Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Java News

DOSJA E SPAK/ Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë: Do privatizojmë terrenet sportive, nuk do lëmë asnjë stadium në Tiranë!

By: Java News
16 September 2024 at 20:55

Nga Ylli Pata

Dosja e SPAK që e shpall Sali Berishën të pandehur për korupsion pasiv, në lidhje me privatizimin e klubit “Partizani”, ka skandale në çdo kapitull apo paragraph të saj. Disa kanë dalë e janë folur prej kohësh me procedurat e paligjshme dhe transferimin e një prone që nuk ekziston në asnjë regjistë.

Por skandali më serioz ndodhet në një procesverbal të mbledhjes së qeverisë së datës 18 qershor 2008. Në dosjen e SPAK është pasqyruar procesverbali i mbledhjes së qeverisë së asaj date.

Mbledhje, ku mungonin ministry i Jashtëm, Lulzim Basha dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Ylli Pango. Të cilët përfaqësohesin nga zëvendësministrat përkatës Anton Gurakuqi dhe Ekrem Spahia.

Në mbledhjen e 18 qershorit 2008, do të duhej të diskutohej një propozim i ministrit Ylli Pango për një rishikim të ligjit nr. 9376 datë 21.04.2005 “Për Sportin”.

Pango propozonte që objektet sportive mund tu jepen në koncesion apo pronësi të tretëve pa ndryshuar destinacion. Që do të thotë çdo object sportive, d të duhet të mbetet sportiv.

Por në mbledhjen e qeverisë, Sali Berisha, tregon hapur se është i xhindosur nga propozimi i Ylli Pangos dhe i vërvitet pa mëshirë Ekrem Spahisë.

Berisha, është i tërbuar nga ideja se një ministër i tij po i del kundër privatizimit të Klubit Partizani. E siç ka ndodhur më pas, del se edhe shkarkimi “9 minutësh” i Pangos, duket qartë se nuk ka pasur as motiv politik, as elektoral, por ka lidhje direkte me privatizimin e Klubit Partizani.

Në dosjen e SPAK është dialogu ndërmjet Ekrem Spahisë dhe Sali Berishës, që në fakt është një presion i hapur, jo për vshët e një zv.ministri pa peshë dhe pa fuqi, por për të gjithë ata politikanë të PD-së që i kundërvihen vullnetit të familjes Berisha.

Madje, kryeministri thotë qartë se jo veëm klubi Partizani do të duhet të privatizohet, por edhe stadiumet e terrenet e tjera sportive.(Të faksimilet e dosjes së SPAK janë të gjitha diskutimet në mbledhjen e qeverisë të 16 qershorit 2008.

Berisha thotë në mbledhje, duke akuzuar Ylli Pangon për lobing ndaj Presidentëve të klibeve të futbollit, se nëse ka procedura të sakta nuk ekziston asnjë terren sportive në Tiranë. Dhe përmend në fillim Stadiumin “Qemal Stafa”, “klubin Partizani” dhe kubin “Dinamo”.

“Nuk ekzistojnë stadiume në Tiranë, po të isha unë kryetar bëshkie, e po e bëri ai e përgëzoj. Stadiumet nuk duhet në mes të qytetit, duhet të dalin anash”, thekson Sali Berisha.

Vetëm nëse shikon procesverbalin e qeverisë shikon qartë se Sali Berisha ju bën të ditur çdo ministry se nuk duhet të pengojnë vullnetin e familjes së tij.

Në mbledhjen së qeverisë së 16 qershorit, qeveria vendos ndryshimet në ligjin për Sportin, duke lejuar që kur ka pronar objektet sportive u jepet atyre, duke u lënë dorë të lirë që të ndryshojnë destinacionin, ndërkohë nëse jepen në koncension, nuk duhet të ndryshohet destinacioni, pra prona duhet të përdoret si terren sportiv.

Projektligji miratohet më 21 korrik 2008 dhe hyn në fuqi më 16 gusht 2008.

Ylli Pango, ministër u Kulturës i kohës, kur është pyetur nga SPAK, ka deklaruar se privatizimi i objekteve sportive ka ardhur si rrjedhojë i një kërkese të kryeministrit që ministritë e linjës të përgatisin aktet.

“Gaforreve mos u dilni para!”, Meri Shehu parashikon javë me “dallgë” për shenjat

By: Java News
16 September 2024 at 20:50

Dimensione të reja, ca zhgënjime, lajme suprizuese, por në mes të javës ka shpresë për t’u rikuperuar. Astrologia e njohur Meri Shehu parashikoi një javë “me dallgë” për të gjitha shenjat e zodiakut. Në studion e “Rudina” në Tv Klan ajo zbuloi 2 shenjat më të favorizuara prej Hënës së Plotë.

Dashi, 1 yll

Një shenjë kardinale që e ka në shtëpinë e 12-të Hënën e Plotë. Kjo do të thotë që do bëhen ca zbulime që shpirtërisht Dashët nuk i bëjnë të ndihen mirë. Me punën do jenë pak të revoltuar, të ngatërruar, mund të kenë probleme me shëndetin… Ta shikojnë mirë këtë Hënën e Plotë, vërtet do zbulojnë shpirtërisht shumë gjëra, por do ndihen pak të bllokuar. Bashkëpunime do ketë, shanse martesash…

Demi, 3 yje

Do ketë një zbulim të bukur, një lajm i mirë pas disa humbjesh të vështira, pas disa problemeve me shoqërinë, martesën apo familjen. Ka një lloj pasigurie, mund të kenë probleme ekonomike. Kanë qenë pak të mërzitur e stresuar, kështu që ka një kthesë pozitive në mes të javës.

Binjakët, 2 yje

Binjakët e lindur në 10 ditëshin e tretë janë ata që më rrezikojnë më shumë në këtë javë. Nëse e kalojnë këtë periudhë, mesi i javës mund t’u japë një energji pozitive. Mund të ketë lajme të mira për një biznes familjar ose mbledhje familjare. Një stabilitet në lidhje me gjërat e tyre bazike. Kujdes me karrierën, eprorët dhe ligjin në fillim të javës.

Gaforrja, 4 yje

Marsi është në shenjën e tyre, s’përmbahen fare. Po të doli Gaforre përpara tani, nuk të hap rrugë sepse është me mendimin se që është absolute, e fuqishme. Do udhëtojnë, do kenë kontakte të mira me njerëzit, me ligjin, ekonominë, studimet. Gjithsesi kanë ata “thembrën e Akilit”, nëse dikush e gjen, mund të përmbysen shumë të dhëna. Prandaj kujdes!

