Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Main stream

Media britanike ‘Rest Less’: Shqipëria kryeson mes vendeve evropiane më të larmishme për t’u zbuluar

By: Kult Plus
7 October 2024 at 08:54

Udhëtimi mund të jetë i shtrenjtë, por nëse zgjidhni destinacionin tuaj me kujdes, mund të jetë më i përballueshëm nga sa mund të mendoni, shkruan Selene Nelson në një artikull të botuar në të përditshmen britanike ‘Restless”.

Ka shumë vende të mrekullueshme me kosto efektive për t’u eksploruar – shumë prej të cilave janë pikërisht në Evropë.

Si një nga kontinentet më të larmishme – nga gjuha te gjeografia te kultura – kënaqësitë dhe hijeshitë e Evropës janë të famshme në mbarë botën.

Nuk është çudi që Evropa përbën më shumë se gjysmën e të gjithë turizmit ndërkombëtar!

Ndërsa vende si Franca, Spanja dhe Italia janë disa nga destinacionet më të njohura për t’u vizituar, ato nuk janë aspak më të lirat.

Por, ju mund të shijoni pushime po aq magjike në vende të tjera evropiane, me kosto më efektive.

Nga plazhet e pacenuara me rërë të Shqiperisë te malet e thyer dhe liqenet e shndritshme të Sllovenisë – për të mos përmendur qytetet dhe qytezat e shumta të bukura në të gjithë Evropën Lindore – ky kontinent është i mbushur me vende të bukura që presin të eksplorohen me një buxhet të përballueshëm.

“Restless” e ka renditur Shqiperinë mes 12 vendeve më të lira për t’u vizituar në Evropë.

Shqipëria

E izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit përgjatë shekullit XX, Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga sekretet e ruajtura më së miri të Evropës.

Sot dyert e saj janë të hapura dhe shumë shpejt vendi do të mbipopullohet nga turistët dhe bukuritë e Shqipërisë do të bëhen më të njohura. Përpara se Shqipëria të preket nga turmat masive,  zbuloni këtë vend jashtëzakonisht të larmishëm dhe një nga enigmat më të mëdha të kontinentit.

Vija bregdetare gjarpëruese, e quajtur Riviera Shqiptare është e mbushur me plazhe ëndërrimtare me ujëra në ngjyrë blu të thellë dhe vendpushime magjepsëse, si Dhërmiu dhe Ksamili.

Akomodimi, ushqimi dhe udhëtimi janë mjaft të lira.

Në brendësi të vendit, do të gjeni male të larta, qytete kala, kështjella të rrënuara dhe rrënoja të panumërta të lashta greke dhe romake.

Nëse jeni një adhurues i historisë, aventurave apo i apasionuar pas plazhit, Shqipëria ofron gjithçka për të gjithë.

Kryeqyteti i gjallë, Tirana, është një vend i shkëlqyer për të eksploruar pjesën tjetër të Shqipërisë dhe është një nga qytetet më të përballueshme në Evropë. //a.i/

Për t’ju frymëzuar, ne ju rekomandojmë 12 vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë:

1. Shqipëria
2. Rumania
3. Republika Çeke
4. Mali i Zi
5. Hungaria
6. Portugalia
7. Polonia
8. Sllovakia
9. Bosnjë-Hercegovinë
10. Slloveni
11. Estonia

The post Media britanike ‘Rest Less’: Shqipëria kryeson mes vendeve evropiane më të larmishme për t’u zbuluar appeared first on KultPlus.

Before yesterdayMain stream

U kap me 3 kilogramë køkainë, arrestohet shqiptari në Itali

By: user 11
5 October 2024 at 17:35

Një shqiptar është kapur në Latinaa të Italisë me 3 kilogramë kokainë. Mendohet se shqiptari ishte pjesë e grupi shpërndarjeje të lëndëve narkotike. Hetimi nisi nga raportimet për një aktivitet të pazakontë në një magazinë të braktisur në zonën e Sabaudia. Hetuesit vunë re një individ i cili, në disa raste, hynte dhe dilte me shpejtësi nga struktura.

Në bazë të këtyre vëzhgimeve, autoritetet vendosën të ndërhynin. Efektivët, pasi kanë vëzhguar shtëpinë, ndaluan të dyshuarin, shtetasin shqiptar 33 vjeç, i njohur tashmë në polici për historikun e tij të trafikut të drogës.

The post U kap me 3 kilogramë køkainë, arrestohet shqiptari në Itali appeared first on Lapsi.al.

Surpriza e Champions, Brest mbulon me 2 ndeshje shpenzimet e gjithë vitit

By: admin
2 October 2024 at 14:50

Çfarëdo që të ndodhë, ky sezon do të jetë një sukses për Brestin. Klubi i vogël francez është ulur në tavolinën e madhe të Ligës së Kampionëve dhe falë një kalendari të favorshëm, e gjen veten me pikë të plota pas dy javësh, në të njëjtin nivel me Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen.

Fitorja 3-1 ndaj Sturm Graz në ditën e parë, një sukses 0-4 i bujshëm në Salzburg në javën e dytë dhe tani Brest ëndërron një vend në Playoff, ndërkohë që arkat e klubit po mbushen plot.

Dy fitoret sollën 4.2 milionë euro (2.1 milionë për fitore) që është e barabartë me pothuajse 10% të buxhetit vjetor të vendosur nga klubi, një nga më të voglat në Ligue 1 dhe pothuajse 18% të kufirit të pagave aktualisht prej 23.5 milionë bruto.

