Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 September 2024Main stream

Plas sherri mes Shqipes dhe Erjolës: Ule zërin! Mos më ndërhy!

By: gaze tare
22 September 2024 at 18:05

Rinia: ishte kjo tema që nxiti debate në studion e “Pa filtra” ku për pasojë u përplasën dy panelistet, Erjola dhe Shqipja duke debatuar me tone të lartë të zërit. Siç e lartpërmendëm shkak u bë tema për rininë, ku sipas një të ftuarit, rinia nuk përballet me jetën e vetë, por mbahen ende pas prindërve dhe familjarëve.

Teksa foli për rininë shqiptare, Hysenaj u shpreh se nuk duhet përgjithësuar, ndërkohë që Doçi iu drejtua duke i thënë që të dëgjojë të ftuarin. Pas kësaj Hysenaj i kërkoi Doçit të ulë zërin.

Pjesë nga debati në studio:

I ftuari: Rinia shqiptare nuk po ecën.
Hysenaj: Më vjen shumë keq që ke këtë mendim. Ke plot të rinj që janë mundur të zgjidhin jetën e tyre. Po përgjithëson.

Doçi: O Shqipe po të dëgjosh…, siç thotë i mençuri, i mëson dy llafe.  Mos më ndërhy Shqipe. Kjo nuk dëgjon. Po të dëgjojë i mëson dy gjera.

Hysenaj: Ule zërin Eriola! Ul zërin se dukesh shëmtuar në kamera, të lutem! Se ti je me filtra aty ku ne jemi pa filtra.

Doçi: Ti je me filtra aty ku ne jemi pa filtra.

The post Plas sherri mes Shqipes dhe Erjolës: Ule zërin! Mos më ndërhy! appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

Ç’po ndodh në Maqedoninë e Veriut? Presidenca “nuk e njeh” gjuhën shqipe, Qeveria pjesërisht, ndërsa Kuvendi po

By: D Marku
21 September 2024 at 17:08

Portalb.mk ka analizuar përdorimin e shqipes për një javë në komunikatat me mediat dhe ueb-faqet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Presidencës dhe Kuvendit, tani që me këto institucione kryesojnë njerëz të rinj.

Gjatë shtatë ditëve të analizuara (12-18 shtator) të komunikatave të këtyre tre institucioneve, vërehet që Presidenca nuk e përfill fare gjuhën shqipe, Qeveria dërgon komunikata edhe në shqip edhe pse me vonesë dhe jo të gjitha, ndërsa Kuvendi gjithmonë e zbaton gjuhën shqipe, përveç përjashtimeve tepër të rralla.

Gjatë shtatë ditëve të analizuara, presidenca nuk e ka dërguar as edhe një komunikatë në gjuhën shqipe, ndërsa praktikë të ngjashme ka pasur edhe gjatë kryesimit të këtij institucioni nga ish-presidenti Stevo Pendarovski.

Megjithatë sërish nuk ka qenë në këtë nivel. Edhe pse me raste shumë të rralla, dërgohej tek-tuk ndonjë komunikatë në gjuhën shqipe.

Kur bëhet fjalë për ueb-faqen, situata nuk është më e mirë, por përsëri është funksionale edhe në shqip. Megjithatë, nuk është përditësimi i njëjtë si në maqedonisht.

Për shembull, gjatë kontrollit të ueb-faqes nga redaksia jonë më 19 shtator, në versionin maqedonisht të ueb-faqes komunikata e fundit e Presidencës është e datës 18 shtator, ndërsa në versionin shqip është e datës 10 shtator, ndërkohë që mes datave 10-18 shtator ka pasur çdo ditë informacione në gjuhën maqedonase. Pra, për 8 ditë të plota, ueb-faqja nuk është përditësuar me asnjë informacion shqip.

Ndërkohë, në versionin shqip, pjesa e “Kategorive” është në gjuhën maqedonase, siç mund të vërehet në fotografitë e mëposhtme (djathtas):

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, në shtatë ditët e analizuara, pothuajse të gjitha komunikatat i ka dërguar në të dyja gjuhët, përveç një komunikate që është dërguar vetëm në maqedonisht.