Luani, 2 yje

I kemi persekutuar këtë periudhë, por kemi një lajm të mirë ekonomik më në fund. Shumë pozitiv në mes të javës, do e rigjejnë veten. Hëna e Plotë në Peshk është pozicion delikat për ta, për sigurinë e tyre, qoftë materiale apo shpirtërore…

Virgjeresha, 1 yll

Nuk do doja të ishte kështu, sepse mesi i javës në fakt është i mirë. Hëna e Plotë përballë shenjës së tyre, mund të vështirësoje kontekstin e bashkëpunimeve me të tjerët. Yllin e keni se jeni yje!

Peshorja, 3 yje

Afërditën e kanë në shenjën e tyre, për momentin janë shumë të lumtura. Në karrierë vazhdojnë të stimulohen bukur, kanë debate në familje, por mund të dalin nga një kurth ose pengesë që ka të bëjë me punën apo çështje personale. Mund të kenë një lajm të mirë ekonomik, por që do ta marrin me këste.

Akrepi, 5 yje

Kanë dashurinë! Stabilizohen në një marrëdhënie ata që duan dhe ata që kanë pasur probleme me fëmijët, shtrojnë një rrugë në këtë periudhë…

Shigjetari, 4 yje

Kanë probleme familjare, të çuditshme. Do u duhet të marrin vendime të rëndësishme të cilat i kushtëzojnë dhe nuk i lënë të jenë optimistë. Megjithatë, mesi i javës është i mirë për të gjithë.

Bricjapi, 2 yje

Njeh ndonjë Bricjap që t’i japim optimizëm?! Janë kockë e fortë këta, se ne nga këta e pësojmë në Shqipëri. Të fortë…E kapërcen gjithmonë vështirësinë. Duhet të besojnë, të kenë pak fantazi, të dalin nga sfera e reales. Kështu do realizojnë hovin shpirtëror.

Ujori, 3 yje

Janë deri diku mirë, Urani bën një lidhje shpirtërore shumë të bukur me Diellin. Kështu do stabilizohet një lidhje personale, në ekonomi, punë. Ndonjë fejesë a martesë nuk eliminohet. Ose ndonjë takim i papritur me fatin e jetës!

Peshqit, 5 yje

Kanë eklipsin hënor në shenjën e tyre, romantizëm, fantazi, gjëra të bukura…Lajmet karmike nuk përbëjnë rrezik për ta sepse gjithë energjia shkon që ata të rikuperojnë humbjet me ngjyrat e tyre. Një udhëtim i largët ose realizim projekti mund të jetë kthesa pozitive.

Vuçiç kërcënon Kosovën, BE “mbyll sytë”: Mirëpresim gatishmërinë e Vuçiç për të vazhduar dialogun

By: Java News
16 September 2024 at 20:43

Në konferencën për shtyp të para pak ditëve, presidenti serb Aleksandër Vuçiç praktikisht u kërkoi ndërkombëtarëve ta mbështesnin në zhbërjen e shtetit të Kosovës, teksa renditi një sërë masash e kërkesash qenë Kosovë u panë si kërcënuese. Por Bashkimi Europian duket se ka zgjedhur të bëjnë vesh shurdh sa I përket toneve dhe mesazheve të fjalimit të Vuçiç, që ndër të tjera përmendi edhe mundësinë e pushtimit të veriut, duke u pwrqendruar tek thirrjet e tij për riintegrimin e serbëve.

Në një reagim për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE, Peter Stano tha se e mirwpret diçka të tillë, ndërsa u kërkoi të dyja vendeve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, transmeton A2.

“Ne e mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti Vuçiç për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pozitivisht e marrim edhe thirrjen e tij për serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe të riintegrohen në të gjitha institucionet e Kosovës, nga të cilat janë larguar në vitin 2022”.

Mes tjerash, pjesë e masave e kërkesave të njoftuara nga Vuçiç, ishte shpallja dhe dhe mbajtja e “zgjedhjeve lokale, të lira dhe demokratike” në veriun e Kosovës, si dhe kthimi i serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre.

Stano tha se BE-ja, vazhdimisht, i ka bërë thirrje Beogradit që të inkurajojë riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, dhe Prishtinës që ta mundësojë atë. Stano konfirmoi se të martën do të zhvillohet raundi i ri i bisedimeve në nivel negociatorësh, ku në fokus do të jetë implementimi I marrëveshjes së Ohrit dhe zgjidhja e çështjeve aktuale, që po frenojnë përparimin.

Momente kritike për TikTok në SHBA/ 15 minuta kohë për të luftuar për “jetën” e tij, ose do të mbyllet për 170 mln amerikanë

By: Java News
16 September 2024 at 20:35

Pesëmbëdhjetë minuta. Kaq kohë do të ketë të hënën TikTok për të bindur një gjykatë federale të apelit që të mos mbështesë një ndalim të mundshëm në SHBA të aplikacionit të tij të mediave sociale, i cili përdoret nga 170 milionë amerikanë.

Ato 15 minuta mund të jenë më të rëndësishmet e ekzistencës së TikTok në SHBA. Kompania po lufton për mbijetesë përballë një ligji, të nënshkruar nga presidenti Joe Biden, dispozitat kryesore e të cilit mund të hyjnë në fuqi që në janar.

Ligji i nënshkruar nga Biden synon të ndalojë TikTok në pajisjet personale të amerikanëve, përveç nëse kompania e saj mëmë kineze, ByteDance, ia shet shpejt TikTok dikujt tjetër – gjë që mund ta mbyllë në mënyrë efektive aplikacionin siç e njohin aktualisht të gjithë.

Me afrimin e afatit për një ndalim të mundshëm, TikTok dhe ByteDance kanë shkuar në gjykatë duke kërkuar që ligji të bllokohet dhe të shpallet jo kushtetues për arsye të Amendamentit të Parë.

TikTok nuk do të ketë luksin e një prove të plotë për të argumentuar ekzistencën e tij të vazhdueshme në formën e tij aktuale.

Kjo për shkak se ligji në fjalë kërkon çdo sfidë ligjore për të anashkaluar gjykatën federale të rrethit dhe për të shkuar direkt në Gjykatën e Apelit të SHBA për Qarkun e Distriktit të Kolumbisë brenda një afati të ngushtë kohor. Një panel prej tre gjyqtarësh do të dëgjojë çështjen dhe do të vendosë, me gjasë brenda disa javësh, nëse ligji është kushtetues.

Argumente të shkurtra të vendosura për të hënën

Të hënën kompanitë do të paraqesin argumentin e tyre në formë gojore. TikTok do të ketë vetëm disa minuta për të ndikuar. Por nuk do të jetë vetëm: Një grup krijuesish të TikTok që paditin gjithashtu administratën e Bidenit do të shkojnë më pas, me nga 10 minuta për të folur. Dhe administrata Biden do ta mbyllë atë me prezantimin e saj 25-minutësh.

