Gara për drejtor të Përgjithshëm të Policisë, skualifikohen 4 kandidatë (Emrat)
Ministri Ervin Hoxha, ka deklaruar gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, se janë skualifikuar katër kandidatë deri tani nga gara për drejtorin e Policisë së Shtetit. Gaztari i Euronews Albania, Eni Ferhati ka arritur të sigurojë emrat e 4 kandidatëve të skualifikuar, ata janë:
Sami Rasha
Shemsi Premçi
Ibrahim Disha
Hajrulla Xhivini
Sipas burimeve 4 kandidatet janë skualifikuar për mos plotësim kriteresh. Pak ditë më parë qarkulloi lajmi se kandidati Hajrullah Xhivini ishte në kërkim, pasi kishte kryer veprime të pahijshme në publik.
Tashmë pë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kandidojnë:
- Adriatik Tafçiu
- Altin Mena
- Ardian Çipa
- Gentjan Shehaj
- Idajet Faskaj
- Ilir Proda
- Lutfi Minxhozi
- Neritan Nallbati
- Pëllumb Seferi
- Rebani Jaupi
- Skënder Hita
Kujtojmë se kushtet që duhet të plotësonin këta kandidatë ishin:
- a) mban njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues;
- b) të ketë shtetësi shqiptare;
- c) të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;
- ç) të mos ketë marrë masat disiplinore të përcaktuara në shkronjat “c”, “ç” dhe “d” të pikës 1 të nenit 123 të ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, brenda 5 (pesë) vjetëve të fundit;
- d) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- dh) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Gaz i botës”, Salianji: Karagjozi i TikTok në kërkim, kandidon për drejtor policie
- Shpallet në kërkim kandidati për Drejtor i Përgjithshëm i Policisë
The post Gara për drejtor të Përgjithshëm të Policisë, skualifikohen 4 kandidatë (Emrat) appeared first on Euronews Albania.