Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Lajme Shqiperi

Të paktën 2 të vdekur nga zjarret që goditën Portugalinë

16 September 2024 at 20:34

Të paktën dy persona humbën jetën në zjarret që përfshiu pjesët veriore dhe qendrore të Portugalisë.

Disa shtëpi u përfshinë nga flakët, raporton portali Portugalresident. Sipas raportimeve, 20 shtëpi ishin goditur në Albergaria-a-Velho dhe tre të tjera ishin djegur në Gondomar.

Disa persona kanë mbetur të pastrehë nga zjarri, por numri i saktë nuk dihet për momentin.

Katër persona u plagosën dhe ndodhen në spital në Aveiro dhe Coimbra. Të paktën një zjarrfikës u plagos gjithashtu.

Një burim nga Shërbimi Kombëtar i Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile (ANEPV) tha se disa fëmijë u trajtuan sot në spitale për probleme të frymëmarrjes të shkaktuara nga akumulimi i hirit dhe tymit në shumë zona.

Pasi kryeministri portugez Luis Montenegro anuloi detyrat e tij, anëtarët e tjerë të qeverisë anuluan gjithashtu detyrat e tyre pasi fokusi i vendit është tani në parandalimin e ngjarjeve më tragjike.

Aktualisht janë pesë zjarre të mëdha që digjen vetëm në rrethin Aveiro, të cilat po shuhen nga 1200 zjarrfikës, rreth 390 automjete dhe 12 helikopterë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të paktën 2 të vdekur nga zjarret që goditën Portugalinë appeared first on Euronews Albania.

Një tërmet i fortë godet Rumaninë, sa ishte magnituda

16 September 2024 at 20:19

Rumania u godit nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter sot rreth orës 17:40, raporton portali i monitorimit të tërmeteve EMSC.

Sipas raportimeve, epiqendra ishte 57 kilometra nga qyteti i Brasovit, në një thellësi prej 137 kilometrash.

Ende nuk ka informacione për dëme apo viktima të mundshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Një tërmet i fortë godet Rumaninë, sa ishte magnituda appeared first on Euronews Albania.

“Llogaria juaj mund të mbyllet”, ja skema e mesazheve të maskuara si kompania Meta

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 20:07

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Tiranë  ka konstatuar raste kur në telefonat e qytetarëve kanë mbërritur  mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms.

Këto sms drejt numrave të tyre të telefonit, kërkonin konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook.

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.

Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive të personave të mashtruar në menyrë të padrejtë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Llogaria juaj mund të mbyllet”, ja skema e mesazheve të maskuara si kompania Meta appeared first on Euronews Albania.

Diplomat false, Guarda di Finanza zbulon skemën e universitetit privat në Shqipëri

16 September 2024 at 19:47

9 persona janë arrestuar nga policia italiane pas një hetimi disa mujor të një rrjeti të fabrikimit të diplomave false që lëshoheshin nga një universitet privat në Shqipëri.

Hetimi i Guarda di Finanza ka zbuluar se nga Tirana me mijëra diploma false janë shitur për shtetas italianë.

Sipas mediave italiane, por dhe dosjes hetimore, pjesë e skemës është edhe një zyrtar i qeverisë shqiptare i cili ka favorizuar italianët të ndërtonin skemën nëpërmjet Kolegjit Universitar Wisdom.

Dokumenti italian flet se zyrtari i akreditimit të diplomave në Shqipëri është korruptuar në një rast me një çantë të shtrenjtë të markës Luis Viton në vlerën e 2 mijë eurove.

Mes të ndaluarve në Itali është edhe Savino Cianci i cili në Shqipëri rezulton administrator i kolegjit universitar Wisdom.

Gjatë aksioni janë sekuestruar edhe 10 milionë euro pasuri.

Edhe pse në Itali diplomat apo kualifikimet nuk do të kishin vlerë juridike, ndaj të arrestuarve janë ngritur akuzat e falsifikimit, mashtrimit dhe pastrimit të parave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Diplomat false, Guarda di Finanza zbulon skemën e universitetit privat në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.

Ndryshon ligji për mjekësinë, ulet nga 5 në 3 vite puna e detyruar e mjekëve të rinj

16 September 2024 at 19:40

Studentët e mjekësisë nuk do të detyrohen të punojnë 5 vite pas diplomimit në Shqipëri, por 3.

