Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 September 2024Main stream

Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në Shën Mari të Tiranës

By: gaze tare
25 September 2024 at 17:49

Një zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik ka dalë në dritë në Shën Mëri të Tiranës. Arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik pranë IKTK-së kanë realizuar me sukses një gërmim, ku u zbulua një varrezë që daton në dy periudha historike të rëndësishme: periudhën helenistike dhe mesjetare. Gjatë gërmimeve, arkeologët kanë zbuluar struktura funerare që përmbanin enë qeramike, stoli prej argjendi, bronzi, hekuri dhe qelqi, si dhe armë dhe objekte personale.

Stolitë e zbuluara në varret mesjetare ngjajnë me ato të kulturës Arbërore të gjetura më parë në Koman, Krujë, Lezhë dhe Përmet, duke treguar për një shpërndarje të gjerë kulturore në Shqipëri.

Për herë të parë gjetjet e kulturës Arbërore zbulohen në zonën e Tiranës, duke i shtuar vlerë të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore të kryeqytetit. Këto gjetje unike ofrojnë mundësi të mëdha për të studiuar mënyrën e jetesës dhe zakonet e të dy periudhave.

The post Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në Shën Mari të Tiranës appeared first on iconstyle.al.

❌
❌