Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Bashkë deri në 2028-ën, Inter rinovon kontratën me Kristjan Asllanin

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 19:11

Inter ka njoftuar këtë të hënë vazhdimin e kontratës së Kristjan Asllanin me zikaltërit deri më 30 qershor 2028.

Sipas raporteve të fundit, marrëveshja gjithashtu vjen me një opsion për t’u zgjatur edhe për një vit tjetër, deri në verën e vitit 2029.

Asllani është aktualisht një nga lojtarët që paguhet më pak në listën e skuadrës së Interit, duke marrë në shtëpi një pagë vjetore prej vetëm 1 milion euro në sezon, sipas përditësimeve nga Calciomercato.com.

Kristjan Asllani tani është në sezonin e tij të tretë të plotë në San Siro, pasi u bashkua me një marrëveshje prej 15 milionë eurosh nga Empoli , fillimisht duke nënshkruar në formë huazimi me një opsion blerjeje.

Ai pritet të jetë pjesë e skuadrës udhëtuese për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bashkë deri në 2028-ën, Inter rinovon kontratën me Kristjan Asllanin appeared first on Euronews Albania.

Inter ka besim tek Asllani! Rinovon deri në vitin 2028

By: gaze tare
16 September 2024 at 20:04

Pavarësisht zërave të fundit të merkatos, që e shikonin larg Interit, Kristjan Asllani do të vazhdojë të jetë një futbollist i zikaltërve. Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi kampion në fuqi i Seria A, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka konfirmuar se mesfushori i kombëtares shqiptare, do të qëndrojë me 20-herë kampionët e Italisë të paktën edhe për katër vite të tjera, pra deri në vitin 2028.

Edhe pse shpeshherë është folur për një largim, Asllani vazhdimisht e ka theksuar se dëshiron që të qëndrojë dhe të luftojë deri në fund për një vend në formacionin zikaltër. Kjo gjë është vënë re nga trajneri Simone Inzaghi, i cili i ka dhënë shpeshherë minuta, teksa në takimin e fundit përballë Monzës, 22-vjeçari ishte titullar, duke u zëvendësuar vetëm në minutat e fundit.

Kjo gjë është vlerësuar dhe nga drejtuesit e klubit të Interit, të cilët ja kanë shpërblyer duke i ofruar një kontratë të re mesfushorit shqiptar. Asllani për momentin shikohet si një alternativë e Calhanoglu te Interi, por shpesh trajneri Inzaghi e ka hedhur në fushë edhe si titullar, sidomos në fazat shumë të ngjeshura të sezonit./REFORMA

The post Inter ka besim tek Asllani! Rinovon deri në vitin 2028 appeared first on iconstyle.al.

Dinamo-Skënderbeu/ Barazohen shifrat, një penallti me VAR sjell ekuilibrin (VIDEO)

By: armand
16 September 2024 at 20:17

Skënderbeu rikthen baraspeshën në “Elbasan Arena” përballë Dinamos. Korçarët kanë arritur të shënojnë falë një 11-metërshi të kthyer në gol nga Ermir Rashica në fillimin e pjesës së dytë. Nikaj niset i vetëm drejt portës, shmang Salin dhe pastaj rrëzohet pas një kontakti me Muzek. Gjyqtarja Rusta i jep të verdhë Nikajt për simulim, teksa […]

The post Dinamo-Skënderbeu/ Barazohen shifrat, një penallti me VAR sjell ekuilibrin (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Dinamo-Skënderbeu/ I vetëm përballë mbrojtësit, Lorenco Vila gjuan jashtë

By: armand
16 September 2024 at 19:59

Dinamo e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë përballë Skënderbeut. “Blutë” realizuan një gol të shpejtë në minutën e 6-të me anë të Baton Zabergja-s. dhe e ruajtën atë deri në fundin e fraksionit të parë. Meksi del mirë në të djathtën, pasimi i tij në qendër shkon te Zabërgja i cili gjuan […]

The post Dinamo-Skënderbeu/ I vetëm përballë mbrojtësit, Lorenco Vila gjuan jashtë appeared first on BoldNews.al.

