Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Zyrtarja e DASH takon Dumanin, Ambasada e SHBA: SPAK ka mbështetjen tonë të plotë

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 19:39

Drejtuesja e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në DASH, Colleen Hyland, gjatë vizitës së saj në Tiranë është takuar edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane ka bërë të ditur mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për punën dhe misionin e Prokurorisë së Posaçme.

Në deklaratë, theksi i vihej rolit kyç të reformës në drejtësi si një rrugëtim i vendit tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në deklaratë shkruhej:

“Gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtuese e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, u takua me Drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Znj. Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin kyç të reformës në drejtësi në përparimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zyrtarja e DASH takon Dumanin, Ambasada e SHBA: SPAK ka mbështetjen tonë të plotë appeared first on Euronews Albania.

Zyrtarja e DASH takon Altin Dumanin, ambasada e SHBA-së: SPAK ka mbështetjen tonë të plotë

By: redi
16 September 2024 at 20:07

Drejtuesja e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në DASH, Colleen Hyland, gjatë vizitës së saj në Tiranë është takuar edhe me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për punën dhe misionin e Prokurorisë së Posaçme. Në deklaratë, theksi i vihej rolit kyç të reformës në drejtësi si…

Source

Gjokutaj: SPAK-u rigoroz në falsifikim! Rama duhet të thirret në prokurori

By: Oldi
16 September 2024 at 18:56

Avokati Genc Gjokutaj ka folur rreth akuzave që ka bërë SPAK kundrejt Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha. Gjokutaj u shpreh se, e gjithë dosja është e falsifikuar dhe asnjë dokument nuk është original, pasi nëse në dosje vendosen dokumentat origjinalë, personi i parë që duhet të thirret në prokurori është Edi Rama. “Ky është […]

The post Gjokutaj: SPAK-u rigoroz në falsifikim! Rama duhet të thirret në prokurori appeared first on BoldNews.al.

I pandehur i SPAK për privatizimin e kompleksit Partizani, Berisha në konferencë për shtyp: Më shpallën kryetar bashkie

By: E.K
16 September 2024 at 14:13

Kreu demokrat, Sali Berisha, i cili është marrë i pandehur nga SPAK, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ka sulmuar Prokurorinë Speciale në një tjetër konferencë për mediat, duke i cilësuar prokurorët si mercenarë politikë privatë të Kryeministrit Edi Rama. Me një gjuhë të ashpër, Berisha tha se “këto qenie të shpifura shkojnë deri aty […]

The post I pandehur i SPAK për privatizimin e kompleksit Partizani, Berisha në konferencë për shtyp: Më shpallën kryetar bashkie appeared first on FaxWeb.

“Partizani”/ Berisha: Falsifikatorët më shpallën kryebashkiak të Tiranës për të mbrojtur Ramën

16 September 2024 at 13:51

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë sërish këtë të hënë në një konferencë për mediat, për të folur për aktakuzën politike, siç e konsideron ai, për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportigv Partizani. Bertisha tha në mungesë të plotë të veprës penale, faktit penal, për të mbuluar krimet e veta dhe të padronit të […]

The post “Partizani”/ Berisha: Falsifikatorët më shpallën kryebashkiak të Tiranës për të mbrojtur Ramën appeared first on BoldNews.al.

“PD do të shkrihet si parti”, Meçe: Berisha e përdori për të mbrojtur veten

16 September 2024 at 13:48

Analisti Arben Meçe në një intervistë në “Tirana Live” në ABc News foli për çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dosjen 500 faqe të SPAK.

Gjatë intervistës, Meçe tha se Partia Demokratike do të pësojë goditjen më të rëndë, pasi ish-kryeministri e përdori vetëm për të mbrojtur veten.

“Vërtetohet që paratë që janë përfituar nga një linjë korruptive janë përdorur nga Sali Berisha. Ndërsa për familjen jemi në një linjë tjetër që është e lidhur me hetimin pasuror. Dhe sipas SPAK këto para injektohet në familjen Berisha. Pra kjo bën që të mos merremi më vetëm me Berishën dhe Jamarbërin, por edhe me familjen. Nëpërmjet kësaj vepre penale implikohet gjithë familje dhe kjo ka disa sekuenca të tjera dhe këtu vijmë te PD sepse PD është “një shpk e Berishës”. Dhe këtu vijmë tek fakti që PD do të pësojë goditjen më të rëndë, sepse “shkrihet” pronari. Mekanizmi që përdor Berisha për t’u mbrojtur shkaktoi pasoja për PD. Sot rezulton që është një instrument tjetër që është bërë vepër penale. Dosja 500 faqe tashmë nuk është konspiracion. PD do të shkrihet si parti, Saliu e përdor për të mbrojtur veten. Tani kjo dosje është dosje përvëluese për familjen Berisha, sepse janë në linjën e korrupsion pasiv që të gjithë. Kapja e PD nga Sali Berisha ka qenë dëmi më i madh”, tha ai.

