❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

ShqipĂ«ria e 7-a nĂ« botĂ« pĂ«r çmimin e naftĂ«s, Basha: Heqim “taksĂ«n Rama” 24 lekĂ«

By: fra nc
20 September 2024 at 11:17

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se qytetarët shqiptarë edhe pse janë të fundit në botë sa i përket të ardhurave për frymë në Europë, renditen në vendin e shtatë në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës.

Sipas Bashës, çmimet që dëmtojnë konsumatorët dhe prodhimin janë pasojë e taksave të qeverisë mbi karburantet, si dhe e kontrabandës, që lejohet për klientelën e kryeministrit, në kurriz të shqiptarëve.

Ai gjithashtu nënvizoi se në programin e Demokratëve Euroatlantikë është edhe angazhimi i kahershëm për heqjen e taksës Rama, që rëndon me 24 lekë për litër mbi çmimin e karburantëve.

Postimi i plotë i Bashës:

Të fundit në Europë për të ardhurat për frymë, të shtatët në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës. Ky është bilanci i një qeverie që nuk punon për qytetarët, por për veten dhe klientelën e saj.

Çmimet qĂ« dĂ«mtojnĂ« konsumatorĂ«t dhe prodhimin janĂ« pasojĂ« e “taksĂ«s Rama” mbi karburantet, si dhe e kontrabandĂ«s, qĂ« lejohet pĂ«r klientelĂ«n e kryeministrit, nĂ« kurriz tĂ« shqiptarĂ«ve.

Në fund, faturën e paaftësisë dhe grykësisë së qeverisë më të korruptuar në Europë e paguajnë familjet shqiptare, me çmime që bëhen çdo ditë e më të papërballueshme.

Shqipëria nuk meriton këtë tallje, shqiptarët meritojnë më shumë, prandaj në programin e Demokratëve Euroatlantikë ne i kemi qëndruar besnikë angazhimit tonë të kahershëm për heqjen e taksës Rama, që rëndon me 240 lekë të vjetra për litër mbi çmimin e karburantëve.

Shqipëria meriton më shumë!

LEXONI GJITHASHTU:

The post ShqipĂ«ria e 7-a nĂ« botĂ« pĂ«r çmimin e naftĂ«s, Basha: Heqim “taksĂ«n Rama” 24 lekĂ« appeared first on Euronews Albania.

‘Receta’ e Tabakut dhe Bardhit pĂ«r trajtimin e profesionistĂ«ve tĂ« lirĂ« qĂ« parapaguan 5 mln euro tatim-fitmi (drafti)

20 September 2024 at 10:42

Nga Gazeta ‘SI’ – DeputetĂ«t e opozitĂ«s i kanĂ« ofruar qeverisĂ« njĂ« “recetĂ«â€ pĂ«r trajtimin e profesionistĂ«ve tĂ« lirĂ«, qĂ« parapaguan taksĂ«n tatim-fitimit, kundĂ«rshtuar mĂ« vonĂ« nga Gjykata Kushtetuese.

Drafti i publikuar, qĂ« mban firmĂ«n e Jorida Tabakut dhe Gazment Bardhit, propozon qĂ« 5 mln eurot e paguara nga 6.542 profesionistĂ« tĂ« lirĂ« t’u llogaritet atyre pĂ«r detyrimet e ardhshme, ose t’u rimbursohet.

Po ashtu për ato biznese me detyrime tatimore të papaguara për periudhën 1 Janar 2024- 30 Qershor 2024, sipas bazës ligjore të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, të cilëve u janë akumuluar kamatëvonesa, propozohet që administrate tatimore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, të fshijë nga sistemi detyrimet tatimore së bashku me kamatëvonesat.

NĂ« relacionin shoqĂ«rues tĂ« projektligjit thuhet se nga koha e hyrjes nĂ« fuqi tĂ« ligjit tĂ« ri “PĂ«r tatimin mbi tĂ« ardhurat” deri nĂ« dhĂ«nien e vendimit tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese, rezulton se 6,541 tatimpagues qĂ« furnizojnĂ« shĂ«rbime profesionale kanĂ« parapaguar tatimin pĂ«r periudhĂ«n 1 Janar 2024 deri me 30 Qershor 2024 nĂ« vlerĂ«n 500 mln lekĂ«.