Edhe sa i përket ueb-faqes së Kuvendit, njoftimet ditore dhe agjenda janë vazhdimisht të përditësuara me informacione të reja edhe në gjuhën shqipe. Ndërsa kur bëhet fjalë për të dhëna më të veçanta, nuk gjenden në versionin në shqip. Për shembull rubrika “Të dhëna të hapura” dhe “Regjistër për organizata”, nuk ndodhet në versionin shqip të ueb-faqes.

 

The post Ç’po ndodh në Maqedoninë e Veriut? Presidenca “nuk e njeh” gjuhën shqipe, Qeveria pjesërisht, ndërsa Kuvendi po appeared first on Albeu.com.

Presidenca e RMV-së “nuk e njeh” shqipen, Qeveria pjesërisht, ndërsa Kuvendi po

By: Ela
21 September 2024 at 11:12

“Ka ligj, por ka edhe Maliq”, kjo është shprehja që i përshtatet më së miri përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet e vendit. Ligji është, por ka dhe “Maliq”, nga i cili varet zbatimi i saj, pasi saherë që ndryshon përbërja qeveritare, ndryshon edhe zbatimi i saj. Në këtë drejtim, Portalb.mk, ka analizuar përdorimin e shqipes […]

The post Presidenca e RMV-së “nuk e njeh” shqipen, Qeveria pjesërisht, ndërsa Kuvendi po appeared first on BoldNews.al.

Fjalori kombëtar dhe gjuha shqipe standarde! Pasqyron, përhap e ruan përdorimin më të mirë të gjuhës kombëtare

19 September 2024 at 11:28
PROF. HAJRI SHEHU/ Libri që quhet Fjalor Shpjegues Kombëtar është për gjuhët standarde. Gjuhët jostandarde nuk e kanë këtë libër. Më e mira që mund të kenë ato, është fjalori dygjuhësh, domethënë, një fjalor që është në funksion të një gjuhe tjetër. E tillë ka qenë shqipja parakombëtare në fjalorin e Frang Bardhit – shqipja në

Qytetarët e Dibrës së Madhe: Me luftë do ta mbrojmë gjuhën shqipe

By: user 8
18 September 2024 at 18:15

Pak ditë më parë në pikën e kalimit kufitar me Kosovën në Bllacë të Maqedonisë së Veriut u hoqën tabelat e sinjalistikës rrugore që përmbanin edhe gjuhën shqipe. Kjo krijoi një zemëratë tek shqiptarët e shtetit fqinj.

Tabelat që ishin vendosur në rrugën Bllacë-Shkup nuk përmbanin gjuhën shqipe, ndërsa ato janë zëvendësuar sapo rasti u bë publik në media. Në lidhje me këtë ngjarje, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e shohin situatën si kthim mbrapa në kohë, por që janë të vendosur se nuk do ta lejojnë të ndodh. Qytetarët e Dibrës së Madhe shprehen se është luafutar në gjithë këto vite për gjuhën shqipe dhe se nuk mund të ketë një kthim në vitin 2001. Të tjerë qytetar thonë se fillimisht do të organizojnë protesta nëse do të ketë një tentativë për ta hequr gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

“Shumë tabela në rrugët e Maqedonisë së Veriut u dëmtuan duke iu hequr gjuhën shqipe. Ndërkohë, Ndërmarrja Publike për Mbrojtjen dhe Mirëmbajtjen e rrugëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka deklrauar se do t’i kthejë tabelat në gjendje e mëparshme, me gjuhën shqipe të mbishkrur në to, ndërsa për përgjegjësit e kësaj vepre kërkojnë veprim nga institucionet përkatëse,” u shpreh një qytetar.

The post Qytetarët e Dibrës së Madhe: Me luftë do ta mbrojmë gjuhën shqipe appeared first on Lapsi.al.

❌
❌