Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 September 2024Main stream

Fitorja me Ukrainën, Rama: Forca Shqipëri!

7 September 2024 at 23:22

Shqipëria arriti fitoren e parë në historinë e saj ndaj Ukrainës, dhe e nisi me triumf edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores të Kombëtares, me një rezultat 2:1.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Rama ka ndarë edhe një video nga ndeshja, ndërsa shkruan: “FORCA SHQIPËRIII FOOORCAAAAA”

/abcnews.al/

“Luftë” me Ukrainën, fiton Shqipëria

7 September 2024 at 22:56

Sukses me të vërtetë historik. Shqipëria arriti fitoren e parë në historinë e saj ndaj Ukrainës, dhe e nisi me triumf të merituar edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Paraqitja e kuqezinjve në Pragë ishte një nga ato që nuk do të harrohen lehtë, e padyshim një konfirmim.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë edhe sesa shpresuan tifozët më optimistë.

Pas një fillimi të vështirë në minutat e para, kur rivalët bënë presion pranë zonës sonë dhe qarkulluan topin, kuqezinjtë morën masat tepër shpejt.

Jo vetëm që sulmet e Ukrainës, sidomos nga krahët, u bllokuan, por edhe u dominua mesfusha, edhe rastet erdhën radhazi.

Qazim Laçi, sërish Qazim Laçi, Rej Manaj, Jasir Asani e përsëri Laçi patën mundësi për të shënuar.

Çdo mundësi shënimi erdhi me anë të aksioneve të menduara dhe kombinimeve që e zunë në befasi kundërshtarin.

Që nga portieri Strakosha, tek Ismajli, Kumbulla e Mitaj në mbrojtje, Laçi, Asllani e Ramadani në mesfushë e Manaj në sulm, të gjithë treguan personalitet, madje edhe më shumë sesa në eliminatoret e kaluara të Kampionatit Europian.

Mesa duket tre ndeshjet e mëdha në Gjermani, ndaj Italisë, Kroacisë e Spanjës, ishin një përvojë tepër e madhe për ekipin e Silvinjos.

Braziliani ka merita të mëdha për këtë sukses, por ka edhe fat që nga stoli mund të hedhë në fushë një Arbër Hoxha apo edhe Medon Berisha, dhe që nuk e ka problem mungesën e Brojës, Dakut, Gjimshitit dhe Ajetit.

Kombëtarja tregoi se kualifikimi në Europian nuk ishte rastësi, dhe pas Çekisë e Polonisë, kaloi me meritë edhe Ukrainën, edhe kjo finaliste në Gjermani.

Natyrisht, kohë për të festuar nuk ka, dhe as nuk mund të mendohet për një ekip që dëshiron të jetë I madh.

Këtë të martë, në “Arenën Air Albania” vjen Gjeorgjia pasi shkatërroi Çekinë me shifrat 4-1.

/abcnews.al

Përmbysje e çmendur, Jasir Asani zhyt topin në rrjetën e Trubin

7 September 2024 at 22:17

Goli i pësuar i “ingranoi” dhe kjo e tregon tabela e rezultatit në “epet Arena”, me “Legjionarët” tanë që kanë përmbysur totalisht rezultatin ndaj Ukrainasve duke marrë tashmë në duar “frerët” e lojës.

Një aksion perfekt i “Kuqezinjve” është finalizuar më së miri nga “pistoni” i krahut të djathtë të fushës, Jasir Asani, i cili mposht me një goditje potente portierin Trubin, duke nisur festën e tanëve. Rezultati shkon në 1-2. /i.m /abcnews.al

Zgjat pak avantazhi ukrainas, “Legjionarët” fillojnë festën në “epet Arena”

7 September 2024 at 22:05

Pas shumë përpjekjesh ia dolën, me “Kuqezinjtë” tanë që kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës vetëm katër minuta pasi “vendasit” ukrainas morrën avantazhin në “epet Arena”.

