❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Çmimin Nobel nĂ« MjekĂ«si e marrin shkencĂ«tarĂ«t Victor Ambros dhe Gary Ruvkun, zbuluan mikroARN qĂ« rregullon aktivitetin e gjeneve

7 October 2024 at 12:20

Nga Gazeta Si- Çmimi Nobel nĂ« MjekĂ«si u Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« Victor Ambros dhe Gary Ruvkun, dy biologĂ« molekularĂ« amerikanĂ« tĂ« cilĂ«t kanĂ« zbuluar mikroARN-nĂ« dhe rolin e saj nĂ« rregullimin e gjeneve.

Njoftimi u bë nga Asambleja Nobel në Institutin Karolinska në Stokholm, Suedi.

Ambros, profesor i shkencave natyrore në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Masaçusets, kreu studimin që i dha atij çmimi në Universitetin e Harvardit. Ruvkun kreu kërkimin e tij në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts dhe është profesor i gjenetikës në Shkollën Mjekësore të Harvardit.

Në punën e tyre të hershme, dyshja studiuan përbërjen gjenetike të një krimbi të vogël të rrumbullakët 1 milimetër të gjatë. Pavarësisht nga madhësia e tij e vogël, ky krimb posedon shumë lloje të specializuara qelizash, të tilla si qelizat nervore dhe muskulore, të cilat gjenden gjithashtu te kafshët më të mëdha dhe më komplekse, duke e bërë atë një model të dobishëm për të hetuar se si indet zhvillohen dhe piqen në organizmat shumëqelizorë. MicroARN luan një rol kritik në rregullimin e aktivitetit të gjeneve. Hulumtimi i tyre ka dhënë njohuri themelore mbi mënyrën se si organizmat zhvillohen dhe funksionojnë.

Vitin e kaluar, çmimi iu dha Katalin Karikó dhe Drew Weissman për punën e tyre në vaksinat MRNA, një mjet vendimtar në frenimin e përhapjes së Covid-19.

The post Çmimin Nobel nĂ« MjekĂ«si e marrin shkencĂ«tarĂ«t Victor Ambros dhe Gary Ruvkun, zbuluan mikroARN qĂ« rregullon aktivitetin e gjeneve appeared first on Gazeta Si.

Rekordet botërore të Saimir Stratit që ruhen në magazina

7 October 2024 at 11:20

Ka thyer 11 rekorde Guinness në fushën e mozaikut dhe refuzon çdo ftesë që i vjen nga disa shtete të botës, sepse dëshiron që rekordin e 12-të ta realizojë dhe ekspozojë në Shqipëri.

Saimir Strati, artist i mozaikĂ«ve, tregon pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se çdo ditĂ« krijon, e po ashtu merr ftesa pĂ«r ekspozita dhe pĂ«r tĂ« realizuar vepra tĂ« tjera, por shprehet i prekur qĂ« arti qĂ« bĂ«n, “nuk vlerĂ«sohet” nĂ« vendin e tij.

Një nga punimet e Saimir Stratit në studion e tij.

“NĂ«se ka njĂ« ftesĂ« serioze, jam gati ta bĂ«j rekordin e 12-tĂ«. Kam refuzuar shumĂ« ftesa, sepse dua qĂ« ky rekord tĂ« shĂ«nohet nĂ« ShqipĂ«ri. Por, nuk do tĂ« bĂ«j njĂ« vepĂ«r qĂ« tĂ« magazinohet dhe tĂ« ruhet diku fshehur dhe mĂ« pas tĂ« prishet”, thotĂ« Strati.

Me keqardhje, ai thotë se shtatë rekordet që ka thyer me veprat që ka realizuar në Shqipëri, nuk kanë marrë vlerësimin që ka pritur.

Nuk është realizuar asnjë ekspozitë me to dhe nuk është marrë asnjë vendim për ta vlerësuar punën dhe veprën e tij, siç ka ndodhur në disa shtete ku ai ka realizuar vepra të tilla.

Asnjë ekspozitë në Shqipëri

“Veprat janĂ« tĂ« ekspozuara te miqtĂ« e mi, disa nĂ« magazina duralumini, apo nĂ« magazina tĂ« marangozĂ«ve, i mbĂ«shtjellim, i fusim nĂ«pĂ«r cepa. E turpshme Ă«shtĂ«, por ç’tĂ« bĂ«jmĂ«â€, thotĂ« Strati.

Ai thotë se nuk ka mundësi të gjejë një sipërfaqe rreth 200 metra katrorë për vendosjen e veprave të veta, por shprehet i bindur se po ta gjente, ajo do të kthehej në një atraksion për turistët.

Një nga punimet e Saimir Stratit.

“
 sepse Ă«shtĂ« gjĂ« e rrallĂ«. Me 11 rekorde Guinness nuk ka asnjĂ« tjetĂ«r nĂ« fushĂ«n e mozaikut – 7 vepra tĂ« realizuara nĂ« ShqipĂ«ri, asnjĂ« e ekspozuar”, thotĂ« artisti nga Vlora.

“T’ju jap vetĂ«m njĂ« shembull: nĂ« Kanada u bĂ« lĂ«mshi mĂ« i madh. U vendos vepra nĂ« njĂ« qendĂ«r ndĂ«rkombĂ«tare kulturore. Duhej paguar 110 dollarĂ« pĂ«r ta parĂ« dhe kishte dyndje pĂ«r ta parĂ«â€, tregon ai.

Strati shprehet i zhgënjyer me politikën. Thotë se prej vitit 2006, kur ka shënuar rekordin e parë Guinness, ka bërë thirrje përmes medias për vlerësimin e artistëve, kryesisht atyre të artit figurativ.

I pyetur se përse nuk ka ekspozitë në Shqipëri, ai përgjigjet thjesht: sepse nuk ka ftesë.

“Kur shkon pa u ftuar, e gjen pashtruar – Ă«shtĂ« thĂ«nie e urtĂ« e popullit dhe duhet ta dĂ«gjojmĂ«â€, thotĂ« artisti 58-vjeçar.

Keqardhje shpreh edhe pĂ«r faktin se nĂ« ShqipĂ«ri nuk ka ndonjĂ« galeri arti, qĂ« t’i ketĂ« hapĂ«sirat e veçanta pĂ«r artistĂ«t e vjetĂ«r, pĂ«r ata tĂ« rinj tĂ« talentuar dhe pĂ«r artistĂ« me aftĂ«si tĂ« kufizuara, tĂ« cilat, siç thotĂ«, i gjen nĂ« vende tĂ« ndryshme tĂ« botĂ«s.

“Sa metĂ«r kub beton ka nĂ« TiranĂ«? Po ngrihen kulla pĂ«r tĂ« shkuar shumĂ« lart, ndoshta te Zoti
 Po t’i pyesĂ«sh se ku janĂ« veprat e artit nĂ« kĂ«to kulla, nuk ka”, shprehet Strati.

Vlerësime në disa vende të botës

Përtej zhgënjimit në Shqipëri, Strati thotë se është ndjerë shumë i vlerësuar dhe i lumtur për duartrokitjet që ka marrë në Kosovë, Portugali, Turqi etj.

