Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 September 2024Main stream

Video / Letra e Bërnabiç që demaskon manipulimin e Ramës

By: user 2
20 September 2024 at 14:02

Sa më shumë kalon koha, aq më tepër hapja e arkivave me qëndrimet e Edi Ramës për Kosovën tradhëton autorin e tyre. Këtë e provon edhe debati që po zhvillohet ditët e fundit midis Prishtinës dhe Brukselit, lidhur me tërheqjen ose jo të një letre që ish kryeministrja serbe Ana Bërnabiç, i dërgoi BE-së, duke bërë hapa pas nga njohja e marëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, për normalizimin e marëdhënive me Kosovën.

Më 6 shtator, në Prishtinë i dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, deklaroi se Serbia e ka tërhequr letrën e kryeministres së atëhershme, Ana Bërnabiç. Qeveria e Kosovës mohoi të ekzistojë një dokument për këtë zbrapsje. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka rrefuzuar të përgjigjet për temën, ndërsa Beogradi zyrtar nuk ka bërë asnjë hap konkret për tërheqjen e saj.
Por, në këtë pikë mw e rëndësishme sesa polemika rreth letrës është përmbajtja e këtij dokumenti që në fakt hedh në erë dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

Lexo me tej:

Rama-Kurti / Autopsia e marrëdhënies mes dy kryeministrave

Në dokumentin e dhjetorit të vitit të shkuar, Bërnabiç theksonte se Marrëveshja është e pranueshme për Serbinë vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës. Aty, po ashtu, thuhet se Beogradi nuk pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara apo në mekanizma dhe në agjenci që ekzistojnë në kuadër të OKB-së.

Pra mesazhi është nuk ka njohje as “de jure” as “de facto” dhe nuk pranohet futja e Kosovës në OKB. Por pikërisht për këto dy elementë thelbësorë, kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar krejt të kundërtën. Në 8 qershor 2023, ai shpalli me bujë se kishte propozuar një draft të shkëlqyer për asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Nuk dihet nëse këtë hap e hodhi për ti bërë bërë qefin Vuçiçit, që ato kohë deklaronte se për të marveshja ka vetëm një prioritet nga të 11 pikat e saj, pra themelimin e shoqatës së komunave serbe, apo se në kulmin e skandalit McGonigal i bëri një koncesion amerikanëveqë i kërkuan ti bënte presion Albin Kurtit.

Deliri/ Ndërkombëtarët detyruan Kurtin të pranonte asocacionin e Ramës

Por një gjë është e qartë: për të arritur qëllimin e tij të dyshimtë, se Kosova duhet të pranojë me çdo kusht asocicacionin, Edi Rama u detyrua të futet në një sërë manipulimesh e gënjeshtrash.
‘Krijimi i asocacionit është përfundimisht çelësi për të hapur derën e afirmimit ndërkombëtar të republikës së Kosovës, e njohjes së saj nga të gjithë, e uljes së saj në OKB dhe të gjitha forumet ndërkombëtare, dhe e njohjes së ndërsjelltë me Serbinë”, tha ai para gazetarëve në konferencën e 8 qershorit 2023. Eshtë mirë të rishikohen edhe sot pamjet video që Lapi.al ka nxjerrë nga thëniet e asaj dite (këtu poshtë).

Për këdo që ka sadopak njouri për çështjen e Kosovës, deklarata e Ramës u dukën që atëherë absurde. Së pari sepse kurdoherë Beogradi e ka deklarauar troç se nuk e njeh Kosovën të cilën vazhdon ta ketë ka pjesë të kushtetutës së vet. Së dyti sepse as marrëveshjae Brukselit, me një nga pikat asociacionin, ndryshe nga ç’premtonte Rama, nuk e obligon për një gjë të tillë. Dhe së treti se edhe sikur qeveria Kurti të pranonte menjëherë dhe pa kushte themelimin e shoqatës së komunave me shumicë serbe, nuk do kishte asnjë garanci se kjo mund të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në pranimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ashtu siç pretendonte Rama. Aty Kosova mbahet peng nga vetoja e dy shteteve armiqësore që se njohin pavarsinë e saj, si Rusia dhe Kina. Pra edhe sikur ajo të bëjë një sakrificë duke pranuar planin perendimor, kjo nuk do të thotë se të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, me të drejtë vetoje, do të jenë dakort.

Pikërisht këto të vërteta që dihen botërisht i konfirmoi edhe letra që ish kryeministrja serbe i dërgoi BE-së në dhjetor ku thoshte se e pranonte marëveshjen, por ama pa njohje dhe pa OKB.

Kosova pretendon se nuk është tërhequr/ Ç’po ndodh me letrën e Bërnabiçit

Prandaj rihapja e diskutimit rreth saj e nxjerr kryeministrin tonë në një dritë të keqe. Sepse për të këmbëngulur në pranimin e asociacionit, një ide që sipas sondazheve rrefuzohet nga afro 90% e kosovarëve, ai u detyrua të flasë për premtime që nuk ia rrokte mendia askujt. E nëse sot mund të diskutohet për misterin e qëllimeve që e shtynë Ramën për ta bërë këtë, një gjë është e sigurtë, përdorja prej tij e armëve të manipulimit dhe mashtrimit që kuprohet se në dëm të kujt shkonin.

©Lapsi.al

The post Video / Letra e Bërnabiç që demaskon manipulimin e Ramës appeared first on Lapsi.al.

❌
❌