/abcnews.al/

Detaje të reja nga dosja 500 faqe e SPAK: Ja korrupsioni i Berishës e Malltezit

16 September 2024 at 13:32

Të tjera detaje janë bërë të ditura nga dosja e ish kompleksit Partizani. Gazetari Ermal Vija tha për ABC News se është mësuar se dhëndri i ish-kryeministrit Berisha paguante shpenzime të mëdha, pas marrjes së pronës te “Partizani”.

Sipas SPAK nis me 17 tetor 2008, historia mes Berishës dhe firmës Österreichische Elektrizitätsëirtschafts-Aktiengesellschaft, kur ish-kryeministri miraton një VKM, (praktikë dhe me raste të tjera të ngjashme) për ndërtimin, pronësinë, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të një hidrocentrali të ri në Ashtë, Bushat të Shkodrës.

Nisin punimet, hidrocentrali realizohet dhe vendimi numër 170 datë 18.12.2012 Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) prapë me urdhër të Sali Berishës vendos të miratojë edhe marrëveshjen e shitjes së energjisë mes  KESH sh.a dhe Energji.

Çfarë u zbulua nga dosja e SPAK–

Shtetasi Ardian Shehu, për llogari të një marrëdhënie të shoqërisë Energji Ashta si më sipër të krijuar dhe të projektit të mësipërm rezulton se paguan shtetasin Jamarbër Malltezi si vijon:

Në vitin 2008 në llogarinë e Jamarbër Malltezit , Adrian Shehu ka derdhur 18.900 Euro
Në vitin 2009 në llogarinë e Jamarbër Malltezit, Adrian Shehu ka derdhur 8.820 Euro
Në vitin 2010 në llogarinë e Jamarbër Malltezit, Adrian Shehu ka derdhur 25.754 Euro
Në vitin 2011 në llogarinë e Jamarbër Malltezit, Adrian Shehu ka derdhur 12.1290 Euro
Në vitin 2012 në llogarinë e Jamarbër Malltezit, Adrian Shehu ka derdhur 7.985 Euro
Në vitin 2012 në llogarinë e Jamarbër Malltezit Adrian Shehu ka derdhur 5.760 Euro
Në vitin 2013 në llogarinë e Jamarbër Malltezit  Adrian Shehu ka derdhur 2.220 Euro

Gjithashtu në listën e SPAK, renditen pagesat që Jamarbër dhe Argita kanë bërë për familjen Berisha.

“Shtetasi Ardian Shehu, i pyetur përgjatë këtij hetimi, me datë 03.04.2024, ka deklaruar se shtetasin Jamarbër Malitezi e njeh prej shumë vitesh, në projekte të ndryshme bashkëpunonte me specialistë të ndryshëm, por kryesisht i besonin më shumë pedagogëve dhe shtetasi Jamarber Mallëzi ka qenë pedagog në Universitetin Bujqësor të Kamzës”, thuhet në dosjen e SPAK.

/abcnews.al/

“Partizani”/ Berisha: SPAK më shpalli kryetar bashkie për të mbrojtur Ramën

By: user 8
16 September 2024 at 14:12

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, i cili është marrë i pandehur nga SPAK, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ka sulmuar SPAK në një tjetër konferencë për mediat, duke i cilësuar prokurorët si mercenarë politikë privatë të Kryeministrit Edi Rama.

Me një gjuhë të ashpër, Berisha tha se “këto qenie të shpifura shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën”. 

Në vijim Berisha u shpreh se “në mungesë të plotë të veprës penale, faktit penal, për të mbuluar krimet e veta dhe të padronit të tyre, Edi Rama, që fshehin në piramidën e tyre të mashtrimit, padinë e tyre politike në 500 faqe të saj, mercenarët e prokurorisë politike private të Edi Ramës, e bazojnë fund e krye në mashtrime, manipulime, falsifikime dhe fshehje të dokumenteve zyrtare dhe përpjekje për të rrëzuar ligjet me dëshmitarë të rreme, shpalljen e bamirësisë, sevapit, vepër penale dhe po kështu shpalljen ryshfet të marrë nga Sali Berisha sipas tyre, sponsorizimin nga Fatmir Bektashi të Ministrisë së Kulturës për udhëtimin e dy këngëtarëve”. 

