Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 September 2024Main stream

Festë kuqezi në Pragë, Shqipëria nis me fitore Ligën e Kombeve, mposht për herë të parë Ukrainën

By: Java News
7 September 2024 at 22:42

Me copëza të vyera si Broja e Gjimshiti që mungojnë, por me shumë grintë dhe agresivitet Shqipëria e ka nisur në mënyrë perfekte rrugëtimin në Ligën e Kombeve, pas performancës kualitative në Euro 2024.

Djemtë e teknikut Silvinjo dhuruan një performancë emocionuese përballë Ukrainës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën B, luajtur në “Epet Arena” të Pragës.

Në pjesën e parë kuqezinjtë patën të paktën 3 raste shënimi me Laçin, Asllanin dhe Manajn, por pa mundur të finalizonin.

Ukraina ishte thuajse e përgjumur, por u zgjua me nisjen e pjesës së dytë ku gjeti golin e parë të kësaj sfide me Konoplya. Mbrojtësi i djathtë i ukrainasve gjeti të papërgatitur mbrojtjen duke shënuar në minutën e ’49 të sfidës.

Golit të tij Shqipëria iu përgjigj shumë shpejt. Kuqezinjtë nisën të sulmonin dhe në vetëm 5 minuta ia dolën të barazonin sfidën me Ardian Ismajlin, i cili në minutën e ’55 dërgoi në rrjet një top të ardhur nga goditja e këndit.

Pas golit të barazimit kuqezinjtë vendosën diktatin në lojë dhe në minutën e ’66 arritën të gjejnë golin që përmbysi sfidën. Pas një qarkullimi perfekt të topit nga e majta, Rei Manaj u fut bukur në zonë dhe më pas asistoi mrekullisht brenda zonës Asanin që erdhi furishëm nga krahu i djathtë i sulmit dhe dërgoi topin në rrjetë.

Shqipëria fiton kështu me rezultatin 2-1 sfidën e parë në grup dhe pret të martën në mbrëmje Gjeorgjinë në “Air Albania”, me kuqezinjtë që rikthehen të luajnë para publikut të tyre në Tiranë.

/a.r

Yesterday — 7 September 2024Main stream

“I kam duart e lidhura deri sa …” Karamuço zbulon bisedën me Taulant Ballën

By: Java News
7 September 2024 at 21:00

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin Review shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Në fjalën e tij eksperti solli në vëmendje një takim informal që ai ka pasur me ish-ministrin Taulant Balla, me të cilin ka diskutuar për ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit.

Kyi fundit sipas Karamuços, është shprehur se me ndryshimin e legjislacionit të Policisë së Shtetit, do priteshin edhe ndryshime në strukturat drejtuese, siç ndodhi me ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun.

“Kam patur një takim informal me ish-ministrin Balla dhe e kam pyetur se çfarë do bënte me ndryshimet në Polici, më tha që i kishte duart e lidhura, deri në zbatimin e ligjit të ri. Pastaj në zbatim të tij, do fillojnë ndryshimet, siç bëri edhe ministri aktual. Kjo është stafetë, pra mua më lë të vazhdoj zbatimin e ligjit, ndërkohë që stafeta është që kemi arritur në një pikë me 40 persona në moshë të thyer dhe po kalojmë në diktimin e ligjit me drejtimin nga një grup me njerëz në moshë të re.” -u shpreh eksperti.

Sipas Karamuços, këto ndryshime në ligj nxit shpresën, që për shkak të kualifikimit dhe moshës së re, shumë punonjës të Policisë së Shtetit të kenë mundësinë që të provojnë veten përmes një fryme politike të përkthyer në ligj.

“Nuk dua ta lë sportin me pengje”, Luiza Gega tregon këshillën që i ka dhënë e ëma

By: Java News
7 September 2024 at 20:51

Luiza Gega, kampione Evrope në garën e 3000 metrave me pengesa ishte e ftuar në “Living Room” në Vizion Plus me moderatoren Brunilda Lahe.

Atletja tha se nuk dëshiron të ketë pengje në momentin që do të lërë sportin.

Luiza Gega: Edhe në një moment kur te lë sportin nuk dua të kem pishmane, qoftë për mënyrën se si stërvitem, dedikimin që i jap kësaj që bëj. Nuk dua të them pse nuk u mundova pak më shumë sepse e di që kam bërë maksimumin tim qoftë si stërvitje dedikimi, përkushtimi çdo gjë. Më është dashur që të stërmundohem 5- fish më shumë qe të arrij rezultatet.

Nga ana tjetër, atletje thotë se shpesh e ndien presionin e publikut. Kjo e bën që shpesh herë para garave të jetë e ngarkuar, pasi ka frikë se nuk do të përmbushë pritshmëritë e publikut.

Luiza Gega: Presioni nga ana e publikut është tepër i madh sidomos pas fitores dhe shpalljes së rezultateve gjithmonë pesha e publikut është shumë e vështirë për tu mbajtur. E pyesja shpesh veten: A do të arrij ta mbaj nivelin? Si do shkojë gara? A do e kenë ata vëmendjen tek unë apo jo? Shpesh ma thonin që tani “Luiza duam medalje botërore, olimpike” dhe kështu dashje padashje edhe pse mundohesha të isha e qetë përsëri ngarkohesha.

Ndërsa e ëma i kërkon që të lërë sportin. Por Luiza Gega nuk ndihet ende gati.

Luiza Gega: Mami me thotë shpesh qe je e lodhur po sikur ta mbyllësh nga pak, por që patjetër kur unë të ndihem e realizuar patjeter që do filloj ta paksoj çdo gjë. Fjala e parë që më tha ishte: Ke bërë mjaft, askush nuk ka bërë sa ty, ke arritur me shumë mund./vizionplus.tv

Durrës, gjendet e pajetë në det 70-vjeçarja nga Kosova, dyshohet se…

By: Java News
7 September 2024 at 20:48

Rreth orës 19:15 në lagjen nr. 13 në Durrës, është gjetur trupi i pajetë i shtetases N. H., 70 vjeçe, banuese në Kosovë. Ajo dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det.

Sipas informacionit paraprak, trupi i 70-vjeçares është gjetur në det nga autoritetet lokale.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Lazarati “harron” kanabisin, gratë e fshatit angazhohen me prodhimet tradicionale

By: Java News
7 September 2024 at 20:42

Në Lazarat, endja e veshjeve prej leshi është një traditë shekullore. Banorët dikur blegtorë të njohur shfrytëzonin leshin e bagëtive për të endur në vegjë e më pas në tezgjah mbulesat e leshit, qilimat, sharkët e barinjve.

Tradita u zbeh dhe dhjetëra objekte autentike të dy shekujve të fundit u shitën kryesisht në Greqi ose u bënë pjesë e koleksioneve private të kulturës materiale. Fshati pati një histori të njohur e të komplikuar, atë të kultivimit të marijuanës por që prej vitit 2014 pak shanse për të rigjetur veten. Tani banorët por rikthejnë traditat më të mira të zonës jo vetëm në emër të turizmit që po i qaset edhe Lazaratit por edhe në emër gjetjes së identitetit të zbehur. Manushaqja punon prej një jete me shtiza, grep, gjilpërë e tejzghah. Ajo tregon se punimet e dorës vendosnin cilësinë e jetës së çdo familjeje. Gratë duhej të ishin mjaftueshëm të zonjat për ta përpunuar leshin që kur qethej nga delja e në vazhdim larja, shirja, tjerrja, ngjyrosja dhe endja.

“Është një proces shumë i vjetër që duhej patjetër të bëhej sepse nuk ishte ky modernizim, nuk kishim as të visheshim, as të mbuloheshim.
E merrnim leshin që nga delja, do ta lanim, do ta shtinim, do ta kalonim në ata krëhërët e vegjël pastaj do ta tirrnim e do ta vinim këtu do ta ngjyenim e do bënim pastaj qilimin do bënim triko për fëmijët, për vete për burrat. Më parë vetëm këto përdornim pasi u modernizuam njëçik i hoqëm. Tani jemi rikthyer prapë te tradicionalja, sidomos në dhomë me oxhak të dimrit shkojnë shumë, qilima të punuar në forë, rrugica prej leshi, në divanë hedhim lëfënjë ju themi ne, të bardhë ose me ngjyrë sipas dëshirës“, tregon artizania, Manushaqe Toto.

