Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

“Marrëdhënia e saj me Ernest Koliqin, i kishte fillesat në periudhën e shkollimit në Itali, kur…”- Historia e panjohur e shkencëtares së famshme që u pushkatua nga Enver Hoxha

18 September 2024 at 07:52
Artikulli ‘Regjimi komunist dhe studiuesi’: rasti i biologes Sabiha Kasimati, ka si qëllim të paraqesë aspekte thelbësore të veprimtarisë së Sabiha Kasimatit, si intelektuale dhe studiuese, të vendosura në kontekstin historik të kohës. Analiza në radhë të parë synon, t’i japë përgjigje pyetjes, se kush ishte dhe çfarë përfaqësonte Sabiha Kasimati, para vendosjes së regjimit

Video/ Bayern rekord absolut, 12 herë tundën rrjetën e Hoxhës: Liverpool përmbys Milan, tifozët protestojnë

By: user 2
17 September 2024 at 23:26

Mbrëmje spektakolare në Champions League me gola, rekorde e emocione, që duket se ky format i ri do të dhurojë shumë. Liverpool pushton San Siron, duke përmbysur 1-3 Milan. Provë force e Reds, por jo aq sa e Bayern Munich, që keqtrajtoi Dinamo Zagreb në Allianz Arena. Një rekord në Champions 9-2 për bavarezët, ndaj kroatëve ku luan Arbër Hoxha. Asnjë problem për Real Madrid, ku debutoi në Champions me fanellën Blancos Mbappe. Gol për francezin, ndërsa Rudiger e Endrick kompletuan 3-1 ndaj Sttutgart. Sukses edhe për Sporting, që në Lisbonë likuidoi 2-0 Lille.

MILAN 1-3 LIVERPOOL

Rrugëtimi i Milan në formatin e ri të Champions League nisi me një humbje. Në San Siro, kuqezinjtë humbën 3-1 kundër Liverpool. Pulisic iluzionoi teknikun Fonseca duke shënuar pas vetëm 3 minutash, por lojtarët e Slot e kthyen rezultatin falë goditjeve me kokë nga qendërmbrojtësit: Konate pas një goditje dënimi në minutën e 23′ dhe van Dijk pas një goditje nga këndi në minutën e 41′. Më pas Szoboszlai mbyll rezultatin në minutën e 67′. Sikur të mos mjaftonte, italianët rrezikojnë të kenë humbur për ndeshjet e ardhshme edhe Maignan, i cili doli në minutën e 51′ dhe duhet vlerësuar në prag të derbit ndaj Inter. Në fund pati një kontestim shumë të ashpër nga Curva Sud, me stadiumin që tashmë kishte nisur të zbrazej një çerek ore më parë.

BAYERN MUNICH 9-2 DINAMO ZAGREB

Fitore historike për Bayern Munich, duke qenë se asnjë skuadër nuk kishte shënuar kurrë nëntë gola në një ndeshje të vetme të Champions: gjermanët fituan 9-2 dhe panë tre gola të tjerë të anuloheshin kundër Dinamo Zagrebit. Ndeshja e pati vështirë të ndizej në Allianz Arena, edhe pse duket e vështirë ta mendosh kështu. Bayern pa dy gola të njëpasnjëshëm të anuloheshin: Musiala më parë e Gnabry më pas në pozicion jashtë loje. Megjithatë, në rastin e dytë aksioni duhej të rishikohej për shkak të një faulli ndaj Pavlovic, që çoi në një penallti. Kane e ktheu në gol për avantazhin e minutës së 19′. Kaloi një çerek ore dhe gjermanët dyfishuan epërsinë me eurogolin e Guerreiro. Bavarezët e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 3-0, falë golit të Olise në minutën e 38′.

Lexo më tejVideo/ Champions nis nën shenjën e Juventus: super performancë e skuadrës së Motta, fiton edhe Aston Villa

Neuer nuk ishte në fushë në pjesën e dytë, u zëvendësua si masë paraprake pas një goditjeje në shpinë dhe Dinamo Zagreb u rikthye në ndeshje: Petkovic (48′) dhe Ogiëara (50′) përfituan nga përgjumja në mbrojtjen e Bayern. Madje Pjaca iu afrua një barazimi të bujshëm, por zgjimi i kroatëve ndoshta ishte i gabuar. Pas një çerek ore të komplikuar, Bayern rivendosi distancën me Kane (57′). Anglezit iu anulua edhe një gol, por Bayern rriti epërsinë me Olise (61′) dhe pastaj ish-lojtari i Tottenham kompensoi golin e anuluar me dy penallti: poker për Kane (73′ dhe 78′), që i bëri shifrat 7-2.