Me çdo anë të debatit të caktuar përafërsisht gjysmë ore, TikTok dhe aleatët e tij do të përpiqen të shpjegojnë pse gjykata duhet ta refuzojë ligjin dhe të parandalojë zbatimin e tij. Avokatët e DD-së do të shpjegojnë pse një ndalim i mundshëm ose shitje e detyruar e TikTok – ose siç do ta thonë ata, një “shpërndarje e kualifikuar” – është e vetmja mënyrë për t’i mbajtur përdoruesit amerikanë të sigurt.

Dëgjimi i çështjes do të bëhet nga kryegjyqtari Sri Srinivasan, i emëruar nga Obama, së bashku me gjyqtarin Neomi Rao, i cili u emërua nga ish-presidenti, Donald Trump dhe gjyqtari Douglas Ginsburg, i emëruar nga Regani.

Pyetja kryesore me të cilën përballet paneli i së hënës: A është rreziku hipotetik i spiunimit kinez përmes TikTok, si një kërcënim i sigurisë kombëtare që justifikon një ligj federal që mund të cenojë të drejtat kushtetuese të amerikanëve për lirinë e fjalës?

Nuk është e qartë se kur gjykata mund të marrë një vendim nëse do të bllokojë legjislacionin. Por ligji përcakton një afat deri në 19 janar për TikTok, kështu që ka të ngjarë që gjykata të vendosë përpara kësaj.

Frika e SHBA për Kinën

I ndjekur me shpejtësi përmes Kongresit këtë pranverë me një shpejtësi të pazakontë, legjislacioni është një përgjigje e SHBA ndaj frikës se lidhjet e TikTok me Kinën mund të lejojnë qeverinë e atij vendi të aksesojë të dhënat e aplikacioneve të përdoruesve amerikanë, të tilla si videot që ata kanë parë, pëlqyer, shpërndarë ose kërkuar.

Masa është bërë një simbol i kundërshtimit dypartiak ndaj Kinës. Por për mbështetësit e TikTok, duke përfshirë disa nga krijuesit e tij më të shquar të përmbajtjes, ligji ka erë racizmi dhe histerie kundër Kinës. Ata argumentojnë se bën pak për të adresuar burime të tjera, potencialisht edhe më të ndjeshme, të të dhënave të disponueshme lirisht në tregjet komerciale.

Rezultati i çështjes nuk do të përcaktojë vetëm fatin e TikTok në Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu mund të ketë efekte të valëzuara për mënyrën se si gjykatat interpretojnë Amendamentin e Parë – i cili garanton kundër qeverisë që ndalon lirinë e shprehjes – dhe marrëdhëniet e tij me fjalimin digjital dhe platformat online që janë të mëdha.

TikTok argumenton se ndalimi i mundshëm shkel Amendamentin e Parë sepse mbyt aftësinë e përdoruesve të tij amerikanë për t’u shprehur dhe për të hyrë në informacion. Dhe ai pretendon se ligji është në mënyrë jokushtetuese ekstreme kur qeveria kishte mundësi të tjera për të adresuar frikën rreth lidhjeve të TikTok me Kinën.

Regjistrimet në gjykatë tregojnë se TikTok dhe zyrtarët e sigurisë kombëtare të SHBA-së kishin hartuar një projekt-propozim për të adresuar shqetësimet e sigurisë. Kjo marrëveshje përfshinte mundësinë që qeveria amerikane të mbyllte TikTok nëse shkel marrëveshjen e propozuar. Disa nga dispozitat e marrëveshjes TikTok i ka zbatuar tashmë publikisht si pjesë e një nisme të quajtur Project Texas, e cila përfshin zhvendosjen e të dhënave të përdoruesve të SHBA në serverë të kontrolluar nga gjigandi amerikan i teknologjisë Oracle dhe ngritjen e barrierave shtesë organizative midis TikTok dhe ByteDance.

Por, pretendon TikTok, zyrtarët amerikanë e braktisën papritmas planin pa asnjë shpjegim. (Qeveria e SHBA e ka përshkruar më pas planin në dosjet e saj gjyqësore si “të papërshtatshëm” sepse zyrtarët kishin frikë se do të ishte e vështirë të zbulohej nëse TikTok po shkelte marrëveshjen.)

TikTok ka pohuar gjithashtu se është teknologjikisht e pamundur të ndash aplikacionin e tij nga kompania e tij mëmë. Si fillim, tha në një dosje gjyqësore, aplikacioni TikTok varet nga kodi i softuerit që është ndërtuar nga ByteDance dhe nuk ka asnjë mënyrë që thjesht ta kopjoni atë kod në një kompani tjetër me ndonjë pritshmëri që ai të funksionojë.

Për një tjetër, kompania argumenton, qeveria kineze me shumë mundësi nuk do të lejojë që algoritmi i rekomandimeve të TikTok t’i shitet një kompanie jo-kineze. Motori i rekomandimit është salca sekrete e TikTok dhe ajo që fuqizon popullaritetin e tij; pa të, aplikacioni humbet veçorinë e tij më dalluese.

Vitin e kaluar, qeveria kineze tha se do të “kundërshtonte me vendosmëri” një shitje të mundshme të TikTok nga ByteDance, pas kontrolleve të reja të eksportit që shpalli vendi që ndikojnë në transferimin e algoritmeve të caktuara softuerike.

TikTok e ka portretizuar ligjin amerikan si një rrëmbim gjithëpërfshirës të pushtetit të Kongresit që kërcënon të gjitha të drejtat e të folurit të amerikanëve.

“Nëse Kongresi mund ta bëjë këtë,” shkroi kompania në dosjet e saj, “ai mund të anashkalojë Amendamentin e Parë duke thirrur sigurinë kombëtare dhe duke urdhëruar botuesin e çdo gazete ose faqe interneti individuale ta shesë për të shmangur mbylljen”.

“Shqetësime spekulative,” thotë TikTok

Më në fund, pretendon TikTok, qeveria amerikane nuk ka provuar kurrë se qeveria kineze ka shfrytëzuar të dhënat e përdoruesve të SHBA për të justifikuar ligjin.

“Edhe deklaratat nga anëtarët individualë të Kongresit dhe një raport i komitetit të kongresit thjesht tregojnë shqetësimin për mundësinë hipotetike që TikTok mund të keqpërdoret në të ardhmen, pa përmendur prova specifike – edhe pse platforma ka funksionuar dukshëm në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi, lançuar në vitin 2017”, shkruan kompania.

“Këto shqetësime spekulative janë shumë larg asaj që kërkohet kur të drejtat e Amendamentit të Parë janë në rrezik.”

Qeveria amerikane ka argumentuar në dosjet e veta se ligjvënësit janë të lirë të ndërmarrin veprime “edhe nëse të gjitha dëmet e kërcënuara nuk janë materializuar ende gjerësisht ose nuk janë zbuluar”.