Sot, ky proces është kthyer në një eksperiencë turistike që shumë vizitorë të huaj dhe vendas dëshirojnë ta shohin dhe praktikojnë. Është një mënyrë për të folur për jetën e grave dhe të familjeve që merren me blegtori. Ngjyrosja e leshit është një proces shumë kreativ dhe gratë i kanë mbledhur ngjyrat nga natyra. Lorena, vajza e Manushaqes që po e ndjek këtë traditë thotë se natyra ti ofron të gjitha ngjyrat dhe të lejon të eksperimentosh. Përfitimi i ngjyrës është moment shumë i bukur dhe emocional sepse ngjyrat do ti japin jetë motiveve në një qilim apo mbulesë.

“Ne preferojmë që ngjyrat t’i marrim nga natyra. Janë edhe pa kosto janë organike dhe të shëndetshme dhe nuk ju del boja. Të huajt kanë kuriozitet sepse është një gjë shumë e veçantë. Jo vetëm për turistët por edhe për të rinjtë kjo është një teknikë që nuk e njohin. Meqenëse mami im e ka si profesion e unë duke i qëndruar pranë kam mësuar shumë. Nëse më parë këto përdoreshin nga nevoja sot e kam vënë re që i shikojnë si vepra arti dhe vërtetë të tilla janë sepse nuk ka më vajza të reja qoftë edhe brezi im që të punojnë e të bëjnë këtë punë kolosale me kaq mund me kaq durim me kaq sakrificë, për të përfituar një qilim, një tapet”, shprehet Lorena Bejko.

Puna në tezgjah është një prej disa aspekteve të jetës tradicionale që Lazarati po ndan me vizitorët. Gatimi, kopshtaria, piktura, gdhendja e drurit, jeta e staneve, aktivitetet e aventurës po marrin jetë në fshatin që kërkon ta mbështesë të ardhmen tek puna dhe trashëgimia shekullore. Sot Lazarati po kërkon të ndahet nga stigma shumëvjeçare e “republikës së vogël” të marijuanës ku për më shumë se një dekadë nuk hynte askush./Tch

Zgjedhjet do jenë një banjë balte për PD-në?!

By: Java News
7 September 2024 at 20:34

Nga Ben Andoni

Kanë mjaftuar pak orë, kur janë zgjedhur njerëzit që do të drejtojnë punën në terren të PD-së, që të përshfaqet inati i shumë individëve. Në një kuptim të ngushtë me atë përballje që ka PD-ja përballë një PS-je që ka të mobilizuar një armatë të tërë zgjedhore, qenësia e këtyre emrave dhe përgjegjësia është si të shkosh në vijën e parë. Pra, ata do kenë kreditet më të këqija në rast humbje për të ardhmen e tyre. Kuptohet se kjo do ishte në rastin idealist. Aman, nga ana tjetër, pamë se kjo listë njerëzish do jenë sërish në zgjedhjet e ardhshme dhe kjo lexohet ndryshe tek PD-ja. Paccka primareve, që mëtohet se do jenë prezentë. Anipse, Noka, Paloka, Gjekmarkaj, Shehu, Bardhi, Boçi, Mziu, Salianji do i kemi sërish në parlament, në institucionin, cilësia e të cilit tregon më shumë se çfarëdo nivelin e politikës sonë ligjformuese.

Por dimë mirë se përgatitjet për zgjedhjet tona nuk jetojnë dot pa baltën ndaj kundërshtarit dhe jo pak herë për veten dhe disa herë kanë qenë të lidhura edhe me gjakun. Zgjedhjet shqiptare kanë marrë dhe jetë njerëzish. Ndaj, shqiptari do dhe beson që gjuha e politikanëve të ulet dhe mbi të gjitha energjia negative të fashitet. Por tek PD-ja kjo s’është traditë ashtu si imitimi dhe pranimi i Berishës për çdo gjë prevalon mbi gjithçka. Tabaku ishte nga të fundit që iu bashkua hullisë, ku përfundon gjithnjë uji i PD-së.

Kuptohet se askush nuk do të mbajë përgjegjësi pas zgjedhjeve, çfarëdo që të ndodhë, sepse në fund mbesin thjesht e vetëm dy sigla: PS dhe PD. Ato puqen e largohen, por në fund mbesin bashkë, kur duhet të ndajnë sinorët e interesave. Ajo që kupton nga i gjithë ky mllef, që po hidhet sot mbi PD-në është jo thjesht se u bashkuan në selinë që e shkallmuan, por edhe te pjesa e protagonizmit. Berisha ua ka mbytur këtë të drejtë. Ende ka vend për mllefe.

Interesant është se tek PD-ja janë bajagi të ngopur edhe në opozitë, kjo e shpjegon shumë mirë një pjesë të opozitës së gjatë dhe “të qëndrueshme”, por këtë më mirë se çdo gjë tjetër e tregon mirëqenia e tyre. Që do të thotë se nëse do të ishin të etur për pushtet e novatorë, të adhuruar të tregonin ndryshimin do sillnin e kërkonin modulin e fitores, që Rama e ka bërë gjithnjë e më “të komplikuar” me përdorimin e çdo lloj pushteti që ka në dorë. Mbi të gjitha do të hapnin partinë. Një plagë, që nuk hapet dhe qëndron ngulfatur me koren, pas helmit që kanë derdhur te PD-ja për ta, por edhe shmangiet e tyre të vazhdueshme. Alimehmeti me shumë të tjerë e kanë ndjerë dhe do ta ndjejnë në forma të ndryshme këtë.

PD-ja është në dorë të Berishës dhe për sa kohë SPAK-u nuk do t’i afrohet, ai vendos edhe për shumë lloj fatesh të tjera në parti. Eh sa për zgjedhjet, prisni, ditën kur të merrni vesh emrat: Për atëherë i lini bateritë e fundit, bashkë me helmin! Baltë e gjak, do u thoshte Xhorxh Bernard Shou ose më saktë me gojën e tij: “Zgjedhjet janë një tmerr moral, pasi zgjedhja është po aq e keqe sa një betejë përveç gjakut; një banjë balte për çdo shpirt të përfshirë në të”.

Ndotja e lartë akustike, raporti zbulon qytetet më ‘të zhurmshme” në Shqipëri

By: Java News
7 September 2024 at 20:26

Qytetet më të mëdha në Shqipëri janë të zhurmshme, duke tejkaluar normat e organizatës botërore të shëndetit. Sipas monitorimit të agjencisë kombëtare të mjedisit, niveli më i lartë i zhurmave është regjistruar në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Në kryeqytet zona e ushtarit të panjohur rezulton me ndotjen më të lartë akustike. Shkak kryesor i zhurmave rezulton te jete fluksi i larte i automjeteve.

Bazuar në të dhënat e monitorimit të agjencisë kombëtare të mjedisit për vitin 2023, është tejkaluar norma e zhurmës, që është 55 dicibel (dB). Në qendër të kryeqytetit niveli i zhurmave arrin deri në 69.14 decibel (dB).

Zona të tjera të zhurmshme në Tiranë veç Sheshit Skënderbej, janë rruga e Elbasanit dhe kryqëzimi i 21 dhjetorit. Ndërsa gjatë natës më problematike situata është në zonën pranë shkollës Vasil Shanto. Gjendja motorike e makinave, por edhe përdorimi pa kriter i borive nga drejtuesit e mjeteve sipas studimit janë shkaktaret kryesore te ndotjes se larte akustike. Por edhe lokalet gjithashtu shkaktoje zhurme te larte me muzikën e tyre, si ditën ashtu edhe natën.

Agjencia kombëtare e mjedisit vlerëson se niveli i lartë i zhurmave ndikon negativisht ne shëndetin mendor, por dhe fizik të popullatës. Për rrjedhojë, raporti rekomandon që të përcaktohen me rregullore distancat midis rrugëve dhe banesave dhe midis tyre të mbillen pemë. Po ashtu kërkohet kontroll periodik i mjeteve të transportit që gjenerojnë zhurmë, dhe veç të tjerash të shihet me përparësi edukimi i qytetarëve. Ndërkaq, qytetet më të qeta në vend janë Kukësi, Pogradeci, Berati dhe Korça.

