Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Main stream

49 mijë fermerë përfituan subvencione – AZHBR: U financuan 1,7 mld lekë nga Skema Kombëtare e Investimeve

By: SCAN TV
7 October 2024 at 13:59
Ernilda Luzi/Scan   Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural vijon punën për disbursimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024, ku deri më sot janë 49,000 fermerë të financuar me një fond prej 1.7 miliardë lekësh. Në Skemën Kombëtare 2024 ofrohet mbështetje për tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), bletarinë, fermat organike, bimët mjekësore – aromatike, si...

A po rimëkëmbet euro? – Me mbarimin e efektit sezonal, fillon të “zbutet” forcimi i mëtejshëm i lekut

By: SCAN TV
7 October 2024 at 13:52
Ledina Elezi/SCAN   Monedha evropiane ka vijuar të këmbehet me më pak se 100 lekë edhe në javën e parë të tetorit, por duke fituar një farë qëndrueshmërie dhe një prirje më të lehtë rënëse në krahasim me muajin shtator. Gjatë shtatorit, kursi i këmbimit është karakterizuar nga një rënie e vazhdueshme e euros kundrejt lekut. Referuar të dhënave nga...

Bizneset, në “garë” për importin e pajisjeve – Duhet të prenotojnë kuotat për të futur në Shqipëri frigoriferë e kondicionerë

By: SCAN TV
7 October 2024 at 13:05
Ola Mitre / SCAN   Çdo vit në Shqipëri do lejohet të importohet vetëm një sasi e caktuar frigoriferësh apo kondicionerësh. Kjo, pasi këto pajisje përmbajnë gaze të fluoruara, që janë gaze me efekt serrë dhe kanë ndikim të lartë negativ në ngrohjen globale. Vendi ynë është angazhuar në reduktimin e tyre, teksa vitin e kaluar u miratua edhe ligji...

“Gjimshiti do të jetë mungesë e madhe”, Ajeti: Besoj te fitorja kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë

By: Oldi
7 October 2024 at 13:15

Mbrojtësi i Shqipërisë, Arlind Ajeti ishte pjesë e konferencës për media ku deklaroi se ka besim që do të fitojnë ndeshjes kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë. “Është akoma herët për të thënë ndonjë gjë për ekipin se nuk kanë ardhur të gjithë, i dimë cilësitë tona dhe mund tja dalim ndaj çdokujt, por nuk do të […]

The post “Gjimshiti do të jetë mungesë e madhe”, Ajeti: Besoj te fitorja kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë appeared first on BoldNews.al.

Pushimet e shqiptarëve “nxisin” kartonin jeshil – Janar-gusht, 312 mijë individë kanë siguruar mjetin për daljet jashtë vendit

By: SCAN TV
7 October 2024 at 12:57
Hamit Yzeiraj/SCAN   Rreth 312 mijë shtetas shqiptarë, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet jashtë territorit të vendit me mjetet e tyre personale, kanë marrë kartonin jeshil. Kjo tendencë tregon një rritje të dukshme në numrin e shqiptarëve që preferojnë të udhëtojnë me automjetin e tyre, një vendim që ka sjellë përfitime të ndjeshme për sektorin e sigurimeve. Sipas...

Ndryshojnë procedurat për deklarimin e TVSH-së – Tatimet, kritere të reja risku për të evidentuar shmangien e bizneseve

By: SCAN TV
7 October 2024 at 12:51
Elisabeta DOSKU/ SCAN   Administrata tatimore do të aplikojë kritere të reja risku që synojnë të evidentojnë shmangien e deklarimit dhe pagesës së TVSH nga bizneset në disa sektorë. Kriteret do të marrin për bazë disa elementë të ndryshëm, si numër i lartë punonjësish, blerje mbi kufirin e TVSH-së, qarkullim të deklaruar në mënyrë të vijueshme në kufi të pragut...

