Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 September 2024Main stream

Mbyllen hetimet për ish-kompleksin Partizani, Berisha të mërkurën paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

By: user7
23 September 2024 at 10:21

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Kreu i PD-së, Sali Berisha do të paqitet të mërkurën në SPAK për firmosjen e dokumenteve. Së bashku me mbylljen zyrtare të hetimeve, të pandehurit do të marrin edhe të gjitha aktet përfundimtare.

Berisha bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi janë marrë të pandehur lidhur me çështjen, ndërsa të dy ndodhen nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ata akuzohen për veprën penale “korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim”

The post Mbyllen hetimet për ish-kompleksin Partizani, Berisha të mërkurën paraqitet në Prokurorinë e Posaçme appeared first on Lapsi.al.

❌
❌