“Sot jam këtu për të faktuar me dokumente se si mercenaret e SPAK-ut pasi nuk kanë gjetur asnjë shkelje të vetme ligjore dhe asnjë dokument të firmosur nga Sali Berisha në dhjetëra e dhjetëra dokumente të procesit të njohjes, kthimit dhe parablerjes nga pronarët legjitimë të pronës në klubin Partizani, pasi nuk kanë gjetur asnjë dëshmitar që të pohojë se Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë bërë ndërhyrjen më të vogël në këtë proces, dhe për të mbrojtur Edi Ramen nga një abuzim i padëgjuar, kanë bërë në piramidën e tyre të mashtrimit, atë që nuk mund ta imagjinojë njeri. 

Këto qenie të shpifura shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën, duke dëshmuar me këtë metamorfozën e tyre, më të cilën janë denatyruar, shndërruar në qenie mjerane dhe kthyer në leckën ku fshin këmbët e pista Edi Rama, unë ju ftoj të lexoni për këtë mashtrim të tyre faqet 5 dhe 6 të akuzës të piramidës së tyre të mashtrimit lidhur me ndryshimin e destinacionit të zonës sportive në zonë banimi”, tha Berisha.

The post “Partizani”/ Berisha: SPAK më shpalli kryetar bashkie për të mbrojtur Ramën appeared first on Lapsi.al.

Dosja/ Berisha: SPAK më shpall edhe kryetar bashkie të Tiranës

By: user 4
16 September 2024 at 14:06

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët ka akuzuar SPAK se e ka fajësuar atë edhe për firmën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Ramën në akuzën e ngritur ndaj tij për çështjen e kompleksit “Partizani”.

Berisha ka paraqitur dokumentet e firmosura nga Edi Rama, gjatë kohës që ai ishte kryebashkiak i Tiranës, në vitet 2005-2008, duke thënë se akuza e hartuar në 500 faqe është e mbushur me manipulime dhe gënjeshtra.

Berisha thotë se SPAK ka fshehur dokumentin ku tregon se Edi Rama është njeriu që ka ndryshuar destinacionin e zonës tek ish-kompleksi “Partizani”.

Sipas Berishës, kjo u realizua nga miratimi në KRTRSH e Republikës 6 muaj më pas, më datën 21.11.2006 me firmën e Sali Berishës.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mercenarët e prokurorisë politike private të Edi Ramës, në mungesë të plotë të veprës penale, faktit penal, për të mbuluar krimet e veta dhe të padronit të tyre, Edi Rama, që fshehin në piramidën e tyre të mashtrimit, padinë e tyre politike në 500 faqe të saj, e bazojnë fund e krye në mashtrime, manipulime, falsifikime dhe fshehje të dokumenteve zyrtare dhe përpjekje për të rrëzuar ligjet me dëshmitarë të rreme, shpalljen e bamirësisë, sevapit, vepër penale dhe po kështu shpalljen ryshfet të marrë nga Sali Berisha sipas tyre, sponsorizimin nga Fatmir Bektashi të Ministrisë së Kulturës për udhëtimin e dy këngëtarëve.

Sot jam këtu për të faktuar me dokumente se si mercenaret e SPAK-ut pasi nuk kanë gjetur asnjë shkelje të vetme ligjore dhe asnjë dokument të firmosur nga Sali Berisha në dhjetëra e dhjetëra dokumente të procesit të njohjes, kthimit dhe parablerjes nga pronarët legjitimë të pronës në klubin Partizani, pasi nuk kanë gjetur asnjë dëshmitar që të pohojë se Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë bërë ndërhyrjen më të vogël në këtë proces, dhe për të mbrojtur Edi Ramen nga një abuzim i padëgjuar, kanë bërë në piramidën e tyre të mashtrimit, atë që nuk mund ta imagjinojë njeri.

Në këtë piramidë ata shkruajnë: Ndryshimi i destinacionit të zonës sportive në zonë banimi.

Kërkesat e shtetasit Fatmir Bektashi për objektivat që kërkon të arrijë nëpërmjet pushtetit të shtetasit Sali Berisha, e konkretisht ndryshimi i destinacionit të zonës sportive në zonë banimi, përkundrejt përfitimit që ai do të japë si ryshfet mitë, lexohen në aktet e lidhura me shtetasin Jamarbër Malltezi.

Më poshtë, këta falsifikatorë dhe mashtrues shkruajnë se me datë 22.05.2006, pala pronare e përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi lidhi kontrate me kompaninë Kontakt ku kompania mori përsipër ndërrimin e destinacionit.

Sipas Skapit, kjo u realizua nga miratimi në KRTRSH e Republikës 6 muaj më pas, më datën 21.11.2006 me firmën e Sali Berishës.