Një rrëmujë e krijuar në zonën ukrainase është shfrytëzuar më së miri nga “shtatlarti” i mbrojtjes Ardjan Ismajli, i cili dërgon me një goditje të lehtë topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1-1. /i.m /abcnews.al

VIDEO/ Kryevepër kuqezi! Përmbysje fantastike ndaj Ukrainës për ta nisur me fitore Ligën e Kombeve

By: gsh
7 September 2024 at 22:55

Shqipëria i ka bërë një start fantastik këtij edicioni në Ligën e Kombeve, teksa ka fituar ndeshjen e parë në transfertë përballë Ukrainës në Pragë.

Në një ndeshje ku u la pak hapësirë kundërshtarëve për të rrezikuar Strakoshën, ekipi i Silvinjos krijoi disa raste të mira shënimi në pjesën e parë. Por në fraksionin e dytë, gjithçka nisi me golin e Konoplia pas një përgjumje të prapavijës kuqezi.

Për të kthyer përsëri entuziazmin mendoi shpejt Ismajli, i cili shënoi golin e barazimit pas një goditje këndi teksa iu afrua edhe dy herë të tjera rrugës së rrjetës.

Më pas, ishte një aksion model i cili solli golin e përmbysjes së Asanit, duke i dhënë Shqipërisë tre pikë shumë të rëndësishme të cilat kuqezinjtë i mbrojtën me kujdes deri në vërshëllimën përfundimtare.

LIVE UKRAINË-SHQIPËRI 1-2

50′ Konoplia / 54′ Ismajli, 66′ Asani

WhatsApp-Image-2024-09-07-at-10.49.27-PM

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Shqipërisë.

90’+2; Goditje dënimi ballore e kuqezinjve, Manaj gjuan por nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

90′ Jepen 3 minuta shtesë.

87’ Tjetër mbyllje e mirë e Ismajlit, i cili bllokon gjuajtjen e Zinçenkos. (VIDEO)

88’ Hoxha ka mundësinë të tentojë portën kundërshtare, gjuajtja e tij është shumë e gabuar.

86’ Malinovski gjuan nga jashtë zonës, sfera shkon larg katërkëndorit të Strakoshës. (VIDEO)

85’ Strakosha ndal një gjuajtje nga afër portës të Jarmolenkos, aksioni bëhet i pavlefshëm nga pozicioni jashtë loje i sulmuesit. (VIDEO)

83’ Pas një goditje nga këndi të Asanit, Manaj me kokë tenton portën por sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

‘82’ Tsigankov dhe Brazhko i lënë vendin në fushë Malinovskit dhe Zinçenkos.

81’ Hoxha menjëherë i jep qetësi skuadrës me daljen përpara në të majtën duke dribluar kundërshtarët.

77’ Hoxha merr vendin e Bajramit në radhët e Shqipërisë.

73’ Laçi i lë vendin në fushë M. Berishës në radhët e kuqezinjve.

72’ Sudakov, Kabajev dhe Shaparov i lënë vendin në fushë Jarmolenkos, Phikailonok dhe Vanat.

71’ Tsigankov harkon në zonë, Strakosha grushton sferën dhe largon rrezikun.

66’ GOOOL SHQIPËRIA! (VIDEO)

65’ Jaremçuk provon edhe ai nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën e Strakoshës.

63’ Gjuajtje nga distanca e Brazhko drejt portës kuqezi, këtë herë Strakosha ia del të devijojë topin jashtë katërkëndorit.

62’ Në goditjen nga këndi të harkuar nga Asani, Ismajli përsëri me kokë gjuan, por gjen në pozicion Trubin. (VIDEO)

61’ Pas një goditje dënimi të Asllanit, Ismajli me kokë gjuan por Zabarnji devijon jashtë. (VIDEO)

57’ Ismajli shpëton kuqezinjtë në anën tjetër, teksa një gjuajtje e Tsigankov devijohet me kokë nga mbrojtësi, duke kaluar sferën mbi traversë. (VIDEO)

54’ GOOOL SHQIPËRIA! Pas goditjes nga këndi, topi shkon te Ismajli i cili gjuan dhe mposht Trubin, duke barazuar shifrat. (VIDEO)

53’ Reagim i mirë i kuqezinjve që provojnë të gjejnë barazimin me Manajn, gjuajtja e tij në hyrje të zonës devijohet në këndore nga Trubin.