NĂ« KosovĂ« ai ka realizuar portretin e NĂ«nĂ« TerezĂ«s, qĂ« menjĂ«herĂ« pas certifikimit Ă«shtĂ« vendosur nĂ« Muzeun KombĂ«tar tĂ« KosovĂ«s, dhe me vendim tĂ« Parlamentit tĂ« vendit Ă«shtĂ« cilĂ«suar “trashĂ«gimi kulturore”.

Mozaiku i Nënës Terezë i punuar nga Strat në Prishtinë.

“Vizitohet, mirĂ«mbahet, pra Ă«shtĂ« vlerĂ«suar. Po kĂ«shtu nĂ« Portugali, sa u certifikua vepra, portreti i shkrimtarit Jose Saramago, realizuar me tapa, u mor nĂ« mbrojtje nga shteti dhe u fut brenda 24 orĂ«sh nĂ« guidĂ«n turistike. ËshtĂ« mozaiku mĂ« i madh i realizuar me tapa”, thotĂ« Strati.

“Sapo jam kthyer nga njĂ« ceremoni fantastike pĂ«r 10-vjetorin e kĂ«saj vepre. Kam marrĂ« duartrokitje pafund dhe jam pĂ«rlotur, sepse veprat janĂ« si fĂ«mijĂ«t”, thotĂ« artisti.

Në Turqi ai ka realizuar portretin e udhëheqësit të dikurshëm, Kemal Ataturk. Kujton se në fillim kishte shumë mosbesues.

“I dĂ«gjoja tĂ« thoshin se ky artist shtatshkurtĂ«r do ta bĂ«jĂ« Ataturkun e madh?! Por, nĂ« ceremoninĂ« pas certifikimit, edhe prej tyre mora vlerĂ«sime tĂ« larta. Vepra Ă«shtĂ« vendosur nĂ« Kapadokia, nĂ« njĂ« nga qendrat mĂ« tĂ« mĂ«dha turistike, dhe mora çelĂ«sin e artĂ« tĂ« qytetit”, tregon Strati.

Artisti Strati pozon pranë mozaikut të krijuar nga ai, teksa mban në duar certifikatën e rekordit Guinness

Sipas tij, tĂ« gjithĂ« thonĂ« se sekreti i tĂ« bĂ«rit mozaik Ă«shtĂ« durimi, por pĂ«r veten thotĂ« se Ă«shtĂ« i paduruar, andaj “nuk e ndjen lodhjen.

“Ka gjithmonĂ« njĂ« motiv, nĂ« aspektin personal, estetik etj.”, thotĂ« ai.

Ceremonia në Portugali e 10-vjetorit të krijimit të vepërs nga Strati për shkrimtarin Jose Saramago.

Në dhjetor tregon se do të jetë në Itali për një ekspozitë me teknika të reja. Thotë se ka zgjedhur ta pasqyrojë detin duke krijuar mozaik me guaska.

Ëndrra e tij: NjĂ« Guinness pĂ«r SkĂ«nderbeun

ËndĂ«rr e tij thotĂ« se Ă«shtĂ« qĂ« Guinnessin e 12-tĂ« ta marrĂ« pĂ«r portretin e SkĂ«nderbeut.

“Kam shumĂ« dĂ«shirĂ« ta bĂ«j, por do tĂ« doja tĂ« zinte vend diku. Ndaj, duhet njĂ« ftesĂ«, jo vetĂ«m pĂ«rmes shtetit, tĂ« jetĂ« njĂ« ftesĂ« serioze nga dikush qĂ« ka mundĂ«si, hapĂ«sirĂ«â€Šâ€, thotĂ« Strati.

Mozaik i zambakut të ujit. Vepër e Aurora Stratit.

“Jam gati edhe pĂ«r njĂ« rekord tjetĂ«r, edhe pse njĂ« pjesĂ« tĂ« atyre qĂ« i kam, shpesh i harroj, ngase nuk janĂ« tĂ« ekspozuara. TĂ« vetmen dĂ«shirĂ« kam kĂ«tĂ«: nuk ka lidhje me elementin monetar, por kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r diçka tĂ« veçantĂ« nĂ« botĂ«, tĂ« trajtohet si e tillĂ«â€, thotĂ« ai.

“Aurora” e Stratit

Një nga punimet me të cilat mburret, është edhe portreti i bashkëshortes së tij, Aurorës, me të cilën jeton prej 35 vitesh.

Portreti i saj, sipas tij, përmbledh dëshirën dhe ëndrrën e një artisti.

“Ka brenda dĂ«shirĂ«n pĂ«r ta bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« portret pĂ«r njeriun mĂ« tĂ« dashur nĂ« 35 vjet – nuk ka qenĂ« lehtĂ«, pĂ«rmban histori, ndjesi – dhe dĂ«shirĂ«n qĂ« çdo artist ka tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« kryevepĂ«r”, thotĂ« 58-vjeçari.

“Titullohet ‘Aurora’ – agimi i mĂ«ngjesit, i bukur, i shndritshĂ«m. PĂ«rmban njĂ« portret dhe njĂ« sfond tĂ« shndritshĂ«m dhe njĂ« vorbull drite qĂ« nuk preket dot, sado qĂ« tĂ« kesh dĂ«shirĂ« tĂ« madhe. ËshtĂ« ajo qĂ« kam dashur gjithnjĂ«: veprĂ«n ta shikosh, ta shijosh, por mos ta prekĂ«sh dot, sepse ajo duhet tĂ« jetojĂ« pĂ«rtej kohĂ«s”, thotĂ« ai pĂ«r mozaikun me tĂ« cilin e ka befasuar bashkĂ«shorten pak kohĂ« mĂ« parĂ«.

Prej disa vitesh, edhe Aurora i është përkushtuar mozaikut, por thotë se ky pasion ka qenë brenda saj shumë kohë më parë.

“Arti e dashuria pĂ«r tĂ« kanĂ« ekzistuar brenda meje. Njohja me Saimirin e zbuloi atĂ« pasionin dhe talentin qĂ« e kisha. Duhej njeriu i duhur pĂ«r ta nxjerrĂ« nĂ« pah”, shprehet Aurora pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ajo ka bĂ«rĂ« disa punime dhe mĂ« tĂ« veçantin qĂ« zbulon, Ă«shtĂ« ai me tĂ« cilin do tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« njĂ« ekspozitĂ« nĂ« Gjilan mĂ« 7 tetor, nĂ« kuadĂ«r tĂ« “muajit rozĂ«â€.

“Jam e lumtur qĂ« do tĂ« jem pjesĂ« e ekspozitĂ«s sĂ« arteve figurative nĂ« Gjilan. NĂ« zhanrin e mozaikut do tĂ« jem vetĂ«m unĂ«. NjĂ« nga arsyet pse e pranova ftesĂ«n, Ă«shtĂ« shprehja e shkrimtarit William Shakespeare: ‘BrishtĂ«si ke emrin grua’. BrishtĂ«sinĂ« e kam sjellĂ« me siluetĂ«n e njĂ« gruaje fine dhe elegante dhe pĂ«rballĂ« saj Ă«shtĂ« njĂ« pasqyrĂ«, pĂ«r tĂ« kuptuar refleksionin e çdo gruaje kur ta shohĂ« mozaikun – tĂ« kuptojĂ« qĂ« pĂ«rbri saj mund tĂ« jetĂ« njĂ« grua e prekur nga kanceri i gjirit”, thotĂ« Aurora.

