Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Miku i Gerti Bogdanit ndan mesazhin e fundit me ish-deputetin e PD: Nuk jam mirë

By: V K
19 September 2024 at 10:40

Mesditën e djeshme, ish-deputeti Gerti Bogdani, humbi jetën papritur pas një arresti kardiak. Kjo vdekje e beftë e tij ka bërë që figura të ndryshme publike, të shprehin mesazhe ngushëllimi teksa e kujtojnë veprën e tij, si politikan, si shok e si njeri.

Albert Gjoka, duket se ka qenë një nga personat e fundit me të cilin ish-deputeti ka shkëmbyer mesazhe. Në postimin e tij në “Facebook”, menaxheri i Bukinisti.al, shprehet se e kishin lënë të takoheshin, por Bogdani i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se e kishte të pamundur ta takonte, pasi nuk ndihej mirë.

Postimi i plotë:

I dashur Gert!

E kishim lënë sot në orën 11.00 të takoheshim bashkërisht, por më dërgove një mesazh në prag të orarit se “e kishe të pamundur” dhe doje që të takoheshim një ditë tjetër. Të mirëkuptova si mik prej më shumë se 20 vitesh, por nuk po u besoja syve se vetëm pak minuta më pas, pashë në ekran lajmin e hidhur të ikjes tënde… Më shkruaje në fund të mesazhit se “nuk jam mirë” dhe këto fjalë i kam si gozhdë në mendjen time edhe tani. Mbase, këto mund të kenë qenë edhe fjalët e fundit….

Edhe sot e kishim lënë për të biseduar rreth librit të mikut tënd Rolf Mowatt – Larssen, “Midis CIA -s dhe Besimit” dhe shumë çështjeve të tjera që na bashkonin në bisedat që zgjasnin shumë. Ti ke qenë prej shumë vitesh në politikë, por nuk hoqe dorë kurrë nga përpjekja për ta bërë politikën më të moralshme, – më etike dhe më të mirë për njerëzit dhe për vendin. As për miqtë.

Të gjithë jemi vdekatarë, por soji i shumtë i politikanëve tanë janë matrapazë shpirtrash; e ti nuk ishe i tillë. Studiove jashtë, por u ktheve këtu dhe nuk e braktise vendin për asnjë çast, përkundrazi, – e provove veten pa u dorëzuar për asnjë çast: Ti hyre në politikë me shpresa dhe energji për të bërë ca gjëra më mirë se shumë të tjerë dhe nuk hoqe dorë deri në dekikën e fundit. Si pakkush u përpoqe ta bëje politikën dhe besimin bashkë, duke i dhënë vlerë të parës edhe përmes shembullit tënd. Për këtë arsye, e mbështete pa kusht edhe librin “Midis CIA-s dhe besimit”.

Sot ike beftë, duke na lënë të shokuar të gjithë ne, miqtë e tu. Ike, teksa ne nuk kemi fjalë për të ngushëlluar as mikeshën tonë dhe bashkëshorten tënde, Edlira dhe as dy engjëjt e tu. Ike me pengun se nuk u takuam sot dhe as do të takohemi më fizikisht, por, na ke lënë shenjën e spikatur të mikut të fisëm, prindit shembullor, politikanit ndryshe dhe njeriut që i do fort njerëzit, qytetin dhe vendin e vet. Besimi jot në Zot dhe mirësia jote të dhëntë jetën e pasosur në udhëtimin e përjetshëm që sapo ke nisur! Shën Maria të pastë në prehër përjetësisht! Besimi dhe shembulli jot mos u harrofshin kurrë, mik i dashur!

Unë dhe Dori Gjoka jemi pranë teje me zemër dhe shpirt, e dashur Edlira Çepani në këto momente të vështira!

The post Miku i Gerti Bogdanit ndan mesazhin e fundit me ish-deputetin e PD: Nuk jam mirë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Kryeministri Rama ndan pamje nga shkolla e re “Llazar Kuli” në Kuçovë

By: V K
15 September 2024 at 09:08

Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë pamje nga Shkolla e re “Llazar Kuli” në fshatin Perondi, Kuçovë.

Kjo shkollë e rikonstruktuar falë një investimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me pushtetin vendor.

Ky investim, ka krijuar kushte moderne dhe komode për nxënësit dhe stafin e shkollës, duke përfshirë 12 klasa dhe laboratorë për Kiminë, Biologjinë, Fizikën dhe TIK-un.

Këtë vit shkollor janë rreth 25 shkolla të reja të cilat kanë mirëpritur rreth 10 mijë nxënës dhe mësues, duke krijuar kushte moderne dhe të sigurta për mësim, zhvillim dhe edukim.

“Shkolla e re “Llazar Kuli” në fshatin Perondi, Kuçovë, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Kuçovës ka hapur dyert me kushte moderne në fillim të këtij viti shkollor”, shkruan Rama.

The post Kryeministri Rama ndan pamje nga shkolla e re “Llazar Kuli” në Kuçovë appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Rama ndan pamjet nga shkolla e re “Naim Frashëri” në Fier: Gati të presë 850 nxënës dhe mësues këtë vit shkollor

By: V K
7 September 2024 at 08:49

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, pamje nga shkolla e re “Naim Frashëri” në Fier.

Rama shkruan se kjo shkollë, është tashmë gati të presë në fillimin e vitit të ri shkollor 850 nxënës dhe staf pedagogjik.

Postimi:

“MIRËMËNGJES dhe me shkollën e re “Naim Frashëri” në Fier, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Fierit, e cila është gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues këtë vit shkollor, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan ai.

The post Kryeministri Rama ndan pamjet nga shkolla e re “Naim Frashëri” në Fier: Gati të presë 850 nxënës dhe mësues këtë vit shkollor appeared first on Albeu.com.

❌
❌