Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 5 October 2024Main stream

Biden i shqetësuar për zgjedhjet: Do jenë të lira, por jo paqësore

By: fra nc
5 October 2024 at 14:50

Me një paraqitje surprizë në sallën e konferencave për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden komentoi zhvillimet e fundit, nga përgatitjet për zgjedhjet presidenciale të nëntorit deri tek konfliktet në Lindjen e Mesme.

Sa i takon procesit të ardhshëm elektoral, ai u shpreh i shqetësuar kur tha se nuk e di se si do të shkojë ai.

“Kam besim se zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme, por nuk e di nëse do të jenë paqësore. Fjalët e thëna nga Donald Trump janë shumë të rrezikshme”, deklaroi Biden.

Ai shtoi se nuk e di me siguri kur u pyet nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po mban pezull një marrëveshje armëpushimi në Gaza, në mënyrë që të influencojë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

“A po përpiqet ai të ndikojë në zgjedhje? Nuk e di, por nuk besoj”, u shpreh Biden, i cili më pas i dërgoi një mesazh aleatit të tij të vjetër.

“Asnjë administratë nuk e ka ndihmuar Izraelin më shumë se administrata ime. Asnjë, asnjë dhe asnjë. Dhe Netanyahu duhet ta ketë parasysh këtë”, vijoi Biden.

Disa demokratë kanë shprehur shqetësimin se Netanyahu po injoron thirrjet e presidentit amerikan për të negociuar një marrëveshje armëpushimi, në mënyrë që të dëmtojë shanset e partisë në nëntor, duke favorizuar kështu Donald Trump.

Nga ana e tij, ky i fundit ka deklaruar se Izraeli duhet të sulmojë impiantet bërthamore iraniane për t’u hakmarrë për sulmin me raketa të Republikës Islamike.

“Përgjigjja duhet të jetë: godisni centralet në fillim dhe shqetësohuni më pas”, iu përgjigj Trump personave që e pyesnin në një miting në Karolinën e Veriut, nëse ishte dakord me qëndrimin e Biden kundër një opsioni të tillë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Biden i shqetësuar për zgjedhjet: Do jenë të lira, por jo paqësore appeared first on Euronews Albania.

❌
❌