50’ Kuqezinjtë e pafat! Një top nga e majta harkohet në anën tjetër ku Konoplia gjuan dhe gjen të papërgatitur Strakoshën, duke kaluar Ukrainën në avantazh. (VIDEO)

46’ Kabajev shfaqet menjëherë rrezikshëm në të majtën, por gjuajtja e tij nuk shqetëson Strakoshën duke kaluar lart mbi traversë.

46’ Asnjë lëvizje nga trajnerët, fillon pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

44’ Brazhko me kokë gjuan pas një goditje këndi, por nuk gjen portën e kuqezinjve. (VIDEO)

42’ Jaremçuk krijon rastin e parë të rrezikshëm teksa kalon Kumbullën dhe gjuan, por Strakosha devijon në këndore. (VIDEO)

40’ Pas një goditje këndi, Laçi tenton portën me thembër, sfera gjen vetëm rrjetën e jashtme të katërkëndorit të Rubin. (VIDEO)

39’ Asllani del mirë në të majtën e sulmit dhe gjuan, Trubin i përgjigjet duke devijuar në këndore. (VIDEO)

36-38’ Ndërpritet për pak momente ndeshja për t’i ardhur në ndihmë Laçit pas një goditje në fytyrë, por mesfushori mund të vazhdojë takimin, edhe pse çohet në nxemje M. Berisha.

34’ Shaparenko mbyllet mirë në krahun e majtë të sulmit nga Hysaj dhe harkimi i tij shkon direkt mbi traversën e Strakoshës.

33’ Kumbulla vazhdon të largojë çdo harkim në zonë drejt Jaremçuk, duke kontrolluar sulmuesin kundërshtar.

31’ Harkim nga e majta e sulmit kuqezi drejt shtyllës së dytë, Asani me kokë kthen sferën në qendër, por nuk gjen askënd aty. (VIDEO)

27’ Hysaj harkon nga e djathta, Manaj gjuan me kokë pa kthyer sferën drejt portës kundërshtare.

22’ Aksion model i Shqipërisë me topin që shkon te Manaj në qendër të zonës, por gjithçka bëhet e pavlefshme nga një pozicion jashtë loje i sulmuesit.

21’ Asllani nga e majta harkon në shtyllën e parë, por Laçi dhe Manaj nuk ia delin të devijojnë në një pozicion të shkëlqyer duke shpërdoruar një tjetër mundësi të mirë. (VIDEO)

19’ Tsigankov nga e djathta gjen hapësirë, por gjuajtja-kros e tij është e gabuar dhe fluturon mbi traversën e Strakoshës.

17’ Manaj kërkon një faull në duelin me Matvijenko, gjyqtari lë lojën në vazhdim dhe ukrainasit rifitojnë topin.

15’ Presing i lartë i ukrainasve, të cilët janë ngulmues në kërkim të gabimeve të prapavijës kuqezi.

13’ Qarkullim i gjatë i topit nga ukrainasit të cilët gjejnë Jaremçuk në zonë por mbrojtja kuqezi e largon nga zona e Strakoshës.

9’ Mundësi e shkëlqyer për kuqezinjtë me Mitajn nga e majta i cili pason për Laçin, por gjuajtja e tij diagonale nuk gjen portën. (VIDEO)

7’ Një mosmarrëveshje në mesfushën kuqezi sjell panik në prapavijë pas një kundërzbritje të shpejtë, por ukrainasit nuk krijojnë rrezik para zonës.

6’ Asani dhe Manaj mundohen të krijojnë në krahun e djathtë të sulmit, pa gjetur hapësira për të rrezikuar me harkime apo gjuajtje drejt portës.