Tirana-Elbasani, shënohen dy gola të shpejtë në “Air Albania” (Video)

By: armand
16 September 2024 at 19:30

Tirana dhe Elbasani përballen sot në “Air Albania” në një ndeshje e cila kthen rivalitetin e dikurshëm mes dy skuadrave në fillimin e viteve 2000. Kjo sfidë po dhuron spektakël teksa për dy minuta janë shënuar dy gola. Fillimisht në avantazh kaluan bardheblutë e Bledi Shkëmbit me anë të Kolës, i cili godet saktë me […]

The post Tirana-Elbasani, shënohen dy gola të shpejtë në “Air Albania” (Video) appeared first on BoldNews.al.

“Festival” golash në “Ennio Tardini”, Udinese siguron me përmbysje kreun e Serie A

16 September 2024 at 20:36

Ishte padyshim një përballje spektakolare dhe kjo shihet që nga rezultati, 2-3.

Parma dhe Udinese kanë mahnitur të pranishmit “Stadio Ennio Tardini” të Parmës, në sfidën e vlefshme për javën e katërt të Serie A, me “Bardhezinjtë”, që përmbysën vendasit, duke vazhduar kështu ecurinë spektakolare, të tre fitoreve radhazi.

Vendasit e Parma u hodhën menjëherë në sulm dhe arritën t’i ndëshkonin dy herë miqtë fillimisht në minutën e 2’-të, me anë të Del Prato e më pas në të 43’-tën, falë talentit francez Ange-Yoan Bonny.

Të gjendur në disavantazhin e dy golave, “Bardhezinjtë” e Udinese u hodhënë mënjeherë në sulm dhe vetëm 4 minuta pas nisjes së fraksionit të dytë të lojës ngushtuan diferencën me anë të sulmuesit italian Lorenzo Luça, ndërsa për të përmbysur rezultatin në 3 me 2 mendoi francezi, Florian Thauvin me dopietën e tij në  minutat 68’ e 77’.

Kështu, siç theksuam edhe më sipër Udinese siguroi fitoren e tretë radhazi, në vetëm 4 javët e para të kampionatit, teksa tashmë renditet në vendin e parë të tabelës, me 10 pikë, 1 më shumë se Napoli e 2 më shumë se Inter e Juventus. /i.m /abcnews.al

Mahniti të mëdhenjtë e Bundesliga, “fantazisti” i “Pancerave” më i kërkuari në Gjermani

16 September 2024 at 20:16

Padyshim një nga skuadrat më surprizuese të këtij sezoni janë edhe gjermanët e Stuttgart, të cilët kanë zhvilluar një sezon të magjishëm, teksa aktualisht pozicionohen në vendin e tretë në një prej kampionatëve më elitar të botës, Bundesliga.

Mirëpo, jo vetëm dy të mësipërmit kanë shkëlqyer këtë sezon, te Stuttgart, me anësorin e krahut të majtë të sulmit, Chris Fuhrich, i cili ka zhvilluar paraqitje të shkëlqyera këtë sezon, paraqitje që kanë vënë pas tij tre “gjigantë” të futbollit gjerman, “Demat” e RB Leipzig, “Verdhekuqtë” e Borussia Dortmund dhe “Aspirinat” e Bayer Leverkusen.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, deri më tani më të favorizuarit duket të jenë kryesuesit e këtij sezoni të Bundesliga, Bayer Leverkusen, me teknikun, Xabi Alonso, që i kërkuar me patjetër drejtuesve të klubit që ta blejnë, teksa beson së në rast fitimit të titullit kampion do ta kenë më të lehtë ta bindin lojtarin që t’i bashkohet ekipit të tij në sezonin e ardhshëm. /i.m /abcnews.al

Balaj mbetet lider i Superiores, 4 gola në 5 ndeshje

By: I K
16 September 2024 at 20:51

Vitet kalojnë, por Bekim Balaj mbetet i njëjti. Sulmuesi dhe kapiteni i Vllaznisë vazhdon të bëjë liderin dhe ta udhëheqë skuadrën drejt kreut me golat e tij.

balaj

Golashënuesi më i mirë i sezonit të shkuar vazhdon me “vesin” e golit edhe këtë sezon. Në 5 ndeshje të luajtura deri tani, ai ka shënuar 4 gola, që i kanë dhuruar pikë skuadrës. Balaj shënoi dy herë në barazimin 2-2 me Vllazninë në “Loro Boriçi”.

