Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu afatshkurtra

By: user 11
18 September 2024 at 07:08

Këtë të mërkurë vendi ynë do të këtë mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu të cilat nisën që në mesnatë në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e para të mëngjesit reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurta në të gjithë territorin. Gradualisht ato do të ulin intensitetin por do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në lugina, male dhe bregdet hera-herës arrin shpejtësi 8-14m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-3ballë. Temperaturat parashikohen me rritje të lehtë në orët e mëngjesit ku vlerat minimale do të jenë jo më të ulëta se 10 °C (kjo për zonat malore), si dhe pa luhatje të ndjeshme në vlerat e mesditës ku temperaturat maksimale nuk pritet ti kalojë 27°C(kryesisht bregdeti dhe zonat e ulëta).

The post Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu afatshkurtra appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Reshje e masa ajrore nga Poli i Veriut, meteorologia Porja: Si pritet moti këtë javë

By: rom ario
16 September 2024 at 10:03

Meteorologia Lajda Porja është shprehur se java që sapo ka nisur pritet të ketë një larmishmëri stinësh brenda ditës.

Komentet Porja i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se gjatë kësaj jave do të ketë alternim të reshjeve të shiut dhe të ftohtit gjatë mbrëmjeve e mëngjeseve, me diell dhe temperatura të larta gjatë mesditës.

Ajo tha gjithashtu se prej të martës pasdite reshjet e shiut pritet të intensifikohen, duke u shtuar dukshëm gjatë ditës së enjte.

Sipas Porjas, në disa zona malore ka pasur edhe reshje dëbore, për shkak të masave ajrore të ftohta që vijnë nga Poli i Veriut.

“Sot parashikohet që maksimumi të regjistrohet 27 gradë. Nesër pasdite parashikohet që të kemi një sistem vranësirash që do të sjellë reshje të martën pasdite, të mërkurën dhe të enjten. Të enjten do të rriten temperaturat, në zonat malore shkon në 10-11 gradë dhe maksimumi shkon në 28-29 gradë.

Do ta specifikoja një javë tipike vjeshte. Nga e marta e deri në fundjavë do të ketë reshje, kryesisht në zonat qëndrore dhe jugore. Orët e para të mëngjesit dhe mbrëmjet vonë do të jenë mjaft të freskëta. Do të kemi brenda 24 orëve një larmi të stinëve.

Të martën gjatë natës dhe të mërkurës do të kemi erë të fortë. Ka patur reshje të pakta dëbore në majat e maleve, për shkak se të shtunën dhe të dielën patëm një rënie të ndjeshme temperaturash. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e një mase të ftohtë që vjen nga Poli i Veriut duke u futur drejt Ballkanit”, tha Porja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Reshje e masa ajrore nga Poli i Veriut, meteorologia Porja: Si pritet moti këtë javë appeared first on Euronews Albania.

Parashikimi i motit 15 Shtator 2024, reshje shiu dhe shtrëngata

By: V K
15 September 2024 at 07:21

Ditën e sotme në vendin tonë, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Durrës dhe Tiranë, si dhe reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në shumicën e qarqeve.

Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata në shumicën e qarqeve.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim kryesor verilindje dhe juglindje dhe shpejtësi mesatare 5-12, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës problematike dhe shpejtësi deri në 12-18m/s.

Temperaturat minimale dhe maksimale pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 20 °C,

në vendet e ulëta: 14 / 19 °C dhe

në vendet malore: 6 / 15 °C.

 

The post Parashikimi i motit 15 Shtator 2024, reshje shiu dhe shtrëngata appeared first on Albeu.com.

Reshje shiu dhe erëra të forta/ Moti i keq përfshin territorin e Bashkisë Shkodër, pemët bien mbi makina

By: V K
13 September 2024 at 09:26

Moti i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu, erë e fortë dhe shtrëngata, ka përfshirë gjithë vendin.

Si pasojë e këtyre kushteve të vështira atmosferike, janë evidentuar disa dëme në unazën perëndimore të qytetit, ku disa pemë janë rrëzuar.

Një prej tyre ka rënë mbi një automjet të parkuar, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Drejtoria e Shërbimeve dhe Punëve Publike, ka qenë në terren që në orët e para të mëngjesit, duke punuar për pastrimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq.