ZONAT MË TË ZHURMSHME NË TIRANË

Partizani i Panjohur

Rruga Elbasanit

Sheshi Skënderbej

Kryqëzimi “Vasil Shanto”

Kryqëzimi “21 Dhjetori”

Drejtoria e Policisë

Shkolla e Bashkuar

“Stadiumi Dinamo”

Laprakë

Ish-stacioni i Trenit

Kryqëzimi te Selvia

Pallati i Kongreseve

Farmacia Nr.10

Shkolla “Edit Durham”

Nuk janë primare, janë “Primari”

By: Java News
7 September 2024 at 20:18

Nga Mero Baze

Gazment Bardhi ka kuptuar rrezikun që Berisha mund t’i keqpërdorë duke përdorur “Primaret” si mekanizëm për zhvlerësimin e tyre në orët e fundit para hartimit të listave. Me këtë rast po ngre alarmin që “primaret” të mos keqpërdoren për të destabilizuar PD, duke pasur parasysh të mos thellojnë dhe më tej ndarjet brenda tyre.

Në fakt “primaret” e PD nuk janë zgjedhje dhe as ndonjë zgjidhje për të gjetur kandidatin më të mbështetur. Ato nuk kanë lidhje me primaret që bëjnë partitë në SHBA, pasi aty votuesit janë të hapur të jenë gjithë qytetarët, të majtë e të djathtë, votues dhe të partive kundërshtare, dhe tregon realisht mbështetjen që ke në popull dhe jo në struktura të partisë.

Në struktura të partisë, dihet që mbështetës kanë ata që janë besnikë të kryetarit. Mbështetja në struktura të partisë nuk të bën doemos fitues. Ajo është e nevojshme, por kurrë e domosdoshme për të fituar. Madje me ato probleme izolimi që ka PD, strukuarat janë problem më i madh i saj, pasi janë epiqendra e izolimit të saj.

Të çosh njerëz që vijnë me një mendim përtej kryetarit apo akoma më shumë nga shoqëria civile e t’i hedhësh në nofullat e strukturave militante të parties, është sikur t’i përdoresh ata, si ushqim për qentë.

Thjesht do t’i shqyejnë.

Në këtë aspekt, shqetësimi i Bardhit është jo vetëm real, por dhe i drejtë sa i takon objektivave të shpallura të PD për të qenë parti fituese.

Problemi që ka Bardhi është që bën sikur nuk e kupton që Berisha nuk do të jetë fitues i zgjedhjeve, por fitues në partinë e tij, pra të garantojë karrigen me ushtarë besnikë dhe së dyti, që të vazhdojë të pranojë mekanizmin e primareve si “mekanizëm demokratik” për zgjedhje të kandidatëve.

Votimet në parti janë të vlefshme vetëm kur zgjidhen drejtues strukturash që do drejtojnë partinë, jo kur zgjedh kandidatë që duhet të tejkalojnë rrethin e partisë. Edhe sikur primaret të bëheshin të rregullta, produkti i tyre sa i përket kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkish, është produkt ngushtësisht politik.

Mendo që në PD nuk numërohen as votat dhe nuk ka as proces normal votimi, kështu që as ata që zgjidhen në struktura nuk i nënshtrohen garës, e jo më këta që i çojnë në primare për t’u prerë kokën.

Ka vetëm një shpresë që nuk duhet humbur. Ndoshta i duheni Berishës dhe nuk u eliminon. Por nuk keni asnjë shpresë t’i eliminoni Berishës mekanizmat që ai përdor për të pasur ata që i duhen poshtë vetes.

Ato nuk janë primare, janë mekanizma të “Primarit” për t’u ndjerë i sigurtë në karrigen e vet.

Veliaj jep lajmin për punonjësit e pastrimit: Rritje pagash dhe shpërblime! Do tregojmë se dimë ta mbajmë Tiranën të pastër

By: Java News
7 September 2024 at 20:10

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e mirë sot, për të gjithë punonjësit që kujdesen çdo ditë që Tirana të jetë e pastër.

Duke lajmëruar nisjen e një aksioni të madh pastrimi nga kompania publike Eco Tirana, e cila do të shtrihet në të gjitha zonat, edhe jashtë qendrës, që deri dje ishin në administrim të kompanive private, Veliaj tha se me kalimin e emergjencës së krijuar, bashkia do të rrisë pagat dhe shpërblimet për punonjësit.

“Ajo që Tirana na e dha me 60 mijë vota diferencë është kjo skuadër, është ky ekip, janë këta njerëz të mrekullueshëm. Ajo që ka ndryshuar masivisht është mënyra si ne i trajtojmë punonjësit tanë. Punonjësit tanë kanë punuar edhe më përpara për kompanitë private, por punonin në të zezë. Shkonte i merrte administratori lekët te bankomati dhe punëtorit i jepte vetëm gjysmën sepse gjysma tjetër u shkonte pronarëve.

Një nga gjerat që kemi luftuar është edhe puna në të zezë e atyre që bëjnë një nga punët më të ndershme dhe më të vështira të qytetit, punën e pastrimit. Ndaj, do të vazhdoj të përpiqem që, pasi të kalojmë këtë emergjencë, të vazhdojmë me rritjen e rrogave, të vazhdojmë me shpërblimet për Vitin e Ri, për të gjithë punonjësit e Eco Tiranës, të cilët bëjnë punën më të vështirë. Ju jam shumë mirënjohës të gjithëve në këtë situatë kritike që po kalojmë, por unë jam i bindur se siç kemi menaxhuar çdo krizë, do e menaxhojmë edhe këtë me shumë sukses”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë siguroi se pavarësisht kësaj situate, qyteti nuk do të dorëzohet dhe puna do të vijojë me të njëjtin ritëm si ditën e parë.

“Dua që sot t’i japim dorën njëri-tjetrit dhe të fokusohemi sidomos në zonat e reja që kemi marrë në administrim, ta kalojmë këtë situatë emergjence, dhe teksa vijnë mjetet e reja me kazanët e rinj, do të vazhdojmë ta mirëmbajmë territorin, por mbi të gjitha do i tregojmë qytetit të Tiranës se nuk dorëzohemi, do të punojmë si ditën e parë, dhe do ta bëjmë këtë qytet xixë”, tha Veliaj.

Prej vitesh pa dokumente, shqiptari tregon për mediat britanike “hiletë” që përdorin emigrantët e paligjshëm: Mbërrita me gomone, por…

By: Java News
7 September 2024 at 20:02

Prej vitesh Britania po vuan nga fluksi i emigrantëve të paligjshëm, dhe pavarësisht ndryshimit të rregullave për emigracionin dhe marrjes së masave, duket se asgjë nuk ka ndryshuar.

Një shqiptar ka rrëfyer për mediat britanike, se si ka arritur që t’i shpëtojë sistemit për vite të tëra dhe jeton e punon në Britani edhe pse nuk është i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm.

Ai është shprehur se kanë qenë kushërinjtë e tij të cilët tashmë jetonin në Angli, ato që i kanë treguar hiletë se si t’i shpëtonte sistemit.

Pas mbërritjes në Britani me gomone nga bregun francez afër Dunkirkut, ai hyri në ujërat britanike, ku bashkë me shumë të tjerë u kapën nga Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar që e çuan në Britani.

“Forca Kufitare na transportoi në një qendër paraburgimi në Kent. Aty qëndruam 48 orë dhe më pas u akomoduam në një hotel sepse njerëzit vinin gjatë gjithë kohës. U largova nga hoteli pothuajse sapo mbërrita atje. Më pas u takova me kushërinjtë dhe kaq”, ka rrëfyer ai.

Emigranti shpjegoi se ai e dinte përpara se të shkonte në Britani se transferimi në një hotel ofronte mundësinë e përsosur për t’u arratisur.

