Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 September 2024Main stream

Studentët nuk rritin qiratë, agjentët imobilarë: Preferojnë më shumë konvikte sesa shtëpi

By: M C
23 September 2024 at 19:59

Gjatë muajit shtator, studentët që vinë nga rrethet e vendit, kërkojnë të akomodohen në Tiranë, në prag të nisjes së vitit të ri akademik. Ndërsa gjatë viteve të fundit janë përballur me rritje të konsiderueshme të çmimit të qirave të banesave, këtë vit situata duket se ka ndryshuar.

Sipas agjencive imobilare, në këtë periudhë, ndryshe nga viti i kaluar çmimi i qirave në treg mbetet i stabilizuar. Për këtë duket se kanë ndikuar ndërtimi i konvikteve të reja, të cilat ofrojnë çmime të lira dhe kushte të mira për studentët. Por sa variojnë çmimet e qirave në Tiranë?

Edhe këtë vit kërkesat më të larta të studentëve janë për zonat periferike, për shkak të çmimit më të lirë. Për ekspertët e tregut të banesave, nuk pritet të ketë tendencë rritje të çmimit edhe në muajt në vijim.

The post Studentët nuk rritin qiratë, agjentët imobilarë: Preferojnë më shumë konvikte sesa shtëpi appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Asabella tregon trendin: Adoleshentët marrin shtëpi me qira dhe konsumojnë drogë

By: rom ario
21 September 2024 at 21:44

Lediona Asabella, punonjëse sociale në Gjimnazin ‘Besnik Sykja’ në Tiranë, është shprehur se është përhapur një trend i ri te gjimnazistët, të cilët bëhen grupe nga 10 veta dhe marrin shtëpi me qira ditore, ku konsumojnë lëndë të ndryshme narkotike.

Komentet Asabella i bëri në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, ku tha se kjo metodë e bën më të vështirë që ata të kuptohen nga prindërit apo të afërmit që po konsumojnë drogë.

Ajo tha gjithashtu se në këto raste prindërit janë në vështirësi nëse duhet t’i lejojnë ose jo, duke menduar se nëse nuk i lejojnë të shkojnë në këto ambiente, do i ndajnë nga shoqëria.

“Gjimnazistët përveçse vijnë me ato bebet e syrit që janë fare të papërqëndruar dhe që zyshat i kuptojnë dhe thonë ‘shiko se filan nxënës e shikoj të shpërqëndruar dhe ka ndryshim të sjelljes’. Ajo që vë re është se një trend i ri i të rinjve sot është që të marrin ambiente me qira, kur e kanë mundësinë ekonomike.

Bashkohen 10 veta dhe e bëjnë festën në një ambient të mbyllur ku dikush i sjell këto karamele dhe të gjitha gjërat dhe nuk kuptohet shumë. Pra sado të jetë prindi i vëmendshëm, ajo nuk tregtohet lirshëm. Ajo vjen në forma të ndryshme. Marrin një shtëpi me qira, mblidhen 20 veta. Aty mund të qëndrojnë një natë. Prindi është në atë dyzimin, ‘ta lej, mos t’ja prish, se grupi e kërkon, gjithë grupi shkon, nuk po e lë vetëm’.

Kjo është e njëjta gjë me telefonin që thonë ‘t’ja blej se gjithë grupi e ka’ dhe fillon varësia. Ajo që më kanë thënë është se është shumë trend sëfundmi. Marrin një ambient, ose vilë që është larg që Policia të ndërhyjë dhe i marrin këto ambiente dhe si fillim i nisin këto gjëra”, tha Asabella.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Asabella tregon trendin: Adoleshentët marrin shtëpi me qira dhe konsumojnë drogë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