Projektligji që sanksionon se ata nuk mund të diplomohen pa ofruar më parë shërbim shëndetësor në vendin e tyre, është rikthyer sërish për diskutim në komision, por këtë herë i ndryshuar në bazë të kërkesës që bëri Gjykata Kushtetuese.

Tashmë, drafti i ri ka reduktuar nga 5 vite punë që ishte për studentët e vitit të parë në 3 vite dhe nga 1 deri në 2 vite për studentët e viteve të tjera.

Projektligji po diskutohet në Komisionin e Arsimit dhe të Shëndetësisë për të marrë më pas miratimin në seancën e radhës në parlament.

Studentët e mjekësisë e kanë refuzuar këtë projektligj më herët, me anë të protestave dhe bojkotit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndryshon ligji për mjekësinë, ulet nga 5 në 3 vite puna e detyruar e mjekëve të rinj appeared first on Euronews Albania.

Zyrtarja e DASH takon Dumanin, Ambasada e SHBA: SPAK ka mbështetjen tonë të plotë

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 19:39

Drejtuesja e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në DASH, Colleen Hyland, gjatë vizitës së saj në Tiranë është takuar edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane ka bërë të ditur mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për punën dhe misionin e Prokurorisë së Posaçme.

Në deklaratë, theksi i vihej rolit kyç të reformës në drejtësi si një rrugëtim i vendit tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në deklaratë shkruhej:

“Gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtuese e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, u takua me Drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Znj. Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin kyç të reformës në drejtësi në përparimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zyrtarja e DASH takon Dumanin, Ambasada e SHBA: SPAK ka mbështetjen tonë të plotë appeared first on Euronews Albania.

Trump akuzon Biden dhe Harris se kanë nxitur sulme ndaj tij me retorikën e tyre

16 September 2024 at 19:28

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan në zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump, tha se “retorika” e Presidentit Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes Kamala Harris është ajo që shkakton sulme ndaj tij, në një deklaratë për Fox News, pas atentatit të dytë në klubin e golfit në Florida të dielën, duke shtuar se i dyshuari po reagonte ndaj “gjuhës shumë nxitëse” të përdorur nga demokratët.

I dyshuari për sulmin Ryan Wesley Rout kishte një pushkë të stilit kallashnikov të drejtuar përmes një gardh në lëndinën e fushës së golfit, një kamerë Go-Pro dhe dy çanta shpine. Ai u largua nga vendi i ngjarjes, por u ndalua dhe u arrestua në I-95.

Autoritetet po e trajtojnë këtë incident si një “tentativë të dukshme për vrasje” ndaj Trump.

“Ai i besoi retorikës së Biden dhe Harris dhe ai veproi sipas saj”, tha Trump, duke iu referuar sulmuesit dhe vazhdoi:

“Retorika e tyre bën që të qëllojnë mbi mua dhe unë jam ai që do ta shpëtoj vendin, ndërsa ata janë ata që po e shkatërrojnë vendin brenda dhe jashtë”.

Trump më pas vuri në dukje komentet e mëparshme nga Biden dhe Harris në të cilat ai u paraqit si një “kërcënim për demokracinë” dhe ata si udhëheqës të “unitetit”.

“Ata janë e kundërta e kësaj. Këta janë njerëz që duan të shkatërrojnë vendin tonë. Nga brenda quhet armik. Ata janë një kërcënim real”, tha Trump.

Republikani akuzoi demokratët se e sulmuan atë me një kombinim të retorikës së lartpërmendur dhe padive që synonin “implikimin” e tij.

“Këto janë gjëra që budallenjtë e rrezikshëm, si sulmuesit, i dëgjojnë”, tha Trump.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump akuzon Biden dhe Harris se kanë nxitur sulme ndaj tij me retorikën e tyre appeared first on Euronews Albania.

41,226 viktima në Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Shumë njerëz janë nën rrënoja

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 19:27

Të paktën 20 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 41,226, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë.

Një deklaratë e ministrisë shtoi se rreth 95,413 persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve.

“Forcat izraelite vranë 20 persona dhe plagosën 76 të tjerë në tre “masakra” të familjeve në 24 orët e fundit”, tha ministria.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata,” thuhet më tej.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas më 7 tetorin e kaluar, pavarësisht thirrjes së një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 41,226 viktima në Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Shumë njerëz janë nën rrënoja appeared first on Euronews Albania.