Qeveria kineze ka nxitjen dhe aftësinë për t’i bërë presion ByteDance për të dorëzuar të dhënat e përdoruesve të TikTok, ka thënë administrata e Biden, duke shtuar se informacioni mund të jetë i dobishëm për qëllime inteligjence ose për manipulimin e publikut përmes fushatave dezinformuese.

Shtetet e Bashkuara, nga ana e tyre, gjithashtu kërkojnë në mënyrë rutinore të dhënat e përdoruesve nga kompanitë e mediave sociale. Por zakonisht ka kontrolle dhe ekuilibra mbi qeverinë, të tilla si ligjet që kufizojnë atë që zyrtarët e inteligjencës mund të bëjnë me të dhënat për qytetarët amerikanë ose, për zbatimin e ligjit vendas, kërkesat që autoritetet të marrin një urdhër gjykate në këmbim të të dhënave të përdoruesit – urdhra që kompanitë e teknologjisë mund që shpesh bëjnë sfida, edhe nëse nuk mund ta zbulojnë gjithmonë atë .

“Kompania mëmë e TikTok dhe algoritmi i rekomandimeve janë të bazuara në Kinë,” shkroi Departamenti i Drejtësisë në një përmbledhje gjyqësore, “duke shkaktuar rrezikun që një kundërshtar i huaj të përdorë fuqinë e madhe të TikTok për të çuar përpara interesat e veta, në dëm të sigurisë kombëtare të SHBA.”

Qeveria e SHBA ka këmbëngulur gjithashtu se ligji nuk është një ndalim pasi ai teknikisht ofron një mënyrë që TikTok ta shmangë një të tillë, thjesht duke gjetur një pronar të ri brenda rreth gjashtë muajsh.

Ekspertët e pavarur të sigurisë kibernetike kanë thënë se rreziku i spiunimit kinez përmes TikTok tingëllon i besueshëm, por mbetet i paprovuar.

Ligjet e inteligjencës së Kinës kërkojnë që kompanitë me një prani atje të ndihmojnë me objektivat e inteligjencës së atij vendi. TikTok nuk operon në Kinë, por ByteDance vepron, që do të thotë se i nënshtrohet ligjeve të Kinës – dhe qeveria kineze mban një vend në bord në filialin lokal kinez të ByteDance. Pyetja është nëse e gjithë kjo përbën një ndikim të mjaftueshëm mbi ByteDance dhe TikTok për të fituar akses në të dhënat e përdoruesve të TikTok të SHBA-së, pavarësisht nga kangjellat mbrojtëse të premtuara nga Project Texas.

Të gjithë sytë te TikTok

Çështja ka tërhequr vëmendje të madhe, duke nxitur dokumente gjyqësore nga më shumë se një duzinë shtete të SHBA-së, komitetin e përzgjedhur të Dhomës për Kinën që hartoi ligjin, ish-zyrtarë të sigurisë kombëtare të SHBA-së, grupe biznesi dhe të të drejtave civile, dhe një ish kryetar të Komisionit Federal të Komunikimeve.

Ligji në fjalë “ngre qartë çështjen e njëanshmërisë dhe motivimit politik, duke veçuar TikTok për shkak të pronësisë së tij të huaj, edhe pse platformat e tjera kryesore të mediave sociale ngrenë çështje të ngjashme të privatësisë dhe të moderimit të përmbajtjes”, shkroi një koalicion i grupeve të të drejtave digjitale në një dosje. .

Por ish-zyrtarët e sigurisë kombëtare shkruan se të dhënat e përdoruesve të TikTok, nëse kombinohen me informacione të tjera që Pekini ka mbledhur përmes hakimeve dhe rrjedhjeve, mund të jenë një rrezik i fuqishëm i inteligjencës.

Qeveria kineze, shkroi grupi që përfshin ish-drejtorin kombëtar të kibernetikës, Chris Inglis, “mund të shfrytëzojë këtë sasi të madhe të dhënash të ndjeshme për të fuqizuar aftësitë e sofistikuara të inteligjencës artificiale (AI) që më pas mund të përdoren për të identifikuar amerikanët për mbledhjen e inteligjencës, për të kryer veprime elektronikisht të avancuara dhe operacionet e inteligjencës njerëzore, dhe madje mund të përdoren për të minuar stabilitetin politik dhe ekonomik të Shteteve të Bashkuara.” CNN

“Kemi qenë të dobët me Vuçiçin”, analisti amerikan: SHBA duhet të ndryshojë qëndrimin ndaj Beogradit

By: Java News
16 September 2024 at 20:27

Situata mes Kosovës dhe Serbisë si dhe qëndrimet që po mbahen karshi të dyja palëve nga liderët e Bashkimit Europain dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për analistin amerikan për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Edward Joseph, janë të gabuara.

“Çfarë po ndodh në Kosovë nuk është situatë e re, e kemi pare prej vitesh tashmë dhe arsyeja është se SHBA, si lider kryesorë, bashkë dhe me BE nuk po e tregojnë forcën që ata kanë, që janë të parët që luajnë kartat dhe nuk lëviz asgjë Vuçiç dhe sigurisht as Kurti. Dhe në vend qe të tregojnë forcën të dyja, si SHBA ashtu edhe BE, ata kanë përkrahur Vuçiç dhe kjo është parë nga Kurti i cili i druhet aksioneve në Kosovë. Mesazhi im është shumë i qartë, dobësia sjell dobësinë, kështu që ne kemi qenë të dobët me Vuçiç, edhe pse e dimë aleancën e tij të fortë me Rusinë dhe me Kinën ne të gjithë e kemi para Vulin të takohet me Putin dhe Vuçiç që priti Shi Xhin Ping, gjithashtu ato kanë marrëdhënie të ngushta me Iranin. Kjo është gjendja dhe Kurti thotë unë e shoh sa të dobëte po tregoheni dhe unë po përfitoj dhe ndërkohë tregohet provokativ me serbet e Kosovës dhe ky është një problem i madh”, u shpreh ai.

Ndërkohë, profesor Joseph thekson se zgjidhja mbetet tek hapat e menjëhershëm që fuqitë e mëdha duhet të ndërmarrin duke ndërruar me shpejtësi të gjithë politikën e tyre në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

“SHBA duhet menjëherë të ndryshojë qëndrimin kundrejt Beogradit dhe pastaj mund të kemi një shans me Prishtinën. Momentalisht SHBA dhe BE po e mbajnë fokusin tek Prishtina dhe çfarë mund t’i bëjnë më shume Kurtit, edhe pse për mendimin tim ajo çfarë po bën Kurti është problematike, por nga ana tjetër liderët nuk po bëjnë asgjë për Vuçiç, pasi duan përkrahjen e Serbisë për Ukrainën si dhe duan litiumin e këtij vendi. Duhet të jetë e kundërta, sa më shumë presion t’i ushtrojë SHBA dhe BE Vuçiçit, aq më e madhe do të jete përkrahja e tij për Ukrainën dhe do të kemi më shumë shanse të bindim popullin serb që gërmimi për litium nuk dëmton ambientin. Nëse ne do të vazhdojmë të përkrahim Vuçiç, ne do të humbasim popullin serb pasi ata nuk do të na besojnë për litiumin dhe gjithashtu do të humbasin edhe Albin Kurtin i cili nuk do të na besojë më.”, deklaroi analisti amerikan.