“Na u tha për procedurat. Çfarë duhej të bënim, ku do të qëndronim dhe kur ishte momenti i duhur që ne të largoheshim”, shtoi ai.

Që atëherë ai ka kaluar vite duke jetuar në Britani duke punuar në tregun e zi dhe duke iu shmangur autoriteteve. Ankthi i zbulimit nuk e lë kurrë, por kjo kompensohet kur e krahason me përfitimet e konsiderueshme financiare.

“Këtu në Angli duhet të punosh të paktën pesë ose gjashtë ditë në javë, sigurisht edhe në Shqipëri nëse punon me orar të plotë je mirë, por këtu në Britaninë e Madhe puna është më ë e qëndrueshme, paguhet më mirë. Sigurisht që ka edhe anë negative. Duke qenë pa dokumentacionin e duhur kam vështirësi të udhëtoj, ekziston frika e vazhdueshme për t’u kapur. Në fund ju duhet të bëni një llogaritje, a janë anë pozitive më shumë se ato negativet? Rezultati është i ndryshëm për njerëz të ndryshëm, për disa ia vlen për të tjerët jo aq shumë”, tha ai.
Një gjë për të cilën ai është i bindur, është sado të dha që të jenë rreziqet, më shumë njerëz do të vijojnë të tentojnë të hyjnë në Britani.
“Unë mund të flas vetëm për përvojën time,” shtoi ai. “Policia mund të na ndalonte në momente të ndryshme gjatë qëndrimit tim në pyll [një kamp afër plazheve të Dunkirk-ut] por më dukej se ata thjesht na ruanin nga larg. Ka dëgjuar edhe raste ku policia i ndalon emigrantët, por ne nuk na trazuan”, thotë ai.

Asamble Kombëtare vetëm me të rinj? Zbardhen detajet e planit të Ramës, çfarë pritet të ndodhë nesër

By: Java News
7 September 2024 at 19:54

Edi Rama 13 vite më parë, përmes programit politik të Rilidjes një rikompozim i thellë brenda PS-së, i solli fitoren e tre mandateve qeverisës.

Një program politik transformues brenda PS, sipas modelit të Laboristëve të Tony Blair, të cilin e shtriu në filozofinë qeverisëse, përfshirë pushtetin lokal përmes Rilindjes urbane.

I vetëdijshëm se Rilindja po shkon drejt një kapitulli të ezauruar, e ndjen nevojën e të krijuarit të mekanizmave të ri transformues, përballë një plakje të pa-shmangshme 34 vjeçare të kësaj force politike dhe elektoratit mbështetës.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka mësuar se Edi Rama e ka gati planin për avancimin me atë që ka nisur vitin e shkuar, duke e quajtur si ri-energjizim të PS.

Vënia në veprim e këtij plani të kristalizuar në mendjen e tij, e konsultuar me këshilltarët ndërkombëtarë, kryesocialisti Rama besohet se mund ta bëjë publik, pa humbur kohë, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të 8 Gushtit në Durrës.

Në selinë e PS-së ditët e fundit po flitet për projektin më të ri që mban firmën e Edi Ramës, atë të ngritjes të një Asambleje Kombëtare të PS, vetëm me të rinjtë krahas Asamblesë aktuale. Kjo do të jetë një risi, jo vetëm për PS por edhe për partitë politike në vendin tonë.

Lënien e stafetës socialistëve të rinj sikurse e paralajmëroi në kongresin e fund Korrikut, duke i kushtuar shumë minuta 19-vjeçares Elena Kaçe,

Edi Rama besohet se do ta propozojë krijesën e tij më të re politike, Asamblenë e të Rinjve Socialist të dielën.

Nëse është gati ta lançojë sikurse flitet brenda PS, kjo do të shihet në fjalën e mbajtur përpara Asamblesë Kombëtare.

Tetë shtatori i socialistëve në Durrës, pritet të prodhojë shumë lajme e dallgë brenda PS, duke nisur me propozimet e më pas votimin e kryesisë së re socialiste, nga ku 12 anëtarë zgjidhen prej saj, si dhe kush do të drejtojë sekretariatet.

Sikurse kush qëndron, kush ikën apo kush bën rokadë si drejtues politik në 12 qarqet e vendit.

Të gjitha këto zhvillime të pritshme nga asambleja, raporto, gazetari Muhamed Veliu, do të shërbejnë për të qartësuar dinamikat e brendshme të kësaj force politike, të ardhmen e fatit politik të shumë figurave aktuale të PS-së, e mbi të gjitha për të zbuluar planet afatgjata të Edi Ramës për partinë që drejton, nga ku më i afërmi fitimi një mandati të katërt në parlamentaret 2025.

Angli/ Bosët shqiptarë në krizë për punëtorë në “shtëpi bari”, si i joshin nga TikTok-u

By: Java News
7 September 2024 at 19:46

Bandat shqiptare të drogës po rekrutojnë hapur fermerë kanabisi në TikTok mes mungesës së punëtorëve në Britani.

Bosët e bandave po përdorin mediat sociale për të gjetur punëtorë për të rritur të bimën e kanabisit dhe po ofrojnë oferta speciale ku në vend që të paguhen shpenzimet, punëtorët e fermave do të marrin deri në 30 për qind të fitimeve nga shitja e tyre.

Stimujt financiarë janë bërë të nevojshëm për shkak të rënies dramatike të numrit të shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla dhe një rritje të mprehtë të numrit të shqiptarëve që burgosen për kultivim kanabisi ose deportohen pas mbërritjes në Britani.

Duke komentuar zbulimet e Telegrafit këtë fundjavë, Angela Eagle, Ministrja e Sigurisë Kufitare, tha: “Është tronditëse që bandat kriminale përdorin mediat sociale për t’i joshur njerëzit të punojnë në kushte të neveritshme dhe të kultivojnë drogë si kanabisi me premtime të rreme.

Qoftë online apo në rrugët tona, nuk duhet të ketë vend për t’u fshehur për ata që shkelin ligjin. Ne jemi duke rritur aktivitetin e zbatimit për të bërë më shumë arrestime, duke rritur ndjekjet penale jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por me partnerë në të gjithë Europë, dhe duke siguruar që të gjithë partnerët tanë përkatës po punojnë krah për krah nën komandën tonë të re të sigurisë kufitare.”

Bandat shqiptare kanë arritur të dominojnë tregun vendas të kanabisit, ku bimët rriten në shtëpi apo ambiente industriale të lira duke përdorur teknologjinë hidroponike të importuar nga fermat e vendlindjes së tyre.

Në dekadën e kaluar, ata kanë uzurpuar vietnamezët si furnizuesit kryesorë të kanabisit për përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar. Mbajtja e tyre në treg u forcua me fluksin e vazhdueshëm të punëtorëve nga një grup prej rreth 12,000 emigrantësh të paligjshëm shqiptarë që mbërritën në vitin 2022.

Megjithatë, që atëherë, numrat janë zvogëluar pasi qeveria ka ashpërsuar zbatimin dhe ka nënshkruar marrëveshje të shpejtë deportimi me Shqipërinë. Vitin e kaluar, shifrat ranë në vetëm 900 dhe, për gjashtë muajt e parë të këtij viti, vetëm 150 shqiptarë kanë kaluar Kanalin me varka të vogla.

Në të njëjtën kohë, numri i shqiptarëve të burgosur për kujdesin e fermave ilegale është rritur. Në korrik, 29 morën dënime që varionin nga tetë muaj deri në dy vjet e katër muaj për prodhimin e kanabisit për të furnizuar tregun në Mbretërinë e Bashkuar. 24 të tjerë u dënuan në gusht, me shumicën në pritje të dënimit këtë muaj.

“Krimi i organizuar shqiptar po ofron përqindje në prodhimin e drogës për bashkatdhetarët e tyre që të punojnë si fermerë kanabisi”, tha një ekspert shqiptar i zbatimit të ligjit. “Këto hapa të pazakontë janë të lidhura me mungesën e njerëzve të gatshëm të mbyllen në shtëpi për të kultivuar kanabis.

