Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U largua nga ‘Portokallia’, përlotet Xhemi Shehu: Do më mungojnë

By: D Marku
2 September 2024 at 11:16

Moderimi i emisionit investigativ “Fiks Fare” këtë sezon i është besuar dy figurave të njohura të publikut shqiptar, Julian Deda dhe Xhemi Shehu. Ata kanë qenë mëngjesin e sotëm të ftuar në studion e “Wake Up” për të folur më shumë për emocionet e kësaj eksperience të re.

Përveç ‘Fiks Fare’, Xhemi foli edhe për ‘Portokallinë’, për të cilën tha se mund të rikthehet për të luajtur ndonjë rol.

‘“Portokallia” është dashuria e vjetër, mund të jem ndonjëherë për ndonjë rol bashkë me Julin’

E pyetur se çfarë do t’i mungojë nga “Portokallia”, Xhemi Shehu me lot në sy dhe e mallëngjyer u përgjigj:

‘Do më mungojnë të gjithë kolegët. Janë shumë të mirë dhe do më mungojnë shumë, është një staf që e dua shumë. I uroj shumë suksese Nevinës, e di që do shkëlqejnë, do jenë shumë mirë’

The post U largua nga ‘Portokallia’, përlotet Xhemi Shehu: Do më mungojnë appeared first on Albeu.com.

RIKTHEHET ATY KU E NISI/ Ja ku do ta shohim Jul Dedën në sezonin e ardhshëm, krah Xhemi Shehut

By: D Marku
28 August 2024 at 11:17

Disa ditë më parë u përfol se drejtimin e emisionit “Fiks Fare” do ta merrte Donald dhe Romeo Veshaj ose Egla Ceno me Julian Dedën.
Megjithatë tashmë është konfirmuar se drejtimi i emisionit satiro-investigativ do t’i besohet Xhemi Shehut dhe Jul Dedës. Kujtojmë se ky emision ka shumë vite në treg dhe ka patur disa moderatorë të ndryshem më parë.
Xhemi prej vitesh ka qenë moderatore në “Portokalli”, aty ku edhe Juli nisi karrierën. Një sfidë e re edhe për Julian Dedën i cili realizoi një talk show para pjesëmarrjes në BB VIP.

The post RIKTHEHET ATY KU E NISI/ Ja ku do ta shohim Jul Dedën në sezonin e ardhshëm, krah Xhemi Shehut appeared first on Albeu.com.

❌
❌