“Vetëm me dhunë ikën ky” – Protestuesit mblidhen para selisë së PD
Opozita do të zhvillojë sot në orën 18:00 një protestë para Kryeministrisë që pritet të shtrihet edhe në lokacione të tjera të kryeqytetit.
Protestuesit e PD kanë nisur të mbërrijnë nga rrethet për t’u tubuar në Tiranë në protestën e parë kombëtare të PD për sezonin e vjeshtës që përkon edhe nisjen e sesionit të ri parlamentar.
Grumbullimi i protestuesve po bëhet në disa vendndodhje në Tiranë. Një pjesë e tyre po grumbullohet në sheshin para selisë së Partisë Demokratike, ku pritet t’i bashkohen edhe drejtuesit e PD-së, ndërkohë që pjesa tjetër ndodhet te sheshi Skënderbej dhe bulevardi para Kryeministrisë.
“Vij nga Elbasani, jam pensionist, do t’i kërkoj me çdo formë të drejtat e mia. Nuk ka duartrokitje, vetëm me dhunë ikën ky, se me dhunë i ka marrë. Me gjak i kanë marrë gjërat”, tha për gazetarin Ardit Hoxha një nga protestuesit para selisë së PD.
Rreth 1500 forca të policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati ka siguruar momente nga përgatitja e forcave të policisë në terren me maska kundërgaz, makinat ujëhedhëse dhe deri te snajperët e RENEA-s të pozicionuar mbi Kryeministri.
Protesta vjen si një reagim ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e cila ka rritur tensionet politike pas dënimit të deputetit Ervin Salianji me një vit burg nga Gjykata e Apelit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nga maskat kundërgaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestë
- Përgatitjet e fundit për protestën, drejtuesit e lartë të PD mblidhen në seli
The post “Vetëm me dhunë ikën ky” – Protestuesit mblidhen para selisë së PD appeared first on Euronews Albania.