Një reklamë në shqip, e parë nga The Telegraph, thoshte: “Unë jam pronar i një shtëpie me kanabis. Unë bisedova me punëtorin tim dhe më pas gjithçka shkoi keq. Tani po i jap këtij punonjësi 30 për qind të fitimit të bërë në atë shtëpi pa shpenzime jetese”.

Një tjetër tha: “Kërkojmë punëtorë për shtëpitë me bar. Nëse kujdeseni për 80 bimë, merrni 25 për qind të produktit dhe ne paguajmë shpenzimet”.

Një i tretë ofroi një pagë prej 9,000 £ për punë tre mujore brenda një shtëpie kanabisi, duke përfshirë rritjen e bimëve, korrjen dhe paketimin.

Tipike e të burgosurve është Edison Cenaj, 21 vjeç, i cili u arrestua në një shtëpi në Brynmawr në Uellsin jugor, ku policia zbuloi se ai po kujdesej për më shumë se 120 bimë me vlerë deri në 85,000 £. Ai u burgos për 32 javë.

Avokati i tij Tochi Ejimofo i tha gjykatës së Cardiff Crown se Cenaj ishte vulnerabël dhe kishte punuar në fermën e kanabisit për të shlyer borxhet ndaj bandës që e solli në Britani ilegalisht. Ai kishte ardhur në Britaninë e Madhe për të kërkuar punë, por tani shpresonte të kthehej në Shqipëri dhe të studionte shkenca sportive.

Zgjedhjet do jenë një banjë balte për PD-në?!

7 September 2024 at 19:38

Nga Ben Andoni

Kanë mjaftuar pak orë, kur janë zgjedhur njerëzit që do të drejtojnë punën në terren të PD-së, që të përshfaqet inati i shumë individëve. Në një kuptim të ngushtë me atë përballje që ka PD-ja përballë një PS-je që ka të mobilizuar një armatë të tërë zgjedhore, qenësia e këtyre emrave dhe përgjegjësia është si të shkosh në vijën e parë. Pra, ata do kenë kreditet më të këqija në rast humbje për të ardhmen e tyre. Kuptohet se kjo do ishte në rastin idealist. Aman, nga ana tjetër, pamë se kjo listë njerëzish do jenë sërish në zgjedhjet e ardhshme dhe kjo lexohet ndryshe tek PD-ja. Paccka primareve, që mëtohet se do jenë prezentë. Anipse, Noka, Paloka, Gjekmarkaj, Shehu,  Bardhi, Boçi, Mziu, Salianji do i kemi sërish në parlament, në institucionin, cilësia e të cilit tregon më shumë se çfarëdo nivelin e politikës sonë ligjformuese.

Por dimë mirë se përgatitjet për zgjedhjet tona nuk jetojnë dot pa baltën ndaj kundërshtarit dhe jo pak herë për veten dhe disa herë kanë qenë të lidhura edhe me gjakun. Zgjedhjet shqiptare kanë marrë dhe jetë njerëzish. Ndaj, shqiptari do dhe beson që gjuha e politikanëve të ulet dhe mbi të gjitha energjia negative të fashitet. Por tek PD-ja kjo s’është traditë ashtu si imitimi dhe pranimi i Berishës për çdo gjë prevalon mbi gjithçka. Tabaku ishte nga të fundit që iu bashkua hullisë, ku përfundon gjithnjë uji i PD-së.

Kuptohet se askush nuk do të mbajë përgjegjësi pas zgjedhjeve, çfarëdo që të ndodhë, sepse në fund mbesin thjesht e vetëm dy sigla: PS dhe PD. Ato puqen e largohen, por në fund mbesin bashkë, kur duhet të ndajnë sinorët e interesave. Ajo që kupton nga i gjithë ky mllef, që po hidhet sot mbi PD-në është jo thjesht se u bashkuan në selinë që e shkallmuan, por edhe te pjesa e protagonizmit. Berisha ua ka mbytur këtë të drejtë. Ende ka vend për mllefe.

Interesant është se tek PD-ja janë bajagi të ngopur edhe në opozitë, kjo e shpjegon shumë mirë një pjesë të opozitës së gjatë dhe “të qëndrueshme”, por këtë më mirë se çdo gjë tjetër e tregon mirëqenia e tyre. Që do të thotë se nëse do të ishin të etur për pushtet e novatorë, të adhuruar të tregonin ndryshimin do sillnin e kërkonin modulin e fitores, që Rama e ka bërë gjithnjë e më “të komplikuar” me përdorimin e çdo lloj pushteti që ka në dorë. Mbi të gjitha do të hapnin partinë. Një plagë, që nuk hapet dhe qëndron ngulfatur me koren, pas helmit që kanë derdhur te PD-ja për ta, por edhe shmangiet e tyre të vazhdueshme. Alimehmeti me shumë të tjerë e kanë ndjerë dhe do ta ndjejnë në forma të ndryshme këtë. PD-ja është në dorë të Berishës dhe për sa kohë SPAK-u nuk do t’i afrohet, ai vendos edhe për shumë lloj fatesh të tjera në parti. Eh sa për zgjedhjet, prisni, ditën kur të merrni vesh emrat: Për atëherë i lini bateritë e fundit, bashkë me helmin!  Baltë e gjak, do u thoshte Xhorxh Bernard Shou ose më saktë me gojën e tij: “Zgjedhjet janë një tmerr moral, pasi zgjedhja është po aq e keqe sa një betejë përveç gjakut; një banjë balte për çdo shpirt të përfshirë në të”. (Javanews)

 

 

Shqipëria në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë përballen sot me Ukrainën, ja formacioni që Sylvinho hodhi në fushë

By: Java News
7 September 2024 at 21:00

Shqipëria nis aventurën e saj në Ligën e Kombeve, aty ku ndodhet në Grupin B1, teksa takimi i parë luhet me Ukrainën në Pragë.

Sylvinho ka ardhur në këtë duel me emra të njohur, por edhe të rinj nga lista e Europianit, teksa gjithashtu ky kompeticion mund të ndihmojë dhe për një vend në Botërorin e vitit 2026.

Kombëtarja kuqezi e mbylli me një pikë Europianin që lamë pas, aty ku ndodhej në Grupin B ose i njohur si “Grupi i Vdekjes” së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, duke i krijuar problemeve këtyre ekipeve.

Nga ana tjetër, Ukraina grumbulloi katër pikë në Gjermani, por sërish doli e fundit për shkak të golavarazhit.

Sylvinho ka zgjedhur ta nisë këtë takim me Strakoshën në portë, Hysaj, Ismajli, Kumbulla dhe Mitaj në mbrojtje, Asllani, Ramadani, Laçi në mesfushë, ndërsa Asani dhe Bajrami do të mbështesin Manajn në krye të sulmit.

Drejtësia në këtë takim do të vendoset nga gjashtë portugezë, në krye Luis Godinho.

Nga Tushemishti në Tamarë, shpallet fituesi për ndërtimin e shtatë urave

By: Java News
7 September 2024 at 19:30

Shtatë ura, disa prej tyre në vende turistike priten që të ndërtohen si pjesë e një projekti të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Në një njoftim të fundit në faqen e Agjencisë Kombëtare të Prokurimit u bë me dije se tashmë ishte shpallur fituesi për kontratën me objekt “Ndërhyrje në ndërtimin e urave dhe nyjeve lidhëse Faza II: Ndërtim Ura në Tushemisht Ura në Fshatin Zahrisht, Ura e Cenit, Ura në fshatin Bellovë, Ura në Fshatin Lenie, Ura në fshatin Metoq dhe Ura në rrugën Tamarë-Vukël”.

Fituesi është EUROKOS HOLDING SH.P.K. DEGA NE SHQIPERI që ofroi 176 milionë lekë apo 1.7 milionë euro pa TVSH për ndërhyrjet në këto ura. Referuar dokumenteve FSHZH analizon nevojën për ndërhyrje në secilën zonë.

NË RRUGËN TAMARË-VUKËL, BASHKIA MALËSI E MADHE

Kjo urë është pjesë e segmentit të rrugës që lidh fshatin Tamarë me fshatin Vukël të Njësisë Administrative Kelmend të bashkisë Malësi e Madhe. Duke qenë se kjo zonë ka kapacitete të mëdha turistike, është e nevojshme ndërtimi i kësaj ure për përmirësimin e aksesit dhe rritjen e sigurisë.