Por çfarë fshehin këto qenie mjerane për vitin 2006, që janë të gatshëm të pështyjnë mbi surratin e vet?

Ata fshehin:

1. Qeniet mjerane të denatyruara nga krimi, Dumani i pyetjes 1 milion, Kraja i policisë sekret hoxhiste, vilave dhe ndërtimeve, Melonai, ndrikulla e bandës së Elbasanit, FSHEHIN dokumentin zyrtar që e kanë në dosje, në të cilin del se jo Sali Berisha, por është Edi Rama që ndryshoi destinacionin e zonës nga zonë sportive ne zone urbane ndërtimi 5 muaj më herët nga sa pretendon Skapi i partisë, konkretisht me datë 08.06.2006 dhe ky është dokumenti numër 1. Ky është vendimi i KRRT-së me firmën e Edi Ramës, të cilin skapistët e paraqesin si vendim të Sali Berishës, në të cilin në datën është ndryshuar destinacioni nga zonë sportive në zonë ndërtimi.

2. FSHEHIN dokumentin zyrtar që fakton se ky ndryshim destinacioni ishte vendosur me 12.05.2006 me vendim të Këshillit Teknik të KRRT, i cili përbëhej nga 10 drejtorë të Edi Ramës dhe ajo që ishte më e veçanta e këtij vendi, ishte se ai është marrë pas asnjë kërkese të pronarëve të tokës dhe të institucioneve që administronin klubin Partizani. Ky vendim është marrë 10 ditë përpara se pronaret e tokës të lidhnin kontratë me kompaninë e ndërtimit.

Mbi bazën e këtij ndryshimi destinacioni, Edi Rama përmes Këshillit Teknik të Bashkisë përcaktonte se cila çështje hynte në rendin e ditës të KRRT

Pra, destinacionin e ndryshoi Edi Rama me datën 12.5.2006 në Këshillin Tektik të Bashkisë së Tiranës dhe pastaj 10 ditë më vonë në Këshillin e Rregullimit të Territorit, të kryesuar jo nga Sali Berisha, por nga Edi Rama.

Këto qenie të shpifura shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën, duke dëshmuar me këtë metamorfozën e tyre, më të cilën janë denatyruar, shndërruar në qenie mjerane dhe kthyer në leckën ku fshin këmbët e pista Edi Rama, unë ju ftoj të lexoni për këtë mashtrim të tyre faqet 5 dhe 6 të akuzës të piramidës së tyre të mashtrimit lidhur me ndryshimin e destinacionit të zonës sportive në zonë banimi.

KONFERENCA E PLOTE:

The post Dosja/ Berisha: SPAK më shpall edhe kryetar bashkie të Tiranës appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 15 September 2024Main stream

“Partizani”/ Malltezi nxjerr pamjet e vitit 2008: Për këto rrënoja 15 pronarët paguan 800 mijë euro

15 September 2024 at 22:36

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaq gjendjen e degraduar të objeketve të ish-klubit sportiv Partizani në vitin 2008, që sipas tij, 15 pronarët e tokës paguan 800 mijë euro. Ai shton më tej se sot prokurorët poltik të SPAK, 15 vjet më pas caktuan patronazhistë […]

The post “Partizani”/ Malltezi nxjerr pamjet e vitit 2008: Për këto rrënoja 15 pronarët paguan 800 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

Aktakuza e SPAK: Si Jamarbëri e Argita blenë tokë me çmim të lirë dhe ia shitën shtrenjtë Damir Fazlliçit

By: Java News
15 September 2024 at 19:57

Marrëdhënia e Argita Malltezit me Damir Fazlliç është një nga pikat e akuzës së SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, të cilët janë marrë zyrtarisht të pandehur. Sali Berisha akuzohet për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij për korrupsion dhe pastrim parash. Në dokumentin e akuzës prej 500 faqesh, SPAK ka analizuar të gjitha marrëdhëniet e biznesit të Jamarbër dhe Argita Malltezit, transaksionet për pasuritë e paluajtshme, ndërsa një kapitull analizohen marrëdhëniet e tyre të biznesit me Damir Fazllic.