Marrëdhëniet e liderëve europianë si Makron dhe Sholz me presidentin serb, Vuçiç, për analistin amerikan për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Edward Joseph, janë në ndjekje të politikës se SHBA-së.

“Makron dhe Sholz po ndjekin pas vijën politike amerikane. Ata mendojnë se t’i shesësh arme Vuçiç ai do të rrisë përkrahjen për ta, por është e kundërta Vuçiç po përfiton dhe do të vazhdojë politikën e tij destabilizuese në rajon, duke tërhequr pas vetes edhe Kurtin i cili do të vijojë të jetë provokativ me serbet e Kosovës”, theksoi Joseph.

“Verifikoni llogarinë ose do t’ju mbyllet”/ Synojnë të vjedhin profilet e “Facebook”, policia apel qytetarëve: Kujdes! Mos i hapni këto mesazhe

By: Java News
16 September 2024 at 20:20

Policia dhe Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga një skemë mashtrimi kibernetike që po qarkullon në aplikacionet e kompanisë “Meta”.

Mësohet se janë konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, të cilat më pas përdoren për vjedhjen e llogarive në këtë rrjet social.

Përveç kujdesit, policia njofton qytetarët që të raportojnë menjëherë në polici nëse kanë rënë viktimë e këtyre mashtrimeve.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë/ Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit dhe platformave virtuale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, ka konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm).

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.

Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive tëpersonave të mashtruar, në menyrë të padrejtë.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë bën thirrje që nqs jeni ose dyshoni se mund të jeni i prekur nga dërgimi i këtyre mesazheve, të paraqiteni pranë zyrave tona, si dhe këshillon që të mos kryeni asnjë veprim kundrejt këtyre mesazheve, të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj.

“Nga Viçidoli, me prona në Tiranë”, Shabani: Berisha ka më tepër zullume! SPAK të mos ndalet

By: Java News
16 September 2024 at 20:11

Kreu i “Nismës Thurje”, Endri Shabani, ka komentuar akuzat që SPAK ngriti ndaj Sali Berishës. Sipas tij, Sali Berisha po bën të kundërtën e asaj që duhet të bënte. Shabani tha se strategjia e Berishës është që “Gjyqin politik ta bëjë në gjykatë dhe Gjyqin juridik ta bëjë në media”.

Sipas tij, SPAK duhet të merret dhe me çështje të tjera, pasi Berisha ka shumë zullume. “S’më bën sens, ndoshta i del mirë. Berisha ka më tepër zullume dhe kusure se sa kjo. Besoj se SPAK do ja rendisë gjithë zullumet që ka bërë për sa ka qenë në pushtet. Ka përdorur të gjithë shtetin për të pasuruar gocën, djalin, dhëndrin”, tha Shabani.

Ai bëri edhe një krahasim rasti, duke kujtuar se edhe pronat e familjes së tij ishin marrë si tiranas autokton, por që as ai dhe as familja nuk i kishin marrë kurrë, po për faj të ligjeve të dikurshme të Berishës.

“Vjen Berisha nga Viçidoli në Tiranë dhe i merr këto prona fal pushtetit që ka pasur. Ka dalë madje ish-pronar dhe jo pronar. Ndërkohë që ata që janë këtu, kane 34 vite s’marrin dot prona, pikërisht prej Berishës”, kujtoi Shabani.

Megjithëse sipas tij ata aktivizojnë grupe kriminale, që i nxjerrin në rrugë, mobilizojnë dhe intimidojnë duke i përdorur, përsëri nuk ia dalin dot kundër drejtësisë.

“Berisha ka humbur gjyqe në Angli dhe në Amerikë. I bie që gjithë bota është e korruptuar dhe vetëm Berisha ia kalon në ndershmëri. 70 për qind e njerëzve e besojnë SPAK-un, por Berisha po e përdor për ta sulmuar SPAK-un”, përfundoi Shabani i ftuar në “Report TV”.

Paloka kërkon dorëheqjen e Ramës me arsyen e pazakontë: E ka inat ujin! Rrobat…

By: Java News
16 September 2024 at 20:02

Edi Paloka ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, me argumentin se është pisanjos dhe nuk lahet.

“Kur kanë të drejtë, kanë të drejtë.

E ka lënë veten pas dore!

Ka tre muaj që më del përditë në tv më të njëjtat rroba; nga stadiumi, tek asambleja e PS; nga Thethi në Evrope…

Po lahu e ndrrohu të paktën ooo… se thonjtë e dijmë që e ke siklet ti presësh.

P.S

Në fakt kjo është të pretendosh shumë nga Rama. E kam treguar dhe here tjetër se nuk më hiqet nga mendja si rast. Kur ne gazetarët rrinim tek ai që quhej ‘klubi i Fidelit’, një ditë me shi hyn ky në lokal me një pallto të madhe të zezë.

Sa hyri, lokali kutërboi nga era e keqe. Siç duket dikush nga ata që takoi ja vuri në dukje ose e pyeti për këtë sepse ky ngriti zërin që ta dëgjonin dhe të tjerët: ‘kam gjashte muaj pa u lare’- tha me mburrje se ne atë kohe bënte gjoja si hipi.

E vërteta është që ujin e ka patur dhe e ka inat…”, shkruan Paloka.

VIDEO/ Atentati në tentativë ndaj Trump, publikohen pamjet e arrestimit të autorit

By: Java News
16 September 2024 at 19:51

Zyra e Sherifit të Qarkut Martin në Florida, publikoi videon e arrestimit të Ryan Wesley Routh të dielën në një rrugë në Florida.

Routh, i cili dyshohet se po planifikonte të sulmonte ish-presidentin Donald Trump teksa luante golf të dielën, u ndalua në autostradë pasi autoritetet thanë se një agjent i Shërbimit Sekret pikasi një person të dyshuar pranë klubit të golfit të Trump, pasi vuri re tytën e një pushke përtej gardhit rrethues.

Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw tha se agjenti qëlloi në drejtim të personit të armatosur, i cili zyrtarët thanë se ishte 500 metra larg Trump. Bradshaw tha se nuk pati të shtëna nga personi i armatosur, i cili më vonë u largua me një makinë.

Bradshaw tha se një dëshmitar pa një burrë duke ikur nga shkurret. Routh më vonë u arrestua në Martin County, rreth një orë me makinë nga klubi i golfit i Trump.