 

The post Reshje shiu dhe erëra të forta/ Moti i keq përfshin territorin e Bashkisë Shkodër, pemët bien mbi makina appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 12 shtator 2024, vranësira dhe reshje shiu

By: V K
12 September 2024 at 07:22

Vendi ynë, vijon nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, pritet të jetë me  reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër dhe reshje të dobëta në pjesën tjetër të qarqeve, por lokalisht mesatare në qarkun Lezhë.

Herë pas here priten intervale me kthjellime, ku më të theksuara do të paraqiten në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta.

Parashikohet orët e vona të mbrëmjes, të sjellin grumbullim të vranësirave në të gjithë territorin, duke gjeneruar shira me intensitet mesatar në zonat veriore dhe veriperëndimore duke sjellë përmbytje në këto rajone.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët deri në 30°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Berat dhe Elbasan.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

The post Parashikimi i motit 12 shtator 2024, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 11 Shtator 2024, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

By: V K
11 September 2024 at 07:28

Orët e paradites mbeten nën ndikimin kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta të cilat hera herës do të zhvillohen duke sjellë reshje të pakta. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë shtim të vranësirave në zonat jugore duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere në skajin jugor ndërsa zonat veriore dhe qendrore mbeten me reshje të pakta dhe të izoluara. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C vlera më e ulët në qytetin e Peshkopisë deri në 29°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në Sarandë. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

The post Parashikimi i motit 11 Shtator 2024, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 9 Shtator 2024, vranësira dhe reshje shiu në formën e shtrëngatave

By: V K
9 September 2024 at 07:29

Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht kthjellët më pas zhvillim të vranësirave, të cilat do të jenë mesatare dhe tëdendura.

Duke filluar prej mesditës reshje shiu me intensitet të ulët në jug të vendit. Gradualisht reshjet fitojnë intensitet dhe shtrihen në pothujase të gjithëterritorin në formën e shtrëngatave të herëpasherëshme shkarkesa elektrike si dhe rrebeshe të shpejta.

Në intervale afatshkurtra prezencë e breshërit kryesisht nërelieve malore. Gjatë orëve të mesnatës në perëndim dhe në jug, në intervale të shkurtra kohore reshjet parashikohen me intensitet deri të lartë dhe problematike.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3–8 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era shfaqet intensive me shpejtësi 9–17 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

The post Parashikimi i motit 9 Shtator 2024, vranësira dhe reshje shiu në formën e shtrëngatave appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 6 Shtator 2024/ Reshje shiu dhe breshër, si priten të jenë temperaturat

By: V K
6 September 2024 at 07:26

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Sipas SHMU, moti do të jetë me alternime vranësirash, si dhe kthjellime pas orëve të mesditës.

Në këtë kuadër, parashikohen reshje të herëpasherëshme shiu prej orëve të mesnatës përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin deri në orët e mesditës.

Gjithashtu, priten hera-herës shtrëngata me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në orët e pasdites, reshjet humbasin intensitet dhe lokalizohen kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e cila në momentin e zhvillimit të vranësirave dhe përgjatë bregdetit, fiton shpejtësi 6-10m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 15 deri 31°C

në zonat e ulëta 16 deri 32°C

në zonat bregdetare 20 deri 34°C

The post Parashikimi i motit 6 Shtator 2024/ Reshje shiu dhe breshër, si priten të jenë temperaturat appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 29 Gusht 2024/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona

By: V K
29 August 2024 at 07:39

Vendi ynë, në pjesën e parë e ditës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, deri në orët e mesditës pothuajse i gjithë vendi pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

Intervalet e gjata me diell më të dukshme do të jenë në zonat bregdetare.

Ndërsa pas mesdites parashikohet që vranësirat të shfaqen në të gjithë territorin. Pasditja sjell zhvillime të vranësirave, duke gjeneruar reshje shiu në gjysmën Lindore të Shqipërisë dhe pjesërisht në ultësirën Perëndimore.

Reshjet më të fokusuara do të jenë në zonat Juglindore dhe Veriore, ku dhe priten rrebeshe shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Perëndimor -Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

The post Parashikimi i motit 29 Gusht 2024/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona appeared first on Albeu.com.

❌
❌