Ndërsa pjesa tjetër e tatimpaguesve rezulton të jetë ngarkuar me detyrime tatimore dhe për shkak të mos pagesës të jenë akumuluar edhe kamatëvonesa.

NĂ«pĂ«rmjet kĂ«tyre ndĂ«rhyrjeve sipas draftit tĂ« propozuar nga grupi parlamentar i opozitĂ«s, synohet qĂ« tĂ« pĂ«rcaktohen rregullat se si do tĂ« trajtohen shumat e paguara nga profesionistĂ«t e lirĂ«, si dhe detyrimet e papaguara dhe kamatĂ«vonesat, tĂ« cilat janĂ« akumuluar mbi nenin 69, pika I, shkronja “dh”, fjalia e dytĂ« dhe e tretĂ«, e Ligjit nr. 29/2023, tĂ« shfuqizuar me vendimin nr. 52, datĂ« 27.06.2024 tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese.

– NdĂ«rhyrja e parĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me tĂ« gjithĂ« tatimpaguesit qĂ« furnizojnĂ« shĂ«rbime profesionale, tĂ« cilĂ«t kanĂ« parapaguar tatimin pĂ«r periudhĂ«n 1 Janar 2024 – 30 Qershor 2024, sipas bazĂ«s ligjore tĂ« shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Sipas tĂ« dhĂ«nave zyrtare tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Financave rezulton se nĂ« kĂ«tĂ« kategori janĂ« 6,541 tatimpagues qĂ« kanĂ« paguar njĂ« shumĂ« prej 500 milionĂ« lekĂ«. Duke marrĂ« pĂ«r bazĂ« modelin e pĂ«rcaktuar nĂ« nenin 75, tĂ« Ligjit nr. 9920/2008 “PĂ«r procedurat tatimore nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€,
është parashikuar që administrata tatimore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, i kalon shumat e paguara për llogari të detyrimeve të tjera tatimore, të papaguara nga tatimpaguesi.

Pas kësaj, me kërkesë me shkrim te tatimpaguesit, shuma e mbetur, nëse ka, rimbursohet në llogarinë e tatimpaguesit ose kalohet për llogari të detyrimeve tatimore të ardhshme të tatimpaguesit. Nëpërmjet këtij modeli synohet që shumat e tatimit të parapaguar nga profesionistët e lirë të kompensohen me detyrime të tjera tatimore aktuale apo të ardhshme, ose të rimbursohen në llogarinë e tatimpaguesit, sipas vullnetit të këtij të fundit.

-Ndërhyrja e dytë ka të bëjë më të gjithë tatimpaguesit që furnizojnë shërbime profesionale, të cilët janë ngarkuar me detyrime tatimore të papaguara për periudhën 1 Janar 2024- 30 Qershor 2024, sipas bazës ligjore të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Ministria e Financave nuk ka ofruar të dhëna sa i përket numrit të tyre apo shumës totale të detyrimeve tatimore. Këtyre tatimpaguesve për shkak të mospagimit të detyrimeve iu janë akumuluar edhe kamatëvonesa. Në këto kushte, propozohet që administrate
tatimore, brenda 30 ditĂ«ve nga hyrja nĂ« fuqi e ligjit, tĂ« fshijĂ« nga sistemi detyrimet tatimore sĂ« bashku me kamatvonesat. KĂ«to ndĂ«rhyrje pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« zgjidhje pĂ«rfundimtare tĂ« problematikĂ«s, qĂ« u krijua pĂ«r shkak tĂ« aplikimit tĂ« tatimit 15% pĂ«r profesionistĂ«t e lirĂ«, duke filluar nga 1 janari 2024, i cili siç u shpjegua gjerĂ«sisht, u gjet nga Gjykata Kushtetuese nĂ« shkelje tĂ« neneve 4 dhe 2 tĂ« KushtetutĂ«s. PĂ«r rrjedhojĂ« u shfuqizua”, pĂ«rcaktohet nĂ« relacion e projektligjit.