Nga hetimet paraprake rezulton se autori kishte një të shkuar kriminale dhe ishte arrestuar më parë. Ai ishte dënuar për krime në Karolinën e Veriut. Ai u dënua në vitin 2002 për “posedim të një arme të vdekjes dhe shkatërrimit në masë” dhe ai u dënua në vitin 2010 për “shumë akuza të posedimit të mallrave të vjedhura”.

Ligji federal ndalon individët e dënuar për një krim të posedojnë armë zjarri, kështu që mbetet mister se kush ia dha armën me numër serial të fshirë, 58-vjeçarit.

Zyrtarja e DASH takohet me Altin Dumanin, Hyland: Reforma në Drejtësi, rol vendimtar për aspiratat euroatlantike

By: Java News
16 September 2024 at 19:41

Drejtoresha e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Colleen Hyland, gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Altin Dumanin, Hyland (1)

Gjatë takimit me Dumanin, Colleen Hyland ka përsëritur mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë.

Ndër të tjera, ajo ka theksua rolin vendimtar të reformës në drejtësi në avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave euroatlantike.

Njoftimi nga Ambasada e SHBA

Gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtoreshë e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, u takua me Kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani. Znj. Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin vendimtar të reformës në drejtësi në avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike.

“PD do ketë fatin e Berishës”/ Dosja e SPAK për kryedemokratin, Dyrnjaja: Lajm do të jetë vendimi i gjykatës! Opozita me kryetarin nën akuzë…

By: Java News
16 September 2024 at 18:57

Analisti Denis Dyrnjaja komentoi dosjen Berisha në SPAK dhe të ardhmen e opozitës tashmë me kryetarin e saj si të pandehur.

Dyrnjaja referuar dosjes 500 faqe të Berishës shprehet se nuk ka asnjë surprizë dhe tashmë vetëm pritet vendimi i gjykatës.

”Nuk kisha surprizë. Asgjë për tu befasuar. Lajmi do jetë vendimi i gjykatës. Duke rendur pas skupeve, pas interesit të zgjojmë etjen për informacion, rendim tek dyert e SPAK.

Është një prej instrumenteve që formon pazëllin e drejtësisë. Besoj se do ishte e nxituar të bëjmë interpretimin e çështjes. Të presim atë që do thotë gjykata dhe drejtësia.

Besoj se do jetë proces i gjatë. Nga krahu tjetër do jetë kosto për Berishën si politikan pasi janë zgjedhjet 2025. Do ketë ngërç për prezencën e Berishës dhe do jetë pengesë për PD, opozitën, që mendon se do fitojë zgjedhjet e 2025 me kryetarin në akuzë”, tha Dyrnjaja në ‘Sot Live në Shqipëri’ .

Sa i përket një vendimi të mundshëm të Berishës lidhur me karrierën e tij politike, Dyrnjaja thekson se Berisha me veten e ti do fundosi edhe PD-në.

”Nuk mendoj se do kishte marrë një vendim sot, kjo gjë do kishte ndodhur më parë. Nëse e do PD, duhet të kishte ndërmarrë hapa të tjerë. PD do ketë fatin e Berishës dhe atë që i ka shkruar Berisha në historinë e fatit të saj. Nëse Berisha gropos veten do gropos dhe PD-në. Disa janë rreshtuar në krah të Berishës a thua se i tha dikush tjetër ato fjalë. Përpiqen të imitojnë qenien politike që ka Berisha. Përpiqen ti pëlqejë Berisha.”

Më tej, Dyrnjaja vuri në dukje se në Shqipëri vetëm përpiqen që ti pëlqejnë kryetarit dhe nuk ka një mentalitet të rij politik.

”Ata kanë hyrë në një rrugë, edhe pse ka një fund të parashkruar sipas meje. Berisha e ka mbyllur ciklin e vet politikë. Marrja peng e PD, por është pjesë e madhe e opozitës elektorati. Vendi nuk ka alternativë e fortë për të rivalizuar Ramën.

Ajo vajza e re, që Rama i tha se do jesh kryetare, ajo tha Rama ka harruar veten dhe po punon për vendin. Duan të gjithë ti bien në sy kryetarit. Po ndodhin thagma, po na zgjohet Enveri. Kulti i individit nuk ka vdekur kurrë në Shqipëri.

Është edhe te një drejtor zyre, kudo, te një parti politike e madhe. Nuk po shpëtojmë dot nga kulti i individit. Edhe brezi i ri është mëkuar me këtë formë. Rrugëtimi është me rrul. Ka nevojë për evolucion. Mental politik. Duhet hapur mendja.”

Krijimi i një grupi të ri parlamentar, Alibeaj flet për një forcë të re politike, “larg” Bashës e Berishës

By: Java News
16 September 2024 at 18:48

Enkelejd Alibeaj nuk e përjashtoi krijimin e një partie të re politike pasi 2 ditë më parë bashkë me 4 deputetë të opozitës lajmëruan krijimin e një grupimi të ri në parlament që mendon ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Alibeaj tha se 3 vitet e debatit të fundit brenda PD treguan se opozita është larguar nga nevojat e publikut dhe kjo shpjegon sipas tij bjerjen e mbështetjes së publikut.

“Opozita në tërësi me sa duket ka një lloj distancimi nga nevojat e publikut, ndaj këto tre vite brenda betejës së brendshme në PD e sollën këtë bjerrje, mungesë mbështetjeje të publikut.

Çfarë na bën bashkë? Çështje të së shkuarës, së tashmes por edhe të së ardhmes. Kemi mbajtur qëndrime të qarta në mbështetje të drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ne na bashkon një qëndrim ndryshe nga segmenti opozitar nën Sali Berishën, se ka ndjekur një trajektore të vetën duke i shpallur luftë drejtësisë dhe bëjnë marrëveshje për të mbyllur listat për shqiptarët”, tha mes të tjerash Alibeaj.

Në lidhje dashurie me një mashkull tjetër? Flet prifti At Nikolla Xhufka: Nuk jam homoseksual! Videoja, manipulim me inteligjencën artificiale

By: Java News
16 September 2024 at 18:40

Pak ditë më parë janë publikuar disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, të cilat kanë ngritur dyshime se prifti mund të jetë në një lidhje dashurie me një burrë tjetër.

Ai ka reaguar ne rrjetet sociale duke thënë se ky është një montazh i një televizioni dhe bisedat nuk janë të vërteta por atë duan qe ta fusin ne kurth.

Më tej Xhufka lë në hije skandalin ku u përfshi duke thënë se në fakt sulmet janë ndaj kishës së Fan Nolit dhe jo ndaj tij.

Në një intervistë për emisionin People në Euronews Albania, At Nikolla Xhufka përgënjeshtroi bisedat e publikuara në emisionin investigativ dhe pamje video të publikuara që sipas tij janë të krijuara me inteligjencë artificiale.