Çifti, prej kohĂ«sh, ka hapur njĂ« studio, ku u mĂ«son fĂ«mijĂ«ve artin e tĂ« bĂ«rit mozaik.

Saimir Strati duke mësuar fëmijët se si të bëjnë mozaik

Ata e morën këtë vendim edhe për faktin se asnjëri prej dy djemve të tyre nuk e ka trashëguar këtë pasion, por edhe kanë dashur që leksionet që japin në vende të ndryshme të botës, të marrin vlerë edhe në Shqipëri.

Ata thonë se ka shumë fëmijë të interesuar që të krijojnë diçka të bukur nga duart e tyre.

*Marrë nga REL

The post Rekordet botërore të Saimir Stratit që ruhen në magazina appeared first on Gazeta Si.

2024 viti rekord i zjarreve/ Emergjencat shqiptare “nĂ« emergjencĂ«â€ pĂ«r njerĂ«z, mjete dhe pajisje

6 October 2024 at 08:11

Viti 2024 do tĂ« mbahet mend gjatĂ« nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r numrin e lartĂ« tĂ« zjarreve dhe dĂ«met masive tĂ« tyre, kryesisht nĂ« pyje dhe kullota. NdĂ«rkohĂ«, jo pak komunitete lokale, pĂ«rjetuan gjatĂ« verĂ«s sĂ« kĂ«tij viti, pasigurinĂ« e jetĂ«s dhe pronĂ«s sĂ« tyre, nĂ« shumĂ« rajone tĂ« vendit,  ku zjarret u shfaqĂ«n rrezikshĂ«m afĂ«r zonave [
]

The post 2024 viti rekord i zjarreve/ Emergjencat shqiptare “nĂ« emergjencĂ«â€ pĂ«r njerĂ«z, mjete dhe pajisje appeared first on BoldNews.al.

Do tĂ« transferohen kriminelĂ«t mĂ« tĂ« rrezikshĂ«m / Burgu i “Ali Demit” do tĂ« strehojĂ« shqiptarĂ«t e dĂ«nuar nga Britania

2 October 2024 at 22:03

Nga Gazeta Si- Britania ndihmon hapjen e një burgu më të avancuar
 në Shqipëri


Britania po paguan Shqipërinë për të rikthyer 200 nga shkelësit më të rrezikshëm, si dhe financimin e rinovimit të burgjeve.

Oficerët e burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë punuar me homologët e tyre shqiptarë për të zhvilluar burgun e parë të hapur në vend pas një marrëveshjeje për transferimin e të burgosurve prej 4 milionë paundësh në vit me Shqipërinë.

‘The Telegraph’ shkruan se Britania po i paguan ShqipĂ«risĂ« paratĂ« pĂ«r tĂ« rikthyer 200 tĂ« burgosurit e saj mĂ« tĂ« rrezikshĂ«m, si dhe po financon trajnimin e oficerĂ«ve tĂ« burgjeve, rinovimin e burgjeve, sigurinĂ« shtesĂ« dhe pajisjet e rehabilitimit.

Mbretëria e Bashkuar ka paguar gjithashtu për një flotë prej 1.5 milion paundësh me 15 makina elektrike dhe 22 mikrobusë për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimit të burgjeve në Shqipëri.

Kjo Ă«shtĂ« pjesĂ« e pĂ«rpjekjeve tĂ« qeverisĂ« pĂ«r tĂ« trajtuar krizĂ«n e mbipopullimit qĂ« bĂ«ri qĂ« burgjet nĂ« Angli dhe Uells thuajse mbetĂ«n pa hapĂ«sirĂ« ​​kĂ«tĂ« verĂ«.

Janë rreth 1,270 shqiptarë të mbajtur në burgje në Angli dhe Uells, numri më i madh nga çdo kombësi dhe që përbën gati një në shtatë nga 10,500 të burgosur të huaj.

10,500 tĂ« burgosurit e huaj po zĂ«nĂ« njĂ« nĂ« nĂ«ntĂ« vende nĂ« burgje me njĂ« kosto prej 52,000 paund pĂ«r person, ose gati 550 milion paund, kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse ministrat po pĂ«rpiqen tĂ« gjejnĂ« mĂ«nyra pĂ«r t’i riatdhesuar nĂ« vendet e tyre.

Burgu i ri i hapur shqiptar, i quajtur Ali Demi dhe me qendër në kryeqytetin Tiranë, do të jetë në shënjestër të shkelësve në gjashtë muajt e fundit të dënimit të tyre me burgim, ku do të imitojë institucione të ngjashme në Britani.

Një ekip i menaxherëve të shërbimit të të burgosurve në Mbretërinë e Bashkuar dhe ekspertëve teknikë kanë këshilluar mbi planifikimin dhe regjimin për burgun e ri, ku të burgosurit do të kenë dhomat e tyre të vendosura në një rrugë, me tarraca me liri për të lëvizur.

Fillimisht ishte njĂ« burg i grave me njĂ« regjim “mĂ« tĂ« butĂ«â€ i krijuar pĂ«r t’i rehabilituar dhe riintegruar ato nĂ« shoqĂ«rinĂ« shqiptare por tani do tĂ« ketĂ« hapĂ«sirĂ« ​​pĂ«r 25 tĂ« burgosur meshkuj.

Klevis Qose, drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m i shĂ«rbimit tĂ« burgjeve shqiptare, tha: “Ne jemi gati tĂ« popullojmĂ« burgun e hapur tĂ« Ali Demit, burgun mĂ« tĂ« ri nĂ« ShqipĂ«ri”.

“Projekti i financuar nga qeveria shqiptare dhe me mbĂ«shtetjen e ambasadĂ«s britanike nĂ« TiranĂ« pĂ«r rritjen dhe forcimin e kapaciteteve tĂ« burimeve njerĂ«zore, pritet tĂ« pĂ«rgatisĂ« shkelĂ«sit pĂ«r t’iu pĂ«rshtatur sa mĂ« natyrshĂ«m jetĂ«s civile. Burgu i hapur mund tĂ« pĂ«rdoret nga shkelĂ«sit mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« shqiptarĂ« tĂ« transferuar nga Britania deri nĂ« fund tĂ« dĂ«nimit.

Sipas marrëveshjes dyvjeçare, kriminelët, të gjithë që vuajnë dënime me më shumë se katër vjet, përfundojnë burgimin në Shqipëri me një kosto prej 32 paund në ditë, krahasuar me 109 paund në ditë në Britani.

TĂ« 200 tĂ« burgosurit pĂ«rfshijnĂ« vrasĂ«s, pĂ«rdhunues dhe tregtarĂ« droge, tĂ« cilĂ«t do tĂ« transferohen nĂ« grupe “me shumicĂ«â€ pĂ«r t’u pranuar nĂ« sistemin e burgjeve shqiptare, ku do tĂ« vuajnĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« dĂ«nimi siç do tĂ« kishin nĂ« Britani.

Do të ketë një grup të përbashkët mbikëqyrës për të parandaluar keqtrajtimin e të burgosurve me qeverinë shqiptare që do të përgatisë një raport vjetor për të burgosurit dhe kushtet e tyre. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ruajë të drejtën për të kryer kontrolle fizike dhe secili vend ka të drejtë të përfundojë marrëveshjen me njoftim me shkrim dy muaj.