3’ Ukrainasit mundohen të gjejnë Jaremçuk, por Kumbulla kontrollon me qetësi lëvizjet e shtatlartit të sulmit duke fituar faull.

1’ Menjëherë një top në thellësi nga e djathta e sulmit ukrainas, sfera shkon direkt në duart e Strakoshës.

1’ Nis dueli në Pragë.

FORMACIONET ZYRTARE

UKRAINA: Trubin, Kabalev, Matvijenko, Zabarnji, Brazhko, Sudakov, Shaparenko, Konplia, Mykolaenko, TTsigankov, Jaremçuk

Trajner: Sergei Rebrov

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.
Trajner: Silvinjo

sdffdsfdsfdsfdssfdsfd

PANORAMASPORT.AL

The post VIDEO/ Kryevepër kuqezi! Përmbysje fantastike ndaj Ukrainës për ta nisur me fitore Ligën e Kombeve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Përfshihet nga flakët një dyqan në zonën e Medresesë në Tiranë, raportohet për dëme të shumta materiale

By: gsh
7 September 2024 at 22:26

Një zjarr ka shpërthyer në një dyqan në zonën e Medresesë në kryeqytet mbrëmjen e sotme (7 shtator).

Burime bëjnë me dije se flakët që kanë përfshirë dyqanin kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të dëmtuar në këtë incident, ndërsa ende nuk është i qartë shkaku.

Sakaq, mësohet se zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas njoftimit dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

The post Përfshihet nga flakët një dyqan në zonën e Medresesë në Tiranë, raportohet për dëme të shumta materiale appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

FOTOLAJM/ “Kosova është Shqipëri”, tifozët kuqezi shpalosin banderolën në stadiumin e Pragës

By: gsh
7 September 2024 at 22:25

Ndeshja e Nations League midis kombëtares shqiptare dhe asaj ukrainase nuk ka prodhuar shumë në fushë, por tifozët shqiptarë në Pragë kanë arritur të tërheqin vëmendjen si gjithmonë.

Tifozët kuqezi kanë shfaqur një mesazh të fuqishëm patriotik duke ngritur një flamur të UÇK-së dhe duke shpalosur një pankartë me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri”.

Flamuri i UÇK-së, simbol i luftës për pavarësinë e Kosovës, ka qenë i vendosur pas pankartës me mbishkrimin e thjeshtë, por të fuqishëm.

PANORAMASPORT.AL

The post FOTOLAJM/ “Kosova është Shqipëri”, tifozët kuqezi shpalosin banderolën në stadiumin e Pragës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

VIDEO/ Digjet mali i Murganës, zona e mbrojtur në rrezik nga zjarri prej dy ditësh, shteti “e ka pushim”

By: D Marku
7 September 2024 at 23:40

Mali i Murganës, një zonë e mbrojtur në vend në juglindje të Sarandës, është përfshirë nga një zjarr masiv që ka nisur të premten dhe vazhdon të përhapet me shpejtësi.

Zjarri ka shkatërruar hapësira të mëdha pyjore, duke kërcënuar ekosistemin e këtij mali të konsideruar si zonë e mbrojtur.

Nga dita e premte, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të pyjeve dhe vazhdon të përparojë, duke shkaktuar shqetësim të madh.
Nga pamjet e siguruara duket qartë se flakët janë të mëdha dhe po përhapen në mënyrë alarmante, duke djegur gjithçka përreth, ndërsa ende nuk ka një ndërhyrje domethënëse nga autoritetet përkatëse.

 

The post VIDEO/ Digjet mali i Murganës, zona e mbrojtur në rrezik nga zjarri prej dy ditësh, shteti “e ka pushim” appeared first on Albeu.com.