Kur do të ndodhë anëtarësimi në BE? – Shqiptarët besojnë deri në 2030, ndërsa Serbia thotë “kurrë”

By: SCAN TV
7 October 2024 at 12:38
Armela Duka/SCAN   Sipas të dhënave të fundit të Barometrit të Ballkanit, shqiptarët mbeten optimistë lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke besuar fort se ky proces do të ndodhë shumë shpejt. Në Shqipëri, 34% e qytetarëve presin që vendi të jetë pjesë e BE-së deri në vitin 2030, duke u dalluar si më optimistët në rajon. Po...

“Degët e UBT ofrojnë punësim të sigurt” – Sallaku: Këtë vit nis zbatimi i marrëveshjes me universitetin BOKU

By: SCAN TV
7 October 2024 at 12:37
Lidion Kulla/Scan    Regjistrimet e reja në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë pak a shumë në të njëjtën linjë me vitet e kaluara, por një panoramë më e qartë do të jetë në mbyllje të fazës së regjistrimeve. Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, i bëri thirrje të rinjve të zgjedhin degët që ofrohen në këtë universitet sepse garantojnë...

Kostoja mujore e të pasurit fëmijë, rreth 20 mijë lekë – Rënien më të madhe të konsumit e regjistruan familjet me vetëm një person

By: SCAN TV
7 October 2024 at 12:31
Xhorxhina Deda/SCAN   Mesatarsisht, në vitin 2023, një familje shqiptare e përbërë prej dy personash të rritur ka shpenzuar 72,792 lekë. Ndërkohë, nga ana tjetër, një familje prej dy të rriturish me fëmijë në varësi, shpenzoi rreth 92 mijë lekë, tregojnë shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave për vitin që lamë pas. Pra, diferenca në konsumin mujor mes një familje...

Si ndikoi rënia e euros në depozitat dhe kreditë? – Pavarësisht forcimit të lekut, kursimet në monedhën evropiane u rritën në gusht

By: SCAN TV
7 October 2024 at 11:40
Ledina Elezi/SCAN   Pavarësisht luhatjeve të kursit të këmbimit dhe impaktit që ky i fundit ka për paratë që qytetarët dhe bizneset kanë në sektorin bankar, nga statistikat zyrtare të Bankës së Shqipërisë rezulton se depozitat dhe kreditë në euro të individëve dhe bizneseve kanë pësuar rritje gjatë muajit gusht. Zakonisht, zhvlerësimi i monedhës evropiane mund të dekurajojë mbajtjen e...

Rruga Elbasan-Lekaj kthehet në autostradë – ARRSH hap 6 tenderë me fond limit 150 mln euro. Aksi është pjesë e korridorit VIII

By: SCAN TV
7 October 2024 at 11:39
Ola Mitre / SCAN   Aksi rrugor nga Elbasani në Rrogozhinë do të kthehet në autostradë, me të paktën 2 korsi në secilin kah lëvizjeje. Me një fond limit total prej 15 mld lekë apo rreth 150 mln euro, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur 6 tenderë për ndërtimin e kësaj rruge, që është pjesë e korridorit 8. Sipas dokumenteve të...

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!

By: SCAN TV
7 October 2024 at 09:37
  Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje pasi është blerë sot me 89.5 lekë dhe është shitur me 90.6 lekë në raport me javën që lamë pas sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane blihet sërish edhe sot me 98.5 lekë dhe shitet m e99.2 lekë pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga java e kaluar. Franga zvicerane është...

Kasami së bashku me ambasadorin e Shqipërisë shpërndanë abetaren e unifikuar: Do të punojmë që edhe librat tjerë të harmonizohen me Kosovën dhe Shqipërinë

7 October 2024 at 11:44

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në RMV, e ka shpërndarë abetaren e unifikuar me Shqipërinë dhe Kosovën, e cila do të përdoret si material shtesë nga nxënësit shqiptarë të klasës së parë.