Ndër të tjera, në dosje thuhet se:

Në vitin 2007 rezulton se Jamarbër Malltezi nis blerjen e disa tokave. Të gjitha kontratat lidhen përpara noteres M.I. Në muajt korrik-gusht 2007, ai arrin të bëhet pronar i një sipërfaqeje toke arë prej 3885 m2 të blerë në vlerën e 18 981 600 lekë. Këtë tokë ai ia shet brenda muajit shtator 2007 shoqërisë Alpha me ortak të vetin dhe administrator shtetasin serb Damir Fazllic, kundrejt një çmimi shumë herë më të lartë, konkretisht 396 235 euro. Shoqëria Alpha krijohet në muajin maj 2007 dhe ekspert kontabël caktohet Shpresa Brecani, mbesa e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Marrëdhënia kontraktore më sipër nxjerr në pah – thekson SPAK – lidhjet që Argita Malltezi ka pasur me shtetasin Damir Fazllic. Një fakt të tillë e ka konfirmuar dhe Flutura Kola, e cila ka deklaruar se Fazllic e ka njohur në periudhën tetor – nëntor 2006 në zyrën e saj pasi ia ka prezantuar kolegia e saj, Argita Malltezi. Referuar deklarimit të Flutura Kolës, por edhe akteve të administruara, rezulton se me VKM nr.703, datë 23 prill 2008, nënshkruar nga Ministri i METE Genc Ruli dhe kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, është miratuar studimi “Zhvillimi i integruar në sinergji i zonës energjetike dhe industriale të Porto Romanos, Durrës.”

Nisur nga të dhënat që dispononin – thekson SPAK – Flutura Kola dhe bashkëshorti i saj Florenc, si dhe Jamarbër e Argita Malltezi, duke qenë në dijeni të zhvillimit që do të pësonin pronat e ndodhura në vendin e quajtur fshati Rinia, kanë vendosur të blejnë toka nga pronarët dhe t’ja shesin më pas Damir Fazllic.

“Personi i ngarkuar nga Damir Fazllic për marrëdhënie të ndryshme në Shqipëri ka qenë Flutura Kola, e cila evidentohet nga këto transaksione, pra blerjet dhe më pas shitjet e kryera. Është për t’u theksuar fakti se në akte përshkruhet se pagesat bëhen dorazi. Argita Malltezi evidentohet se ka nënshkruar kontratat e shitjes në drejtim të blerësit Damir Fazllic bashkë me bashkëshortin e saj, megjithëse nuk i deklaron në IDLKPKI këto transaksione,” thekson SPAK.

Jamarbër Malltezi akuzohet zyrtarisht për korrupsion kryer në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, ish-kryeministër, si dhe për pastrim parash. Damir Fazllic, biznesmen i huaj, ka pasur raste që ka marrë pjesë edhe në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.vna.al

SPAK: Jamarbër dhe Argita Malltezi blenë toka dhe ia shitën Fazlliç me çmim më të lartë

By: user 8
15 September 2024 at 17:17

Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja e SPAK për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Sipas SPAK, Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi kanë blerë toka dhe ia kanë shitur Damir Fazlliç me çmim më të lartë.

“Personi i ngarkuar nga Damir Fazllic për marrëdhënie të ndryshme në Shqipëri ka qenë Flutura Kola, e cila evidentohet nga këto transaksione, pra blerjet dhe më pas shitjet e kryera. Është për t’u theksuar fakti se në akte përshkruhet se pagesat bëhen dorazi.

Argita Malltezi evidentohet se ka nënshkruar kontratat e shitjes në drejtim të blerësit Damir Fazllic bashkë me bashkëshortin e saj, megjithëse nuk i deklaron në IDLKPKI këto transaksione”, thuhet ndër të tjera në dosjen e SPAK.

Lexo më tej: Nga paralajmërimi i Ramës për “non grata” tek arrestimi i Berishës (kronologjia e plotë) 

The post SPAK: Jamarbër dhe Argita Malltezi blenë toka dhe ia shitën Fazlliç me çmim më të lartë appeared first on Lapsi.al.

Berisha dhe dhëndri i tij nën akuzë, detaje nga dosja e SPAK: Si Argita dhe Jamarbër Malltezi blenë toka dhe ia shitën Damir Fazlliçit! Pagesat u bënë dorazi

15 September 2024 at 17:17
Të mërkurën (11 shtator 2024) ish-kryeministri Sali Berisha u vu zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për veprën penale ‘korrupsion pasiv’ në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Gjithashtu edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, për të njëjtën çështje u vu në  akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Në dosjen e

Dosja e SPAK për Berishën/Roli i Gëzim Begeajt alias Xhimi, nga nisja e biznesit deri në konfliktin me Bektashin e dhëndrin