Në mesin e 200 të transferuarve janë 17 të burgosur të përjetshëm, përfshirë Koci Selamaj, vrasësi i mësueses Sabina Nessa, i cili u burgos për të paktën 36 vjet për rrahjen dhe mbytjen e saj për vdekje në një park në juglindje të Londrës.

Ai ka vuajtur deri mĂ« tani vetĂ«m dy vjet, qĂ« do tĂ« thotĂ« qĂ« Britania e Madhe do t’i paguajĂ« shqiptarĂ«t 400,000 paund pĂ«r ta burgosur pĂ«r 34 vitet e mbetura tĂ« dĂ«nimit tĂ« tij. Do tĂ« kushtonte mĂ« shumĂ« se 2 milionĂ« paund nĂ«se ai do tĂ« qĂ«ndronte nĂ« BritaninĂ« e Madhe.

The post Do tĂ« transferohen kriminelĂ«t mĂ« tĂ« rrezikshĂ«m / Burgu i “Ali Demit” do tĂ« strehojĂ« shqiptarĂ«t e dĂ«nuar nga Britania appeared first on Gazeta Si.

‘Mbreti i Jugut’, trafikanti i madh i kokainĂ«s qĂ« fshihet si njĂ« futbollist profesionist!

1 October 2024 at 12:54

Nga Gazeta ‘Si’- SebastiĂĄn Marset Ă«shtĂ« njĂ« futbollist uruguaian i cili u bĂ« bos droge me pseudonimin “Mbreti i Jugut”, vula me tĂ« cilĂ«n ai nĂ«nshkruan dĂ«rgesat e tij.

Gazeta “The Washington Post” i kushtoi atij reportazhin “NjĂ« jetĂ« e dyfishtĂ«: mbreti i kokainĂ«s qĂ« fshihej si futbollist profesionist”, nĂ« tĂ« cilin ai rrĂ«fente aventurat e njĂ« trafikanti droge qĂ« shkoi pĂ«r tĂ« luajtur pĂ«r ekipin profesionist tĂ« Deportivo CapiatĂĄ nĂ« Paraguaj.

A double life: The cocaine kingpin who hid as a professional soccer player https://t.co/pu3hZKIZxM

— Post Sports (@PostSports) July 18, 2024

Kevin Sieff shpjegon se Sebastiån Marset, i cili aktualisht është 33 vjeç, është ndër trafikantët më të rëndësishëm të drogës në Amerikën e Jugut dhe ka qenë një nga figurat kryesore pas trafikut të kokainës në Evropën Perëndimore. Trafikanti i famshëm i drogës Sebastiån Marset përdorte futbollin për të fshehur dhe pastruar para.

Marset, në vend që të fshihej nga autoritetet, përdori ndikimin e tij dhe miliona euro që fitoi falë drogës për të blerë dhe sponsorizuar ekipe futbolli, të cilat i përdori për të pastruar para nga trafiku i drogës.

‘Mbreti i Jugut’ pagoi 10,000 dollarĂ« pĂ«r tĂ« luajtur me njĂ« ekip. Me blerjen e kĂ«tyre skuadrave ai u garantua se do tĂ« pĂ«rmbushte Ă«ndrrĂ«n e tij pĂ«r tĂ« luajtur futboll, pavarĂ«sisht kushteve teknike tĂ« diskutueshme.

Ai pagoi më shumë se 10,000 dollarë në para për të veshur fanellën me numrin 10 për Deportivo Capiatå, e cila luajti në Kategorinë e Dytë dhe përfundoi në Kategorinë e Tretë, dhe gjyqtarët nuk guxuan të akordonin faull ndaj tij.

Ai vrau armiqtĂ« e tij pa pendim, duke kĂ«rkuar kĂ«shilla se si t’i asgjĂ«sonte trupat e tyre. SebastiĂĄn Marset, i cili sipas ZyrĂ«s sĂ« Prokurorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« Paraguajit “vrau armiqtĂ« e tij pa pendim, duke kĂ«rkuar kĂ«shilla se si tĂ« zhdukeshin trupat e tyre”, mbetet njĂ« i arratisur dhe n[ k[rkim nga Interpoli.

Ku është Sebastiån Marset tani
 apo futbollisti i njohur tashmë si Luis Amorim?

“Daily Mail” raporton se informacionet e fundit pĂ«r SebastiĂĄn Marset janĂ« tĂ« vitit 2023 dhe besohet se trafikanti i famshĂ«m i drogĂ«s jeton nĂ« Bolivi dhe kontrollon ekipin e Los Leones El Torno FC .

Ndërkohë Gianina García Troche, gruaja e Sebastiån Marset, u arrestua në korrik 2024 në Madrid.

The post ‘Mbreti i Jugut’, trafikanti i madh i kokainĂ«s qĂ« fshihet si njĂ« futbollist profesionist! appeared first on Gazeta Si.

Jusuf Vrioni, ‘spiuni francez’ qĂ« pĂ«rktheu KadarenĂ«

1 October 2024 at 11:49

Përkthimi është një hapësirë e pamatur diturie për njerëzimin. Falë përkthyesve, përjetojmë letërsinë, kulturën dhe idetë e popujve nga çdo cep i botës.

Autoriteti për Informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit kujtoi në Ditën Ndërkombëtare përkthyesin e mirënjohur, Jusuf Vrioni që i mbijetoi regjimit komunist, përktheu Kadarenë dhe diktatorin, nën peshën e 13 viteve të gjata të burgut, punës së detyruar në tharjen e kënetës së Maliqit dhe survejimit 27-vjeçar.

Jusuf Vrioni lindi më 16 mars 1916, në familjen e mirënjohur beratase të Vrionëve, u arsimua në Paris, pas emërimit të të atit diplomat. Në vitet 1920, Iliaz bej Vrioni u dekorua me Urdhrin e Lartë të Legjionit të Nderit nga shteti francez. I shkolluar për drejtësi në Francë e Itali, intelektual i nivelit të lartë, Jusuf Vrioni u rikthye në Shqipëri në 1943.

MĂ« 13 shtator 1947 u arrestua nga regjimi komunist, me akuzĂ«n “pĂ«r faje penale kundra Popullit dhe Shtetit, si anĂ«tar i organizatĂ«s tradhtare Social- Demokrate dhe si agjent i spiunazhit Francez nĂ« TiranĂ«â€.

Pas hetuesisë tejet të vështirë më shumë se njëvjeçare, Jusuf Vrioni u dënua nga Gjykata Ushtarake e Tiranës, më 8 korrik 1950, me 15 vjet privim lirie dhe punë të detyrueshme për aktivitet spiunazhi në shërbim të Francës dhe lidhje të ndryshme me të huajt, aktakuzë e ngritur dhe firmosur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Mehmet Shehu.

Dënimin e kreu në burgun e Burrelit.

Pas lirimit nga burgu dhe internimit nĂ« Fier, nĂ« 1960 u emĂ«rua pĂ«rkthyes nĂ« TiranĂ«, nĂ« shtĂ«pinĂ« botuese “8 NĂ«ntori”, ku pĂ«rktheu nĂ« gjuhĂ«n frĂ«nge veprat e Ismail KadaresĂ«, Enver HoxhĂ«s, libra tĂ« regjimit e propagandĂ«s


Jusuf Vrioni u ndoq për 27 vjet me radhë nga Sigurimi i Shtetit, në përpunim 2/A dhe 2/B, që nga 29.2.1964 deri më 28.04.1991, kohë kur dosja u arkivua./ATA/

The post Jusuf Vrioni, ‘spiuni francez’ qĂ« pĂ«rktheu KadarenĂ« appeared first on Gazeta Si.

