Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Ish-e dashura akuzon priftin e Lushnjës: E kemi bërë edhe në kishë

By: user 6
17 September 2024 at 22:52

Në Fiks Fare mbërrin një denoncim nga zonja Pranvera e cila akuzon për mashtrim priftin Arkip Koçi. Sipas saj ajo ka patur një lidhje jashtëmartesore me priftin prej 5 vitesh, por që tani e ka ndërprerë. Ajo e akuzon se e ka mashtruar duke i premtuar se do të jetonin bashkë dhe si rezultat ajo ka prishur familjen e saj duke u ndarë nga burri dhe fëmijët.

“Më premtoi se do jetonte me mua, madje më ka dhuruar edhe unazën e mamasë së tij. Disa herë kemi kryer marrëdhënie seksuale edhe brenda në kishë në dhomën e rinisë dhe ai ka qenë me rrobat e priftit”, – tregon Pranvera.

Pranverën gjatë denoncimit të saj e shoqëronte edhe ish-bashkëshorti i cili e njeh Arben Koçin ose siç njihet me emrin e pagëzimit Arkip Koçi.

“Nuk e kisha kuptuar lidhjen e tyre, por shihja që Pranvera gjente çdo lloj justifikimi të mundshëm që të shkonte në Lushnje”, tregon ai.

Arkip Koçi është prift në Kishën Orthodhokse “Shën Gjergji dhe Shën e Premte” në Lushnje. Vend të cilin Pranvera e përmend që është përdhosur nga figura e priftit, pasi brenda në kishë kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Po si nisi historia e tyre?

“Unë e njoh Arbenin që vajzë e re dhe kemi pasur një lidhje në atë kohë, por më pas rrugët tona u ndanë dhe ne ndërtuam jetë dhe familje secili më vetë. Pas shumë kohësh rikthehem në kishën në Lushnje se do pagëzoja nipin dhe e ritakoj aty. Që asaj dite ne kemi komunikuar rregullisht filluam dhe historinë tonë të dashurisë që zgjati 5 vjet. Ai më premtoi se do të jetonte me mua thjesht po priste sa të rregullonte edhe djalin në shkollë”, tregon Pranvera.

Emri/ “Kemi bërë s*ks në kishë, më ndau nga

Ndërkohë ish-bashkëshorti i saj tregon se ajo mundohej gjatë kësaj kohe të organizonte shumë dreka darka familjare ku ishte i pranishëm prifti dhe se shpesh i thoshte se po komunikonte në internet me të, por që e kishte vetëm shok. Edhe pse më vonë familjet respektive e kishin zbuluar lidhjen e fshehtë të priftit me Pranverën dhe aty filluan edhe kërcënimet sipas denoncueses.

“Familjet tona e morën vesh, madje gruaja e atij dhe fëmijët më shkruanin mesazhe kërcënuese që ndahuni , por ne nuk u ndamë”, tregon Pranvera.

Emri/ “Kemi bërë s*ks në kishë, më ndau nga

Zonja vuri në dispozicion të Fiksit disa foto intime të sajat. Këto foto janë shkëputur nga momente të marrëdhënies së tyre intime në disa video live me priftin Arkip Koçi. Fiksi iu drejtua kishën në Lushnje ku gjeti priftin Arkip Koçi. Bashkë me Pranverën ata patën një ballafaqim ku denoncuesja i përmendi çdo gjë të historisë së tyre, por edhe marrëdhëniet seksuale që kishin patur në shtëpinë e Zotit.

Prifti Koçi mohoi gjithçka dhe tha se e ka vetëm shoqe asgjë më shumë. I vënë përball fotove seksuale që Pranvera i vuri në dispozicion Fiksit, prifti u justifikua se ato ishin fotomontazh.

Emri/ “Kemi bërë s*ks në kishë, më ndau nga

“I ka marrë fotot nga meshat që unë kryej dhe i ka vënë me atë përmbajtje intime”, shprehet prifti. Ndërsa për mesazhet që i kishin dërguar familjarët e tij Pranverës në Facebook duke e kërcënuar atë të largohej prej priftit, nuk dha asnjë përgjigje. Pranvera pohoi për Fiksin se kishte denoncuar marrëdhënien e saj me priftin edhe në Mitropolinë e Fieri, por që nuk kishin marrë asnjë përgjigje. Fiksi kontaktoi me Mitropolinë e Fierit ku imzot Nikolla Hyka tha se e kanë kanë pezulluar nga puna priftin Arkip Koçi. /TCH

The post Ish-e dashura akuzon priftin e Lushnjës: E kemi bërë edhe në kishë appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Velinat e ‘Fiks Fare’: Njëra nga Spanja, tjetra e dashura e ish-banorit të ‘BBV’

By: D Marku
10 September 2024 at 11:33

Dori Staka dhe Luisa Alexis Calderon Paez janë dy velinat e reja të “Fiks fare” që do shoqërojnë në studion e emisionit investigativ Jul Dedën dhe Xhemi Shehun.