Ai mohoi se është homoseksual dhe u shpreh se i gjithi është një sulm ndaj me qëllim që të marrin kishat e Elbasanit dhe të mos lejojnë që në to të këndohet shqip.

“Ata mendojnë se do më trembin me këto shantazhe, kanë menduar se kjo është maja e ajsbergut, që ai mund të trishtohet, mund të heqë dorë. E gjitha për të më larguar nga kisha dhe për të marrë kishën e Elbasanit. Derisa të kem frymën e fundit do luftoj që në kishe të këndohet vetëm shqip”, tha prifti.

Nga Jul Çezari, te Khan e Trump / Atentatet më të bujshme të liderëve botërorë

By: Java News
16 September 2024 at 18:32

Vrasjet politike janë të njohura që në Romën e lashtë kur Jul Çezari u vra nga një grup senatorësh më 15 mars të vitit 44 para erës sonë. Këto ngjarje trondisin kombet dhe komunitetin global edhe në ditët e sotme ku vihet re një rritje e numrit të atentateve politike.

Krimet ndaj kryetarëve të shtetit shpesh herë vënë në diskutim sigurinë e vendeve dhe kërcënimet me të cilat përballen figurat politike.

Ish-presidenti Donald Trump i shpëtoi dy atentateve në harkun kohor të dy muajve. Një person qëlloi me armë në drejtim të kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, teksa ky i fundit luante golf në resortin në pronësi të tij në Uest Palm Beach në Florida. Të shtënat nuk arritën të preknin Trumpin.

Në korrik të këtij viti ai i shpëtoi një tjetër atentati gjatë një tubimi në Pensilvani. Nga ky sulm ish-presidenti amerikan përfundoi me disa plagë të lehta, por bilanci i ngjarjes ishte një i vrarë dhe dy të plagosur. Për të dy ngjarjet janë arrestuar dy autorë.

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u vra në korrik të vitit 2022 teksa mbante një fjalim fushate në Nara, Japoni. Kjo ngjarje tronditëse u dënua nga mbarë bota. Abe ka qenë politikani më me ndikim në Japoni, gjatë dekadës së fundit.

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, i mbijetoi një atentati në nëntor të vitit 2022. Gjatë një tubimi politik, ai u qëllua në këmbë, por shpëtoi pas një ndërhyrjeje në spital. Sulmi erdhi në një klimë të paqëndrueshme politike në Pakistan.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është përballur me tentativa të shumta për vrasje që nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022. Siguria e shtuar e ka shpëtuar udhëheqësin disa herë edhe pse në një zonë konflikti.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i mbijetoi një sulmi me dron gjatë një parade ushtarake në gusht të vitit 2018. Dronët, të ngarkuar me eksploziv, shpërthyen pranë skenës ku po fliste Maduro. Edhe pse ai shpëtoi i padëmtuar, nga kjo ngjarje pati të plagosur nga personeli ushtarak.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, u plagos rëndë në një atentat më 15 maj të vitit 2024. Sulmi ndodhi në Handlová, ku Fico përshëndeti një turmë pas një mbledhjeje qeveritare. Autori ishte një 71-vjeçar, kundërshtar i politikave të Ficos.

Kryeministri japonez Fumio Kishida i shpëtoi një atentati më 15 prill 2023. Gjatë një aktiviteti fushate në portin e peshkimit Saikazaki në Wakayama, një burrë hodhi një bombë pranë Kishidës. Ky i fundit u evakuua nga vendi ku ndodhi shpërthimi dhe autori u arrestua në vendin e ngjarjes.

Klan News

Përmbytjet në Europë/ Nga nesër shtrëngata shiu dhe erëra të forta edhe në Itali, alarm në 10 rajone

By: Java News
16 September 2024 at 18:24

Një shqetësim i madh, i përqendruar aktualisht në zonën e Ballkanit, do të çojë në një përkeqësim gradual të kushteve të këqija të motit në Itali, me reshje të shpërndara në të gjithë territorin, veçanërisht në sektorët e Adriatikut, më të përhapura dhe të vazhdueshme në Emilia-Romagna dhe Marche, raportojnë mediat italiane.

Për më tepër, formimi i një zone me presion të ulët mbi detin e poshtëm Tirren do të gjenerojë një intensifikimin e erërave veri-lindore mbi sektorët qendror-veriorë të Adriatikut.

Bazuar në parashikimet e disponueshme, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një paralajmërim për kushtet e pafavorshme të motit.

Paralajmërimi parashikon reshje të përhapura dhe të vazhdueshme nga orët e para të ditës së nesërme, duke përfshirë shira ose stuhi, në Emilia-Romagna dhe Marche, dhe nga mëngjesi, reshje të shpërndara, duke përfshirë shira ose stuhi, në Abruzzo dhe Molise, veçanërisht në sektorët bregdetarë dhe në Kampania, Pulia dhe Bazilikata.

Këto dukuri do të shoqërohen me reshje të dendura shiu, aktivitet të shpeshtë elektrik (rrufe), stuhi lokale breshëri dhe me erëra të forta. Për më tepër, nga nesër herët në mëngjes priten erëra të forta deri në stuhi në Friuli Venezia Giulia, Veneto, Emilia-Romagna dhe Marche, veçanërisht në sektorët bregdetarë dhe Apenin.

Në bazë të fenomeneve të pritshme dhe të vazhdueshme, alarm i verdhë është vlerësuar për nesër në një pjesë të Emilia-Romagna, Marche, Umbria, Lazio, Abruzzo, në të gjithë territoret e Molise, Basilicata dhe Puglia, në një pjesë të Campania-s dhe Sardenjës.

“Mos vdis politikisht me turp!”/ Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës: Ka marrë peng PD dhe po minon opozitën

By: Java News
16 September 2024 at 18:15

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur sulmeve të Sali Berishës ku shprehet se është trishtim i madh përçartja e tij dhe se para tre vitesh i ka kërkuar të largohet me dinjitet që të mos “vdesë” politikisht me turp.

Në postimin e tij në Facebook, Basha thotë se shqetësim nuk është më halli i Berishës, por minimi i opozitës dhe shërbimi ndaj Ramës.

Sipas tij, Berisha e mori partinë për t’u mbrojtur nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe se i ka shitur zgjedhjet Edi Ramës që në këmbim të marrë vulën e PD.

Basha më tej shprehet se Shqipëria meriton më shumë se kooperativa e bashkuar Rama-Berisha, që punojnë vetëm për interesat e tyre, kundër interesave të Shqipërisë.

Reagimi i plotë i Bashës:

Trishtim që pas tre vjetësh mashtrime e dështime të vazhdosh të degjosh përçartjet e Sali Berishës. Ajo që i kam kërkuar tre vite më parë është të largohet me dinjitet dhe të mos “vdesë” politikisht me turp.