By: Java News
15 September 2024 at 15:36

Një vend të rëndësishëm në dosjen prej 500 faqesh të SPAK për aferën Partizani e zë dhe hetimi për Gëzim Begejan, alias Xhimi Begeja. Ky i fundit është kushëriri i parë nga ana e mamasë i dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. Gëzim Begeja është një nga nismëtarët e projektit të marrjes së tokave të ish-klubit Partizani dhe bashkë me Fatmir Bektashin, Jamarbër Malltezin është një prej 3 ortakëve të firmës Homeplan sh.p.k e ngritur pikërisht me qëllimin e realizimit të marrjes së tokës dhe godinave në ish-klubin Partizani, ndryshimin e destinacionit të atyre terreneve dhe godinave përmes korrupsionit të administratës shtetërore dhe favorizimeve të drejtpërdrejta të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ndërtimin më pas të 19 kullave me dhjetëra apartamente për të përfituar nga shitja e tyre shuma të konsiderueshme monetare. Gëzim Begeja, alias Xhimi, është personi, i cili për shumë vite ka mbuluar aktivitetin e Jamarbër Malltezit për ish-klubin Partizani, duke kryer të gjitha veprimet, deri në daljen në skenë zyrtarisht të dhëndrit.

Kështu sipas hetimeve të SPAK, përmes këqyrjeve të dokumentacionit të firmës të ruajtuara në dokumentet e studios së Andia Pustina, (studio që bënte të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k), këqyrjes së llogarive bankare dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve, Gëzim Begeja, alias Xhimi, ka përfituar nga operacioni i ish-klubit Partizani një shumë totale prej 3.354.140 euro nga viti 2017 deri në 2022 dhe një shumë prej 500.000 euro me shitjen e kuotave të Homeplane dhe daljen nga shoqëria që kishte krijuar me Fatmir Bektashin dhe Jamarbër Malltezin me 19 qershor të vitit 2023. Kjo shumë marramendëse e rendit Xhimi Begejan si një nga pronarët që ka përfituar më shumë nga të gjithë pronarët e tjerë të tokës në këtë kompleks, pas dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.

Edhe pse Begeja pati një rol tepër aktiv si në krijimin e shoqërisë, por sidomos për përballimin e të gjithë konflikteve që erdhën mes pronarëve, mes pak institucioneve që rezistonin për mosdorëzimin e tokës dhe godinave shtetërore të ish-klubit Partizani (Kujtojmë rezistencën e Gjeneral Vladimir Qirjazi për mosdorëzimin e klubit dhe shkarkimin e tij më pas për këtë arsye), në dosjen e SPAK del qartë në vitet e fundit pakënaqësia e Xhimi Begeajt shprehur përmes e-malileve drejtuar studios Pustina dhe ortakëve, për pagesat që ai pretendonte të merrte, por që ortakët nuk ia kalonin.

Kështu, në faqen 386 të dosjes ndodhet ky mail i Begejat për Ortakët dhe për Studion e Andia Pustinës.

Në datën 10.07.2021 Gëzim Begeja shkruan:

“Përshendetje të gjithëve,

Dy fjalë për secalin nga ne, por në veçanti për studion Pustina ku për respekt të bashkëpunimit shumvjecar nuk duhet të më anashkalonte duke më mos njoftuar rreth situatës financiare të shoqërisë Homplan. Une gjithmone ju kam kerkuar qe te me njoftoni ne vija te trasha sa jane sa kane ngelur e si duhet te vazhdoje me te ardhurat e mia nga kjo ortakeri dhe ka vite që nuk më është dhënë informacioni i duhur dhe i plotë i administrimit te financave ne Homeplan. Gjithesesi kuru ne vazhdoj ti mbahem parimeve te mija dhe të nënshkruaj vetëm “letra të bardha”, pse por nuk është etike që % ime të huazohet pa dijenine time për interest ë Kontaktit në objekte të tjera dhe ai të vazhdojë të më japë këste që “të lëpijë kockat”. Studjos Pustina I besova se do te qendronte korrekte ne kete ortakerine tonen te brishte, por jo aq sa une tju dukem si send me perqindje te vogel. Në këtë kohë të vështirë të gjithë nga ne kemi halle prandaj si gjithnje kam zgjedh respektin dhe kok ul, por jo perbuzje. Unë kërkoj nga ju ballafaqim mqs se Abi dhe Fatmiri jane dhe te diskutojmë për këto çështje si më prioritare:

Lista e njësive të pashitura, duke parë realitetin në objekt shikohet se procesi i ndërtimit ka përfunduar.
Zëri i aktivit numër 7 (tituj të huadhënies) me vlerë 498. 369.436 lekë, kërkoj informacion të detajuar se kujt ja ka dhene kompania këto lekë dhe kontrata përkatëse për këto shuma (të paktën për pjesën që më takon mua) dua një informacion-analize se kur është krijuar kjo llogari deri më sot.
Zëri nr. 13 të ardhura të shtyra (2.207.881.708 lek) duke parë realitetin që objektet janë përfunduar procesi I hipotekimit ka përfunduar si dhe procesi I dorëzimit përse nuk kalojnë të ardhura të periudhës???????.
Me respekt