URA NË FSHATIN TUSHEMISHT, BASHKIA POGRADEC

Ura e propozuar është pjesë e bulevardit në fshatin Tushemisht të bashkisë Pogradec. Në këtë pozicion ndodhet një urë ekzistuese betonarme me 2 hapësira. Gjenda e saj është e degraduar, me shufra të ekspozuara dhe të korroduara. Duke qenë se kjo zonë ka kapacitete të mëdha turistike, është e nevojshme ndërtimi i kësaj ure për përmirësimin e aksesit dhe rritjen e sigurisë.

URA NË FSHATIN ZAHRISHT, BASHKIA HAS

Një lagje e fshatit Zahrisht dhe një zonë e konsiderueshme bujqësore e këtij fshati nuk është e lidhur me pjesën tjetër të fshatit për shkak të një përroi i cili derdhet në liqenin e Fierzës. Kjo ka bërë të domosdoshme ndërtimin e një ure për lidhjen e këtyre zonave. Ndërtimi i një ure në fshatin Zahrisht do të përmirësonte aksesin për banorët dhe vizitorët e zonës, duke lehtësuar transportin dhe komunikimin në të dy anët e lumit. Kjo do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe social të fshatit dhe rajonit përreth.

URA E CENIT, QYTETI LEZHËS

Ura e Cenit është një nga urat kryesore të qytetit të Lezhës dhe ndodhet në pjesën jugore të qytetit. Për shkak të rritjes së trafikut në këtë zonë kjo urë vërehet që është zgjeruar. Pra ura është ndërtim i dy periudhave të ndryshme.

URE NË FSHATIN BELLOVË, BASHKIA DIBËR

Banorët e fshatit Bellovë, i cili ndodhet shumë afër me qytetin e Peshkopisë, kalojnë me automjetet e tyre nëpër shtratin e lumit për tu lidhur me anën tjetër të përroit duke paraqitur rrezikshmëri në rastin e prurjeve të mëdha. Kjo ka bërë të domosdoshme ndërtimin e një ure për lidhjen e këtij fshati me qytetin e Peshkopisë. Ndërtimi i një ure në fshatin Bellovë do të përmirësonte qasjen për banorët dhe vizitorët e zonës, duke lehtësuar transportin dhe komunikimin në të dy anët e lumit. Kjo do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe social të fshatit dhe rajonit përreth.

URË NË FSHATIN LENIE, BASHKIA GRAMSH

Nga vizita në terren e vendndodhjes së urës së propozuar në zonën e Qendrës së Lenies vërehet se mungesa e saj rrezikon sigurinë e përdoruesve të kësaj rruge të cilët kalojnë nëpër shtratin e përroit, veçanërisht në periudhat e reshjeve intensive. Ndërtimi i urës do të sigurojë një kalim të sigurt për përdoruesit e kësaj rruge. Ndërtimi i urës do të lehtësojë aksesin në burime natyrore të rëndësishme si pyjet, fushat bujqësore dhe zonat e turizmit natyror. Projektimi paraprak i urës përfshinë elementët e sigurisë për të garantuar kalimin e sigurt të mjeteve dhe këmbësorëve.

URË NË FSHATIN METOQ, BASHKIA SARANDË

Vendndodhja Ura e Metoqit ndodhet në pjesën juglindore të fshatit Metoq dhe lidh fshatin me bizneset dhe tokat bujqësore të zonës.

Për shkak se kjo urë kalon mbi lumin e Bistricës, prurjet e shumta të tij e kane shembur urën ekzistuese dhe përkohësisht ndodhet një urë beli./ Monitor

Socialistët e vërtetë dhe kazerma elektorale e Ramës nuk janë e njëjta gjë

By: Java News
7 September 2024 at 19:24

Nga Preç Zogaj

Regjistri emër për emër i zgjedhësve të garantuar dhe të synuar për të kapur objektivin “tetëqind mijë” është arma elektorale “e pathyeshme” që ka shpikur kryeministri Rama me kupolën e tij. Në fakt, në një vend të vogël ku popullsia pakësohet vit pas viti sa nga ikjet, sa nga rënia e lindjeve dhe ku opozita është vetbllokuar marrëzisht të mbledhë votat e shumicës popullore antiqeveritare, kuadrati “tetëqind mijë” del e tepron që qeveria të fitojë zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Për të katërtën herë radhazi.

Madje, nëse do të vazhdonte kjo gjendje, kuadrati në fjalë rrezikon ta dënojë Shqipërinë me sundimin e gjatë të një partie të vetme, për rrjedhim ta privojë nga rotacioni i pushtetit për vite e vite me radhë. Pa patur nevojë për bilanc, llogaridhënie, fushatë e gjëra të kësaj natyre që duhen vetëm për spektaklin e jashtëm të një rezultati të paravendosur.

Në këto kushte, sfida e vetme e vërtetë e qeverisë është mbajtja e kuadratit tetëqind mijë. Që në varësi të rënies së popullsisë dhe mosrinovimit të opozitës do ta bënte punën edhe me shatëqind mijë e gjashtëqind mijë. Duke e bërë realitet fandaksjen destopike apo utopinë e keqe të Ramës për të qëndruar në pushtet, – “edhe pesëdhjetë vite… kush na ndalon?”, – siç tha në Kongresin e muajit korrik. Te kuadrati fillon e mbaron gjithçka.

Për këtë duhet domosdoshmërisht menaxhimi i tij si një kazermë politike. Po u la i lirë, kuadrati firon, shpërthen. Ata që largohen duhet të zëvendësohen patjetër. Pushteti ka mjete pa fund për joshje e kandisje elektorale. Ndryshe nuk i del llogaria.

Socialistëve në shtëpinë e tyre, që janë shumicë dhe pa të cilët invencioni i Ramës do të ishte i pamundur, u shtohen hallexhinj dhe “pragmatistë” pa parti apo me prejardhje nga partitë e opozitës; u shtrohen zyrtarë pa parti apo demokratë që kanë mbetur në administratën e stërfryrë, të cilët “ftohen” të votojnë “partinë që u jep bukë”; u shtohen fasha e grupeve kriminale që kanë vepruar e veprojnë aty ku janë aktivë akoma si njësi komplementare të Partisë Socialistë në pushtet; u shtohen individë dhe grupe interesi nga bota e biznesit që nuk paguajnë taksa, që lejohen të bëjnë evazion, që lejohen të ndërtojnë pa leje, ose me leje të falsifikuara, të lëshuara gjoja para pesëmbëdhjetë vjetësh e më shumë kur rëndom, në disa nga zonat ku bëhen këto ndërtime, nuk ka patur studim urbanistik dhe lejet e hershme, edhe po të ishin të vërteta, kanë dalë prej kohësh jashtë afatit.

Ky është konglomerati, një përzierje e elektoratit socialist me kontigjente te malavitës, me të blerë, me të kapur. Ndyshe nuk bëhen tëtëqind mijë.

Aktualisht nuk janë aq, sipas sondazhit të fundit të Eduard Zaloshnjës. Mungojnë njëqind mijë. Siç janë numrat elektoralë sot, shifra shtatëqind mijë i mjafton PS-së për t’i fituar zgjedhjet. Por për të qenë super të sigurtë, objektivi tetëqind mijë, pa llogaritur emigratët, do të synohet të kapet me çdo kusht deri ditën e votimit. Pushteti ka fituar përvojë për goditje të ditëve dhe orëve të fundit.

Kuadratin e ka ndërtuar dhe e trajton si kazermë vetë Rama. Duke e tjetërsuar PS-në si formacion politik. Duke e shndërruar në një ide dhe praktikë pushteti ku është vështirë të gjesh diçka socialiste në kuptimin e vlerave dhe doktrinës. Duke e zhveshur e tharë nga disa vlera dhe zakone që PS i ka patur dhe me të cilat ka berë diferëncën me Partinë Demokratike të Sali Berishës. Siç mund të përmendin frymën e diskutimeve dhe debateve të lira, nxitjen dhe respektimin e diversitetit në solidaritet, promovimin e meritokracisë, krijimin e një kurore personalitetesh me disa qendra autoriteti brenda partisë, e tjerë.