Propozimet e tyre janë konsultuar edhe me përfaqësues të profesioneve të lira.

NĂ« relacionin e projektligjit tĂ« depozituar nĂ« Kuvend me tej sqarohet se sipas nenit 69, pika I, shkronja “dh”, tĂ« Ligjit, lehtĂ«sitĂ« dhe pĂ«rjashtimet tatimore tĂ« parashikuara nĂ« ligjin nr. 8348/1998 vazhdojnĂ« tĂ« zbatohen. KĂ«shtu pĂ«r individĂ«t tregtare, tĂ« vetĂ«punĂ«suarit dhe entitetet, me tĂ« ardhura bruto deri nĂ« 14 milionĂ« lekĂ« nĂ« vit, norma e tatimit mbi tĂ« ardhurat 0%, do tĂ« aplikohet deri mĂ« 31 Dhjetor 2029.

The post ‘Receta’ e Tabakut dhe Bardhit pĂ«r trajtimin e profesionistĂ«ve tĂ« lirĂ« qĂ« parapaguan 5 mln euro tatim-fitmi (drafti) appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Shqiptarët paguajnë më shumë taksa në raport me të ardhurat se të gjitha vendet e OECD-së

16 September 2024 at 12:02

Nga Gazeta ‘SI’ – Pesha e taksave tĂ« punĂ«s pĂ«r njĂ« familje nĂ« ShqipĂ«ri, Ă«shtĂ« mĂ« e lartĂ« se vendet e OECD-sĂ«, Organizata pĂ«r BashkĂ«punim dhe Zhvillim Ekonomik dhe ka ndikim negativ nĂ« kĂ«rkesĂ«n pĂ«r fuqi punĂ«tore. KĂ«shtu gjen njĂ« analizĂ« e qendrĂ«s Altax, bazuar mbi tĂ« dhĂ«nat e raportit tĂ« OECD-sĂ«.

Studimi e ndan peshën e taksave sipas strukturës së familjes ku rezulton se në Shqipëri, një individ i vetëm i punësuar me pagë të lartë, ka barrë më madhe tatimore.

Specifikisht, raporti thekson se një familje me pagë të vetme, me status beqar dhe pa fëmijë, kishte një peshë tatimore 13.3% më të lartë se një vit më parë, në fund të vitit 2023. Kjo është matje për një pagë 128.6 mijë lekëshe. Sa më shumë të rritet paga, aq shumë rritet dhe barra tatimore.

Për një familje pa fëmijë, me status beqar, qe paguhet me një pagë mestarë, deri në fund të vitit 2023, barra tatimore i është rritur me 0.7%. Kjo fashë page është në pozicionin midis 60 deri 90 mijë lekë në muaj dhe përfshin deri 20% të punonjësve që përfitojnë këtë nivel page

Një familje me një pagë të vetme në vlerë sa 67% e pagës mesatare, me status beqar pa fëmijë ka një rënie të barrës së taksave të punës me 0.3%. Kjo rënie vjen për arsye të ndryshimit të pragjeve të taksimit të pagës. Kjo fashë page është mbi nivelin minimal të pagës dhe i përket fashës së dytë dhe të tretë. Ky grup përbën rreth 29.5% të punëmarrësve të vendit.

Pesha e tatimit mbi pagën dhe kontributeve shoqërore dhe shëndetësore në Shqipëri është e lartë dhe ka një ndikim negativ në kërkesën për fuqi punëtore. Përpos efektit negativ në tregun e punës, një barrë e lartë taksash ndikon dhe tek frenimi i konsumit të familjeve dhe të fuqizimit të ekonomisë familjare me të ardhura nga puna. Një efekt direkt është edhe nxitja për rritjen e tregut informal të punës, kryesisht në sektorin privat.

Një familje në çift, me 2 fëmijë, me vetëm një pagë në nivelin e pagës mesatare, në fund të tremujorit të katërt 2023 ka një barrë margjinale tatimore me 2.1% më shumë se në fund të tremujorit të katërt 2022. Pesha kryesore vjen nga tatimi mbi pagën, i cili për pagat mesatare rritet me rritjen e vlerës së tyre.

