Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Disfatë për Kombëtaren, humben 3 pikë përballë Gjeorgjisë me rezultatin 0-1

By: M C
10 September 2024 at 22:48

Shqipëria është mundur për herë të parë nën drejtimin e teknikut Sylvinho, në “Air Albania”. Kombëtarja u mund minimalisht nga Gjeorgjia, në sfidën e dytë, të këtij edicioni të Nations League.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 71’-të, nga Giorgi Kochorashvili, goditi një top nga distanca, që fillimisht përplaset në traversë e më pas përfundon në rrjetë.

The post Disfatë për Kombëtaren, humben 3 pikë përballë Gjeorgjisë me rezultatin 0-1 appeared first on Albeu.com.

Ndëshkohet Kombëtarja, Gjeorgjia udhëheq 0-1 në “Air Albania”

By: M C
10 September 2024 at 22:25

Pas 71′ minutave lojë në “Air Albania”, Gjeorgjia ka marrë avantazhin përballë “kuqezinjve” tanë.

Një aksion individual nga Kochorashvili është finalizuar po nga ky i fundit, i cili me një goditje potente nga jashtë zone mposht portierin Thomas Strakosha.

Kështu rezultati vijon të jetë 0-1 në favor të gjeorgjianëve.

The post Ndëshkohet Kombëtarja, Gjeorgjia udhëheq 0-1 në “Air Albania” appeared first on Albeu.com.

Mbyllet pjesa e parë në “Air Albania”, Shqipëria dhe Gjeorgjia pa gola

By: M C
10 September 2024 at 21:54

Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Gjeorgji është mbyllur pa gola në “Air Albania”. Kuqezinjtë e tentuan disa herë portën e gjeorgjianëve, por pa rezultat. Kjo sfidë është e rëndësishme pasi mund të sigurojë vendin në kreun e Grupit B1 për kombëtaren tonë.

Për duelin e sotëm, trajneri Sylvinho ka kryer vetëm një zëvendësim në 11-shen e tij, duke hedhur në fushë Hoxhën në vend të Laçit. Në portë sërish vendoset Strakosha, ndërsa në krahët e mbrojtjes janë Hysaj e Mitaj, me qendrën që mbulohet nga Kumbulla e Ismajli.

Para mbrojtjes vendosen Kristjan Asllani e Ylber Ramadani, ndërsa Asani, Hoxha e Bajrami vendosen pas sulmuesit të vetëm, Rei Manaj.

The post Mbyllet pjesa e parë në “Air Albania”, Shqipëria dhe Gjeorgjia pa gola appeared first on Albeu.com.

Asllani pa “shënjestër”, mesfushori kuqezi provon nga distanca

By: M C
10 September 2024 at 21:22

Shqipëria 0-0 Gjeorgjia Shqipëria synon 3 pikët ndaj Gjeorgjisë këtë të martë në mbrëmje (Air Albania), në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, me trajnerin kuqezi Sylvinho dhe homologun Sagnol që kanë shuar të gjitha dilemat.

Ndeshja e fundit direkte mes të dyja skuadrave pati përfunduar 0-0. Gjyqtari i takimit për sonte është caktuar belgu Lambrechts E.

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, Hoxha, Asani, Bajrami, Manaj.

GJEORGJIA: Mamardashvili, Gvelesiani, Kashia, Dvali, Kakabadze, Koçorashvili, Kiteishvili, Lokoshvili, Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze.

Minutë pas minute:

30- Asllani nuk kordinohet si duhet, topi shkon jashtë.

27- Gjeorgjia në kërkim të golit, qarkullon topin ekipi i Sagnol.

9- Ritëm jo shumë i lartë në kryeqytet. Ekipet studiojnë njëra-tjetrën. Hoxha tenton nga krahët, shpeshherë tregohet i rrezikshëm.

5- Kumbulla i vëmendshëm, ndal një sulm të gjeorgjianëve.

3- Provon Manaj, pa rezultat. Nuk lejon hapësira Gjeorgjia.

1- Nis ndeshja.

The post Asllani pa “shënjestër”, mesfushori kuqezi provon nga distanca appeared first on Albeu.com.

Broja kthehet në tifoz sot në “Air Albania”: Asllani do të bëj gol

By: M C
10 September 2024 at 20:53

Armando Broja ishte mungesa e madhe e Shqipërisë për ndeshjet e shtatorit, me sulmuesin kuqezi nuk ia doli dot për shkak dëmtimi. Gjithsesi, për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, ai do të jetë tifozi numër një i kombëtares.

“Ishalla me fitore, kam ditëlindjen dhe do të ishte më e bukur me fitore. Kjo është shtëpia jonë, shpirti jonë me këta tifozë. Ishalla është ndeshje e bukur dhe lojtarët të luajnë për tifozët.

Shpresoj të jem gati në tetor, kam një dëmtim të vogël dhe mezi pres të rikthehem në ekip e të luaj për tifozët.

I kam takuar lojtarët, Uzunin, Mitajn, Bajramin, ishin të gëzuar dhe shpresoj të fitojnë sonte. Do ishte një dhuratë e bukur.

Më mungon të luaj në Air Albania, janë 2 vite nga hera e fundit. Kam shumë qejf të luaj për Kombëtaren, më jep një ndjenjë shumë të bukur. Mezi pres të rikthehem të luaj këtu.

Everton vendimi i duhur? Shans shumë i mirë për mua, jam huazuar edhe në Southampton ku bëra emër. Pas dëmtimeve mund të filloj sërish si përpara me gola.

Festë private pas fitores? Të shohim, kam folur me çunat. (Qesh) Sonte do jetë e vështirë, por Asllani më duket se do të bëj gol”, tha Broja.

The post Broja kthehet në tifoz sot në “Air Albania”: Asllani do të bëj gol appeared first on Albeu.com.

Tifozët brohorasin në kryeqytetin para ndeshjes, përkrahësit kuqezi në mbështetje të kombëtares

By: M C
10 September 2024 at 20:23

Në orën 20:45 luhet Shqipëri-Gjeorgji, takim ky i vlefshëm për Nations League. Tifozët e kombëtares, duke filluar nga orët e pasidtes, kanë “pushtuar” rrugët e kryeqytetit. Me flamuj, këngë, apo edhe kërcim, lojtari i 12-të krijoi një atmosferë elektrizuese në Tiranë.

Më pas, tifozët filluan të afroheshin në drejtim të “Air Albania”, për të zënë radhën për t’u futur në stadium. Në fakt, ka patur kontroll të imtësishëm për të gjithë, ndërsa vlen të përmendet fakti se s’ka patur incidente.

Biletat për ndeshjen janë shitur të gjitha, që prej 3 ditësh. Sfida Shqipëri—Gjeorgji i takon League B në Nations League.

The post Tifozët brohorasin në kryeqytetin para ndeshjes, përkrahësit kuqezi në mbështetje të kombëtares appeared first on Albeu.com.

❌
❌