Tani PS është parti tipike e njëshit, një parti shtet, ku nuk pipëtin miza dhe ku shumë prej të promovuarve aty, siç kanë treguar e do të vazhdojnë të tregojnë skandalet në radhë, e kanë mendjen vetëm si të pasurohen për vete me abzuime dhe korrupsion. Këta shembuj gjithnjë e më të shumtë në administratën qëndrore e vendore e dëshmojnë më mirë se asgjë mendësinë sunduese “të kapim gjithçka”, mendësi e cila ka krijuar korrupsionin kapilar në të gjitha degët e ekzekutivit. Të gjithë shkojnë me mendimin se e kemi të fituar, çfarëdo që të bëjmë. Kupola llogarit vetëm numrin e votave që i duhet për t’u përjetësuar në pushtet dhe asgjë tjetër. Duke e shtrirë kalbëzimin e trashur zullumin në ekstrem.

Anëtarët dhe zgjedhësit socialistë janë aty sigurisht. Të vjetër dhe të rinj. Ata kanë qenë dhe mbeten një fuqi politike me peshë. Kanë qenë protagonistë të rrotacioneve të pushtetit nga e djathta në të majtë. Më të rriturit në moshë nga kjo masë njerëzore, apo më të shquarit e PS-së ndër vite e dinë mirë se grupi liberal i themeluesve të Partisë Demokratike, Pashko, Ceka, Imami, Demeti, Peshkëpia, Kadare,Trako, unë e shumë të tjerë, i kemi kundërshtuar me forcë tendencat revanshiste dhe të frymës së një lufte të re klasash që morën hov me ardhjen në pushtet të PD-së në vitin 1992. Këto qëndrime i kemi mbajtur në emër të principit të bashkëjetesës si të ndryshëm, të respektit për opozitën si kusht i funksionimit së demokracisë. Duke pësuar e duruar gurët e keqkuptimeve për pluralizmin dhe vlerat e tjera të demokracisë brenda familjes sonë politike. Madje duke sakrifikuar deri karrierën e duke u përjashtuar disa syresh.

Për të njëjtat vlera kemi kundështuar me votë dhe me qëndrime publike burgosjen e liderit të PS-së, Fatos Nanos. Burgosje e cila u realizua nën një shpërthim histerik në kupolën e PD-së, sipas së cilës po nuk iu vunë prangat Fatos Nanos, PD shpërbëhet. E gjithë kjo duke lënë të kuptohet se përfaqësues të ambasadës amerikane e donin dhe e nxisnin arrestimin e liderit të opozitës. Më këtë rast, i pyetur nga një gazetar i gazetës “Koha jonë“ e asaj kohe – fjala është për vitin 1993 – unë pata dhënë një përgjigje që u bë hit por që edhe më kushtoj heqjen për disa vite nga lista e të ftuarve në festën e pavarësisë së SHBA-ve. Përgjigja ishte: “S’kam përse ta dua amerikanin Rajerson më shumë se shqiptarin Fatos Nano”.

Si qendër krijuese dhe pakicë krijuese, liberalët e PAD-së kanë formuluar dhe interpretuar, shpeshherë si protagonistë, opozitarizmin bashkëkohor dhe efikas në një peridhë të vështirë për ekuilibrat demokratike në vend. Servet Pëllumbi, Rexhep Meidani, Namik Dokle, Arta Dade, Gramos Ruçi e plot figura të shquara të PS-së janë dëshmitarë.

Ka qenë e natyrshme që kur u krijuan kushtet, liberalët të ktheheshin në shtëpinë e tye politike në PD. Pa marrë asgjë që nuk e kishin merituar. Pa i pasur borxh askujt. Personalisht më ka ndodhur të kem patur me Spartak Ngjelën një përvojë të dytë të opozitarimit përkrah socialistëve pas vitit 2009, kësaj radhe të drejtuar nga Edi Rama, prej nga u largova me letër të hapur kur pashë hapjen e tij ndaj njerëzve të malavitës dhe Ilir Metës.

Këto informcione telegrafike i jap për socialistët socialistë që i kam respektuar dhe më kanë respektuar, madje edhe më kanë votuar në Lezhë disa syresh, ndryshe nuk do të fitoja si kandidat i PD-së në një bastion të majtë për shumë vite.

Por socialistët dhe kazerma e Edi Ramës si strukturë elektorale nuk janë e njëjta gjë. Kushdo e kupton shumë mirë këtë. Reagon apo nuk reagon. Ashtu siç është konceptuar, kazerma fyen dhe godet lirinë e individit për të zgjedhur pa u kushtëzuar nga frika, zhantazhi, kërcënimet, vështirësitë, varfëria, borxhet a gabimet.

Kjo shpikje shqiptare, pa lidhje me praktikat normale elektorale të partive demokratike, nuk do mund të kalojë pa u vënë re e pa reagim nga partnerët amerikanë dhe europianë. Kemi shpresë se kazerma nuk do të mund të kalojë pas nëntorit e tutje. Kjo nuk do të thotë se PS mund të mos jetë parti e parë, apo edhe fituese. Për momentin, me një opozitë në krizë, i mjaftojnë votat e elektoratit të saj. Pa shtesat denatyruese që kemi listuar në krye. Por rruga është në ngjitje edhe për Edi Ramën.

Vatër e madhe zjarri në malin e Shashicës, përfshihet nga flakët hapësira pyjore

By: Java News
7 September 2024 at 19:18

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer në malin e Shashicës, në drejtim të Tragjasit, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, pemëtari dhe pyje pishash. Zjarri, i cili është aktiv për dy ditë, është shpërndarë me shpejtësi të madhe, i nxitur nga era e fortë që favorizon përhapjen e tij.

Raportohet se zjarri vazhdon të përhapet dhe nuk ka ndihmë të mjaftueshme nga zjarfikësit, të cilët duket se mungojnë në zonë.

Burime të ndryshme sugjerojnë se zjarri është vendosur qëllimisht në disa vende, duke e bërë situatën më të ndërlikuar dhe të vështirë për t’u kontrolluar.

Në afërsi të zjarrit ndodhen dy stane bagëtish, por deri tani nuk ka informacione të sakta nëse janë shkaktuar dëme në këto objekte ose në bagëti.

“Trego të vërtetën, ose do t’i them unë të gjitha”, shkak për dorëheqjen e tij, e dashura kërcënon Gennaro Sangiulianon: Ka dhe vajza të tjera!

By: Java News
7 September 2024 at 19:10

“Ka edhe gra të tjera të përfshira në këtë mes. Gennaro Sangiuliano është larguar prej kohësh nga e shoqja. Bën mirë të thotë të vërtetën, ose unë pastaj do t’i hap të gjitha letrat që kam në dorë”.

Gruaja e përfshirë në aferën e ministrit të dorëhequr italian të kulturës, komentoi largimin e tij nga posti, duke i kujtuar se të gjithë këtë situatë mund ta kishte shmangur nëse do të thoshte të vërtetën që në fillim. Ish-bashkëshorti i Maria Rosaria Boccia sakaq është bërë dhe ai pjesë e debatit me një deklaratë bombë: “Më vjen keq për ministrin, sepse nuk ia pret mendja se çfarë e pret nga ajo femër!”

Komentet e tij, ai i bëri në programin “4 di Sera”, të drejtuar nga Paolo Del Debbio. Sangiuliano u detyrua të japë dorëheqjen, pasi e dashura e tij pretendoi se i kishte dhënë asaj një punë si këshilltare në qeveri e se kishin zhvilluar edhe udhëtime me paratë e buxhetit të shtetit. Në letrën e paraqitur, ministri falenderonte shefen e ekzekutivit për mbrojtjen që i kishte bërë pasi fillimisht, ajo nuk e pranoi dorëheqjen e tij. 62-vjeçari kishte pasur një lidhje me një influencuese të medieve sociale, më shumë se 20 vite më të vogël se ai.

