Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Prokuroria e Përgjithshme nuk do marrë pjesë me ekspertë në komisionin “Xhafaj”

4 October 2024 at 12:07

Prokuroria e Përgjithshme është shprehur në një reagim për Euronews Albania se as ky institucion nuk do të marrë pjesë me ekspertë në komisionin Antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Prokuroria njofton më tej se ka njoftuar komisionin për caktimin e pikave të kontaktit të institucionit sipas fushave përkatëse të ekspertizës.

“Prokuroria e Përgjithshme ka shprehur vullnetin të bashkëpunojë me Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” për çdo çështje të natyrës teknike që lidhet me kuadrin kushtetues e ligjor brenda të cilit funksionon prokuroria dhe sistemi i drejtesisë.

Prokuroria nuk do të marrë pjesë me ekspertë si pjesë të nëngrupit të punës së komisionit, por ka njoftuar komisionin për caktimin e pikave të kontaktit të institucionit sipas fushave përkatëse të ekspertizës, të cilët do të bashkëpunojnë me komisionin në formën e dhënies së opinioneve mbi produktet e punës së këtij të fundit në të gjitha rastet që do t’u kërkohet prej tij”.

Kujtojmë se më herët kanë refuzuar të marrin pjesë në komisionin Aktikorrupsion edhe SPAK, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Prokuroria e Përgjithshme nuk do marrë pjesë me ekspertë në komisionin “Xhafaj” appeared first on Euronews Albania.

❌
❌