Ai qartazi ka zgjedhur këtë të dytën. Por mua nuk më shqetëson më halli personal i Sali Berishës, por fakti se për hallin e tij ka marrë peng Partinë Demokratike dhe po minon opozitën duke i shërbyer Edi Ramës.

Siç e kam thënë tre vjet më parë, koha është ilaçi më i mirë dhe mbart të vërtetë më të madhe.

Sot nuk ka shqiptar që nuk e di dhe nuk e pa se Sali Berisha e donte PD për ta shndërruar në mburojë të tij përballë drejtësisë, SHBA dhe Britanisë së Madhe. Asnjë pikë dinjiteti nuk i ka mbetur atij që i ka shitur zgjedhjet Edi Ramës në këmbim të vulës, atij që i bashkoi votat me Edi Ramën për të amnistuar të korruptuarit e Edi Ramës ndërkohë që mban në ndjekje penale protestuesit demokratë, atij që i bashkoi votat me Edi Ramën për të mbyllur listat, duke i dhënë më shumë pushtet Edi Ramës.

Shqipëria meriton më shumë se kooperativa e bashkuar Rama-Berisha, që punojnë vetëm për interesat e tyre, kundër interesave të Shqipërisë.

Batuta te “Shëndetësia”/ Vokshi: Suksesi juaj, keni shtuar gomerët! Deputeti socialist: Albana i ka afër në Parlament ndaj I duket ashtu

By: Java News
16 September 2024 at 18:07

Sot në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, u diskutua për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”.

Projektligji u miratua mes debatesh dhe batutash mes deputetëve anëtarë të këtij komisioni.

Pjesë nga debatet:

Anila Denaj: Sigurisht qe në sektorin e gjithë infrastrukturës laboratorike investimet nuk do jene kurrë te mjaftueshme por besoj qe dhe rritja e buxhetit vit pas viti me 25% është indikacion i qartë për te ndihmuar këtë proces..

Albana Vokshi: Opinioni im si për çdo projektligj nga maxhoranca është qe keni gjetur njeriun qe do prodhoj barnat për blegtorinë për te nxjerre jashtë loje barnat me patente për te konsumuar barna te certifikuara. Ju vidhni fondet se ndryshe nuk do ishim këtë situatë. Po shfarosni blegtorinë. I vetmi sukses i qeverisë tuaj është që ka shtuar numrin e gomerëve…

Ilir Metaj: Do flas për projektligjin, po fillimisht dua t’i sqaroj Albanës se i duket se janë shtuar shumë gomerët, ngaqë politika ka lënë ca nga këta të futen në parlament dhe Albanës i është krijuar ajo përshtypje ngaqë i ka shumë afër ca syresh aty. Dallohen menjëherë. Janë ata që ndiqen nga pak ose aspak njerëz…”

Zheni Gjergji: Zoti Metaj nuk ju lejoj të na fyeni këtu me këtë gjuhë..

Ilir Metaj: Kryetare unë nuk thashë emra. Ti po e thua…

Klodiana Spahiu: Nga ligji aktual. Rendesi per ne ka qe ky ligj te behet i zbatueshem dhe te kemi mbeshtetje shumë te mire te ketij sektori veterinar. Është po aq e rendësishme per te gjithë sidomos per sektorin e blegtorisë. Pa dashur te bej replike me koleget, per fat te mire e vendosin qytetaret se sa gomere kane mbetur ne Shqipëri.

I lidhur këmbë e duar, atentatori i Trump merret në pyetje nën masa të rrepta sigurie

By: Java News
16 September 2024 at 18:00

Autori i dyshuar për atentatin në tentativë ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ka dalë para gjykatës në Florida këtë të hënë (16 shtator). Ryan Wesley Routh u mor në paraburgim të dielën, ndërsa prokurorët federalë ende nuk kanë shpallur akuza kundër tij.

Ngjarja u regjistrua të dielën, në klubin e golfit të Trump, teksa autoritetet kanë konfirmuar se Routh nuk ka shtënë me armë. Sipas tyre, ka qenë një agjent i Shërbimit Sekret që ka hapur zjarri, pasi ka parë një person me pushkë duke kaluar nëpër shkurre.

Megjithatë, edhe pse Routh nuk ka qëlluar  me armë zjarri, ai ende mund të përballet me një akuzë për tentativë vrasjeje.

Kjo është përpjekje e dytë e dukshme në dy muaj për të vrarë Donald Trump, ndërsa ka çuar në pikëpyetje në lidhje me sigurinë e kandidatëve presidencialë të SHBA.

/a.r

Aksident në Theth, turisti spanjoll humb kontrollin e motomjetit dhe del nga rruga, dy të plagosur

By: Java News
16 September 2024 at 17:52

Një aksident ka ndodhur në Theth, ku janë plagosur dy persona.

Shtetasi spanjoll A. S., 27 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi C. A., 24 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/a.r

Akuzohen për shitje të diplomave, arrestohen 9 persona, mes tyre pronari i universitetit në Shqipëri

By: Java News
16 September 2024 at 17:45

Pas një hetimi të gjatë të Guarda Di Finanza në Itali, janë vënë në pranga 9 persona, mes të cilëve edhe pronari i Wisdom University, Savino Cianci, siç rezulton në dokumentet e qendrës kombëtare të regjistrimit të biznesi në Shqipëri.

Ata akuzohen për një skemë mashtrimi me dhënien e diplomave fiktive, teksa sipas mediave italiane hetimet nisën pas një denoncimi të bërë nga një qytetar.

Konkretisht në pranga kanë rënë Maria Saveria Modaffari, 38 vjeçe, Fortunata Giada Modaffari, 33 vjeçe, Maria Attisano, 57 vjeçe, Lucia Catalano, 44 vjeçe, Savino Cianci, 60 vjeç, Leonardo Catalano, 42 vjeç, Marco Lombardi, 52 vjeç, Antonio Caporale, 33 vjeç dhe Maria ‘Mdaraa, 36 vjeçe.

Ndërkohë në një reagim për mediat, avokatja e përbashkët e tyre ka deklaruar se: Tashmë kemi shpjeguar qëndrimin tonë për shumicën e akuzave para organeve të tjera gjyqësore. Këto ditë që na ndajnë nga marrja në pyetje do të mbledhim të gjithë dokumentacionin që kemi për të sqaruar aspektet e mbetura të historisë. Kemi besim të madh te organi gjyqësor procedues.

Referuar mediave italiane, thuhet se ata merrnin afërsisht rreth 8 mijë euro për çdo diplomë apo vërtetim fals që u jepet “studentëve”. Disa dosjes hetimore, mediat italiane shkruajnë se ka pasur edhe raste kur u janë dhënë në këmbim një çantë e një firmë të njohur, me vlerë 1200 euro.

Top Channel /a.r

❌
❌