Një familje në çift me 2 fëmijë, me dy paga, ku paga e parë është sa paga mesatare dhe paga e dytë është në nivelin sa 67% të pagës mesatare ka përsëri një rritje të peshës margjinale të taksave të punës me 2.9%, e cila rritet nga rritja e nivelit të pagave të familjes.

Një familje në çift me 2 fëmijë, me dy paga sa paga mesatare ka një rritje të peshës margjinale të taksave të punës me 1.5%, e cila është një rritje e peshës margjinale më e ulët se tipi i familjes më lart, për arsye se niveli i normës së tatimit në vitin 2022 për pagat nën pagën mesatare ishte më i ulët dhe pesha ishte më e ulët.

Nëse shikojmë peshën e taksave të punës në Shqipëri, në vitin 2023 ishte më e lartë për pagën e dytë në familjen me dy pagamarrës, në një mesatare taksimi për pagën e dytë prej 21.4% kundrejt një mesatare prej 31.8% për pagën e punonjësit të vetëm. Pesha e taksave është më e lartë se mesatarja e vendeve të OECD-së, për familjen me një pagë beqari sa 67% e pagës mesatare.

Analiza sugjeron se ulja e ngarkesës fiskale është një nevojë që mund të përdoret nga politikëbërësit në momentin kur pritet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me tatimin e të ardhurave personale nga puna, i kundërshtuar nga disa grupe interesi dhe që kërkon pikërisht ndryshim të barrës tatimore.

The post Shqiptarët paguajnë më shumë taksa në raport me të ardhurat se të gjitha vendet e OECD-së appeared first on Gazeta Si.

Kompanitë shqiptare të përpunimit të mishit kundërshtojnë heqjen e taksës 10% për mishin e importit

12 September 2024 at 11:11

Nga Gazeta ‘SI’ – KompanitĂ« e pĂ«rpunimit tĂ« mishit nĂ« vend kanĂ« kundĂ«rshtuar planin e qeverisĂ« pĂ«r tĂ« hequr taksĂ« 10% tĂ« importit tĂ« mishit.

Në një letër drejtuar qeverisë, kompanitë shqiptare të mishit të përpunuar rikujtojnë se në 2006-n, ministria e Bujqësisë kishte këmbëngulur për të mbajtur taksën 10% për mishin e importit, me qëllim ruajtjen dhe rritjen e prodhimit vendas.

Kompanitë shkruajnë se ato po humbasin konkurrueshmërinë përballë rajonit, pasi vendet fqinje importojnë mish me zero taksë nga vendet europiane dhe sjellin në Shqipëri mish pa taksë, ndërsa Shqipëria eksporton me taksë 10%.

“Me nĂ«nshkrimin e marrĂ«veshjes sĂ« Stabilizim Asoocimit tĂ« vendit tonĂ« me BE-nĂ«, nĂ« vitin 2006, tĂ« gjitha tarifat doganore mbi lĂ«ndĂ«t e para pĂ«r pĂ«rpunimin industrial u bĂ«nĂ« zero. Por mbeti nĂ« fuqi tarifa doganore 10 % pĂ«r tĂ« gjithĂ« llojet e mishrave tĂ« importit, pĂ«rfshirĂ« edhe disa produkte qĂ« kanĂ« vetĂ«m njĂ« pĂ«rqindje mishi. Kjo u bĂ« me kĂ«mbĂ«nguljen e MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ«, “ me pretendimin pĂ«r mbrojtjen e prodhimit vendas, rritjen e kafshĂ«ve pĂ«r mish”. Kjo marrĂ«veshje u pasua nga ajo e CEFTA-s nĂ« vitin 2007, e cila zeronte tĂ« gjitha tarifat doganore me vendet e rajonit, pĂ«rfshirĂ« ato tĂ« mishit dhe tĂ« nĂ«nprodukteve tĂ« tij si sallamet dhe proshutat”, thuhet nĂ« letrĂ«n e operatorĂ«ve tĂ« industrisĂ« pĂ«rpunuese tĂ« mishit dĂ«rguar ministres sĂ« BujqĂ«sisĂ« Anila Denaj dhe ministres sĂ« Shtetit pĂ«r SipĂ«rmarrjen dhe KlimĂ«n e Biznesit Delina Ibrahimaj.  