Nëse kësaj shume i shtojmë edhe 18.62 milionë që i takon klubeve të kualifikuara në fazën e Ligës dhe të ardhurat nga ndeshja në shtëpi kundër Sturm Grazit, Brest ka mbuluar që tani të gjithë faturën e pagave të klubit.

The post Surpriza e Champions, Brest mbulon me 2 ndeshje shpenzimet e gjithë vitit appeared first on Albeu.com.

Video/ Laçi e Sparta Pragë rezistojnë në Shtutgart: poker befasues i Brest në Salzburg

By: user 2
1 October 2024 at 21:40

Ka filluar me surpriza mbrëmja e Champions League. Red Bull Saslzburg janë shpartalluar në shtëpi nga Brest. Poker francez me një dygolësh të Sima e rrjetat e Camara e Pereira Lage. Në ndeshjen tjetër Sparta Pragë ku luan Qazim Laçi ka marrë një tjetër rezultat të rëndësishëm, duke barazuar 1-1 në shtëpinë e Stuttgart.

RB SALZBURG 0-4 BREST

Baidoo pa t’i anulohet një gol me VAR në minutën e 10′ e prej aty Salzburg u shemb në një ndeshje pa histori përballë Brest. Francezët u bënë padronë të fushës dhe me Sima morën avantazhin në minutën e 24′. Një asist i Ajorque u shfrytëzua më së miri nga sulmuesi, që më vonë do të gjentë edhe dygolëshin. Austriakët ishin të vakët në reagim dhe Brest shënoi edhe golin e dytë në minutën e 66′ të pjesës së dytë me Camara. Një gol kapitullimi sepse Salzburg u dorëzua krejtësisht në mëshirën e lojtarëve francezë, që trefishuan me Sima në minutën e 70′ dhe fiksuan pokerin me Pereira Lage pesë minuta më vonë. Brest me dy fitore është në krye të renditjes me 6 pikë, ndërsa Salzburg ka pësuar 7 gola në dy ndeshje me zero pikë e mban vendin e fundit me plot meritë.

STUTTGART 1-1 SPARTA PRAGUE

Rezultati i dytë pozitiv radhazi për Sparta Pragë, ku luan Qazim Laçi. Çekët këtë herë rezistuan në transfertën gjermane kundër Stuttgart, duke barazuar 1-1. Pas fitores në debutim Sparta rrëmben një pikë në një fushë delikate, edhe pse e panë veten shpejt në disavantazh. Millot shënoi pas vetëm 7 minutash lojë pas një asist të Mittelstädt. Sparta nuk hoqi dorë nga ndeshja dhe barazoi pak pas gjysmë ore lojë me Kairinen. Mesfushori barazoi rezultatin ndërsa çekët ngritën një mur përballë gjermanëve. 11 goditje në portën e Vindahl që rezultoi i pakalueshëm. Albion Rrahmani e nisi titullar, ashtu si Qazim Laçi e të dy u zëvendësuan në minutën e 70′. Minuta edhe për Ermal Krasniqin në radhët e çekëve, por për të vetëm aktivizim në minutën e 81′. Sparta ngjitet në 4 pikë, ndërsa Stuttgart merr pikën e parë në Champions.

League Stage Champions League

RB Salzburg 0-4 Brest
VfB Stuttgart 1-1 Sparta Prague

The post Video/ Laçi e Sparta Pragë rezistojnë në Shtutgart: poker befasues i Brest në Salzburg appeared first on Lapsi.al.

Mali Everest po bëhet më i gjatë, shkencëtarët zbulojnë arsyen: Sistemi ujor ka pasur…

1 October 2024 at 08:25
Mali Everest është rritur me rreth 15 deri në 50 metra në 89,000 vitet e fundit dhe po rritet çdo vit. Shkencëtarët thonë se kjo është për shkak se sistemi ujor i malit ka hasur në një lum. Kur lumi Arun u bashkua me një tjetër aty pranë, shtegu i ri krijoi grykën e thellë

SPAK kërkon gjykimin e Jorgo Goros për tjetërsimin e tokave në Himarë

22 September 2024 at 17:23

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të dielën më 22 shtator se ka dërguar për gjykim, çështjen penale në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste dhe fshehje e mosdeklarim të pasurisë. Prej marsit të këtij viti Goro gjendet në burg pasi […]

The post SPAK kërkon gjykimin e Jorgo Goros për tjetërsimin e tokave në Himarë appeared first on Reporter.al.

SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha

11 September 2024 at 13:47

Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur në SPAK të mërkurën, ku i është njoftuar akuza e korrupsionit pasiv, marrja si i pandehur dhe mbyllja e hetimeve ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Paraqitja e Berishës në SPAK u bë në praninë e dhjetra mbështetësve që protestuan para dyerve të […]

The post SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha appeared first on Reporter.al.

SPAK mbyll hetimet për Jorgo Goron, ngre akuza për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie

10 September 2024 at 19:43

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro dhe i ka njoftuar atij akuzat për shpërdorim detyre dhe fshehje e mosdeklarim të pasurisë. SPAK bëri me dije se akuzat janë njoftuar të martën.  “Sot kanë përfunduar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 189, i vitit 2023, në ngarkim të shtetasit Jorgo […]

The post SPAK mbyll hetimet për Jorgo Goron, ngre akuza për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie appeared first on Reporter.al.

❌
❌