Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

I ra statuja nga ballkoni në kokë, humb jetën tragjikisht 30 vjeçarja në Itali

By: M C
19 September 2024 at 19:20

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Napoli, ku një turiste 30-vjeçare nga Padova, humbi jetën pasi u godit nga një statujë që ra nga një ballkon. Incidenti ndodhi në zonën e njohur Quartieri Spagnoli, teksa gruaja po kalonte poshtë ballkonit të një ndërtese.

Pasi u godit në kokë, ajo u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë. Sipas burimeve lokale, autoritetet po hetojnë rrethanat e incidentit, përfshirë një video që sugjeron se statuja mund të jetë hedhur nga dy fëmijë që ishin në ballkonin e shtëpisë së tyre në momentin e ngjarjes. Hetimet përfshijnë prindërit e fëmijëve, të cilët janë nën shqyrtim për përgjegjësinë e tyre në këtë ngjarje tragjike.

The post I ra statuja nga ballkoni në kokë, humb jetën tragjikisht 30 vjeçarja në Itali appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Krim i rëndë në familje/ 17-vjeçari vret nënën e tij, një vit më parë kishte vrarë të atin

By: V K
12 September 2024 at 11:48

Mbrëmjen e së dielës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida, ku një 17-vjeçar ka qëlluar për vdekje me th*kë nënën e tij, ndërsa vitin e kaluar kishte vrarë babain.

Më konkretisht, autori është Colin Griffith, i cili mbrëmjen e së dielës lajmëroi policinë.

Policia ka shkuar me shpejtësi në vendngjarje, por kur i ka kërkuar të përshkruajë atë që kishte ndodhur, ai nuk është përgjigjur dhe ka kërkuar të flasë me një avokat.

Dëshmitarët thanë se; nënë e bir po debatonin në oborrin e shtëpisë së tyre dhe ai e kapi për flokësh dhe e tërhoqi zvarrë.

New York Post, shkruan se autopsia e mjekut ekzaminues tregoi se Kathryn Griffith vdiq nga një plagë e thellë me th*kë në qafë.

Colin Griffith, në vitin 2023 kishte vrarë babanë e tij në ditën e Shën Valentinit në shtëpinë e tyre, në Oklahoma duke e qëlluar për vdekje pas një debati.

Ai ishte atëherë 15-vjeç.

Sipas asaj që ai ka treguar në polici, ai është futur në qoshe nga babai i tij në dhomën e gjumit të shtëpisë dhe më pas me armë e ka qëlluar dy herë, një herë në gjoks dhe një herë në kokë.

Nëna e Colin pagoi 50,000 dollarë për ta shpëtuar nga burgu, sipas të dhënave.

The post Krim i rëndë në familje/ 17-vjeçari vret nënën e tij, një vit më parë kishte vrarë të atin appeared first on Albeu.com.

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, Esmerald Balla rrëfen ngjarjen e rëndë: Më kërcënoi se do më vriste

By: V K
5 September 2024 at 09:40

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është zbuluar në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku djali raportohet se ka vrarë babanë dhe trupin e tij e ka hedhur në pus.

Esmerald Balla, ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve të policisë, pas arrestimit për vrasjen e të atit.

“Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtaret e tjerë te familjes. Gjerat nga ana ekonomike po shkonin shume mire dhe s’kishim asnjë problem pasi secili bënte detyrat e veta. Unë po ndërtoj një shtëpi te re (pranë asaj qe jetojnë) dhe punimet kishin ecur shume mire. Neve ne shtëpi nga puna disavjeçare kishim një sasi afro 75 mije euro. Ditën e ngjarjes shkova te merrja leket pasi sipërmarrësi i punimeve kërkoi pagesën sepse e kishte mbyllur punën për te cilën kishim rene dakord. Shkova te vendi për te mare parat dhe ta paguaja dhe konstatoj se mungonin 75 mije eurot. I them babait” ku janë paratë”!? “Se di”,– me tha.

Kasaforta ishte dëmtuar me mjete te forta. Ishte hapur. Aty nisem te debatonim. Unë te vras me tha dhe mori pistoletën dhe ma drejtoi. Ne nje moment iu afrova dhe u kapem me duar. Ne momentin qe po u përpoqa t’ia hiqja nga dora pistoletën ajo u shkreh”,- ka deklaruar fillimisht Esmeraldi.

Duke vijuar me tej rrëfimin e tij, autori deklaroi se nuk kishte për qellim ta vriste te atin dhe e konsideroi aksident.

“Kur u shkreh arma dhe pasi pash qe babai ishte qëlluar mu shemb bota pasi nuk doja qe te ndodhte kështu. Me kapi paniku. Nuk dija çfarë te beja. Kisha frike te denoncoja krimin ne polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin ne makinën dhe kemi një pus diku 1 mije metra larg shtëpisë. E hodha aty qe ta fshihja. Telefonin ja fika i hoqa kartën dhe e hodha edhe telin ne pus. Mirëpo nuk ndihesha mire. Me kapi ankthi dhe u bëra keq. Shkova ne spitalin e Durrësit për vizite. Mjeket me dhanë ca ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babain te zhdukur ne polici. Tash ne polici se babai kishte mare leket dhe ishte zhdukur me një femër tjetër. Lajmërova edhe vëllezërit. Iu thash qe babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa dite deri ne momentin qe ju e zbuluat ngjarjen. Me vjen shume keq nuk doja te shkonte kështu”,- ka thënë Esmarald Balla.

The post Vrau babanë dhe e hodhi në pus, Esmerald Balla rrëfen ngjarjen e rëndë: Më kërcënoi se do më vriste appeared first on Albeu.com.

❌
❌