HOXHA PA GJURMË

Në fushë tani u fut edhe Arbër Hoxha, po nuk kishte me asgjë për të bërë. Dinamo nuk ishte më në fushë dhe u fundos përfundimisht, duke pësuar edhe golin e tetë nga Sané, i cili iu bashkua festës në minutën e 85′. Nuk ka mbaruar ende, sepse në shtesë Goretzka shënoi me kokë (92′): përfundon 9-2, poshtërim për një Dinamo që kishte ëndërruar për pak çaste barazimin.

League Stage Champions League

Juventus 3-1 PSV Eindhoven
Young Boys 0-3 Aston Villa
AC Milan 1-3 Liverpool
Bayern Munich 9-2 Dinamo Zagreb
Real Madrid 3-1 VfB Stuttgart
Sporting CP 2-0 Lille

The post Video/ Bayern rekord absolut, 12 herë tundën rrjetën e Hoxhës: Liverpool përmbys Milan, tifozët protestojnë appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Ministri Hoxha në takimin e Procesit të Berlinit: Të shkëmbejmë në kohë reale të dhënat mbi flukset migratore në BP

By: redi
17 September 2024 at 18:39

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha mori pjesë në takimin e ministrave të brendshëm të Procesit të Berlinit, bashkë me homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e BE-së të përfshira në këtë platformë. Ministri Hoxha falënderoi Gjermaninë për angazhimin dhe përkushtimin që ka në këtë iniciativë të rëndësishme dhe rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë për të intensifikuar më tej…

Source

Fushata zgjedhore në Kosovë, analistët: Veriu si temë kryesore për Vetëvendosjen

16 September 2024 at 22:26

Subjektet politike kanë intensifikuar takimet me qytetarë nëpër komuna të ndryshme derisa zgjedhjet parlamentare po afrohen. Analistët thonë se veriu do të jetë tema kryesore që LVV do të synojë ta paraqes në zgjedhje.

Analisti Ylli Hoxha ka theksuar se nuk është surprizë që veriu i Kosovës do të jetë fokusi kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ai në RTV Dukagjini theksoi se opozita është në një pozicion të pafavorshëm për këtë çështje.

Sipas Hoxhës, opozita ka mbajtur qëndrim të pavendosur për veriun, duke mbështetur LVV-në herë pas here, por gjithmonë në varësi të qëndrimeve të ambasadave të huaja.

“Opozita ose ka heshtur për veriun ose ka përkrahur LVV-në kohë pas kohe për veriun. Por kjo përkrahje ka zgjatur derisa ka reaguar ndonjë ambasadë e huaj e pastaj opozita ka reaguar në linjë me ndërkombëtarët”, ka deklaruar Hoxha.

Nga ana tjetër, analisti politik nga Maqedonia e Veriut Blendi Hodaj e përshkroi vizitën e kryeministrit Albin Kurti në veri si një “sfilatë”, pjesë e një strategjie zgjedhore.

Ai sugjeron se LVV-ja synon ta shfrytëzojë suksesin e kontrollit në veri si temën kryesore të fushatës së saj, duke mbështetur këtë strategji me retorika.

Hodaj beson se kjo retorikë ka krijuar një hapësirë propagandistike që LVV-ja do ta përdorë për të promovuar suksesin në veri.

Kastriot Jahaj e konsideron qeverisjen e Kurtit si vazhdimësi të premtimeve për qasje të ashpër ndaj Serbisë, duke theksuar se Kurti ka imponuar me forcë zbatimin e disa marrëveshjeve.

“Kurti ka ardhur në qeverisje me premtimin që do të vazhdojë të jetë i ashpër ndaj Serbisë dhe kështu ka vepruar edhe gjatë qeverisjes. Mirëpo ato marrëveshje të nënshkruara nga qeveritë e kaluara që kanë qenë në proces të zbatimit  Kurti i ka shtyrë me forcë”, ka deklaruar Jahaj.

Ndërsa Lirim Mehmetaj, duke komentuar prezencën e trupave të KFOR-it në Kosovë, tha se kërkesa për shtim të trupave nënkupton zvogëlim të sovranitetit të Kosovës.

Mehmetaj gjithashtu theksoi se LVV-ja po ndërton fushatën e saj rreth suksesit në veri, duke përmendur guximin e Kurtit për të luftuar bandat kriminale dhe për të shtrirë sovranitetin në atë pjesë të vendit.

Derisa analisti Ibrahim Delija thekson se Kurti ka qenë i vetmi që ka kundërshtuar krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ka mbrojtur territorialitetin e Kosovës në të kaluarën.