“Merrni 25% të fitimit”/ Bandat shqiptare të drogës po rekrutojnë punëtorë kanabisi në TikTok

By: D Marku
7 September 2024 at 23:18

Bandat shqiptare të drogës po rekrutojnë hapur fermerë kanabisi në TikTok, mes mungesës së punëtorëve në Britani.
Sipas The Telegraph, bosët e bandave po përdorin mediat sociale për të reklamuar punën për kultivimin e kanabisit dhe po ofrojnë oferta speciale, ku në vend që të paguhen shpenzimet, punëtorët e fermave do të marrin deri në 30 për qind të fitimeve nga shitja në rrugë e drogës.
Stimujt financiarë janë bërë të nevojshëm për shkak të rënies dramatike të numrit të shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla dhe një rritje të mprehtë të numrit të shqiptarëve që burgosen për kultivim kanabisi ose deportohen pas mbërritjes në Britani.

Duke komentuar zbulimet e “The Telegraf”, Angela Eagle , Ministrja e Sigurisë Kufitare, tha: “Është tronditëse që bandat kriminale përdorin mediat sociale për të pre e njerëzve të cenueshëm, duke i joshur ata të punojnë në kushte të neveritshme dhe të kultivojnë drogë si kanabisi me premtime të rreme fitimi”.

Bandat shqiptare kanë arritur të dominojnë tregun vendas të kanabisit, ku bimët rriten në shtëpi apo ambiente industriale të lira duke përdorur teknologjinë hidroponike të importuar nga fermat e vendlindjes së tyre.

“Në dekadën e kaluar, ata kanë uzurpuar vietnamezët si furnizuesit kryesorë të kanabisit për përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar. Mbajtja e tyre në treg u forcua me fluksin e një fluksi të vazhdueshëm punëtorësh nga një grup prej rreth 12,000 emigrantësh të paligjshëm shqiptarë që mbërritën në vitin 2022”, shkruan The Telegraph.

Ofertat e shpejta të dëbimit

Megjithatë, që atëherë, numrat janë zvogëluar pasi qeveria ka ashpërsuar zbatimin dhe ka nënshkruar marrëveshje të shpejtë deportimi me Shqipërinë. Vitin e kaluar, shifrat ranë në vetëm 900 dhe për gjashtë muajt e parë të këtij viti, vetëm 150 shqiptarë kanë kaluar Kanalin me varka të vogla.

Në të njëjtën kohë, numri i shqiptarëve të burgosur për kujdesin e fermave ilegale është rritur. Në korrik, 29 morën dënime që varionin nga tetë muaj deri në dy vjet e katër muaj për prodhimin e kanabisit për të furnizuar tregun në Mbretërinë e Bashkuar. 24 të tjerë u dënuan në gusht, me shumicën në pritje të dënimit këtë muaj.

“Krimi i organizuar shqiptar po ofron përqindje në prodhimin e drogës për bashkatdhetarët e tyre që të punojnë si fermerë kanabisi,” tha një ekspert shqiptar i zbatimit të ligjit. “Këto hapa të pazakontë janë të lidhura me mungesën e njerëzve të gatshëm të mbyllen në shtëpi për të kultivuar kanabis. Reklama të tilla vendosen në TikTok duke ofruar deri në 30 për qind të pjesës së shitjes në varësi të sasisë së kanabisit të prodhuar.”

‘Kërkohen punëtorë për shtëpi bari’

Një reklamë në shqip, e parë nga The Telegraph, thoshte: “Unë jam pronar i një shtëpie me kanabis. Unë bisedova me punëtorin tim dhe më pas gjithçka shkoi keq. Tani po i jap këtij punonjësi 30 për qind të fitimit të bërë në atë shtëpi pa shpenzime jetese”.

Një tjetër tha: “Kërkojmë punëtorë për shtëpitë me bar. Nëse kujdeseni për 80 bimë, merrni 25 për qind të produktit dhe ne paguajmë shpenzimet. Koment ose DM”.

Një i tretë ofroi një pagë prej 9,000 £ për punë tre mujore brenda një shtëpie kanabisi, duke përfshirë rritjen e bimëve, korrjen dhe paketimin.

