Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

Kush do jetë Kryepolici i ri? Ministri Hoxha: Kam emrin, brenda javës e dërgoj në qeveri

By: redi
23 September 2024 at 15:51

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha thotë se e ka gati emrin për zëvendësuesin e Muhamet Rrumbullakut, në krye të Policisë së Shtetit. Vetë ministri pranon se janë skualifikuar 4 nga 15 kandidatet në garë ndërsa Tv Klan mëson se të skualifikuarit janë Sami Rasha, Shemsi Prençi, Ibrahim Disha e Hajrulla Xhivini. “Mund të them se ne jemi në marrëdhënie besimi reciproke dhe bashkëpunimi me partnerët…

Source

“Vetë ministri i Brendshëm është i pakënaqur”- Ervin Salianji batuta me Nasip Naçon: Mund të mbani një derë hapur te ‘Euroatlantikët’ edhe një tek komunistët! Sekretari i Partisë…

23 September 2024 at 10:47
Deputeti i PD, Ervin Salianji ka bërë disa batuta me kryetarin e Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço, i cili tha se “të bëhen deputetë euroatlantik”. Ky detaj nuk i ka shpëtuar ligjvënësit demokrat, i cili tha se “jeni në situatë të vështirë politike, dhe mund të mbani një derë hapur te euroatlantikët”. Kujtojmë që Demokratë

Situata e krimit në vend, Ministri i Brendshëm raporton në Komisionin e Sigurisë

By: rom ario
23 September 2024 at 10:53

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka bërë një bilanc të punës së Policisë, por edhe të ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në vendin tonë gjatë vitit 2024.

Në fjalën e tij në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Hoxha tha se sa i takon vitit 2024, janë regjistruar 28 vrasje, nga 35 që ka patur përgjatë vitit 2023.

Po ashtu ai tha se përgjatë periudhës Korrik-Gusht 2024 kanë ndodhur gjithsej 12 vrasje, nga të cilat janë zbuluar 10 prej tyre. Hoxha shtoi se gjatë kësaj periudhe janë parandaluar 12 tentativa vrasjeje.

Sjellim në vëmendje se në Komision u zhvillua seancë dëgjimore e kërkuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha për të dhënë informacione dhe shpjegime lidhur me:

—gjendjen e rendit në vend,

—ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura gjatë verës,

—numrin e ulët të arrestimeve të personave të kërkuar nga organet e drejtësisë

—dhe lëvizjet e fundit në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Pjesë nga fjala e Hoxhës:

Mbrojtja e jetës dhe e sigurisë së qytetarëve është detyra kryesore dhe e padiskutueshme e Policisë së Shtetit. Prandaj, çdo statistikë, sado pozitive të jetë, mbart në vetvete një peshë, një përgjegjësi për secilin nga ne, pasi siguria kërkon përpjekje gjithëpërfshirëse nga çdo segmet i shoqërisë.

Përgjatë periudhës Korrik-Gusht 2024 kanë ndodhur gjithsej 12 vrasje, nga të cilat janë zbuluar 10 prej tyre. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë parandaluar 12 tentativa vrasjeje.

Kjo padyshim është dëshmi e një pune të mirë të strukturave të policisë.

Sa i takon vitit 2024, janë regjistruar 28 vrasje, nga 35 që ka patur përgjatë vitit 2023.

Arrestimi i personave të kërkuar nga organet e drejtësisë

Një nga çështjet e parashtruara nga ju është dhe numri i ulët i personave të arrestuar.

Dua të saktësoj se, numri i personave të arrestuar, krahasuar me një vit më parë është më i lartë, si për ata të shpallur në kërkim kombëtar, dhe për ata në kërkim ndërkombëtar.

Më konkretisht, për personat në kërkim kombëtar, gjatë periudhës Janar-Gusht 2024, janë kapur 209 persona më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ose e thënë ndryshe 17% më shumë.

Për personat në kërkim ndërkombëtar, gjatë periudhës Janar-Gusht 2024 janë kapur 61 më shumë se vitin e kaluar, ose 43% më shumë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Situata e krimit në vend, Ministri i Brendshëm raporton në Komisionin e Sigurisë appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Ministri Hoxha në takimin e Procesit të Berlinit: Të shkëmbejmë në kohë reale të dhënat mbi flukset migratore në BP

By: redi
17 September 2024 at 18:39

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha mori pjesë në takimin e ministrave të brendshëm të Procesit të Berlinit, bashkë me homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e BE-së të përfshira në këtë platformë. Ministri Hoxha falënderoi Gjermaninë për angazhimin dhe përkushtimin që ka në këtë iniciativë të rëndësishme dhe rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë për të intensifikuar më tej…

Source

❌
❌