Ai thotë se nën qeverisjen e Kurtit, qytetarët në veri kanë marrë guxim për të hapur biznese dhe për të përdorur burimet natyrore, si Liqeni i Ujmanit, për piknik./Telegrafi/

 

The post Fushata zgjedhore në Kosovë, analistët: Veriu si temë kryesore për Vetëvendosjen appeared first on Telegrafi.

Gara për Kreun e ri të Policisë së Shtetit/ Shemsi Prençi hedh kandidaturën për postin e ri, del emri i aplikuesit të parë

By: E.K
16 September 2024 at 13:22

Pas njoftimit të Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha disa ditë më parë për hapjen e garës për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është mësuar dhe aplikanti i parë. Mësohet se Shemsi Prençi ka qenë aplikuesi i parë për këtë post. Prençi ka një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet […]

The post Gara për Kreun e ri të Policisë së Shtetit/ Shemsi Prençi hedh kandidaturën për postin e ri, del emri i aplikuesit të parë appeared first on FaxWeb.

A do të ketë “DWTS” këtë sezon? Rrëfehet Sara Hoxha

By: gaze tare
15 September 2024 at 15:09

“Dancing With The Stars” nuk do të vijë në ekranin e Top Channel këtë sezon.

Lajmin e ka konfirmuar vetë producentja Sara Hoxha.

Ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në rrjete sociale ku dhe ka konfirmuar se këtë sezon nuk do të transmetohet “DWTS”.

Megjithatë ajo e konsideron një nga produksionet më të arrira këtë sezon, duke mos e përjashtuar mundësinë që ky program të realizohet sërish vitin e ardhshëm!

The post A do të ketë “DWTS” këtë sezon? Rrëfehet Sara Hoxha appeared first on iconstyle.al.

Çift në skenë dhe në jetë, merr fund martesa mes Gerd Vasos dhe Enada Hoxhës

By: gaze tare
12 September 2024 at 09:25

Çifti i balerinëve Enada Hoxha dhe Gerd Vaso duket se i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Lidhja e tyre shumë vjeçare e dashurisë, e cila nisi në bankat e shkollës, u kurorëzua me martesë dhe fryt i marrëdhënies është djali i tyre Roan, i cili tani është 16-vjeç. Por, fatkeqësisht marrëdhënia duket se ka përfunduar. Sipas fjalëve që qarkullojnë ‘lart e poshtë’, një ndër arsyet kryesore kanë qenë tradhtitë e shumta të balerinit.

Detaji që përforcon lajmin është edhe fakti që çifti nuk e ndjekin njëri tjetrin në Instagram, madje thuhet se ata nuk jetojnë më bashkë, por tashmë kanë adresa të ndryshme banimi.

Gjatë pushimeve verore, në plazhin e Qeretit, Gerdi është parë në shoqërinë e djalit të tij dhe të një vajze tjetër, por asnjë gjurmë e Enada Hoxhës.

The post Çift në skenë dhe në jetë, merr fund martesa mes Gerd Vasos dhe Enada Hoxhës appeared first on iconstyle.al.

Ripërsëritet historia! Partnerja e re e Ledrit dikur i komentonte Sarës: Të bukura!

By: gaze tare
11 September 2024 at 10:10

Ledri Vula prej disa ditësh po përflitet se ka nisur një lidhje të re dashurie, një vit pas ndarjes nga blogerja Sara Hoxha. Në rrjet u bë publike një foto ku shihej reperi duke shijuar pushimet me një vajzë, e njohur si Rina Zaiti.

Por, rrjeti po ‘zien’, pasi një muaj më parë, Rina komentonte në postimet e Sara Hoxhës, ish-partneres së Ledrit, duke treguar për një marrëdhënie të afërt mes dy vajzave.

“Dy mama të bukura” shkruan Rina në një postim të Sara Hoxhës, koment i cili ka marrë vëmendjen e publikut pasi lidhja e saj u bë publike me Ledrin.

Një tjetër element intrigues është lidhja mes Rinës dhe Dafina Zeqirit, një mikeshë e saj e ngushtë dhe ish-partnere e Ledrit.

Kujtojmë se edhe Dafina ishte përfshirë në një debat publik virtual me Ledrin dhe Sarën, të cilët në atë kohë ishin ende bashkë. Pavarësisht lidhjes së shumë komentuar të dikurshme të Ledrit me Dafinën, Sara Hoxha dhe Dafina kanë patur raport shumë të mirë me njëra-tjetrën. Vajzat janë parë shpesh në shoqëri të njëra-tjetrës, por pas zënkës së tyre miqësia mori fund…

Po ashtu, ju kujtojmë se kjo dramë e re, sjell në vëmendje telenovelën ‘Bora, Donald dhe Beatrix’. Kjo e fundit i komentonte në rrjetet sociale çiftit, e me hyrjen në Big Brother, krijoi një romancë me Donaldin. Ngjajnë apo jo?