Serbët nga Kosova për kërkesat dhe masat e Vuçiçit: Tradhti, mashtrim, besim

16 September 2024 at 19:20

Dragan Nikolliç nga Leposaviqi shpreson se do të mund të kthehet në Policinë e Kosovës, të cilën, siç thotë ai, e la “nën presion” në nëntor të vitit 2022 pas dy dekadash punë në këtë institucion.

“Lajmi që duhet të largoheshim nga institucionet atëherë më goditi shumë, ende sot nuk mund të pajtohem me këtë”, thotë Nikoliç për Radion Evropa e Lirë (REL).

Tani, pas kërkesës së presidentit të Serbisë, Aleksandwr Vuçiç, që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës, Dragani thotë se ndihet “i tradhtuar dhe i përdorur”.

Dorëheqja e qindra serbëve nga institucionet në veri të Kosovës u iniciua nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit – për shkak të përpjekjes së Qeverisë së Kosovës për të hequr nga përdorimi targat e automjeteve të lëshuara nga Serbia me emrat e qyteteve të Kosovës.

Kjo dorëheqje kolektivisht nga institucionet e Kosovës, përfshirë Policinë dhe organet gjyqësore, u mbështet nga Beogradi zyrtar, duke siguruar kompensime mujore për të gjithë ata që “mbetën pa punë”. Pasuan kriza të shumta në veri, ndërsa situata kulmoi më 24 shtator 2023 kur një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë në Banjskë pranë Zveçanit, duke vrarë një polic. Që atëherë, autoritetet e Kosovës kanë mbyllur disa institucione serbe që funksiononin në veri të vendit sipas sistemit të Serbisë.

Vuçiç më 13 shtator kërkoi kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe organet gjyqësore, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri, në mënyrë që në krye të tyre të vijnë serbë.

“Viktima të presioneve dhe politikës”

Dragan Nikolliç ishte një nga katër serbët nga Kosova që autoritetet serbe i arrestuan në prill të vitit 2023, duke i akuzuar se ishin pjesë e një “grupi të organizuar kriminal që synonte ndryshimin e dhunshëm të pushtetit, përkatësisht rrëzimin e rendit kushtetues të Republikës së Serbisë në veri të Kosovës”.

Ai u lirua për shkak të mungesës së provave dhe ndërkohë filloi të punojë si shofer në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Megjithatë, shpreson ende se do të mund të jetë përsëri polic.

Ai shton se rikthimin në Policinë e Kosovës e dëshirojnë edhe kolegë të tij, dhe konsideron se serbët në Kosovë janë “viktima të presioneve dhe të politikës së dikujt”.

Çfarë tjetër ka paralajmëruar apo kërkuar Vuçiçi?

Autoritetet e Kosovës që nga fillimi i vitit 2024 kanë mbyllur disa institucione të Serbisë, me arsyetimin se funksionimi i tyre cenon kushtetutshmërinë e Kosovës. Disa prej tyre janë: Organet e Përkohshme Komunale, Fondi për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Banka e Kursimeve Postare dhe zyrat e Postës së Serbisë në veri të Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndër të tjera, më 13 shtator tha se rreth 5.800 punëtorë të institucioneve serbe të mbyllura në Kosovë do të vazhdojnë të marrin rregullisht pagat e tyre dhe paralajmëroi një rritje të mundshme.

Ai deklaroi se institucionet serbe në Kosovë “nuk do të shuhen, as nuk do të mbyllen”, por që “me qëllim të zbutjes së veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara të regjimit kosovar”, në vendet Rudnicë dhe Ribariç në Serbi, afër kufirit me Kosovën, do të hapet një zyrë ku serbët do të kenë qasje në shërbime të mbrojtjes sociale dhe do të ofrohen shërbime shtetërore dhe administrative që, sipas tij, janë esenciale për qytetarët.

Gjithashtu, një nga masat është që territori i Kosovës do të shpallet “zonë e veçantë për mbrojtje sociale”, me çka do të sigurohet ndihmë financiare për serbët e papunë. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008.

Presidenti i Serbisë më 13 shtator, gjithashtu, paralajmëroi investime të reja nga Beogradi në Kosovë, me vlerë dhjetëra milionë euro. Serbia nga buxheti i saj për vitin 2024 ka ndarë rreth 140 milionë euro për Kosovën, që është rreth 11 milionë euro më shumë se në vitin 2023.