Xhim Begeja

Pjesë nga dosja, emaili i dërguar nga Xhimi Begeja studios Pustina dhe ortakëve, për pagesat që ai pretendonte të merrte, por që ortakët nuk ia kalonin
Me sa duket, marrja e lejeve të reja për ndërtimin e godinave të tjera brenda tokës së ish-klubit Partizani dhe mosmarrjes nga ana e Xhimi Begejat për të ardhurat siç ai pretendonte, më vonë bëri që ky individ të largohet nga kjo shoqëri, duke bërë likujdimin dhe pagesat për shumën 500.000 euro.

Ankesat e ortakut Xhim Begeja kanë vazhduar në vitet e fundit, siç edhe në këtë mail tjetër drejtuar studios së Andia Pustinës, ku vërehet edhe respekti maksimal që ka për Familjen Berisha saqë në mailin protest, arrit të vendosë me gërma të mëdha emrat e tyre edhe në fjalët që nuk janë të përveçme.

“Ju besova verbërisht sepse Gita dhe Abi më gargantuan qysh nga dita e parë ku studio e juaj të jetë garantuesja ligjore dhe financiare e kontratave tona. Nuk kam qenë pengesë që në fillim të firmosja një ‘letër të bardhë’ sepse e konsideroje veten turp po të mos ju besoja. Kam përshtypjen se ajo Gocë e Familjes, nuk ka pas edhe nuk ka dijeni për situatën e krijuar tani mes nesh. Unë nuk e kam shqetësuar e nuk do ta shqetësoj kurrë për hallin e madh që ka zënë, por aq më tepër ne i kemi borxh të madh Familjes Berisha, për shqetësimet që i kemi sjellë ku shkaktare është prona jonë. (shtetasi Xhim Begeja me shprehjet Gocë e Familjes dhe Familjes Berisha, i shkruan me shkronja të mëdha, duke treguar konceptimin që ka ai për pushtetin e familjes Berisha”, shkruan SPAK

SPAK në përfundimet e tij e ka marrë të pandehur Gëzim Begeajn, alias Xhimi për akuzën: “Pastrim parash”./Shqiptarja.com

FBI dhe SPAK e kanë seriozisht? A e dinë kreun e Mafias në Tiranë!

By: Ela
15 September 2024 at 13:06

Nga Basir Çollaku Burime diplomatike bëjnë me dije se agjentë të FBI më tepër nga zakonisht gjenden prej javësh në Tiranë. Jo nga dërgesa e shpeshtë kohë-gjatë pranë SPAK por një numër i shtuar. Kërkimet e tyre kanë shumë objekt. Përqendrimi është pjesa Rama-McGonigal. Kryesisht gjobvëniet e shumta në dhjetëra milionë dollarë në Shqipëri, Kosovë […]

The post FBI dhe SPAK e kanë seriozisht? A e dinë kreun e Mafias në Tiranë! appeared first on BoldNews.al.

SPAK ka frikë për sulme/ Hapet super tenderi, 708 mijë € për skanimin e mjeteve dhe zarfeve

By: V K
15 September 2024 at 10:03

Një shumë prej 708 mijë euro është vendosur të shpenzohet nga SPAK, me qëllim blerjen e një sistemi të avancuar për skanimin e mjeteve që hyjnë në oborin e Prokurorisë së Posaçme, sistem ky që shërben si mbrojthës antiterorizëm në shumë institucione të sigurisë.

Kujtojmë se hapja e këtij tenderi, vjen në një kohë kur SPAK, sapo ka mbyllur mega procedurën tenderuese prej 4 miliard lekë, që do shkojë për mobilimin e godinës së re të SPAK, ndërtimin e një tuneli ajror dhe ndërtimi i disa shkallëve të brendshme brenda objektit ekzistues të dhuruar nga Bashkia e Tiranës.

Të presim se kush do jetë subjekti tregtar që do fitojë këtë tender të hapur nga SPAK.

Ndërkohë gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka mësuar se shkak për blerjen e këtij sistemi mbrojtës që synon të blindojë nga jashtë dhe brenda hyrjet dhe daljet e SPAK, është bërë një informacion i mbëritur nga Policia e Shtetit, për një skenar të mundshëm të sulmit të godinës me dron ose makina të mbushura me tritol.