Një i katërt me një foto të një burri të maskuar me një zinxhir të rëndë ari të varur në gjoks tha: “Respekt për të gjithë djemtë që punojnë për 30 për qind”.

Tipike e të burgosurve është Edison Cenaj, 21 vjeç, i cili u arrestua në një shtëpi në Brynmawr në Uellsin jugor, ku policia zbuloi se ai po kujdesej për më shumë se 120 bimë me vlerë deri në 85,000 £. Ai u burgos për 32 javë.

Avokati i tij Tochi Ejimofo i tha gjykatës së Cardiff Crown se Cenaj ishte vulnerabël dhe kishte punuar në fermën e kanabisit për të shlyer borxhet ndaj bandës që e solli në MB ilegalisht. Ai kishte ardhur në Britaninë e Madhe për të kërkuar punë, por tani shpresonte të kthehej në Shqipëri dhe të studionte shkenca sportive.

TikTok tha se ishte i përkushtuar për të siguruar që aplikacioni të mos përdoret për të përfituar nga njerëzit e cenueshëm dhe nuk lejoi asnjë përmbajtje që lehtëson ose koordinon kontrabandën e njerëzve ose kriminalitetin e lidhur.

Ai tha se postimet ishin hequr ose do të hiqen dhe hetoheshin për shkelje të udhëzimeve të komunitetit./ The Telegraph

The post “Merrni 25% të fitimit”/ Bandat shqiptare të drogës po rekrutojnë punëtorë kanabisi në TikTok appeared first on Albeu.com.

VIDEO / Përmbysje spektakolare, Shqipëria fiton ndaj Ukrainës

By: admin
7 September 2024 at 22:45

Shqipëria ka arritur të shënojë fitoren e parë në Ligën e Kombeve, në përballjen si mysafir kundër Ukrainës në Çeki.

Edhe pse pësoi golin e parë, Shqipërisa shënoi dy gola më pas duke fituar me përmbysje.

Pas golit të Ukraines, ishte Ardian Ismajli ai i cili e shfrytëzoi një tollovi brenda zonës për të shënuar për rezultatin 1-1 në minutën e 54-të të sfidës.

Ardian Ismajli GOAL vs Ukraine #Ukraine 🇺🇦 #NationsLeague #Albania 🇦🇱 pic.twitter.com/FTnJaHzpi5

— Soccer CLICKS (@SoccersCLICKS) September 7, 2024

Në minutën e 67, ka qenë Jasur Asani që ka kaluar ne epersi Kombetaren shqiptare.

Jasir Asani | 🇺🇦 Ukraine 1-2 Albania 🇦🇱pic.twitter.com/j40n9GBpBj

— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 7, 2024

Deri në fund të besuarit e Sylvinhos e menaxhuan mirë epërsinë e krijuar dhe kështu morën tri pikët e para në Ligën e Kombeve, para duelit të radhës që do të luhet të martën ndaj Gjeorgjisë në ‘Air Albania’.

The post VIDEO / Përmbysje spektakolare, Shqipëria fiton ndaj Ukrainës appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Shqipëria përmbys rezultatin ndaj Ukrainës, 2-1

By: admin
7 September 2024 at 22:20

Shqipëria ka shënuar për të kaluar ne epërsi me rezultatin në 2-1 në duelin që po zhvillohet ndaj Ukrainës në Çeki.

Kuqezinjtë dhe ukrainasit po përballen në ndeshjen e vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, teksa fillimisht ishin këta të fundit që kaluan në avantazh.

Ishte Ardian Ismajli ai i cili e shfrytëzoi një tollovi brenda zonës për të shënuar për rezultatin 1-1 në minutën e 54-të të sfidës.

Ardian Ismajli GOAL vs Ukraine #Ukraine 🇺🇦 #NationsLeague #Albania 🇦🇱 pic.twitter.com/FTnJaHzpi5

— Soccer CLICKS (@SoccersCLICKS) September 7, 2024

Në minutën e 67, ka qenë Jasur Asani që ka kaluar ne epersi Kombetaren shqiptare.