Daily Mail: ShqiptarĂ«t i marrin tregun e drogĂ«s vietnamezĂ«ve. ‘Kushot’ mĂ«sojnĂ« si rriten ‘trĂ«ndafilat’

30 September 2024 at 12:28

Të rinj shqiptarë vënë në risk jetën e tyre për të mbërritur në tokën angleze. Me kamionë apo gomone, shumë prej tyre kanë mundur të arrijnë ilegalisht në Britaninë e Madhe, ku mediat vendase i dedikojnë vazhdimisht artikuj mbi kalimet ilegale apo veprimtarinë kriminale të të rinjve shqiptarë atje.

Agjencia KombĂ«tare e Krimit (NCA) tha se “profesionalizmi i pamĂ«shirshĂ«m” qĂ« kanĂ« sjellĂ« shqiptarĂ«t nĂ« kultivimin e kanabisit, u ka mundĂ«suar atyre tĂ« zhvendosin vietnamezĂ«t si ofruesit kryesorĂ« vendas tĂ« drogĂ«s nĂ« Britani.

Bandat shqiptare tĂ« specializuara mĂ« parĂ« pĂ«r kokainĂ«n u transferuan tek kanabisi sepse ishte “me rrezik shumĂ«, shumĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«t”.

Kanabisi sjell një fitim të mirë për shkak të kërkesës së lartë. Britanikët konsumojnë 240 ton drogë, me vlerë 2.4 miliardë paund në vit dhe ky aktivitet nuk kërkon transport të rrezikshëm ndërkufitar sepse është një prodhim vendas, sipas NCA.

Ata janĂ« rekrutuar si punĂ«torĂ« nĂ« “fermat” ilegale tĂ« kanabisit tĂ« ngritura nĂ«pĂ«r shtĂ«pi me qira ose ndĂ«rtesa industriale tĂ« pashfrytĂ«zuara pĂ«r tĂ« prodhuar bimĂ« kanabisi me vlerĂ« deri nĂ« 2 milionĂ« paund, tĂ« cilat mund tĂ« rriten dhe korren nĂ« vetĂ«m 12 javĂ«.

Kjo rritje në industrinë e prodhimit të kanabisit është zbuluar nga një investigim i fshehtë në një kanal sekret në shërbimin e koduar të mesazheve, Telegram. Ai përdoret nga më shumë se 700 shqiptarë për të shkëmbyer informacione mbi operacionet e tyre të kanabisit.

Bisedat midis anëtarëve të grupit përqendrohen tek kimikatet më të mira për rritjen e bimëve, mënyrën më efektive për të korrur kanabisin, mënyrën e sigurimit të pronave për prodhimin e drogës dhe madje edhe pse harqet janë më të mira se armët për të mbrojtur të korrat e tyre nga bandat rivale.

AnĂ«tarĂ«t e grupit rrĂ«fejnĂ« aty edhe grabitjet ku punĂ«torĂ«ve tĂ« “fermĂ«s” sĂ« kanabisit u janĂ« prerĂ« gishtat dhe pronarĂ«ve u kanĂ« kĂ«rkuar shumĂ« pesĂ«shifrore tĂ« fitimeve.

Rritja e numrit të shqiptarëve që kaluan Kanalin në vitin 2022, kur 12.685 persona arritën në Britaninë e Madhe me varka të vogla, ka siguruar një furnizimin të gatshëm punëtorësh të paligjshëm, të aftë në teknologjinë hidroponike që kërkohet për të rritur bimët në dhomat e errëta të shtëpive ku të gjitha dritaret janë të vulosura.

Kjo ka çuar në rritjen e fokusit të policisë në prodhimin vendas të kanabisit.

Rreth 29 shqiptarë u dënuan vetëm në korrik për prodhim të paligjshëm të drogës. Kjo u pasua nga 24 shqiptarë të tjerë që u paraqitën para gjykatave në gusht. Kjo përfaqëson gati 1 shqiptar në ditë.

Rreth 101 emigrantĂ« shqiptarĂ« tĂ« paligjshĂ«m u dĂ«nuan me mĂ« shumĂ« se 300 vjet burg nĂ« 3 muaj e fundit tĂ« vitit tĂ« kaluar. Tre tĂ« katĂ«rtat e tyre u dĂ«nuan pĂ«r vepra tĂ« lidhura me prodhimin e kanabisit nĂ« tĂ« gjithĂ« AnglinĂ« dhe Uellsin nĂ« “shtĂ«pi bari”.

Shumë nga emigrantët e paligjshëm u rekrutuan nga bandat pasi një aksion i qeverisë kundër punës në të zezë e bëri të vështirë për ta gjetjen e punës.

Gjobat për bosët që punësojnë emigrantë të paligjshëm janë trefishuar deri në 60 mijë £ për punëtor duke i lënë ata jashtë bizneseve.

Policia është e shqetësuar se Telegrami është bërë një platformë e përshtatshme për kriminelët. Ka 900 milionë përdorues, por vetëm rreth 100 punonjës.

Pavel Durov, themeluesi i Telegram me origjinë ruse, u arrestua në Francë këtë verë për dështim e tij për të luftuar përdorimin e platformës së tij për krime, duke përfshirë edhe përhapjen e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve.

Kanali i shqiptarĂ«ve ka emrin “Kusho”, qĂ« do tĂ« thotĂ« “kushĂ«ri” dhe Ă«shtĂ« pseudonimi qĂ« shqiptarĂ«t pĂ«rdorin pĂ«r t’iu drejtuar njĂ«ri-tjetrit.

Aktualisht ka 703 anëtarë që ndajnë informacione se si të prodhohet sasia maksimale e kanabisit, nga mbjellja e farave, tek rritja e bimëve.

Postimet nĂ« kanal u mblodhĂ«n nga njĂ« reporter shqiptar i cili u infiltrua nĂ« grup. “TĂ« gjithĂ«, ju duhet tĂ« dini si tĂ« rrisni “trĂ«ndafila”, thotĂ« njĂ« nga organizatorĂ«t e kanalit.

Një tjetër anëtar renditi 6 kimikatet kryesore që kishin rezultuar më efektive për rritje të shpejtë dhe të shëndetshme.

NjĂ« video demonstronte mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« prerĂ« gjethet thata nga njĂ« bimĂ« kanabisi, ndĂ«rsa njĂ« anĂ«tar tjetĂ«r me pseudonimin “Bushi 06”, ofronte fidanĂ« kanabisi pĂ«r 5ÂŁ dhe mburrej se kishte shitur 700 copĂ« deri mĂ« tani.

NĂ« diskutimet mes shqiptarĂ«ve se si tĂ« mbronin “fermat”, njĂ«ri shpjegon se ishte mĂ« mirĂ« tĂ« shpenzoje 337 ÂŁ pĂ«r njĂ« hark me fuqi tĂ« lartĂ« sesa pĂ«r njĂ« armĂ«, sepse kapja me njĂ« hark kishte njĂ« dĂ«nim mĂ« tĂ« vogĂ«l. Disa dukeshin mĂ« pak tĂ« shqetĂ«suar se policia do tĂ« zbulonte plantacionet e tyre tĂ« paligjshme sesa nga sulmet dhe grabitjet nga bandat rivale.

