Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 October 2024Main stream

Rritet numri i pacientëve me probleme me zemrën, shkaqet që ndikojnë

By: fra nc
2 October 2024 at 16:21

Numri i pacientëve me sëmundje kardiovaskulare po rritet çdo ditë. Mjekët thonë se kjo është pasojë e diagnostikimit dhe trajtimit më të mirë, por stili i jetesës ka ndikim të konsiderueshëm.

Mjeku Bernard Shehu deklaron për Euronews Albania: “Faktorët e lidhur me stilin e jetesës, abuzimi me substancat si droga dhe alkooli janë rreziqe për sëmundjet kardiovaskulare. Një diagnostikim i mirë ndihmon në rritjen e numrit të diagnostikimeve.”

Mesatarisht, bëhen 10 urgjenca kardiake çdo ditë. Mjekët janë të shqetësuar se sëmundjet kardiake po prekin individë gjithnjë e më të rinj, përfshirë pacientë 25-vjeçarë me infarkt akut të miokardit.

“Abuzimi me drogën, veçanërisht me kokainën, ndikon drejtpërdrejt në shfaqjen e infarktit të miokardit dhe sëmundjeve koronare në moshat e reja,” tha Shehu.

Sipas mjekëve, zemra jep sinjale kur po vuan, ndaj duhet ta dëgjojmë.

“Çdo dhimbje gjoksi e lidhur me përpjekjen fizike duhet të merret seriozisht. Është një urgjencë; duhet të thërrasim 127,” deklaroi kardiologu Shehu.

Vitet e fundit, Shqipëria është renditur mes vendeve me rrezik të lartë për sëmundjet e zemrës, me rreth 3000 infarkte në vit, nga të cilat 12% nuk e kalojnë dot.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritet numri i pacientëve me probleme me zemrën, shkaqet që ndikojnë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