjysmë nga pushtimi dhe vendosja e sanksioneve, ekonomia ruse deri më sot ka arritur të rezistojë dhe vazhdon të furnizojë luftën në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post A po funksionojnë sanksionet? Pajisjet mikro-elektronike ende në armët ruse appeared first on Euronews Albania.

❌
❌