Ambasadori i Shqipërisë Denion Meidani, u shpreh i lumtur që është pjesë e shpërndarjes së abetares së unifikuar, ndërsa theksoi se kjo për fëmijët simbolizon edhe fillimin e marrëdhënieve me gjuhën dhe traditat shqiptare, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ishte përvojë e bukur dhe emocionuese që të jem pjesë në hapat e parë të udhëtimit drejt botës së tyre të dijes dhe zbulimit të këtyre nxënësve të vegjël. Abetarja që ne japim sot është më shumë se sa një mjet ditaktit. Simbolizon fillimin e marrëdhënieve të tyre me gjuhën dhe traditat tona kombëtare. Kjo shkollë nuk është e fundit, do të vazhdojmë ta shpërndajmë abetaren në të gjithë territorin e shtetit”, tha ambasadori Meidani.

Ndërsa kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se do të vazhdojnë të punojnë që edhe librat tjerë të harmonizohen me Shqipërinë dhe Kosovën.

“Fëmijët e Maqedonisë së Veriut do të jenë të barabartë me fëmijët nga Shqipëria dhe Kosova. Është hap simbolik, por e fillojmë një proces të harmonizimit të të gjitha teksteve shkollore me Shqipërinë dhe Kosovën. Në periudhën që vjen do të punojmë që kjo abetare të jetë materiali kryesor për mësimin e gjuhës shqipe. Bëhet fjalë për material të rëndësishëm shkollor, pasi aty fillon komunikimi në gjuhën amë. Është angazhim i asaj që planifikojmë të bëjmë në periudhën e ardhshme”, tha Kasami./Telegrafi/

The post Kasami së bashku me ambasadorin e Shqipërisë shpërndanë abetaren e unifikuar: Do të punojmë që edhe librat tjerë të harmonizohen me Kosovën dhe Shqipërinë appeared first on Telegrafi.

Mbi 20 mijë studentë nisin vitin e ri akademik – Ministrja Manastirliu: Suksese në rrugëtimin drejt dijes!

By: SCAN TV
7 October 2024 at 10:42
Ernilda Luzi/ Scan   Ka nisur sot viti i ri akademik 2024-2025, ku mbi 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në bankat e auditorëve. Degët më të preferuara këtë vit për studentët janë IT dhe mjekësia, që kanë edhe numrin më të lartë të studentëve të regjistruar. Ndërsa degët e gjuhëve të huaja, programet e lëndëve...

Media britanike ‘Rest Less’: Shqipëria kryeson mes vendeve evropiane më të larmishme për t’u zbuluar

By: Kult Plus
7 October 2024 at 08:54

Udhëtimi mund të jetë i shtrenjtë, por nëse zgjidhni destinacionin tuaj me kujdes, mund të jetë më i përballueshëm nga sa mund të mendoni, shkruan Selene Nelson në një artikull të botuar në të përditshmen britanike ‘Restless”.

Ka shumë vende të mrekullueshme me kosto efektive për t’u eksploruar – shumë prej të cilave janë pikërisht në Evropë.

Si një nga kontinentet më të larmishme – nga gjuha te gjeografia te kultura – kënaqësitë dhe hijeshitë e Evropës janë të famshme në mbarë botën.

Nuk është çudi që Evropa përbën më shumë se gjysmën e të gjithë turizmit ndërkombëtar!

Ndërsa vende si Franca, Spanja dhe Italia janë disa nga destinacionet më të njohura për t’u vizituar, ato nuk janë aspak më të lirat.

Por, ju mund të shijoni pushime po aq magjike në vende të tjera evropiane, me kosto më efektive.

Nga plazhet e pacenuara me rërë të Shqiperisë te malet e thyer dhe liqenet e shndritshme të Sllovenisë – për të mos përmendur qytetet dhe qytezat e shumta të bukura në të gjithë Evropën Lindore – ky kontinent është i mbushur me vende të bukura që presin të eksplorohen me një buxhet të përballueshëm.