The post Ripërsëritet historia! Partnerja e re e Ledrit dikur i komentonte Sarës: Të bukura! appeared first on iconstyle.al.

Prezantohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Gardës, ministri Hoxha: Mbështetje për të qenë një trupë elitare

By: V K
10 September 2024 at 14:20

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ka prezantuar Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, detyrë që i është besuar Ermal Onuzit.

Që në nisje, ministri falenderoi ish-Drejtorin e Gardës Gramos Sako, që për mbi 10 vite udhëhoqi procesin e transformimit dhe reformimit të Gardës, si dhe Drejtorin e Komanduar Sami Kuti, që drejtoi institucionin për disa muaj për punën e bërë.

“Vizita ime e parë në Komandën e Gardës lidhet me një moment të rëndësishëm, me prezantimin e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, z. Ermal Onuzi, i cili u përzgjodh pas një procesi të hapur konkurrimi, me kandidatura të mira e profesionistë të fushës së sigurisë.

I urova zotit Onuzi suksese në detyrën e rëndësishme, duke besuar fort se do të çojë para punët e nisura, për ta kthyer këtë trupë, në elitare”, u shpreh Hoxha.

Gjithashtu, ai theksoi në takimin me drejtuesit e lartë të Gardës, se si për çdo institucion tjetër, vijimi i reformimit është i domosdoshëm.

The post Prezantohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Gardës, ministri Hoxha: Mbështetje për të qenë një trupë elitare appeared first on Albeu.com.

Artan Hoxha: SPAK të na tregojë pse s’ka incenerator në Tiranë

By: V K
9 September 2024 at 22:29

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha, teksa ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar masën arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës, shtroi pyetjen se çfarë do të kishte ndodhur nëse çëështja e inceneratorit, do të kishte ndodhur në Tropojë dhe jo në Tiranë.

Hoxha tha se SPAK duhet të sqarojë se çfarë ka ndodhur me inceneratorin që nuk është dhe ka detyrimin të na tregojë, pse s’ka incenerator në Tiranë dhe ku shkuan miliona e miliona dhe sa fushata janë bërë

“Kur bëhen statistikat njëlloj shiten krtyetari i tropojës dhe ai i Tiranës. Duket sikur plani realitezohet me rexhën, por, sipas censusit 40 për qind e popullsisë është në kryeqytet. Është një rrugë në Kinostudio dhe ka tre vjet ashtu dhe bëjnë sikur punojnë dhe vijnë sa bëhen 100 metra.

Nuk ka incenerator fare. Po t’i kishte bërë vaki kjo Rexhës, nuk e dia ca do t’i kishte ndodhur. Vendi ndodhet sot në pragun e një krize të jashtëzakonshme mjedisore, sepse po të shikosh në çdo cep të vendit ka probleme me plehrat.

Ne s’kemi incenerator, kur qytetarët kanë paguar që mbetjet të digjen. Nga lart, kur vjen me avion duket se çfarë katastrofe është dhe njerëzit shyqyr që nuk e shohin nga poshtë se është pamje apokaliptike. SPAK ka detyrimin të na tregojë pse s’ka incenerator në Tiranë dhe ku shkuan miliona e miliona dhe sa fushata janë bërë.

Te incenertatorët janë vjedhur taksapaguesit më të varfër të Europës. Kjo është një hostori e cila do kohën e vet. Nuk është krim intelektual siç tha Dumani në parlament, por ka presion të madh te hetuesit dhe s’e kanë të lehtë. SPAK nuk u bë për të hetuar Rexhën, por peshqit e mëdhenj”, – shprehet Hoxha.

The post Artan Hoxha: SPAK të na tregojë pse s’ka incenerator në Tiranë appeared first on Albeu.com.

‘’Media, një e mirë publike’’, Ministri i brendshëm, Ervin Hoxha: Do të promovojmë gra dhe vajza në role drejtuese

By: D Marku
9 September 2024 at 17:32

Media një e mirë publike, kështu e ka vlerësuar median Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha gjatë një takimi prezantues me gazetarët paraditen e sotme, ndërkohë që ka theksuar  se reformimi i Policisë së Shtetit, do të promovojnë  gra  dhe vajza të Polcisië  në role drejtuese

Ndër prioritetet e Ministrit të ri të Brendshëm, Ervin Hoxha, është edhe promovimi në role drejtuese i grave dhe vajzave, të cilat janë pjesë e Policisë së Shtetit.

Ministri Hoxha shtoi se, për herë të parë ka vendosur në objektivat e tij edhe dhënien e mundësisë për efektivet gra dhe vajza, që të garojnë e të marrin poste drejtuese në Policinë e Shtetit.

