Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 September 2024Main stream

Vajzat zgjedhin shkolla profesionale, Cërrik: Rriten me 40% regjistrimet për bujqësi

26 September 2024 at 17:22

Në shkollat profesionale në vend gjithmonë kanë dominuar djemtë, ndërsa vitet e fundit ky trend është zbehur paksa.

Këtë e tregon më së miri kërkesa e vajzave për degët veterinari dhe bujqësi në shkollën profesionale të Cërrikut. Këtë vit, krahasuar me vjet janë 40% më shumë vajza që janë regjistruar në shkollë.

“Nuk zgjodha të studioj në gjimnaz, por të shkoja në një shkollë profesionale dhe të studioj mjekësi veterinare për faktin se dua që pasionin që kam pasur që në moshë të vogël ta kthej në profesion”, thotë Amelia Rusta, nxënëse e shkollës “Mihal Shahini”, Cërrik.

Dy prej vajzave i gjejmë duke punuar, tashmë në vitin e katërt për veterinari, ato tregojnë dijet e marra përgjatë viteve dhe arsyet e kësaj zgjedhje.

“Unë e kam zgjedhur shkollën sepse isha me afër me tregun e punës dhe ne zonën që unë jam është e kërkueshme dhe ka nevojë për profesioniste. Në këto katër vite kam marrë provojë profesionale që sot jam gati për tregun e punës”, shprehet Xhensila Salla, nxënëse e shkollës “Mihal Shahini”, Cërrik.

Drejtoresha e shkollës tregon se suprizohet çdo ditë nga dëshira e vajzave për të qenë pjesë aktive e mësimit.

“Shkolla ka drejtim bujqësor dhe ofron drejtimin bujqësi dhe veterinari dhe për regjistrimet këtë vit mund të themi që kanë ecur mirë. Ajo që vlen për t’u përmendur është rritja e numrit të vajzave, pra ne sot kemi rreth 40% me shumë që frekuentojnë drejtimin veterinari”, tregon Erina Disho, drejtoreshë e shkollës “Mihal Shahini”.

Shkolla e Cërrikut ka marrëveshje bashkëpunimi me 11 biznese me te cilët krijohet ura lidhëse për nevojat dhe punësimin e studentëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vajzat zgjedhin shkolla profesionale, Cërrik: Rriten me 40% regjistrimet për bujqësi appeared first on Euronews Albania.

❌
❌