Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Ish-e dashura akuzon priftin e Lushnjës: E kemi bërë edhe në kishë

By: user 6
17 September 2024 at 22:52

Në Fiks Fare mbërrin një denoncim nga zonja Pranvera e cila akuzon për mashtrim priftin Arkip Koçi. Sipas saj ajo ka patur një lidhje jashtëmartesore me priftin prej 5 vitesh, por që tani e ka ndërprerë. Ajo e akuzon se e ka mashtruar duke i premtuar se do të jetonin bashkë dhe si rezultat ajo ka prishur familjen e saj duke u ndarë nga burri dhe fëmijët.

“Më premtoi se do jetonte me mua, madje më ka dhuruar edhe unazën e mamasë së tij. Disa herë kemi kryer marrëdhënie seksuale edhe brenda në kishë në dhomën e rinisë dhe ai ka qenë me rrobat e priftit”, – tregon Pranvera.

Pranverën gjatë denoncimit të saj e shoqëronte edhe ish-bashkëshorti i cili e njeh Arben Koçin ose siç njihet me emrin e pagëzimit Arkip Koçi.

“Nuk e kisha kuptuar lidhjen e tyre, por shihja që Pranvera gjente çdo lloj justifikimi të mundshëm që të shkonte në Lushnje”, tregon ai.

Arkip Koçi është prift në Kishën Orthodhokse “Shën Gjergji dhe Shën e Premte” në Lushnje. Vend të cilin Pranvera e përmend që është përdhosur nga figura e priftit, pasi brenda në kishë kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Po si nisi historia e tyre?

“Unë e njoh Arbenin që vajzë e re dhe kemi pasur një lidhje në atë kohë, por më pas rrugët tona u ndanë dhe ne ndërtuam jetë dhe familje secili më vetë. Pas shumë kohësh rikthehem në kishën në Lushnje se do pagëzoja nipin dhe e ritakoj aty. Që asaj dite ne kemi komunikuar rregullisht filluam dhe historinë tonë të dashurisë që zgjati 5 vjet. Ai më premtoi se do të jetonte me mua thjesht po priste sa të rregullonte edhe djalin në shkollë”, tregon Pranvera.

Emri/ “Kemi bërë s*ks në kishë, më ndau nga

Ndërkohë ish-bashkëshorti i saj tregon se ajo mundohej gjatë kësaj kohe të organizonte shumë dreka darka familjare ku ishte i pranishëm prifti dhe se shpesh i thoshte se po komunikonte në internet me të, por që e kishte vetëm shok. Edhe pse më vonë familjet respektive e kishin zbuluar lidhjen e fshehtë të priftit me Pranverën dhe aty filluan edhe kërcënimet sipas denoncueses.

“Familjet tona e morën vesh, madje gruaja e atij dhe fëmijët më shkruanin mesazhe kërcënuese që ndahuni , por ne nuk u ndamë”, tregon Pranvera.

Emri/ “Kemi bërë s*ks në kishë, më ndau nga

Zonja vuri në dispozicion të Fiksit disa foto intime të sajat. Këto foto janë shkëputur nga momente të marrëdhënies së tyre intime në disa video live me priftin Arkip Koçi. Fiksi iu drejtua kishën në Lushnje ku gjeti priftin Arkip Koçi. Bashkë me Pranverën ata patën një ballafaqim ku denoncuesja i përmendi çdo gjë të historisë së tyre, por edhe marrëdhëniet seksuale që kishin patur në shtëpinë e Zotit.

Prifti Koçi mohoi gjithçka dhe tha se e ka vetëm shoqe asgjë më shumë. I vënë përball fotove seksuale që Pranvera i vuri në dispozicion Fiksit, prifti u justifikua se ato ishin fotomontazh.

Emri/ “Kemi bërë s*ks në kishë, më ndau nga

“I ka marrë fotot nga meshat që unë kryej dhe i ka vënë me atë përmbajtje intime”, shprehet prifti. Ndërsa për mesazhet që i kishin dërguar familjarët e tij Pranverës në Facebook duke e kërcënuar atë të largohej prej priftit, nuk dha asnjë përgjigje. Pranvera pohoi për Fiksin se kishte denoncuar marrëdhënien e saj me priftin edhe në Mitropolinë e Fieri, por që nuk kishin marrë asnjë përgjigje. Fiksi kontaktoi me Mitropolinë e Fierit ku imzot Nikolla Hyka tha se e kanë kanë pezulluar nga puna priftin Arkip Koçi. /TCH

The post Ish-e dashura akuzon priftin e Lushnjës: E kemi bërë edhe në kishë appeared first on Lapsi.al.

“Kemi bërë s*ks në kishë”, ish-e dashura demaskon priftin në Lushnjë

By: M C
17 September 2024 at 22:40

Një denoncim i pazakontë ka mbërritur në emisionin “Fiks Fare”, ku një grua me emrin Pranvera akuzon priftin Arkip Koçi nga Lushnja për mashtrim dhe marrëdhënie jashtëmartesore.

Ajo pretendon se ka pasur një lidhje pesëvjeçare me priftin, e cila e çoi në prishjen e martesës së saj. Sipas saj, prifti i kishte premtuar që do të jetonin bashkë dhe madje i kishte dhuruar unazën e së ëmës.

Pranvera tregon se marrëdhënia e tyre përfshinte edhe momente intime brenda kishës, një detaj që ka shkaktuar zemërim. Ndërkohë, ish-bashkëshorti i saj konfirmoi se kishte vënë re sjellje të çuditshme, por nuk e kishte kuptuar lidhjen deri vonë.