Velinat janë balerina profesioniste, diplomuar të dyja për koreografi dhe janë mjaft të njohura në botën e showbizit shqiptar e atij ndërkombëtar.

Dori është e profilizuar në disiplinën e streat jazz dhe merr pjesë në work shop-e kërcimi të organizuara në qytete të Europës si Milano, Genova, Frankuft, Amsterdam, etj. Pa harruar bashkëpunimin e saj si koreografe me një nga këngëtaret më në zë shqiptare Elvana Gjata. Kujtojmë se ajo është e fejuara e balerinit të njohur, ish-banorit të ‘Big Brother VIP’, Albi Nako.

Luisa pas diplomimit, përveç punës si balerinë dhe koreografe në vendin e saj, ku ka performuar krahas emrave të njohur të muzikës spanjolle, fitoi një bursë studimi në Moma Academy Milano. Gjatë këtyre viteve ka bashkëpunuar me DJ të famshëm si DJ.Diplo, Afrojack, Steve Aoki, Marnik, Jimmy Sax.

Prej 4 vitesh është pjesë e pandarë si balerinë dhe koreografe e tureve që organizon këngëtarja Elettra Lamborghini.

The post Velinat e ‘Fiks Fare’: Njëra nga Spanja, tjetra e dashura e ish-banorit të ‘BBV’ appeared first on Albeu.com.

Velinat e ‘Fiks Fare’: Njëra nga Spanja, tjetra e dashura e ish-banorit të ‘BBV’

By: gaze tare
10 September 2024 at 09:37

Dori Staka dhe Luisa Alexis Calderon Paez janë dy velinat e reja të “Fiks fare” që do shoqërojnë në studion e emisionit investigativ Jul Dedën dhe Xhemi Shehun.

Velinat janë balerina profesioniste, diplomuar të dyja për koreografi dhe janë mjaft të njohura në botën e showbizit shqiptar e atij ndërkombëtar.

Dori është e profilizuar në disiplinën e streat jazz dhe merr pjesë në work shop-e kërcimi të organizuara në qytete të Europës si Milano, Genova, Frankuft, Amsterdam, etj. Pa harruar bashkëpunimin e saj si koreografe me një nga këngëtaret më në zë shqiptare Elvana Gjata. Kujtojmë se ajo është e fejuara e balerinit të njohur, ish-banorit të ‘Big Brother VIP’, Albi Nako.

Luisa pas diplomimit, përveç punës si balerinë dhe koreografe në vendin e saj, ku ka performuar krahas emrave të njohur të muzikës spanjolle, fitoi një bursë studimi në Moma Academy Milano. Gjatë këtyre viteve ka bashkëpunuar me DJ të famshëm si DJ.Diplo, Afrojack, Steve Aoki, Marnik, Jimmy Sax.

Prej 4 vitesh është pjesë e pandarë si balerinë dhe koreografe e tureve që organizon këngëtarja Elettra Lamborghini.

The post Velinat e ‘Fiks Fare’: Njëra nga Spanja, tjetra e dashura e ish-banorit të ‘BBV’ appeared first on iconstyle.al.

U largua nga ‘Portokallia’, përlotet Xhemi Shehu: Do më mungojnë

By: D Marku
2 September 2024 at 11:16

Moderimi i emisionit investigativ “Fiks Fare” këtë sezon i është besuar dy figurave të njohura të publikut shqiptar, Julian Deda dhe Xhemi Shehu. Ata kanë qenë mëngjesin e sotëm të ftuar në studion e “Wake Up” për të folur më shumë për emocionet e kësaj eksperience të re.

Përveç ‘Fiks Fare’, Xhemi foli edhe për ‘Portokallinë’, për të cilën tha se mund të rikthehet për të luajtur ndonjë rol.

‘“Portokallia” është dashuria e vjetër, mund të jem ndonjëherë për ndonjë rol bashkë me Julin’

E pyetur se çfarë do t’i mungojë nga “Portokallia”, Xhemi Shehu me lot në sy dhe e mallëngjyer u përgjigj:

‘Do më mungojnë të gjithë kolegët. Janë shumë të mirë dhe do më mungojnë shumë, është një staf që e dua shumë. I uroj shumë suksese Nevinës, e di që do shkëlqejnë, do jenë shumë mirë’

The post U largua nga ‘Portokallia’, përlotet Xhemi Shehu: Do më mungojnë appeared first on Albeu.com.

❌
❌