Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Fero pranon se është në depresion të thellë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi

By: D Marku
17 September 2024 at 11:30

Reperi i njohur shqiptar, Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, ka bërë një thirrje publike për ndihmë, duke zbuluar se është duke kaluar një periudhë të vështirë emocionale dhe është në depresion të rëndë.

Përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, Fero ka kërkuar ndihmën e mediave vendore për ta mbështetur në një çështje të rëndësishme, që dëshiron ta bëjë publike.
Ai thekson se po përballet me një padrejtësi që, sipas tij, po i bëhet nga organet e drejtësisë.

“I thërras të gjitha mediat që të më lajmërohen sepse jam në shqetësim të madh, është duke më u bërë një padrejtësi shumë e madhe prej organeve të ligjit zbatues më saktësisht Gjykatës së Gjilanit. Jam i thyer emocionalisht shumë dhe jam në depresion të rëndë”, ka shkruar reperi nga Gjilani në mesazhin e tij të sinqertë.

Ky njoftim ka ngjallur shqetësim te fansat dhe ndjekësit e tij, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje për artistin në këtë periudhë të vështirë.

Situata mbetet e paqartë për momentin, ndërsa pritet të zbulohet më shumë për të hedhur dritë mbi rrethanat e plota të çështjes.

The post Fero pranon se është në depresion të thellë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi appeared first on Albeu.com.

Putin shton presionin: Urdhëron rritjen e numrit të ushtarëve në 1.5 milionë

By: user 8
16 September 2024 at 16:43

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar ushtrinë ruse të hënën ta rrisë numrin e trupave me rreth 180.000 persona, për ta arritur një numër të përgjithshëm të tyre prej 1.5 milionë.

Putini e dha këtë urdhër ndërkohë që lufta e Moskës në Ukrainë po shkon drejt vitit të tretë.

Urdhri i Putinit, i publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë ruse, do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor. Me këtë urdhër, numri i përgjithshëm i personelit të ushtrisë ruse do të arrijë në gati 2.4 milionë, përfshirë 1.5 milion trupa. Ai e ka urdhëruar Qeverinë t’i sigurojë fondet e nevojshme për ushtrinë.

Putin kishte dhënë urdhër për rritjen e numrit të trupave ruse edhe dhjetorin e kaluar, kur përmes një dekreti kishte kërkuar që numri i përgjithshëm i personelit të ushtrisë ruse të rritej në 2.2 milionë, përfshirë 1.32 milion trupa.

Ushtria ruse është duke e kryer një ofensivë në lindje të Ukrainës, ku trupat e saj kanë çarë përpara dukshëm në muajt e fundit.

Në qershor, Putini tha se gati 700.000 trupa ruse janë të përfshira në atë që Kremlini e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Pasi i thirri 300.000 rezervistë për t’u përballë me kundërofensivën ukrainase në pranverën e vitit 2022, autoritetet ruse vendosën që t’i mbushin radhët e trupave që luftojnë në Ukrainë me ushtarë vullnetarë, të cilët janë joshur kryesisht nga pagat e larta.

Shumë komentues lufte kanë theksuar se Kremlini ka ngurruar të thërrasë më shumë rezervistë, duke iu druajtur destabilizimit në vend sikurse kishte ndodhur më 2022, kur qindra mijëra njerëz ikën nga Rusia për ta shmangur thirrjen në luftë.

Mungesa e personelit ushtarak është përmendur më së shumti si arsyeja kryesore për suksesin e inkursionit të Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë, i cili nisi më 6 gusht.

Kremlini nuk ka dashur t’i rizhvendosë trupat nga lindja e Ukrainës dhe për këtë është mbështetur në përforcime nga zonat e tjera për ta frenuar inkursionin ukrainas.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të hënën se i ka rimarrë nën kontroll dy fshatra nga forcat ukrainase në Kursk./rel

The post Putin shton presionin: Urdhëron rritjen e numrit të ushtarëve në 1.5 milionë appeared first on Lapsi.al.

Mark Zuckenberg bën deklaratën e fortë: Biden-Harris ushtruan presion për të censuruar amerikanët

By: V K
27 August 2024 at 09:11

Drejtori i Përgjithshëm i Meta, Mark Zuckerberg, pranoi me një letër se kompania e tij, “Facebook”, ishte nën presion nga administrata Biden-Harris për të censuruar amerikanët, veçanërisht në lidhje me përmbajtjen e COVID-19.

Gjithashtu, Zuckerberg e pranoi këtë me një letër drejtuar Kryetarit të Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve, Jim Jordan, më shumë se një vit pasi i dha komisionit mijëra dokumente si pjesë e hetimit të tij për moderimin e përmbajtjes në platformat online.

Së bashku me dokumentet, tha shefi ekzekutiv i Meta, kompania ka siguruar një duzinë punonjësish që të jenë në dispozicion për intervista të transkriptuara, duke theksuar bashkëpunimin e Meta-s me hetimin.

“Po flitet shumë tani rreth mënyrës se si qeveria amerikane ndërvepron me kompani si Meta dhe unë dua të jem i qartë për pozicionin tonë”, shkroi Zuckerberg.

Ai shtoi se “platformat tona janë për të gjithë ne jemi për të promovuar fjalën dhe për të ndihmuar njerëzit, të lidhen në një mënyrë të sigurt.

Si pjesë e kësaj, ne dëgjojmë rregullisht nga qeveritë në mbarë botën dhe të tjerë me shqetësime të ndryshme rreth diskursit publik dhe sigurisë publike”.

Ai i tha Jordan-it se në vitin 2021 “zyrtarë të lartë” nga administrata e Biden dhe Shtëpia e Bardhë, “u bënë presion në mënyrë të përsëritur ekipeve tona, për muaj të tërë për të censuruar disa përmbajtje të COVID-19, duke përfshirë humorin dhe satirën”.

Kur Facebook nuk u pajtua me censurën, tha Zuckerberg, administrata e Biden shprehu shumë zhgënjim.

Në fund të fundit, ishte vendimi ynë nëse do të hiqnim ose jo përmbajtjen dhe ne marrim vendimet tona, duke përfshirë ndryshimet që lidhen me COVID-19 që bëmë në zbatimin tonë në vazhdën e këtij presioni”, shkroi Zuckerberg.

“Unë besoj se presioni i qeverisë ishte i gabuar dhe më vjen keq që nuk ishim më të hapur për këtë”, shtoi ai.

Në vijim CEO i Meta-s shprehet; “gjithashtu mendoj se kemi bërë disa zgjedhje që, me përfitimin e informacionit të ri, nuk do t’i bënim sot”.

“Siç u thashë ekipeve tona në atë kohë, ne nuk duhet të komprometojmë standardet tona të përmbajtjes ndaj presionit nga çdo administratë në të dyja drejtimet”, shtoi ai.

Komiteti fillimisht thirri Mete-n për dokumente dhe informacione më 15 shkurt 2023, në lidhje me moderimin e përmbajtjes dhe angazhimet e kompanisë me pushtetin ekzekutiv për të censuruar fjalën.

Në atë kohë, komiteti po hetonte nëse dhe në çfarë mase dega ekzekutive ushtronte presion, ose punonte me kompanitë private për të mbytur ose shtypur disa lloje fjalimesh me kërkesë të qeverisë, gjë që mund të ishte një shkelje e Amendamentit të Parë.

The post Mark Zuckenberg bën deklaratën e fortë: Biden-Harris ushtruan presion për të censuruar amerikanët appeared first on Albeu.com.

❌
❌