Lajmi u njoftua për herë të parë të hënën e 9 shtatorit nga vetë ministrja Denaj, gjatë një komisioni. Ajo tha se kompanitë e importit të mishit kanë lobuar për të ulur një taksë dhe se qeveria po mendon ta bëjë pjesë të paketës Fiskale 2025.

“Sot janĂ« 15 kompani shqiptare qĂ« tregtojnĂ« mish importi tĂ« Brazilit nga stabilimente tĂ« licensuara nga BE-ja. Kjo Ă«shtĂ« garanci pĂ«r import cilĂ«sor qĂ« bĂ«jnĂ« kompanitĂ« tona shqiptare. Ata na kanĂ« kĂ«rkuar uljen e njĂ« takse 10% pĂ«r tĂ« qenĂ« konkurrentĂ« me kompanitĂ« e tjera nĂ« rajon. PĂ«r tĂ« ruajtur kompanitĂ« shqiptare jemi duke e studiuar atĂ« pĂ«r ta prezantuar sĂ« bashku me ministren Ibrahimaj nĂ« paketĂ«n e re fiskale”, u shpreh ministrja Denaj.

Ministrja tha se Brazili është importuesi kryesor i mishit në Shqipëri, që konfirmohet edhe nga shifrat e INSTAT. Në 2023 Shqipëria mori rreth 13 mijë tonë mish nga Brazili dhe më shumë se 9 mijë tonë nga Greqia. Lista vijon me vende si Gjermania, Italia, Paraguaji, Argjentina etj.

Shifra të tjera të INSTAT tregojnë se politika për të mbajtur tarifat e importit dhe eksportit të larta, nuk kanë stimuluar prodhimin vendas të mishit dhe as nuk kanë rritur numrin e krerëve. Në një vit 2022-2023 numri i gjedhëve në vend ra me 35 mijë, ndërsa u zhdukën 890 mijë krerë dele. Rrjedhimisht, mishi, vezët dhe qumështi i prodhuar ka qenë po ashtu në rënie. 

The post Kompanitë shqiptare të përpunimit të mishit kundërshtojnë heqjen e taksës 10% për mishin e importit appeared first on Gazeta Si.

“ShqipĂ«ria me taksat mĂ« tĂ« larta, por mbledh mĂ« pak tĂ« ardhura”/ Milo nxjerr shifrat: TĂ« fundit nĂ« rajon pĂ«r shpenzimet publike

By: D Marku
31 August 2024 at 18:42

Sekretari pĂ«r Çështjet e Financave dhe EkonomisĂ« nĂ« PartinĂ« e LirisĂ«, Petraq Milo deklaroi gjatĂ« njĂ« konference pĂ«r mediat se ShqipĂ«ria krahasuar me vendet e rajonit, megjithĂ«se ka normat mĂ« tĂ« larta tatimore, tregon performancĂ«n mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« treguesve kryesorĂ« fiskalĂ«.

“Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r vitin 2023, ShqipĂ«ria, ka performancĂ«n mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« mbledhjes sĂ« tĂ« ardhurave nĂ« pĂ«rqindje tĂ« Prodhimit tĂ« BrendshĂ«m Bruto krahasuar me vendet e rajonit“, tha Milo.

“ShqipĂ«ria mbledh tĂ« ardhura nĂ« nivelin e 27.9% tĂ« PBB, BosnjĂ«- Hercegovina mbledh tĂ« ardhura nĂ« nivelin 40.7% tĂ« PBB, Kosova mbledh tĂ« ardhura nĂ« nivelin 29.5% tĂ« PBB, Maqedonia e Veriut mbledh tĂ« ardhura nĂ« nivelin  33.0% tĂ« PBB, Mali i Zi mbledh tĂ« ardhura nĂ« nivelin 41.8% tĂ« PBB, Serbia mbledh tĂ« ardhura nĂ« nivelin e 42.6% tĂ« PBB“, theksoi Milo.