“Shumica e grabitjeve nĂ« shtĂ«pitĂ« e kanabisit po ndodhin nĂ« Leicester. I kanĂ« prerĂ« gishtat njĂ« punĂ«tori shqiptar”, – thotĂ« njĂ« anĂ«tar i grupit. “Policia nuk Ă«shtĂ« problem i madh” – thotĂ« njĂ« shqiptar me bazĂ« nĂ« LondĂ«r duke pĂ«rdorur pseudonimin “Deni”. “Problemi kryesor janĂ« grabitĂ«sit qĂ« tani po pĂ«rdorin dronĂ« pĂ«r tĂ« identifikuar shtĂ«pitĂ«. Ata zbulojnĂ« nxehtĂ«sinĂ« e bimĂ«ve pĂ«rmes çative tĂ« shtĂ«pive”, shton ai.

Të tjerë ankohen se pronarët po i paguanin pak për përdorimin e pronave të tyre ose kërkonin një ulje të fitimeve.

“PronarĂ«t nĂ« LondĂ«r po paguajnĂ« 4000 ÂŁ nĂ« muaj pĂ«r njĂ« shtĂ«pi. Nuk ia vlen fare”, – thotĂ« njĂ«ri. NjĂ« tjetĂ«r shkruan: “Deri mĂ« tani kam investuar 31 000 ÂŁ nĂ« njĂ« shtĂ«pi, duke pĂ«rfshirĂ« 12 mijĂ« pĂ«r mbylljen e saj dhe 12 mijĂ« pĂ«r dritat. Nuk e di nĂ«se do m’i kthejĂ« paratĂ«. Agjencia qĂ« kam marrĂ« me qira shtĂ«pinĂ« po kĂ«rkon 9000 paund kur produkti tĂ« jetĂ« gati pĂ«r korrje.”

VerĂ«n e kaluar, policia nisi operacionin “Mille” pĂ«r tĂ« goditur fermat e kanabisit nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar.

Mes të burgosurve ishte Nard Nidri, 34 vjeç, i cili hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022 dhe jetoi në Birmingham.

Më pas u transferua në Swansea, ku punoi në një lavazh makinash, përpara se të rekrutohej në një fermë kanabisi.

Ai ishte njĂ« nga 4 “kopshtarĂ«t” e burgosur pĂ«r njĂ« total prej 6 vjetĂ«sh nĂ« gusht, pasi policia i arrestoi nĂ« njĂ« pronĂ« nĂ« Neath, nĂ« Uellsin jugor.

Dy dhoma dhe papafingo ishin pĂ«rshtatur dhe izoluar pĂ«r tĂ« rritur bimĂ« me njĂ« vlerĂ« prej 85 000 ÂŁ. Duke i dĂ«nuar ata, gjykatĂ«si Geraint Walters tha se fermat e kanabisit qĂ« drejtoheshin nga bandat kriminale shqiptare kishin arritur “nivele epidemike” dhe sipas gjykimit tĂ« tij “ishin kthyer nĂ« njĂ« industri”.

Ai sugjeroi qĂ« autoritetet tĂ« shikojnĂ« sektorin e banesave me qira, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se teksa tĂ« ashtuquajturit “fermerĂ«â€ tĂ« kanabisit shpesh paraqiteshin nĂ« gjykatĂ«, pronarĂ«t dhe tĂ« tjerĂ«t qĂ« merrnin para nga qiraja e pronave qĂ« pĂ«rdoreshin pĂ«r mbjelljen e bimĂ«ve, rrallĂ« e bĂ«nin kĂ«tĂ«./DailyMail

The post Daily Mail: ShqiptarĂ«t i marrin tregun e drogĂ«s vietnamezĂ«ve. ‘Kushot’ mĂ«sojnĂ« si rriten ‘trĂ«ndafilat’ appeared first on Gazeta Si.

Shqiptarët janë më pak skeptikë në rajon ndaj medias. Rritet besimi tek portalet

30 September 2024 at 11:09

Nga Gazeta ‘SI’- Besimi i shqiptarĂ«ve nĂ« media Ă«shtĂ« rritur pĂ«rgjatĂ« vitit 2024.

Sipas anketës së kryer nga Barometri i Ballkanit, 56% e shqiptarëve të anketuar besojnë informacionet që marrin nga televizioni apo radio (pa përfshirë atë publik). Një vit më parë, ky tregues ishte 50%.

Krahasuar me rajonin, shqiptarët janë më pak skeptikët ndaj medias. Qytetarët e Kosovës kanë normën më të ulët të besimit në media, me 27%.

Anketa tregon një rritje të fortë të besimit ndaj mediave online, portaleve. Gjatë 2023-shit vetëm 25% e të anketuarve i shikonin si të besueshme portalet, ndërsa në 2024-n, përqindja është rritur në 43%. Gjithsesi, më shumë se gjysma, 52% nuk i besojnë portaleve.

Vendet fqinje janë shumë më pak të prirura të besojnë portalet, sipas anketës.

Nga ana tjetër, Barometri tregon një rënie të besimit në median e shkruar, nga 38% një vit më parë në 37% gjatë 2024-s.

ShqiptarĂ«t kanĂ« perceptuar mĂ« pak “fake news” gjatĂ« kĂ«tij viti, 50% e tyre, ndĂ«rsa njĂ« vit mĂ« parĂ« ky tregues ishte 66%.

Shqiptarët kanë një nivel të lartë besueshmërie edhe tek njerëzit që ata ndjekin në mediat sociale dhe 54% e tyre i besojnë informacionet që ato shpërndajnë. Mesatarja e rajonit për këtë tregues është 55%.

The post Shqiptarët janë më pak skeptikë në rajon ndaj medias. Rritet besimi tek portalet appeared first on Gazeta Si.

Dasma sekrete e vajzës së Schumacherit, detajet dhe kufizimet esktreme të ceremonisë në Palma de Majorka!

30 September 2024 at 11:06

Nga Gazeta ‘Si’- Gina Maria Schumacher, vajza e kampionit tĂ« F1, Michael Schumacher, dhe Iain Bethke janĂ« martuar. Dasma ishte njĂ« ngjarje e veçantĂ« e mbajtur nĂ« njĂ« ambient ekskluziv dhe privat. Çifti nĂ« fakt ka zgjedhur si lokacion njĂ« vilĂ« luksoze nĂ« Palma de Mallorca, nĂ« kodrat e Port d’Andratx, tĂ« blerĂ« nĂ« vitin 2017 nga gruaja e Schumit, Corinne, nga presidenti i Real Madrid Florentino Perez pĂ«r njĂ« shumĂ« afĂ«r 30 milionĂ« euro.

Shtëpia luksoze është 15,000 m2, me dy pishina, një helikopter, një palestër dhe një kopsht të madh me palma.

