Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 September 2024Main stream

Varësia nga video-lojërat, OBSH: 12% e të rinjve në rrezik, preket shëndeti mendor

By: Fia Nelaj
25 September 2024 at 16:22

11% e adoleshentëve raportojnë përdorim problematik të rrjeteve sociale, ndërsa 12% janë në rrezik për varësi nga lojërat dixhitale.

Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga OBSH, e cila jep alarmin për ndikimin negativ të teknologjisë digjitale në shëndetin mendor  dhe mirëqënien e adoleshenteve.

Studimi i kryer në 44 vende përfshirë dhe Shqipërinë që përfshiu pothuajse 280,000 adoleshentë të moshave 11, 13 dhe 15 vjeç, nxorri në pah se përqindja e adoleshentëve me përdorim problematik të rrjeteve sociale është rritur nga 7% në vitin 2018 në 11% në vitin 2022.

Të dhënat flasin për 34% të adoleshentëve të cilët luajnë lojëra dixhitale çdo ditë, dhe 22% prej tyre kalojnë të paktën 4 orë duke luajtur në ditët kur angazhohen në lojëra.

Ndërsa shumica e adoleshentëve nuk përjetojnë probleme, 12% janë në rrezik për varësi nga lojërat, me djemtë më të prirur sesa vajzat.

Këto shifra ngrejnë shqetësime të mëdha për ndikimin e teknologjisë dixhitale në shëndetin mendor dhe mirëqenien e adoleshentëve, duke kërkuar veprime të menjëhershme për edukimin dhe ndërgjegjësimin mbi përdorimin e shëndetshëm të këtyre teknologjive.

Tabelë studimi

Përdorimi i rjeteve sociale nga adoleshentët:

Viti 2018   7%

Viti 2022 11%

Përdorimi i lojrave digjitale:

34% luajnë çdo ditë

22% luajnë të paktën 4 orë në ditë

LEXONI GJITHASHTU:

The post Varësia nga video-lojërat, OBSH: 12% e të rinjve në rrezik, preket shëndeti mendor appeared first on Euronews Albania.

❌
❌