“Me para nuk mund të na kompensohet dëmi”

Zdravko nga Leposaviqi thotë se masat dhe kërkesat e paraqitura nga presidenti i Serbisë janë joreale dhe se me para nuk mund të kompensohet “dëmi” shkaktuar anëtarëve të komunitetit serb.

Me “dëm” ai nënkupton mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë dhe ardhjen në pushtet të kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri, pasi serbët bojkotuan zgjedhjet, sërish me thirrjen e Listës Serbe.

“Kjo është si kur e gjuan topin në mur dhe ai të kthehet”, shprehet Zdravko për REL.

Për Goran Milenkoviçin, aktivist politik nga Leposaviqi, këto masa dhe kërkesa janë “keqpërdorim i popullit dhe mashtrim i opinionit publik.”

“I gjithë ky është mashtrim, në të cilin askush nuk beson më”, shton ai, duke shprehur bindjen se të gjitha ngjarjet e fundit janë “pjesë e një marrëveshjeje” ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që veriu të integrohet plotësisht në sistemin e Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Serbët nga Kosova për kërkesat dhe masat e Vuçiçit: Tradhti, mashtrim, besim appeared first on Euronews Albania.

Bashkë deri në 2028-ën, Inter rinovon kontratën me Kristjan Asllanin

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 19:11

Inter ka njoftuar këtë të hënë vazhdimin e kontratës së Kristjan Asllanin me zikaltërit deri më 30 qershor 2028.

Sipas raporteve të fundit, marrëveshja gjithashtu vjen me një opsion për t’u zgjatur edhe për një vit tjetër, deri në verën e vitit 2029.

Asllani është aktualisht një nga lojtarët që paguhet më pak në listën e skuadrës së Interit, duke marrë në shtëpi një pagë vjetore prej vetëm 1 milion euro në sezon, sipas përditësimeve nga Calciomercato.com.

Kristjan Asllani tani është në sezonin e tij të tretë të plotë në San Siro, pasi u bashkua me një marrëveshje prej 15 milionë eurosh nga Empoli , fillimisht duke nënshkruar në formë huazimi me një opsion blerjeje.

Ai pritet të jetë pjesë e skuadrës udhëtuese për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bashkë deri në 2028-ën, Inter rinovon kontratën me Kristjan Asllanin appeared first on Euronews Albania.

“Sulmi ndaj meje për shkak të Harris dhe Biden”, Trump akuzon rivalët! Autori qëndroi 12 orë në fushë, por nuk qëlloi!

By: E.K
16 September 2024 at 20:57

Kur kanë kaluar orë nga atentati i dytë i dyshuar i dështuar ndaj ish-presidentit Donald Trump, aktualisht kandidat republikan për zgjedhjet e 5 Nëntorit në SHBA, detaje të reja mësohen nga ngjarja dhe nuk mungojnë reagimet. Vetë Donald Trump raportohet se sulmoi Kamala Harris dhe Joe Biden, duke akuzuar retorikën e tyre si përgjegjëse për tentativën për vrasje. […]

The post “Sulmi ndaj meje për shkak të Harris dhe Biden”, Trump akuzon rivalët! Autori qëndroi 12 orë në fushë, por nuk qëlloi! appeared first on FaxWeb.

Nis nga 1 tetori, sa lekë do të marrin pensionistët? Rritja mesatare do të jetë me…

By: E.K
16 September 2024 at 20:42

Sipas qeverisë, pensionet do të indeksohen me vetëm 4,1% në muajin tetor. Vendimi është miratuar nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe javën tjetër pritet të miratohet edhe nga qeveria. Të dhënat tregojnë se inflacioni për mallrat e shportës nga viti 2023 deri më sot ka rezultuar 4,1% dhe për pasojë indeksimi do […]

The post Nis nga 1 tetori, sa lekë do të marrin pensionistët? Rritja mesatare do të jetë me… appeared first on FaxWeb.

“Nisim në tetor”, ministri i Brendshëm italian flet për kampet e refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin: S’kemi frikë nga apelimet e emigrantëve

By: E.K
16 September 2024 at 20:41

Italia do të hapë qendrat e saj për emigrantët në Shqipëri në tetor dhe nuk ka frikë nga apelimet nga rastet që do të përpunohen, tha të hënën Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi. “Me qendrat e emigrantëve në Shqipëri do të fillojmë në tetor. Sigurisht që ka pasur një vonesë prej disa muajsh (fillimisht hapja […]

The post “Nisim në tetor”, ministri i Brendshëm italian flet për kampet e refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin: S’kemi frikë nga apelimet e emigrantëve appeared first on FaxWeb.