Ndaj duke vlerësuar këto informacione të policisë, por dhe duke parë tendencën e disa individëve të krimit të organizuar të përgjuar nga vetë SPAK, drejtuesi i këtij institucioni Altin Dumani, ka vendosur ta zgjidhë qesen financiare, duke shpenzuar plot 708 mijë euro, ku qëllimi është blindimi i hyrjeve dhe daljeve të këtij institucioni.

Sipas dokumentave, tenderi është ndarë në dy lote të posaçme, ku Loti i Parë përmes një shumë financiare prej 218 mijë euro synon të blejë një paisje skanimi për bagazhe, një paisje skaner për zarfet e postës si dhe 1 urë kontrolli.

Ndërkohë Loti i Dytë, i këtij tenderi synon që përmes shumës financiare prej 489 mijë euro, të blejë një paisje skaner për skanimin e poshtëm të automjeteve që hyjnë dhe parkohen në ambjentet e brendshme të SPAK, si dhe një paisje automatike e quajtur “Bollard”.

Njësia e skanimit duhet të jetë e dizenjuar për të dhënë rezultate maksimale në skanimin e poshtëm të automjeteve.

Sipas vetë dokumentave të SPAK, qëllimi i blerjes së sistemit automatik me siguri të lartë “Bollard”, është të ndalojë automjetet nga hyrja e paautorizuar në zona të sigurisë dhe të ruajë nivelin më të lartë të mbrojtjes ndaj antiterrorizmit.

SPAK, synon të blejë dy copë sisteme të tilla me tre piston çeliku, të cilat do vendosen në hyrjen dhe daljen e tunelit të godinës së SPAK dhe hyrjen dhe daljen në oborin e SPAK.

Ndërsa dy sisteme do blihen për skanimin e poshtëm të automjeteve që hyjnë dhe dalin në SPAK. Pritet që dy tenderat të mbyllen në 11 tetor të këtij viti, ku disa ditë më pas të shpallet fituesi i kësaj procedure.

Në pjesën më të madhe te procedurave tenderuese të hapura, por dhe të mbyllura që zhvillon SPAK, kompanitë fituese janë të paracaktuara dhe dihet fituesi para se të hapen zarfat e ofertave.

Por kjo gjë nuk sjell aspak shqetësim brenda SPAK, duke e konsideruar si diçka normale dhe të modës, e për pasojë duke mos hapur asnjë hetim penal apo qoftë dhe administrative.

Kur SPAK nuk kontrollon SPAK, atëherë e kush tjetër nga institucionet shtetërore duhet ta kontrollojë atë.

The post SPAK ka frikë për sulme/ Hapet super tenderi, 708 mijë € për skanimin e mjeteve dhe zarfeve appeared first on Albeu.com.

‘Akuza’ ndaj Sali Berishës, çon në burg SPAK!

By: Ela
15 September 2024 at 08:12

Nga Gent Strazimiri Sipas SPAK, ngjarjet kanë rrjedhur në këtë mënyrë: Një mbrëmje të qetë në shtëpi, Argita i ka thënë Sali Berishës, – “Babi, a ia ndërron destinacionin terrenit sportiv në klubin “Partizani”, në zonë banimi, të të jap x lekë në këmbim? Ti babi, je i vetmi që ke pushtetin e mjaftueshëm për […]

The post ‘Akuza’ ndaj Sali Berishës, çon në burg SPAK! appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

“Akuza e SPAK, medalje për Sali Berishën”/ Malltezi: Për 4 vite nuk gjetën asgjë

14 September 2024 at 21:37

Argita Malltezi e cilëson akuzën e SPAK ndaj babait të saj, Sali Berisha për kompleksin Partizani si një medalje për të. Sipas vajzës së ish kryeministrit, në 4 vite hetime SPAK nuk gjeti asnjë provë që të vërtetonte pretendimet dhe po heton dhe fondacionin bamirës si pastrim parash. “Akuza është një medalje për Sali Berishën, […]

The post “Akuza e SPAK, medalje për Sali Berishën”/ Malltezi: Për 4 vite nuk gjetën asgjë appeared first on BoldNews.al.

Dosja e SPAK ndaj Berishës/ Malltezi: Aktakuzë që peshon vetëm nga faqet dhe jo nga argumentet

14 September 2024 at 21:14

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ka folur në A2 CNN për marrjen e pandehur të bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezi dhe babait të saj në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Malltezi deklaroi se në dosjen 500 faqëshe të prokurorisë nuk ka asnjë provë që lidh Sali Berishën dhe bashkëshortin e […]

The post Dosja e SPAK ndaj Berishës/ Malltezi: Aktakuzë që peshon vetëm nga faqet dhe jo nga argumentet appeared first on BoldNews.al.

❌
❌