Jasir Asani | 🇺🇦 Ukraine 1-2 Albania 🇦🇱pic.twitter.com/j40n9GBpBj

— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 7, 2024

The post VIDEO/ Shqipëria përmbys rezultatin ndaj Ukrainës, 2-1 appeared first on Albeu.com.

Notat e Kombëtares sipas “Sofa Score”/ Zbuloni lojtarët më të vlerësuar te kuqezinjtë

8 September 2024 at 00:02
Shqipëria debutoi me fitore në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Djemtë kuqezi triumfuan në Pragë në stadiumin “Epet Arena” kundër Ukrainës me rezultatin 2-1. Një ndeshje e dominuar nga Shqipëria që krijoi raste të shumta shënimi dhe triumfoi falë golave të Ardian Ismajlit dhe Jasir Asanit. Në vlerësimet e bëra nga faqja e

“E merituam, fitore kyç për ecurinë në turne”, Silvinjo pas suksesit ndaj Ukrainës: Ke pak mundësi të përmbysësh ndeshje në këto nivele

7 September 2024 at 23:42
Trajneri I Kombëtares, Silvinjo, është shprehur i lumtur për fitoren ndaj Ukrainës, sidomos për faktin se ekipi i tij arriti të përmbyste rezultatin në një ndeshje shumë të kujdesshme. “Një fitore shumë e rëndësishme, kujtoj që fitorja e fundit zyrtare ishte ndaj Çekisë prej shumë kohësh. Është e vërtete që grupi ishte i vështirë në

“Kishim që me Çekinë që nuk fitonim”, Asllani i lumtur: Zënka në fund me Manajn për goditjen e dënimit? Ja pse reagova pak keq… 

7 September 2024 at 23:38
Kristjan Asllani zhvilloi një paraqitje dinjitoze në triumfin 1-2 që Shqipëria arriti në transfertë ndaj Ukrainës. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, mesfushori i cili është pjesë e Interit, në Serinë A, ndër të tjera u shpreh: “Kjo është një fitore jashtë shtëpisë me një ekip që shumë mirë futboll. Kishim shumë pa një fitore.

Lufta në Lindjen e Mesme, Erdogan thirrje për krijimin e një aleance islamike kundër Izraelit

7 September 2024 at 23:22
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar sot se vendet myslimane duhet të krijojnë një aleancë për të kundërshtuar kërcënimin në rritje të ekspansionizmit nga Izraeli. Erdogan i bëri këto komente pasi iu referua vdekjes së një aktivisteje amerikane me origjinë turke në Bregun Perëndimor, ku ajo mori pjesë në një demonstratë kundër vendbanimeve hebreje.

Festë kuqezi në Pragë, Shqipëria nis me fitore Ligën e Kombeve, mposht për herë të parë Ukrainën

By: Java News
7 September 2024 at 22:42

Me copëza të vyera si Broja e Gjimshiti që mungojnë, por me shumë grintë dhe agresivitet Shqipëria e ka nisur në mënyrë perfekte rrugëtimin në Ligën e Kombeve, pas performancës kualitative në Euro 2024.

Djemtë e teknikut Silvinjo dhuruan një performancë emocionuese përballë Ukrainës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën B, luajtur në “Epet Arena” të Pragës.

Në pjesën e parë kuqezinjtë patën të paktën 3 raste shënimi me Laçin, Asllanin dhe Manajn, por pa mundur të finalizonin.

Ukraina ishte thuajse e përgjumur, por u zgjua me nisjen e pjesës së dytë ku gjeti golin e parë të kësaj sfide me Konoplya. Mbrojtësi i djathtë i ukrainasve gjeti të papërgatitur mbrojtjen duke shënuar në minutën e ’49 të sfidës.

Golit të tij Shqipëria iu përgjigj shumë shpejt. Kuqezinjtë nisën të sulmonin dhe në vetëm 5 minuta ia dolën të barazonin sfidën me Ardian Ismajlin, i cili në minutën e ’55 dërgoi në rrjet një top të ardhur nga goditja e këndit.