Familja Schumacher ka mbajtur gjithmonĂ« njĂ«farĂ« fshehtĂ«sie pĂ«r jetĂ«n e tyre personale dhe sĂ«rish informacioni i dalĂ« pĂ«r martesĂ«n e Gina ishte i kufizuar. Ishte njĂ« dasmĂ« intime dhe me klas, me praninĂ« e mundshme tĂ« Michael Schumacher, i cili prej disa kohĂ«sh Ă«shtĂ« nĂ« gjendje delikate shĂ«ndetĂ«sore. Sipas Bild, familja i kĂ«rkoi stafit qĂ« t’i dorĂ«zonte smartfonin e tyre pĂ«rpara se tĂ« hynin nĂ« vilĂ«, ndoshta pĂ«r tĂ« shmangur fotot. Kjo zgjedhje drastike mund tĂ« bĂ«jĂ« qĂ« njeriu tĂ« mendojĂ« pĂ«r praninĂ« e kampionit tĂ« F1 dhe mbi tĂ« gjitha lidhet me atĂ« qĂ« ndodhi pak kohĂ« mĂ« parĂ« kur tre persona kishin tentuar tĂ« shantazhonin familjen duke kĂ«rcĂ«nuar se do tĂ« publikonin fotot private tĂ« kampionit tĂ« Ferrarit. Ata kĂ«rkuan 15 milion euro pĂ«r tĂ« mos i postuar në  “DarkĂ«eb”, rrjetin e errĂ«t. TĂ« tre personat pĂ«rfunduan nĂ« gjyq, por episodi tĂ«rhoqi vĂ«mendjen te familja e cila u detyrua tĂ« merrte masa mĂ« tĂ« larta mbrojtjeje.

Dasma e vajzës së tij Gina me Iain Bethke

Gina Schumacher dhe Iain Bethke u takuan teksa frekuentonin të njëjtinn klub të kalërimit, në ndjekje të pasionit të tyre të madh që me kalimin e kohës më vonë u bë punë. Dasma u organizua me shumë kujdes dhe vëmendje ndaj detajeve, nusja kishte veshur një fustan elegant të bardhë të përshtatur me petale të dizajnuara nga stilisti Enzoani, ndërsa kateringu u kujdes nga shefja e njohur Macarena De Castro. Dhëndri kishte veshur një kostum britanik të modës së lartë me shirita me një jelek gri që përputhej me kravatën. Dasma e Gina Schumacher pati bllokues valësh dhe frekuencash ndaj paisjeve elektronike për të siguruar një ngjarje krejtësisht private.

Nuk dihet ende nĂ«se Michael Schumacher ishte i pranishĂ«m nĂ« ceremoni, por prania e njĂ« platforme helikopteri nĂ« vilĂ« mund ta kishte lehtĂ«suar ardhjen e tij nĂ« diskrecion tĂ« plotĂ«. NĂ« dasmĂ« morĂ«n pjesĂ« edhe anĂ«tarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« familjes, si Mick dhe Ralf Schumacher. Gina orĂ«t e fundit ka publikuar njĂ« mesazh nĂ« rrjetet sociale pĂ«r tĂ« ndarĂ« me ndjekĂ«sit gĂ«zimin e saj nĂ« dasmĂ«. Duke komentuar njĂ« çift tĂ« xhiruar ku ishte ajo me bashkĂ«shortin e saj: “PĂ«rgjithmonĂ« me ty, po pĂ«rgjithmonĂ«â€. MĂ« pas postimi u shpĂ«rnda nĂ« story nga vĂ«llai i saj Mick, i cili shtoi: “Jam vĂ«rtet i lumtur pĂ«r ju tĂ« dy.”

Kush është Iain Bethke, dhëndri i ri i Michael Schumacher

Një kërcyes i talentuar që konkurroi në shfaqe kërcimesh me kuaj. Iain është pronar i një kompanie kuajsh, IB Horses, e specializuar në stërvitjen dhe shitjen e kuajve. Me një jetë të ndarë mes Zvicrës dhe fermës së tyre në Teksas, çifti i është përkushtuar intensivisht kalërimit, me Gina Maria që ka mbledhur tituj të shumtë ndërkombëtarë dhe Ian drejton kompaninë e tij të kuajve.

Të dy kanë ndërtuar një jetë që pasqyron rrënjët e tyre dhe dashurinë e tyre për kuajt. Gina është gjithashtu një kalorëse e mirë, një pasion i trashëguar nga nëna e saj Korina. Vajza e Schumacher ka fituar gara të shumta gjatë viteve, duke përfshirë Kampionatin Botëror të Reining FEI në Zvicër në vitin 2017. Në shkurt 2018, ajo u nderua me një medalje të artë në Kuajt Novice të Shoqatës Kombëtare të Kuajve Reining, pastaj fitoi edhe Kampionatin Botëror për të rinj kalorës në 2018.

The post Dasma sekrete e vajzës së Schumacherit, detajet dhe kufizimet esktreme të ceremonisë në Palma de Majorka! appeared first on Gazeta Si.

Revista “Soon magazine”/ Linda Rama: Ka ardhur koha tĂ« flasim njĂ«soj pĂ«r tĂ« ardhmen e vajzave dhe djemve

By: Nevila
28 September 2024 at 12:09

Linda Rama, bashkĂ«shortja e kryeministrit Edi Rama, ka dhĂ«nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r revistĂ«n “Soon magazine”.

Kush është Linda Rama, gruaja e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama?

Linda është një ekonomiste, e diplomuar në vitin 1987 në Universitetin e Tiranës. Ajo ka një Master në Ekonomi nga Universiteti i New  Yorkut dhe Universiteti Qendror Evropian (1993) dhe një Doktoratë në Shkencat Ekonomike (1996). Ka shërbyer si lektore në Financat Ndërkombëtare dhe Financat Publike në Universitetin e Tiranës, si dhe në Politikat Publike dhe Menaxhimin e Riskut Publik në Universitetin Evropian të Tiranës.

Nga viti 1993 deri në vitin 1999, Linda ishte Kryetare e Privatizimit të Kompanive të Mëdha dhe Strategjike dhe Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Privatizimit, duke kontribuar ndjeshëm në reformën e privatizimit masiv dhe duke zhvilluar teknikat e privatizimit për kompanitë e mëdha dhe strategjike, përfshirë rindërtimin financiar dhe menaxhimin e riskut, si dhe themelimin e Regjistrit të Aksioneve dhe Tregut të Aksioneve të Tiranës.

Linda është bashkëthemeluese dhe një nga think tank-et e para në Shqipëri, të  Qendrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor (HDPC) dhe ka kontribuar për një kohë të gjatë në aktivitetet e saj. Ajo është autore, bashkë autore dhe eksperte në shumë studime, kërkime dhe dokumente politike në fushat e Qeverisjes, Zhvillimit Njerëzor, Tregut të Punës, Edukimit, Mirëqenies Sociale dhe Zhvillimit të Sektorit Privat në Shqipëri dhe rajonin përreth.

Linda Rama Ă«shtĂ« gjithashtu njĂ« nga bashkĂ«themelueset e AleancĂ«s Shqiptare pĂ«r FĂ«mijĂ«t dhe avokate e nismĂ«s “Sky Say Yes For Children”, me njĂ« angazhim tĂ« gjatĂ« nĂ« aktivizmin pĂ«r çështjet e tĂ« drejtave tĂ« njeriut dhe shoqĂ«risĂ« civile, veçanĂ«risht nĂ« lidhje me tĂ« drejtat e fĂ«mijĂ«ve dhe grave.