Po në këtë stadium shënoi ndaj Egnatias, ndërsa dje realizoi golin e fitores në Durrës, në minutën e 5-të shtesë.

“Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë, por në pjesën e parë duhet të kishim shënuar edhe golin e dytë. Pas barazimit sikur na doli loja nga kontrolli, por e morëm veten dhe e merituam fitoren”, ka thënë Bala pas ndeshjes në Durrës.

PANORAMASPORT.AL

The post Balaj mbetet lider i Superiores, 4 gola në 5 ndeshje appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Kimish i beton besnikëri Bajernit: Do të vazhdoj në Mynih

By: I K
16 September 2024 at 20:33

Joshua Kimish bëri edhe një herë një paraqitje të fortë në mesfushën qendrore në fitoren e Bajernit kundër Holstein Kil. Klubi ka vendosur besimin e tij të plotë te 29-vjeçari dhe Kimish e vlerëson këtë.

kimish

Mbrojtësi i gjithanshëm ka hapur gjithashtu derën për një zgjatje të kontratës. Vetë Kimish ka sinjalizuar qartë gatishmërinë e tij për një zgjatje në Mynih: “Po, unë jam gjithmonë në dispozicion”, theksoi Joshua kur u pyet për deklaratat e Eberl nga prezantuesi i “Sky”, Sebastian Helmann.

Me fjalë të thjeshta, Kimish pret një ofertë konkrete nga Bajerni. Kapiteni i Gjermanisë gjithashtu e bëri të qartë se aktualisht ndihet shumë rehat në “Allianz Arena”: “Në përgjithësi, është gjithmonë bukur të dëgjosh kur klubi është i bindur për ty dhe mbështetja është. atje. Unë po e shijoj këtë për momentin”.

Sezonin e kaluar pati kritika të përsëritura për gjigantët nga Mynihu. Ish-trajneri i Bajernit, Tomas Tuhel, gjithashtu i kishte mohuar Kimishit cilësinë e numrit 6 klasik dhe e kishte “degraduar” në mbrojtës të djathtë në gjysmën e dytë të sezonit. Tani Joshua duket se po rifiton forcën e tij të vjetër, pas një fillimi të fortë të sezonit. Pavarësisht mbështetjes dhe vullnetit të madh të Kimish, e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.

Kontrata i skadon në verën e vitit 2025. Edhe pse të dyja palët janë të gatshme të zgjasin bashkëpunimin, paga e lartë e gjermanit mund të bëhet pengesë. Diskutimet për vazhdimin e kontratës priten të zhvillohen në javët dhe muajt në vijim.

PANORAMASPORT.AL

The post Kimish i beton besnikëri Bajernit: Do të vazhdoj në Mynih appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Paradoksi Yamal: është ndër më të mirët në botë, paguhet më pak se portieri rezervë

By: user 2
16 September 2024 at 20:03

Emri i Lamine Yamal është tashmë në gojën e të gjithëve. Ylli në rritje i futbollit spanjoll dhe botëror, pasi ka mahnitur sezonin e kaluar në debutimin e tij mes të mëdhenjve të Barcelonës dhe ka dominuar Euro 2024 duke fituar turneun me Spanjën, këtë vit padyshim që e ka nisur me këmbën e djathtë. Tashmë 3 gola dhe 4 asiste në 5 ndeshjet e para të luajtura, por ka diçka që nuk shkon.