Gjatë paradites së sotme  Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha gjatë një takimi prezantues me gazetarët ndër  të tjera ka theksuar  se ka ardhur koha dhe është domosdoshmëri vlerësimi i rolit  vajzave dhe grave në Polici, duke ju dhënë mundësinë për të konkurruar në nivele të mesme dhe të larta drejtuese në Policinë e Shtetit.

Po gjatë takimit  ministri Hoxha renditi tri nga objektivat e punës së tij për vitet 2024-2025, ndër të cilat implementimi i ligjit të ri për Policinë e Shtetit; “Smart City”, një projekt që synon rritjen e sigurisë publike e rrugore, përmes instalimit të një sistemi të integruar kamerash; si dhe Identiteti Digjital, ku çdo qytetar do ketë në celularin e tij pasaportën ose ID-në digjitale.

Për Ministrin Hoxha është e pakuptimtë që  gra dhe vajza në Policinë e Shtetit, madje të trajnuara dhe jashtë shtetit nuk iu është dhënë mundësia për të konkuruar në role drejtuese si shefe komisariati apo drejtore policie.

Me implementimin e ligjit të ri tha z. Hoxha do rikuperohet dhe kjo mangësi.

Po gjatë takimit Hoxha vlerësoi rolin e medias dhe theksoi se marrëdhëniet mes Ministrisë se Brendshme dhe gazetarëve do ngrihen në nivel tjeter, pasi roli i medias ështe thelbësor, një nga urat lidhëse  mes Policisë e publikut dhe është një oponencë e mirë në punën tonë. Për mua si Ervin dhe si Ministër i Brendshëm media është një e mirë publike u shpreh ai .

The post ‘’Media, një e mirë publike’’, Ministri i brendshëm, Ervin Hoxha: Do të promovojmë gra dhe vajza në role drejtuese appeared first on Albeu.com.

“U kujdesën ta nxirrnin zbathur”, Hoxha për arrestimin e Marklen Hakës: Vrasja e hallës në atentatin që u bë ndaj tij e riktheu në botën e krimit

By: D Marku
7 September 2024 at 19:10

Gazetari Artan Hoxha, ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e të shumëkërkuarit të drejtësisë Marklen Haka, anëtar i bandës së Niklës. I ftuar në News 24, Hoxha tha se Marklen Haka është një personazh kompleks që vjen nga zona e Niklës, një zonë që ai e përshkruan si “qendra e trekëndëshit të Bermudës” për botën e krimit të organizuar në vend. Hoxha e karakterizon këtë zonë si një “oaz” ku prodhohen vazhdimisht individë të lidhur me krimin e organizuar.

Në lidhje me arrestimin e Hakës, Hoxha ka theksuar se në pamjet e publikuara nga policia, Haka u shfaq i zbathur, një detaj që ai e sheh si një mesazh të qartë për të tjerët në botën e krimit.
“Policia të arreston, por të jep mundësinë të vishesh. Në rastin konkret, ata u kujdesën ta nxirrnin zbathur. Ky ishte një mesazh për të tjerët, jo për atë,” ka deklaruar Hoxha.

Hoxha tha se Marklen Haka ka një histori të ndërlikuar. Ai është arrestuar më parë në vitin 2011 për vrasje dhe është bërë objekt i një atentati në vitin 2019, gjatë të cilit u vra halla e tij dhe ai u plagos rëndë. Ky atentat sipas Hoxhës e riktheu atë në skenën e krimit. Gazetari ka përmendur se Haka ka dërguar informacion te Emiljano Shullazi, i cili ia ka pasuar atë kundërshtarëve të Hakës. Dy persona që janë konsideruar si të mundshëm financues të atentatit ndaj Hakës janë Arben Ndoka, ish-deputet i PS-së, dhe Ervis Martinaj.

Në lidhje me kapjen e Hakës, Hoxha ka zbuluar se ai u ndjek nga policia me ndihmën e dronëve dhe u mbikëqyr për një kohë të gjatë. Ai ka qenë në kontakt të ngushtë me një kushëri të tij, i cili gjithashtu ishte në kërkim. Ai u shpreh se Marklen Haka nuk ka shkuar kurrë në Dubai, dhe arrestimi i tij ndodhi vetëm 400 metra larg nga banesa e tij, ku ai kishte qenë në një vizitë te kushëriri i tij.

The post “U kujdesën ta nxirrnin zbathur”, Hoxha për arrestimin e Marklen Hakës: Vrasja e hallës në atentatin që u bë ndaj tij e riktheu në botën e krimit appeared first on Albeu.com.