“Restless” e ka renditur Shqiperinë mes 12 vendeve më të lira për t’u vizituar në Evropë.

Shqipëria

E izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit përgjatë shekullit XX, Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga sekretet e ruajtura më së miri të Evropës.

Sot dyert e saj janë të hapura dhe shumë shpejt vendi do të mbipopullohet nga turistët dhe bukuritë e Shqipërisë do të bëhen më të njohura. Përpara se Shqipëria të preket nga turmat masive,  zbuloni këtë vend jashtëzakonisht të larmishëm dhe një nga enigmat më të mëdha të kontinentit.

Vija bregdetare gjarpëruese, e quajtur Riviera Shqiptare është e mbushur me plazhe ëndërrimtare me ujëra në ngjyrë blu të thellë dhe vendpushime magjepsëse, si Dhërmiu dhe Ksamili.

Akomodimi, ushqimi dhe udhëtimi janë mjaft të lira.

Në brendësi të vendit, do të gjeni male të larta, qytete kala, kështjella të rrënuara dhe rrënoja të panumërta të lashta greke dhe romake.

Nëse jeni një adhurues i historisë, aventurave apo i apasionuar pas plazhit, Shqipëria ofron gjithçka për të gjithë.

Kryeqyteti i gjallë, Tirana, është një vend i shkëlqyer për të eksploruar pjesën tjetër të Shqipërisë dhe është një nga qytetet më të përballueshme në Evropë. //a.i/

Për t’ju frymëzuar, ne ju rekomandojmë 12 vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë:

1. Shqipëria
2. Rumania
3. Republika Çeke
4. Mali i Zi
5. Hungaria
6. Portugalia
7. Polonia
8. Sllovakia
9. Bosnjë-Hercegovinë
10. Slloveni
11. Estonia

The post Media britanike ‘Rest Less’: Shqipëria kryeson mes vendeve evropiane më të larmishme për t’u zbuluar appeared first on KultPlus.

Media britanike “Rest Less”: Shqipëria kryeson mes vendeve evropiane më të larmishme për t’u zbuluar

By: V K
7 October 2024 at 07:59

Udhëtimi mund të jetë i shtrenjtë, por nëse zgjidhni destinacionin tuaj me kujdes, mund të jetë më i përballueshëm nga sa mund të mendoni, shkruan Selene Nelson në një artikull të botuar në të përditshmen britanike ‘Restless”.

Ka shumë vende të mrekullueshme me kosto efektive për t’u eksploruar, shumë prej të cilave janë pikërisht në Evropë.

Si një nga kontinentet më të larmishme nga gjuha te gjeografia te kultura, kënaqësitë dhe hijeshitë e Evropës janë të famshme në mbarë botën.

Nuk është çudi që Evropa përbën më shumë se gjysmën e të gjithë turizmit ndërkombëtar!

Ndërsa vende si Franca, Spanja dhe Italia janë disa nga destinacionet më të njohura për t’u vizituar, ato nuk janë aspak më të lirat.

Por, ju mund të shijoni pushime po aq magjike në vende të tjera evropiane, me kosto më efektive.

Nga plazhet e pacenuara me rërë të Shqiperisë te malet e thyer dhe liqenet e shndritshme të Sllovenisë, për të mos përmendur qytetet dhe qytezat e shumta të bukura në të gjithë Evropën Lindore, ky kontinent është i mbushur me vende të bukura që presin të eksplorohen me një buxhet të përballueshëm.

“Restless” e ka renditur Shqiperinë mes 12 vendeve më të lira për t’u vizituar në Evropë.

Shqipëria

E izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit përgjatë shekullit XX, Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga sekretet e ruajtura më së miri të Evropës.

