Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

Protesta e opozitës| Arrestohen dy shtetas, procedohen pesë të tjerë

By: Fia Nelaj
9 October 2024 at 10:30

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë lidhur me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së opozitës, në 7 Tetor.

Sipas njoftimit të Policisë, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të hetimeve në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ka ndaluar shtetasin Sokol Bushkolaj, 49 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjithashtu ka ndaluar edhe shtetasin, Gentjan Tuga, 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ndërkaq, policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasit H. B., 68 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, dhe një shtetas të mitur 17 vjeç, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta e opozitës| Arrestohen dy shtetas, procedohen pesë të tjerë appeared first on Euronews Albania.

Protesta e opozitës, Policia ndalon 2 shtetas për akte dhune dhe shkatërrim prone

9 October 2024 at 10:51

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Policia e Tiranës ka ndaluar edhe dy shtetas të tjerë të cilët akuzohen për akte dhune dhe shkatërrim prone, gjatë protestës së opozitës më 7 tetor.

Gjithashtu Policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe 4 shtetas të tjerë për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë së rendit publik si dhe një shtetas të mitur 17 vjeç.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 7 tetor ndaloi shtetasin S. B., 49 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Si dhe shtetasin G. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Gjithashtu, Policia e Tiranës nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. B., 68 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, dhe një shtetas të mitur 17 vjeç, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

 

The post Protesta e opozitës, Policia ndalon 2 shtetas për akte dhune dhe shkatërrim prone appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