Merr fund arratia e Marklen Hakës, reagon ministri Hoxha: Bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë

By: D Marku
6 September 2024 at 16:17

Marklen Haka është arrestuar pasi ishte në kërkim në kuadër të operacionit ‘Revansh’.

Mësohet se ai është arrestuar në Nikël të Krujës, ndërsa kujtojmë që Marklen Haka është pjesë e “Bandës së Niklës”, ku në shtator të 2019 i shpëtoi një atentati, ku mbeti e vdekur halla e tij.

Më tej ai u përball edhe me një atentat tjetër në 2022 ku mbeti i plagosur.

Haka akuzohet për tentativë vrasje, grup kriminal e armëmbajtje pa leje.

Lidhur me këtë arrestim ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

Reagimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha në rrjetet sociale:

Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë pak minuta më parë i shumëkërkuari Marklen Haka alias Aliu, i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda, pas një operacioni profesional të Forcave Speciale RENEA, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Tiranës.

Një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit u kap në Nikël të Krujës, me armë zjarri, e bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë.

Përpjekja për t’ju shmangur përballjes me drejtësinë po merr e do të marrë çdo ditë e më shumë përgjigjen e duhur nga uniformat blu dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Ky është momenti për të përgëzuar dhe shprehur respekt, për forcat e angazhuara në operacionin me shkallë të lartë rrezikshmërie.

The post Merr fund arratia e Marklen Hakës, reagon ministri Hoxha: Bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë appeared first on Albeu.com.

Sinan Hoxha festoi ditëlindjen, sa vjeç bëri këngëtari

By: V K
6 September 2024 at 09:02

Ditën e djeshme, në shtëpinë e këngëtarit Sinan Hoxha, kishte festë. Një ndër këngëtarët e preferuar të publikut shqiptar, festoi ditëlindjen dhe mbushi 49-vjeç.

Sinan Hoxha, prej dekadash tashme është pjesë e publikut shqiptar me këngët e tij që nuk duan shumë kohë të kthehen në hite.

Sinani është sot baba i dy djemve Ansi dhe Ayan.

Ndërkohë, në rrjet urimet për këngëtarin kane qene të shumta nga kolegë, të afërm e dashamirës. Nuk ka munguar edhe urimi nga partnerja, e cila ka publikuar një foto familjare ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen babai! Të duam shumë”.

The post Sinan Hoxha festoi ditëlindjen, sa vjeç bëri këngëtari appeared first on Albeu.com.

“Tërmet” në ministrinë e Brendshme? Hoxha nesër takim urgjent me strukturat e policisë, pritet ndryshime të shumta

By: D Marku
5 September 2024 at 21:31

Nesër ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në orën 10:00 ka thirrur në mbledhje të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit si edhe drejtorët e departamenteve.

Ende nuk dihet zyrtarisht arsyeja e mbledhjes, por pritet të diskutohen prioritetet e reja në Policinë e Shtetit.

Gjithashtu nuk përjashtohet edhe hapja e konkursit për zgjedhjen e drejtorëve të qarqeve dhe departamenteve në Policinë e Shtetit sipas ligjit të ri të Policisë.

Po ashtu mësohet se priten ndryshime të shumta në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin drejtues dhe drejtuesit e drejtorive vendore.

Gjithashtu priten ndryshime edhe në drejtimin e drejtorive në varësi të Ministrisë së Brendshme.

 

The post “Tërmet” në ministrinë e Brendshme? Hoxha nesër takim urgjent me strukturat e policisë, pritet ndryshime të shumta appeared first on Albeu.com.

Taulant Seferi dhe Arbër Hoxha vlerësojnë Ukrainën dhe Gjeorgjinë: Duam vendin e parë në grup, “Air Albania-n” e duam plot

By: V K
4 September 2024 at 11:34

Ditën e hënë, kombëtarja shqiptare nisi zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet ndaj Ukrainës (7 shtator, “Epet Arena”) dhe Gjeorgjisë (10 shtator, “Air Albania”), të vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Në kuadër të këtyre dy sfidave të rëndësishme për kuqezinjtë, sulmuesi Taulant Seferi dhe mesfushori Arbër Hoxha, dhanë prononcimet e tyre për fshf.org, duke treguar objektivat e Shqipërisë në këtë kompeticiondhe se si po shkojnë përgatitjet e Kombëtares.

Arbër Hoxha, u shpreh se skuadra po përgatitet maksimalisht, për të marrë rezultate pozitive në këto dy ndeshje të para të Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

Mesfushori kuqezi, vlerëson dy kundërshtarët ndërsa tregon objektivat e Kombëtares në këtë edicion të ri të Ligës së Kombeve, që është vendi i parë në grup.