Më 26 gusht, 41-vjeçarja Maria Rosaria Boccia kishte bërë një postim në Instagram për ta falënderuar për emërimin e saj si këshilltare për evente të mëdha, përfshirë një takim të ministrave të Kulturës të G7-s, të planifikuar për në fund të shtatorit në Pompei.

Njërin e hodhën në pus, tjetrin e groposën në kasollen e bagëtive/ Pse fëmijët vrasin baballarët në Shënavlash? Gazetari tregon çfarë fshihet pas krimeve tronditëse

By: Java News
7 September 2024 at 19:02

Gazetari Artan Hoxha ka analizuar krimet që tronditën Shënavlashin. Në shkurt fëmijët vranë babanë dhe e groposën te kasollja e bagëtive, pak ditë më parë djali vrau babanë dhe e hodhi në pus.

Sipas Hoxhës, kemi të bëjmë me një popullsi heterogjene të ardhura nga zona të thella me zakone dhe lidhje të tjera familjare.

“Është një zonë ku pas viteve 90 ka pasur dyndje nga zonat rurale. Edhe në atë zonë janë popullsisë heterogjene të ardhur nga vende të thella. Ata ndihen në një habitat tjetër. Të papëgatitur për këtë lloj jetese. Prandaj në rastin e parë pamë vrasjen dhe groposjen te kasollja e bagëtisë. E dyta kemi të njëjtën gjë, babai hidhet në pus. Në Tiranë kemi pasur në zonën e Bathores, të tilla ngjarje, ku kemi miks të popullsisë heterogjene. Në këto zona duhet të kemi vëmendje të veçat, edhe pse është shumë e vështirë të shmanget. Unë e vetmja gjë që do thosha është që ne si media të mos u kushtojmë shumë vëmendje, sepse duke i mëshuar kësaj ngjarje krijon habitat për përsëritje”, tha Hoxha në “Kjo Javë”.

“Ideologji anti-familje! Një burrë me fustan me ngjyrat e ylberit…”/ Kritikat për “Gjuha shqipe 3”, shtëpia botuese: Kopertina ka tjetër kuptim!

By: Java News
7 September 2024 at 18:54

Deputeti Tritan Shehu denoncoi pak më parë se kopertina e librit “Gjuha shqipe 3” paraqet pamje të cilat synojnë influencimin për keq të fëmijëve.

“Një koperinë ndesh dhe me principet edukative të fëmijëve, që kërkon të influencojë keq në rrugën e jetës duke e deformuar atë e krijuar konfuzion.

Një fëmije duket aty e mbi atë një “burrë” me mjekër i veshur me fustan ngjyrash “ylberi”, duke kërcyer zbathur si grua!!!
Këtu nuk kemi të bëjmë me rastësi, por me një strategji të rrëgjimit, të rrezikshme Gender për orientimin seksual që në moshën e re fe minorë. Me pasoja thellësisht negative në të gjithë rritjen e fëmijës, komportamentin seksual te tij edhe mbas pubertetit”, shkruante Shehu.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar shtëpia botuese e librit, duke sqaruar se ky është viti i tetë që ky libër ka këtë kopertinë dhe nuk ka pasur asnjë ankesë.

Në reagim thuhet gjithashtu se ylberi është simbol fëmijëror dhe që në parashkollor fëmijët mësojnë ndarjen e ngjyrave, por dhe simboli i një dukurie aq të mrekullueshme të natyrës.

“Gjithashtu, përdoret edhe si simbol i ngjyrave të ndryshme të lëkurës, me anë të të cilit u shpjegohet fëmijëve se jemi të gjithë të veçantë dhe diskriminimi racor është shumë i gabuar. (Ka pjesë leximi për këtë temë). Sa për figurën e magjistarit në kopertinë (dhe magjistarët njihen për pelerinat e tyre ngjyra-ngjyra), kjo ka lidhje me një poezi, ku fëmija u lutet të gjithë magjistarëve të botës t’i falin një shkop magjik, me të cilin ai do të zhdukë lotët e vogëlushit të varfër, që ta gëzojë atë e t’ia mbushë jetën me ngjyra”, shkruan shtëpia botuese.

Reagimi i plotë:

Duke u nisur nga zhurma në rrjetet sociale dhe në disa portale e medie, e ndiejmë për detyrë të sqarojmë çdo keqinterpretim në lidhje me kopertinën e tekstit “Gjuha shqipe 3″. Është kthyer tashmë në traditë që çdo vërejtje apo sugjerim nga mësuesit e prindërit, Ministria e Arsimit ua dërgon shtëpive botuese, dhe çdo vit tekstet ribotohen të përmirësuara. Është viti i tetë që teksti “Gjuha shqipe 3” përdoret në shkollë dhe asnjë prind, mësues apo fëmijë nuk është shqetësuar nga kopertina e tij. Ylberi është simbol fëminor dhe që në parashkollor fëmijët mësojnë ndarjen e ngjyrave, por dhe simboli i një dukurie aq të mrekullueshme të natyrës. Gjithashtu, përdoret edhe si simbol i ngjyrave të ndryshme të lëkurës, me anë të të cilit u shpjegohet fëmijëve se jemi të gjithë të veçantë dhe diskriminimi racor është shumë i gabuar. (Ka pjesë leximi për këtë temë). Sa për figurën e magjistarit në kopertinë (dhe magjistarët njihen për pelerinat e tyre ngjyra-ngjyra), kjo ka lidhje me një poezi, ku fëmija u lutet të gjithë magjistarëve të botës t’i falin një shkop magjik, me të cilin ai do të zhdukë lotët e vogëlushit të varfër, që ta gëzojë atë e t’ia mbushë jetën me ngjyra.

Interpretimet tendencioze dhe diskriminuese, sa më shumë përhapen në rrjete sociale dhe në medie, aq më shumë thellojnë krizën që po kalojmë si shoqëri duke dëmtuar shëndetin mendor të fëmijëve.

P.S Argumentet tona janë lehtësisht të verifikueshme me gjithë përmbajtjen e librit.

Postimi i plotë i deputetit Tritan Shehu:

Rregjim, qe tenton te deformoje edhe femijet!
Kopertina e tekstit zyrtar te “Gjuha Shqipe” per femijet, eshte nje insult cinik mbi femijet, zhvillimin, te ardhmen e vizionin e tyre per jeten dhe Familjen.
Ne nje tekst te tille, qe do te nderohej me figurat e Rilindasve tane, paraqitje grafike te etapave madhore te gjuhes shqipe si Kongresi i Manastirit etj, behet nje provokacion i rende ndaj “Gjuhes” e nxenesve te vegjel te saj.
Nje kopertine ndesh dhe me principet edukative te femijeve, qe kerkon te influencoje keq ne rrugen e jetes duke e deformuar ate e krijuar konfuzion.
Nje femije duket aty e mbi ate nje “burre” me mjeker i veshur me fustan ngjyrash “ylberi”, duke kercyer zbathur si grua!!!
Ketu nuk kemi te bejme me rastesi, por me nje strategji te rregjimit, te rrezikeshme Gender per orientimin seksual qe ne moshen e re feminore.
Me pasoja thellesisht negative ne te gjithe rritjen e femijes, komportamentin seksual te tij edhe mbas pubertetit.
E bazuar kjo mbi genjeshtra pseudo shkencore sipas te cilave zgjedhja seksuale qenka e para caktuar genetikisht, mashtrim ky!
Sepse nuk ka asnje demostrim genetik, asnje te dhene shkencore te vertetuar genetikisht, qe te vertetoje kete teze te komuniteteve LGBT etj.
Perkundrazi dihet qartesisht roli i ambjentit, edukimit normal e real mbi femijet per ecurine e me voneshme seksuale e te pergjitheshme te tyre.
Ketu kemi te bejme me ideologji anti familje te majta populiste, qe tentojne te shkaterroje per qellime te errta themelet e Jetes e Familjes prej nje burri e nje gruaje nen martese e me shprese femijet genetike apo adoptive ata.
Kjo si garanci e egzistences fizike, vlerave te shoqerise dhe femijeve vete.
“Institucione” sublime ato, qe mbrohen edhe nga ligjet tona.
Te tilla provokacione godasin jo vetem vlerat por dhe kontekstin e ligjeve tona.

❌
❌