Sot dyert e saj janë të hapura dhe shumë shpejt vendi do të mbipopullohet nga turistët dhe bukuritë e Shqipërisë do të bëhen më të njohura. Përpara se Shqipëria të preket nga turmat masive, zbuloni këtë vend jashtëzakonisht të larmishëm dhe një nga enigmat më të mëdha të kontinentit.

Vija bregdetare gjarpëruese, e quajtur Riviera Shqiptare është e mbushur me plazhe ëndërrimtare me ujëra në ngjyrë blu të thellë dhe vendpushime magjepsëse, si Dhërmiu dhe Ksamili.

Akomodimi, ushqimi dhe udhëtimi janë mjaft të lira.

Në brendësi të vendit, do të gjeni male të larta, qytete kala, kështjella të rrënuara dhe rrënoja të panumërta të lashta greke dhe romake.

Nëse jeni një adhurues i historisë, aventurave apo i apasionuar pas plazhit, Shqipëria ofron gjithçka për të gjithë.

Kryeqyteti i gjallë, Tirana, është një vend i shkëlqyer për të eksploruar pjesën tjetër të Shqipërisë dhe është një nga qytetet më të përballueshme në Evropë.

Për t’ju frymëzuar, ne ju rekomandojmë 12 vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë:

1. Shqipëria
2. Rumania
3. Republika Çeke
4. Mali i Zi
5. Hungaria
6. Portugalia
7. Polonia
8. Sllovakia
9. Bosnjë-Hercegovinë
10. Slloveni
11. Estonia
12. Bullgaria

The post Media britanike “Rest Less”: Shqipëria kryeson mes vendeve evropiane më të larmishme për t’u zbuluar appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Sa kushton marrëveshja e pensioneve me Italinë? – Në 7 vite pritet të alokohen 134.8 milionë euro

By: SCAN TV
5 October 2024 at 13:12
Diamila Leka/ Scan   Miratohet nga Komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali, amendamenti për alokimin e fondeve në kuadër të ratifikimit dhe zbatimit të Marrëveshjes nëpërmjet Republikës Italiane dhe Republikës së Shqipërisë për Sigurinë Sociale, e cila u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024 Kjo marrëveshje pritet të miratohet dhe nga...

Më shumë para’ të sekuestruara nga policia – MB: Gjatë 8 muajve të parë të vitit janë rritur dhe rastet e falsifikimeve

By: SCAN TV
5 October 2024 at 12:30
Hamit Yzeiraj/SCAN   Të dhënat nga Ministria e Brendshme nxjerrin në pah një rritje e ndjeshme e parave të konfiskuara në valutën euro, përveç një rritjeje të konsiderueshme të rasteve të falsifikimit. Gjatë periudhës janar-gusht të vitit aktual, Policia e Shtetit ka sekuestruar rreth 54 milionë euro, me një përqindje të habitshme prej 97% të kësaj shume e cila u...

Ministri Malaj zhvillon një takim me dhomat e tregtisë dhe shoqatat e biznesit – Në fokus, Strategjia Afatmesme e të Ardhurave 2024-2027!

By: SCAN TV
5 October 2024 at 12:11
  Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe shoqatave të biznesit. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi dhe diskutimi i draft Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027, për të cilën Ministria e Financave ka hapur procesin e konsultimit publik. Gjatë fjalës së tij, Ministri Malaj theksoi rëndësinë e konsultimit publik të draft...

Skema për vetëprodhimin e energjisë elektrike – Në 8 muaj, 1249 autokonsumatorë hodhën në rrjet 1200 mWh energji

By: SCAN TV
5 October 2024 at 12:10
Ola Mitre / SCAN   Vetëprodhuesit e energjisë elektrike kanë injektuar një sasi të vogël energjie në rrjet, çka sugjeron se pjesa dërrmuese ka qenë e nevojshme për plotësimin e nevojave të tyre. Sipas të dhënave zyrtare, në 8 muajt e parë të vitit vetëprodhuesit e lidhur në tensionin 35 KV dhe 20 KV injektuan në rrjet një total prej...
❌
❌