Ndër të tjera, Hoxha u bën thirrje tifozëve shqiptarë të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, më 10 shtator.

Ndeshja me Ukrainën – Së pari dua të fokusohemi te ndeshja e parë me Ukrainën, që e kemi më 7 shtator. Është një kundërshtar i fortë, ka lojtarë shumë cilësorë në radhët e veta. Kemi edhe disa ditë për të përgatitur ndeshjen dhe të fokusohemi 100% që të arrijmë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje.
Sfida me Gjeorgjinë në “Air Albania”– Është një ndjenjë e madhe sepse është ndeshja ime e parë në stadiumin “Air Albania”. U bëj thirrje shqiptarëve që të jenë sa më të shumtë dhe të mbushin stadiumin.

Objektivi i Shqipërisë në Ligën e Kombeve?

“Duke marrë parasysh që është një mundësi shumë e mirë për Botërorin, pse mos të renditemi në vendin e parë. Kemi skuadra shumë të forta në grup, por ne do të japim maksimumin gjithmonë për Kombëtaren tonë”.

Taulant Seferi, tregon se përgatitjet për dy ndeshjet e para në Nations League, po shkojnë shumë mirë dhe shton se për momentin fokusi kryesor është te takimi në transfertë ndaj Ukrainës.

“Kemi nisur grumbullimin dhe kemi dy ndeshje. Ukraina dhe Gjeorgjia janë dy kundërshtarë shumë të fortë. Kemi filluar përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Ukrainës dhe po shkojnë shumë mirë. Kemi edhe disa ditë për të marrë më shumë informacion për ekipin kundërshtar dhe duhet të futemi në fushë për të dhënë maksiumumin. Të gjithë e dimë se Ukraina është një kombëtare fizike shumë e fortë dhe duhet të përgatitemi në maksimum. E njoh kampionatin e Ukrainës dhe disa lojtarë që luajnë atje, janë një kombëtare shumë fizike pasi atë stil loje kanë. Janë kundërshtar shumë i fortë dhe duhet të përgatitemi mirë për të dhënë maksimumin”, – tha sulmuesi kuqezi, i cili shton se objektivi kryesor është për ta nisur me fitore ndaj Ukrainës.

“Objektivi kryesor është që çdo ndeshje të japim maksimumin dhe shpresojmë që në ndeshjen e parë të dalim fitimtarë, pastaj të nisim përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë”, – tha Seferi, i cili në fund ka edhe një thirrje për tifozët për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania”.

“Ndeshjen në “Air Albania” mezi po e presim pasi kemi disa muaj që nuk kemi luajtur në Tiranë. I bëj thirrje tifozëve pasi asnjëherë nuk kanë munguar dhe e di që do të vijnë shumë, por shpresoj që stadiumi të jetë “full” edhe në këtë ndeshje”, – përfundoi Taulant Seferi.

The post Taulant Seferi dhe Arbër Hoxha vlerësojnë Ukrainën dhe Gjeorgjinë: Duam vendin e parë në grup, “Air Albania-n” e duam plot appeared first on Albeu.com.

Sa do të jetë rritja e pensioneve dhe kush përfiton më shumë, eksperti flet me shifra

By: V K
4 September 2024 at 10:13

Duke nisur nga 1 Tetori i këtij viti, pensionistët do të përfitojnë indeksim, përveç bonusit prej 5 mijë lekësh të rinj që do të përfitojnë në fundvit.

Qeveria deri më tani nuk ka bërë ende publik se sa do të jetë masa fikse e përfitimit, por eksperti i sigurimeve shoqërore Kujtim Hoxha, ka “zbërthyer” këtë skemë.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “7pa5”, eksperti tha se një pensionist do të marrë 1190 lekë të rinj në muaj, duke bërë përllogaritje në bazë të numrit të pensionistëve dhe fondit që është parashikuar të vendoset në dispozicion.

Hapi i parë për vitin 2024, është miratimi i buxhetit dhe për pensionistët janë parashikuar dy fonde. Fondi i parë është shpërblimi i fundvitit në masën 5 mijë lekë të rinj për çdo pensionist.

Fondi i dytë ka të bëjë me indeksimin e pensioneve. Në zbatimin e buxhetit 2024 është parashikuar 3.9 miliardë lekë dhe i bie për çdo muaj me 481 lekë.

Ky fond do zbatohet për tre muaj, Tetor, Nëntor dhe Dhjetor, i bie që mesatarisht që një pensionist të marrë 1910 lekë të rinj në muaj.

Unë prisja që me mbarimin e shtatorit, nga ana e qeverisë me paratë e grumbulluara të dërgojë në dikastere para për të shpërndarë sipas efekteve që do japë në ekonomi.