Të shumtë janë ata, që duke parë se si ai lëviz në fushë, priren të harrojnë se i linduri në Esplugues de Llobregat është i datëlindjes 2007 dhe mbushi 17 vjeç korrikun e kaluar dhe, për këtë arsye, është i destinuar të ofrojë argëtim për një kohë shumë të gjatë në vazhdim. A do ta bëjë këtë me klubin ku u rrit? Duke dëgjuar disa nga intervistat e tij të fundit do të thuhej po, por në futboll, dhe kjo është një e vërtetë absolute, asgjë nuk merret si e mirëqenë, veçanërisht kur bëhet fjalë për para, shumë para. E fakti që Yamal, i konsideruar nga të gjithë si ndër 10 futbollistët më të mirë në botë, merr një rrogë të papërfillshme (sipas kohës) është një paradoks i vërtetë.

LAMINE YAMAL, RROGA ËSHTË “QESHARAKE”

A është e mundur që një nga lojtarët më të mirë në botë të marrë më pak se gjysmën e portierit të dytë të ekipit të tij? Po, nëse lojtari në fjalë quhet Lamine Yamal dhe sapo ka mbushur 17 vjeç. Pak e prisnin që djali spanjoll do të ecte përpara kaq shpejt. Barcelona me siguri shpresonte për këtë, pasi kishte nënshkruar me të vitin e kaluar, me një kontratë deri në vitin 2026 me vlerë pak më pak se 1.5 milion euro në sezon. Më pak se gjysma, praktikisht, e asaj që Inaki Pena, portieri i dytë i klubit, siguron çdo vit.

Lexo më tejYamal mbush 17 vjeç, por nuk dëshiron dhurata: “Futbolli im vjen nga rruga, dua të fitoj Europianin”

Një rrogë që duhet të rregullohet domosdoshmërisht, nisur nga shpërthimi i lojtarit. Siç zbuloi sot Marca, Barça para së gjithash do të propozojë një rritje të konsiderueshme, për të arritur në një shifër që përputhet me cilësinë e padiskutueshme të lojtarit. Në të njëjtën kohë, së bashku me menaxherin e Yamal, Jorge Mendes, klubi do të hapë një dialog për zgjatjen e kontratës së tij dhe do të përpiqet ta blindojë, në moshën 18-vjeçare, deri në vitin 2030.

The post Paradoksi Yamal: është ndër më të mirët në botë, paguhet më pak se portieri rezervë appeared first on Lapsi.al.

Pessina para portierit, arbitri e ndali. Cesari i bindur se u favorizua Inter: “Duhet të vazhdonte lojën”

By: user 2
16 September 2024 at 19:44

Ajo që ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes Monza-Inter, sfidë e mbyllur 1-1, shkaktoi jo pak diskutim. Pavard pengoi Dany Mota rreth 30 metra larg portës me arbitrin Pairetto që e la lojën të vazhdonte, duke i dhënë përparësi. Më pas pati një përplasje topi që përfundoi në këmbët e sulmuesit Pessina, i cili mund të godiste në portë. Mirëpo në këtë moment erdhi bilbili i arbitrit të ndeshjes Pairetto, duke shkaktuar tërbimin e lojtarëve briancolë.

Një episod që ka thirrur në çështje edhe specialistin e gjykimit Graziano Cesari. Ish-arbitri, gjatë transmetimit Pressing, dhe opinionin e tij profesional për atë që ndodhi në shtesë në stadiumit U-Poëer: “Pairetto ishte shumë i nxituar – filloi ish-bilbili i njohur -. Pairetto donte të fishkëllente pas kontaktit Pavard- Mota dhe nuk e bëri. Pastaj e mendoi përsëri dhe ndaloi çdo gjë kur topi arriti te Pessina. Ai kishte hapësirë për të goditur në portë krejt i vetëm. Nuk duhet të fishkëllente, por të linte të luhej. Më pas mund ta kthente lojën mbrapsht nëse do të ishte e nevojshme”.