Sipas tij, performanca e ulët e mbledhjes së të ardhurave është e lidhur me nivelin më të ulët të shpenzimeve publike në përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto, krahasuar me vendet e rajonit.

“ShqipĂ«ria shpenzon 29.1% tĂ« Prodhimit tĂ« BrendshĂ«m Bruto,  BosnjĂ«-Hercogovina shpenzon 41.4% tĂ« Prodhimit tĂ« BrendshĂ«m Bruto, Maqedonia e Veriut shpenzon 37.9% tĂ« prodhimit tĂ« BrendshĂ«m Bruto, Mali i Zi shpenzon 41.1% tĂ« Prodhimit tĂ« BrendshĂ«m Bruto, Serbia shpenzon 43.9% tĂ« Prodhimit tĂ« BrendshĂ«m Bruto”, vijoi ai.

Niveli i ulët i shpenzimeve publike në krahasim me vendet e rajonit, përcakton në vijim dhe nivelin e ulët të shpenzimeve në arsim, shëndetësi dhe shpenzimet sociale në tërësi.

“Shpenzimet pĂ«r shĂ«ndetĂ«si dhe mbrojtjen sociale nĂ« Mal tĂ« Zi janĂ« 22.0% tĂ« PBB; Shpenzimet pĂ«r shĂ«ndetĂ«si dhe mbrojtjen sociale nĂ« BosnjĂ«-HercegovinĂ« janĂ« 21.8%; Shpenzimet pĂ«r shĂ«ndetĂ«si dhe mbrojtjen sociale nĂ« Serbi janĂ« 20.3%; Shpenzimet pĂ«r shĂ«ndetĂ«si dhe mbrojtjen sociale nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut janĂ« 14.3% Shpenzimet pĂ«r shĂ«ndetĂ«si dhe mbrojtjen sociale nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« 13.7%. VetĂ«m shpenzimet nĂ« shĂ«ndetĂ«si tregojnĂ« njĂ« diferencĂ« tĂ« madhe krahasuar me vendet e rajonit, Shpenzimet pĂ«r shĂ«ndetĂ«si nĂ« Mal tĂ« Zi janĂ« 10.6 % tĂ« PBB; Shpenzimet pĂ«r shĂ«ndetĂ«si nĂ« BosnjĂ«- HercegovinĂ« janĂ« 6.7%; Shpenzimet pĂ«r shĂ«ndetĂ«si nĂ« Serbi janĂ« 5.1%; Shpenzimet pĂ«r shĂ«ndetĂ«si nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut janĂ« 8.2%; Shpenzimet pĂ«r shĂ«ndetĂ«si nĂ« KosovĂ« janĂ« 3.4%; Shpenzimet pĂ«r shĂ«ndetĂ«si dhe mbrojtjen sociale nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« 3.4%. Edhe shpenzimet pĂ«r arsim janĂ« nĂ« nivele mĂ« tĂ« ulta krahasuar me vendet e rajonit Shpenzimet pĂ«r arsim nĂ« Mal tĂ« Zi janĂ« 4.2 % tĂ« PBB; Shpenzimet pĂ«r arsim nĂ« Serbi janĂ« 4.0%; Shpenzimet pĂ«r arsim nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut janĂ« 2.7% Shpenzimet pĂ«r arsim nĂ« KosovĂ« janĂ« 4.3%, Shpenzimet pĂ«r shĂ«ndetĂ«si dhe mbrojtjen sociale nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« 2.1%. VetĂ«m njĂ« reformĂ« e thellĂ« fiskale mund tĂ« çlirojĂ« mĂ« shumĂ« fonde pĂ«r tĂ« plotĂ«suar nevojat pĂ«r financim nĂ« nivelin rajonal tĂ« arsimit, tĂ« shĂ«ndetĂ«sisĂ« si dhe tĂ« mbĂ«shtetjes sociale”, deklaroi mĂ« tej Milo.

The post “ShqipĂ«ria me taksat mĂ« tĂ« larta, por mbledh mĂ« pak tĂ« ardhura”/ Milo nxjerr shifrat: TĂ« fundit nĂ« rajon pĂ«r shpenzimet publike appeared first on Albeu.com.

❌
❌