Zyrtarja e lartë e DASH takon Dumanin: Mbështetje e plotë e SHBA për SPAK dhe institucionet e pavarura

By: E.K
16 September 2024 at 20:39

Gjatë vizitës që zhvilloi sot në Tiranë, zyrtarja e lartë amerikane Colleen Hyland ka zhvilluar një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Drejtoresha e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së ka shtrënguar duart me kreun e SPAK, duke i shprehur mbështetjen e plotë për institucionin e […]

The post Zyrtarja e lartë e DASH takon Dumanin: Mbështetje e plotë e SHBA për SPAK dhe institucionet e pavarura appeared first on FaxWeb.

Nis Java Kulturore Britanike, festival njëjavor për artin, inovacionin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

By: E.K
16 September 2024 at 19:46

Ambasada britanike në Tiranë dhe Këshilli Britanik njoftuan fillimin e Javës Britanike në Shqipëri, e cila do të zhvillohet nga 16-22 shtator 2024. Në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Bashkitë e Tiranës, Durrësit dhe Hasit, ky festival kulturor i këtij viti do të shënojë një fazë të rëndësishme në marrëdhëniet mes […]

The post Nis Java Kulturore Britanike, festival njëjavor për artin, inovacionin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve appeared first on FaxWeb.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, inspekton punimet në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë

By: E.K
16 September 2024 at 19:05

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, inspektoi ditën e sotme punimet në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, ku po përfundojnë punimet për modernizimin e infrastrukturës spitalore. Ky investim strategjik nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale synon përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për nënat, fëmijët dhe gratë shtatzëna, duke sjellë pajisje […]

The post Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, inspekton punimet në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë appeared first on FaxWeb.

“Një show humori i ri”, Agron Llakaj rikthehet në ekran. A do të jetë në “Vizion Plus”?

By: redi
16 September 2024 at 20:47

Ikona e humorit në ekran, aktori dhe moderatori Agron Llakaj do të vijë këtë sezon me një emision të ri humori, pas një pauze nga ekrani. Ai ka postuar në Instagram një video promo ku shkruhet “Së shpejti me një show humori të ri”. Ai nuk ka zbuluar më shumë detaje, as emrin dhe as bashkëpuntorët që do ketë në këtë projekt. Ende nuk dihet nëse ky show do zhvillohet në ekranin e Vizion Plus…

Source

FOTO/ Shqiptarë kujdes nga këto numra, Policia tregon sesi po tentohet vjedhja e llogarive bankare

By: redi
16 September 2024 at 20:34

Policia e Tiranës i bën apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm nga numra që mund t’u shkruajnë në rrjetet e tyre sociale, pasi është zbuluar një skemë e re mashtrimi për të vjedhur të dhënat e llogarive bankare. Sipas policisë, janë konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook…

Source

Hyland: SPAK-u ka bërë ndaj korrupsionit një punë të jashtëzakonshme

By: njeshi
16 September 2024 at 20:32

Në Tiranë, diplomatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësuan si “të jashtëzakonshme” punën e SPAK-ut në trajtimin e korrupsionit. Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin amerikan të Shtetit, Colleen Hyland, tha në një konferencë rajonale se “Shqipëria duhet ta trajtojë këtë problem dhe të ndryshojë sjellje”, teksa përpiqet të tërheqë investime të huaja dhe të…

Source

Meri Shehu parashikon javë me “dallgë” për 12 shenjat e horoskopit

By: redi
16 September 2024 at 20:27

Parashikimi i 12 shenjave të horoskopit për këtë javë nga Meri Shehu. Dashi, 1 yll Një shenjë kardinale që e ka në shtëpinë e 12-të hënën e plotë. Kjo do të thotë që do bëhen ca zbulime që shpirtërisht Dashët nuk i bëjnë të ndihen mirë. Me punën do jenë pak të revoltuar, të ngatërruar, mund të kenë probleme me shëndetin. Ta shikojnë mirë këtë Hënën e Plotë, vërtet do zbulojnë shpirtërisht…

Source

❌
❌