Të gjithë pensionistët pa përjashtim se kur kanë datë, në 1 tetor do marrin indeksimin. Aktualisht, nuk ka një shifër të përcaktuar. Ka hamendje se do jetë më e lartë se rritjet e kaluara. Me buxhetin që është, pensionet e ulëta do marrin më shumë nga indeksimi. Ndërsa sa i përket shtesës, është parashikuar të marrin nga 50 deri në 100 mijë lekë të vjetra bonus, përveç asaj që marrin si bonus”, shprehet eksperti Kujtim Hoxha.

The post Sa do të jetë rritja e pensioneve dhe kush përfiton më shumë, eksperti flet me shifra appeared first on Albeu.com.

Hoxha: Siguria dhe mbarëvajtja e sezonit turistik, prioritet i policisë

By: D Marku
3 September 2024 at 18:03

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha u shpreh sot se prioritet në muajin gusht ishte angazhimi për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ministri i Brendshëm renditi në një postim në rrjetet sociale momentet kryesore të punës së ministrisë që drejton përgjatë muajit gusht.

Ai vuri në dukje se që në nisje të detyrës si Ministër i Brendshëm vendosi prioritet angazhimin për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ndërkohë, po ashtu, gjatë gushtit u zbatuan masat për rritjen e parametrave të sigurisë detare.

Gjithashtu, Hoxha renditi si punë të kryer edhe përurimin e stacionit të ri zjarrfikës në bashkinë Fier, një strukturë moderne që rrit cilësinë e shërbimit për këtë komunitet.

Hoxha risolli në vëmendje miratimin e pagesave për orët shtesë për punonjësit e Policisë që shërbejnë përgjatë sezonit turistik, si dhe kompensimin financiar ushqimor.

Ai theksoi se, pati ndërkohë takime të rëndësishme me përfaqësues të vendeve partnere, për të rritur e thelluar bashkëpunimin si dhe çuar para projektet në interes të përbashkët.

The post Hoxha: Siguria dhe mbarëvajtja e sezonit turistik, prioritet i policisë appeared first on Albeu.com.

Gazetarja jep detaje për dosjet e “nxehta”: SKY ECC do të trondisë politikën dhe drejtësinë

By: V K
3 September 2024 at 13:19

Në një lidhje direkte për Top Story, gazetarja e njohur Anila Hoxha, ka paralajmëruar për muaj të ngjeshur, sa i takon goditjeve të SPAK-ut në korrupsion.

Hoxha tha se SPAK po zbardh të tjera biseda nga Skyecc, që implikojnë në korrupsion njerëz të politikës dhe drejtësisë po ashtu.

Gjithashtu, ajo tha se priten zhvillime nga dosje të bujshme si ajo e 21 Janarit, dosjes Partizani, të Sterilizimit si dhe të ish-presidentit Meta.

“Tanimë në SPAK nuk mund ta parashikoj askush. Aktualisht një grup i madh i agjentëve të BKH po transkiptojnë biseda nga partnerët ndërkombëtarë nga biseda e kriptuara nga sky ecc. Çështja më e nxehtë që do të vërë në provë edhe SPAK dhe do tregojë integritetin e strukturave të drejtësi lidhen me dosjen e fundit njerëz të lartë të drejtësisë shqiptare ku përmenden se kanë ndikuar për të pushuar e zbutur dosje hetimore.

Gjatë këtyre ditë të gushtit SPAK ka sekuestruar dhjetra dosje pranë gjykatave për njerëzit që flasin në sky ecc, përmendin dhe persona të tjerë të drejtiësisë që dyshohet se janë implikuar në korrupsion.

Gjithashtu pritet në vjeshte dhe ditët në vazhdim ti jepet drejtim çështjes së 21 janarit. SPAK ka afat deri në fund të muajit tetor për ti dhënë drejtim çështjes së Partizanit. Ajo që e kushtëzon SPAK, në dhjetor 2023, Berisha përfundoi në arrest shtëpie dhe afatet e vendosin në pozita shtrenguese SPAK.

Gjatë shtatorit pritet zhbllokimi i dosjes së sterilizimit po ashtu, çështja vazhdon të jetë prej 6 muajsh para gjyqtarit paraprak. Ilir Beqja kishte një surprizë tjetër sa i takon dosjes së Saspak. SPAK duhet ti japë drejtim edhe dosjes së Ilir Metës dhe ish-bashkëshortes së tij. Ajo që dihet është se muajt në vijim do të jenë të ngjeshur”,- shprehet gazetarja Anila Hoxha.

The post Gazetarja jep detaje për dosjet e “nxehta”: SKY ECC do të trondisë politikën dhe drejtësinë appeared first on Albeu.com.

❌
❌