Linda Rama, si mund ta shpjegosh këtë valë solidarizimi dhe interesi për Shqipërinë që po rritet jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën? A ecin së bashku shqiptarët dhe solidariteti, dorë për dore?

Në këto 35 vjet tranzicioni, ne shqiptarët kemi arritur të përballojmë dy sfida historike: të hapim dyert e botës për veten tonë dhe të sjellim botën në derën tonë.

Faza e parë filloi në korrik 1990, kur mijëra shqiptarë mbushnin oborret e ambasadave në Tiranë dhe hipnin  në anijet në Durrës për të shpëtuar nga izolimi komunist dhe varfëria. Më pas, për shumë vite, dhjetëra mijëra shqiptarë të tjerë çdo vit merrnin malet, detin dhe qiellin me padurim për të jetuar ëndrrën evropiane ose amerikane.

PĂ«rmes pĂ«rpjekjeve tĂ« panumĂ«rta, ata arritĂ«n tĂ« fitonin tĂ« drejtĂ«n e qytetarisĂ« nĂ« vendet qĂ« kishin zgjedhur tĂ« jetonin, duke pĂ«rballuar male dhe dete paragjykimesh.  Teorikisht, nĂ« vitin 1990, me rĂ«nien e izolimit komunist, ShqipĂ«ria hapi dyert e saj pĂ«r botĂ«n. TĂ« parĂ«t qĂ« erdhĂ«n ishin institucionet ndĂ«rkombĂ«tare dhe disa tĂ« huaj qĂ« vinin pĂ«r punĂ«. PĂ«r mĂ« shumĂ« se njĂ« çerek shekulli, turistĂ«t e vetĂ«m nĂ« ShqipĂ«ri ishin shqiptarĂ«t qĂ« jetonin jashtĂ«, kur vizitonin familjet e tyre, ose shqiptarĂ«t nga rajoni. Mbaj mend njĂ« bisedĂ« mes kolegĂ«sh rreth vitit 2008, tĂ« shqetĂ«suar qĂ« bota pothuajse nuk na njihte, dhe se çdo herĂ« qĂ« pĂ«rmendeshim nĂ« mediat ndĂ«rkombĂ«tare, kjo ndodhte zakonisht pĂ«r shkak tĂ« disa shkeljeve pĂ«rtej kufirit. Po kĂ«rkonim mĂ«nyra pĂ«r ta ndryshuar kĂ«tĂ« imazh. Diskutuam gjate derisa njĂ« nga kolegĂ«t e mi tha: “Mos u pĂ«rpiq tĂ« gjesh njĂ« zgjidhje; imazhi i ShqipĂ«risĂ« do tĂ« ndryshojĂ« kur ShqipĂ«ria tĂ« ndryshojĂ«.”

Shqipëria ka ndryshuar. Sot, Shqipëria është e vizitueshme, e reklamueshme dhe e jetueshme. Rritja e simpatisë dhe interesit për Shqipërinë në Evropë dhe në botë është rezultat i asaj që Shqipëria ofron sot: natyrë, histori, kulturë, shërbime, sport, argëtim, rehati, aventurë, infrastrukturë, arkitekturë, punë dhe siguri. Në Shqipëri, je i sigurt kudo dhe nuk ke arsye të ndihesh i pasigurt. Të sjellësh botën në derën e Shqipërisë dhe të bësh të njohur këtë vend të vogël në botë, besoj se ka qenë rrugëtimi më i paimagjinueshëm, më i vështirë dhe më i dhimbshëm i tranzicionit, që shënon gjithashtu fundin e izolimit ekstrem komunist. Deri para një dekade, ne ishim në rastin më të mirë një potencial; sot, jemi një realitet turistik me shumë mundësi të tjera ende të pashfrytëzuara. Ajo që ka ndodhur në dekadën e fundit është një produkt i prekshëm i vizionit zhvillimor të lidershipit politik dhe i punës së jashtëzakonshme të shqiptarëve, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, gjatë këtyre tre dekadave postkomuniste.

Si një grua e lindur dhe e rritur në Shqipëri, ju keni bërë një kalim të suksesshëm pas-komunist. Cila është vizioni juaj për të ardhmen e grave në Shqipëri?

 Unë u rrita me një gjyshe që punonte me kohë të plotë në shtëpi, e cila investoi të gjithë talentin, inteligjencën dhe autoritetin e saj në familje, pa pasur kurrë mundësinë të provonte veten përtej atyre mureve. Nëna ime është gruaja tipike e realizmit socialist. Ajo punonte në punë dhe në shtëpi, pa e hequr kurrë vëmendjen dhe kujdesin për mirëqenien tonë, duke na inkurajuar të arsimohemi dhe duke na ushqyer ndjenjën e punës dhe përgjegjësisë. Jeta për gratë gjatë komunizmit ishte e vështirë dhe e mundimshme, deri në atë pikë sa çdo grua në ato dekada meritonte të quhej heroinë. Nëna ime ka bërë vetëm një punë gjatë gjithë jetës së saj, atë të zgjedhur nga shteti për të. Sot, duke e parë atë në të tetëdhjetat e saj, si arrin të shfrytëzojë të gjitha avantazhet që teknologjia ofron për informacionin, komunikimin dhe zgjidhjet, ndiej keqardhje që nuk pati mundësinë të zbulonte veten dhe të përdorte potencialin e saj të plotë. Megjithatë, ajo pati fatin të shihte vajzat e saj më të arsimuara se ajo, që bënin punën e zgjedhur prej tyre dhe jo atë që do të kishte zgjedhur shteti ose ideologjia për to, duke përballuar një tranzicion jashtëzakonisht të vështirë në çdo kuptim. Ndërsa për vajzën time dhe dy mbesat, spektri i të drejtave është i pakrahasueshëm, po ashtu si dhe mundësitë ku ato mund të lundrojnë dhe të jetojnë ëndrrat dhe pasionet e tyre. Ajo që përshkrova më sipër është zhvilluar në kontekste shumë komplekse dhe të vështira, me përpjekje gjigante për të arritur në botën e qytetëruar, duke luftuar çdo ditë me të kaluarën e komplikuar otomano-komuniste.

Sot, ende ka vajza dhe gra që përballen me pasojat e kësaj të kaluare, por gjithashtu ekziston një ushtri e madhe vajzash dhe grash të angazhuara në arsim, shëndetësi, shërbime sociale, drejtësi, art e kulturë, deri në nivelet më të larta të administratës publike, qeverisjes dhe politikbërjes. Një përparim kaq i qartë dhe një forcë kaq e madhe e kësaj ushtrie më bën të besoj se të gjitha vajzat dhe gratë e së ardhmes do të kenë kaluar pragun e nënshtrimit dhe do të jenë të afta të krijojnë jetën që zgjedhin, dhe jo atë që është zgjedhur për to. Ndërkohë, asnjë vizion për të ardhmen e grave nuk mund të ndahet nga vizioni për të ardhmen e djemve. Ka ardhur koha të flasim njësoj për të ardhmen e vajzave dhe djemve.

The post Revista “Soon magazine”/ Linda Rama: Ka ardhur koha tĂ« flasim njĂ«soj pĂ«r tĂ« ardhmen e vajzave dhe djemve appeared first on Gazeta Si.

❌
❌