“Unë e njoh Arbenin që vajzë e re dhe kemi pasur një lidhje në atë kohë, por më pas rrugët tona u ndanë dhe ne ndërtuam jetë dhe familje secili më vetë. Pas shumë kohësh rikthehem në kishën në Lushnje se do pagëzoja nipin dhe e ritakoj aty. Që asaj dite ne kemi komunikuar rregullisht filluam dhe historinë tonë të dashurisë që zgjati 5 vjet. Ai më premtoi se do të jetonte me mua thjesht po priste sa të rregullonte edhe djalin në shkollë”, tregon Pranvera.

Në ballafaqim me priftin, ai mohoi akuzat, duke thënë se ishin thjesht miq dhe se fotot intime ishin fotomontazhe. Megjithatë, pas denoncimit, Mitropolia e Fierit ka pezulluar priftin nga detyra.

The post “Kemi bërë s*ks në kishë”, ish-e dashura demaskon priftin në Lushnjë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

60-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëhelmuar në Lushnjë

By: M C
16 September 2024 at 15:42

Një ngjarje e rëndë është shënuar një ditë më parë në Lushnjë. Një 60-vjeçar dyshohet se është vetëhelmuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Ai është gjetur pa shenja jete nga famijarët, të cilët e kanë dëguar në spital, por pa rezultat.

“Ditën e djeshme, rreth orës 16:00, është dërguar nga familjarët, pa shenje jete, në spitalin e Lushnjës, shtetasi M. L., 60 vjeç, i cili dyshohet se është vetëhelmuar,” njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

The post 60-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëhelmuar në Lushnjë appeared first on Albeu.com.

Bardhi takon demokratët e Lushnjës: Është në dorën tonë që t’u fitojmë besimin qytetarëve

15 September 2024 at 19:04

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi vijon takimet si drejtues politik i PD-së në Fier, teksa ka zhvilluar një takim me demokratët e Lushnjës. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se u ka ritheksuar se sipas tij, qytetarët e ndershëm i kanë sytë nga opozita dhe PD-ja, teksa është në dorë […]

The post Bardhi takon demokratët e Lushnjës: Është në dorën tonë që t’u fitojmë besimin qytetarëve appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, të lënduarit dërgohen me urgjencë në spital

By: V K
15 September 2024 at 14:47

Ditën e sotme, një aksident midis dy mjeteve u regjistrua në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë mbikalimit të fshatit Zhamë.

Një mjet tip Volkswagen, i marrë me qira, në të cilin udhëtonin dy turistë polakë kanë goditur nga pas një automjet top Renault.

Si pasojë e goditjes kanë mbetur të plagosur dy turistët dhe drejtuesi i mjetit dhe që të tre janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Aktualisht, të lënduarit janë nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i përplasjes janë krijuar radhë të gjata.

Grupi hetimor në vendngjarje po dokumenton ngjarjen. Nga të dhënat paraprake mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, me të cilën lëviznin shtetasit polakë dhe lagështia në rrugë.

Lagështia në rrugë dhe pakujdesia e drejtuesve, ka shkaktuar dhe dy aksidente të tjera një në hyrjen jugore të Lushnjes dhe një në unazën e re të qytetit, aksidente të cilat fatmirësisht kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

The post Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, të lënduarit dërgohen me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Lushnje/ Konsumoi fotoksinë, humb jetën 63-vjeçari

By: E.K
14 September 2024 at 12:42

Lushnjë/Informacion paraprak Në Spitalin Rajonal Lushnjë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi A. B., 63 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë). Pavarësisht ndihmës mjekësore, ky shtetas ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

The post Lushnje/ Konsumoi fotoksinë, humb jetën 63-vjeçari appeared first on FaxWeb.

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, aksidentohet biznesmeni Kristian Boçi bashkë me dy fëmijët e mitur

By: E.K
13 September 2024 at 13:33

Identifikohen personat e përfshirë në aksidentin e ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë mëngjesin e sotëm. Mësohet se drejtuesi i automjetit është Kristian Boçi, i cili në momentin e aksidentit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur. Policia njofton se të tre personat janë dëmtuar lehtë dhe ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. […]

The post Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, aksidentohet biznesmeni Kristian Boçi bashkë me dy fëmijët e mitur appeared first on FaxWeb.

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, plagoset Kristian Boçi dhe dy fëmijët e mitur

By: V K
13 September 2024 at 09:17

Këtë të premte, një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje. Automjeti tip Mercedez me targa AA 334 RP, ka humbur kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta, duke përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Drejtuesi i automjetit Kristian Boçi, në momentin e aksidentit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur dhe pas aksidentit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht, dyshohet shkak eshte bere lagështia dhe shpejtësia e lartë. Pranë spitalit të Lushnjes mësojmë se dy fëmijët dhe drejtuesi, janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor, janë në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit.

The post Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, plagoset Kristian Boçi dhe dy fëmijët e mitur appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Lushnje, 45-vjeçari gjendet pa shenja jete

By: V K
31 August 2024 at 15:00

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gjyshaj të Lushnjës. Sipas komunikatës, mbrëmjen e së premtes G.GJ., 45-vjeç, është gjetur nga familjarët pa shenja jete.

Policia thotë se të paktën nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak është bërë rrufeja për ndarjen nga jeta të 45-vjeçarit.

Teksa lidhur me ngjarjen hetimet vijojnë, një grup i posaçëm hetimor është ngritur dhe po merret me zbardhjen e detajeve.

Njoftimi:

Në datën 30.08.2024, rreth orës 22:00, në fshatin Gjyshaj, Lushnjë, është gjetur nga familjarët dhe kryeplaku i fshatit, pa shenja jete, shtetasi G. Gj., rreth 45-vjeç. Nga hetimet paraprake, ky shtetas dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja

The post E rëndë në Lushnje, 45-vjeçari gjendet pa shenja jete appeared first on Albeu.com.

❌
❌