Pas golit të barazimit kuqezinjtë vendosën diktatin në lojë dhe në minutën e ’66 arritën të gjejnë golin që përmbysi sfidën. Pas një qarkullimi perfekt të topit nga e majta, Rei Manaj u fut bukur në zonë dhe më pas asistoi mrekullisht brenda zonës Asanin që erdhi furishëm nga krahu i djathtë i sulmit dhe dërgoi topin në rrjetë.

Shqipëria fiton kështu me rezultatin 2-1 sfidën e parë në grup dhe pret të martën në mbrëmje Gjeorgjinë në “Air Albania”, me kuqezinjtë që rikthehen të luajnë para publikut të tyre në Tiranë.

/a.r

Yesterday — 7 September 2024Main stream

Gjendet e pajetë 70-vjeçarja në Durrës

7 September 2024 at 20:38

Një 70-vjeçare banuese në Kosovë është gjetur pajetë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 në Durrës.

Sipas policisë, dyshohet se e moshuara është mbytur aksidentalisht në det.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 70-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

/abcnews.al/

“I kam duart e lidhura deri sa …” Karamuço zbulon bisedën me Taulant Ballën

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 20:26

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin Review shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Në fjalën e tij eksperti solli në vëmendje një takim informal që ai ka pasur me ish-ministrin Taulant Balla, me të cilin ka diskutuar për ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit.

Kyi  fundit sipas Karamuços, është shprehur se me ndryshimin e legjislacionit të Policisë së Shtetit, do priteshin edhe ndryshime në strukturat drejtuese, siç ndodhi me ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun.

“Kam patur një takim informal me ish-ministrin Balla dhe e kam pyetur se çfarë do bënte me ndryshimet në Polici, më tha që i kishte duart e lidhura, deri në zbatimin e ligjit të ri. Pastaj në zbatim të tij, do fillojnë ndryshimet, siç bëri edhe ministry aktual. Kjo është stafetë, pra mua më lë të vazhdoj zbatimin e ligjit, ndërkohë që stafeta është që kemi arritur në një pikë me 40 persona në moshë të thyer dhe po kalojmë në diktimin e ligjit me drejtimin nga një grup me njerëz në moshë të re.” -u shpreh eksperti.

Sipas Karamuços, këto ndryshime në ligj nxit shpresën, që për shkak të kualifikimit dhe moshës së re, shumë punonjës të Policisë së Shtetit të kenë mundësinë që të provojnë veten përmes një fryme politike të përkthyer në ligj.

The post “I kam duart e lidhura deri sa …” Karamuço zbulon bisedën me Taulant Ballën appeared first on Euronews Albania.

Shqipëria fiton për herë të parë ndaj Ukrainës, përmbysje spektakolare në Pragë (VIDEO)

By: rozalb
7 September 2024 at 22:41

Ka gjithmonë një herë të parë. Shqipëria arrin një fitore spektakolare 2-1 me përmbysje ndaj Ukrainës, në duelin e parë në Ligën e Kombeve. Sfida që u luajt në fushë asnjanëse, në Pragë rezultoi me shumë emocione, por që në fund u buzëqeshi kuqezinjve. 45 minutat e para u mbyllën pa gola, ndërkohë që në fillimin e së dytës, Konoplia shtangu Kombëtaren tonë me një goditje në hyrje të zonës.

Source

💾

Konflikt i dhunshëm mes të rinjve në Vlorë, një person plagoset me sende të forta

By: E.K
7 September 2024 at 21:30

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur sot në bulevardin Vlorë-Skelë, pranë tregut të orizit, ku dy të rinj janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje për motive banale. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites dhe ka rezultuar në plagosjen e një prej të rinjve. Sipas informacioneve të para, përplasja ka filluar me […]

The post Konflikt i dhunshëm mes të rinjve në Vlorë, një person plagoset me sende të forta appeared first on FaxWeb.

❌
❌