La regola del vantaggio contro i PIGNO-RATTI non esiste… #Pessina era già davanti al portiere e l’arbitro ha pensato bene di fischiare il fallo #MonzaInter #MarottaLeague pic.twitter.com/zw7PUqUWBU

— Amaro 🤍🖤⭐⭐⭐ (@Amaro37396696) September 15, 2024

The post Pessina para portierit, arbitri e ndali. Cesari i bindur se u favorizua Inter: “Duhet të vazhdonte lojën” appeared first on Lapsi.al.

Kategoria e Parë/ Mazrekaj me tre gola i jep fitoren Besës, Vora mposht Valbonën

By: armand
16 September 2024 at 18:29

Mentor Mazrekaj vazhdon të udhëheqë Besën drejt ngjitjes në Superiore, teksa golat e tij sot i kanë dhënë suksesin e radhës kavajasve të cilët janë me pikë të plota pas katër javësh kampionat. Sulmuesi i njohur ka shënuar të tre golat për ekipin e tij në fitoren 3-0 që kavajasit realizuan përballë Kastriotit, duke bërë […]

The post Kategoria e Parë/ Mazrekaj me tre gola i jep fitoren Besës, Vora mposht Valbonën appeared first on BoldNews.al.

Tirana kërkon fitoren e parë sezonale, formacionet zyrtare ndaj Elbasanit

By: armand
16 September 2024 at 18:17

Tirana dhe Elbasani do të luajnë mbrëmjen e sotme ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 19:00. Tashmë dy trajnerët, si Bledi Shkëmbi dhe Roberto Bordin kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga […]

The post Tirana kërkon fitoren e parë sezonale, formacionet zyrtare ndaj Elbasanit appeared first on BoldNews.al.

Superliga/ Barazim 1-1, Laçi i bën bllokadë Partizanit

By: armand
16 September 2024 at 18:00

Partizani është ndalur në barazim 1-1 në Kurbin ndaj vendasve të Laçit, sfidë kjo e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore. Një përballje mjaft e luftuar mes dy skuadrave, ku të kuqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Agim Zekës. Sulmuesi i kryeqytetasve gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 80-të, […]

The post Superliga/ Barazim 1-1, Laçi i bën bllokadë Partizanit appeared first on BoldNews.al.

ZYRTARE/ Interi shpërblen Kristjan Asllanin, zikaltërit rinovojnë me mesfushorin kuqezi

By: I K
16 September 2024 at 17:57

Interi ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Kristjan Asllanin. Klubi zikaltër ka dhënë lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

kristian asllani (2)

Mesfushori i kombëtares kuqezi do të qëndrojë në Milano, të paktën deri në vitin 2028. Asllani po luan sezonin e tij të 3-të me këtë skuadër, teksa ka dhënë një kontribut me vlerë sa herë është aktivizuar.

kristian asllani (1)

Gjatë merkatos së kaluar, nuk kanë munguar zërat për një largim nga kampionët e Italisë për shkak të minutazhit të pakët, por ka qenë vetë dëshira e 22-vjeçarit që të provojë.

 

The post ZYRTARE/ Interi shpërblen Kristjan Asllanin, zikaltërit rinovojnë me mesfushorin kuqezi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

EKSKLUZIVE/ Dikur i shënonte Tiranës, ish-portieri Kotorri analizon Elbasanin: Sot fitojmë ne

By: I K
16 September 2024 at 17:10

Elvis Kotorri ka qenë një protagonist absolut i sezonit 2005-2006 me verdheblutë, ku Elbasani rivalizonte me Tiranën dhe në fund i rrëmbente titullin kampion.MixCollage-16-Sep-2024-09-11-AM-6030Gardiani elbasanas madje shënonte edhe një gol ndaj bardhebluve në kryeqytet, me penalltinë që i dha edhe titullin kampion përballë rivalëve. Sot, afro dy dekada më pas, Elvis Kotorri kujton atë moment në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, teksa dëshiron t’i mundë sërish kryeqytetasit, kësaj here si pjesë e stafit verdheblu. Kotorri sheh ngjashmëri me ato vite historike të Elbasanit, si në atmosferën e krijuar, por edhe investimet e bëra në skuadër, me bindjen se do të përsëriten sërish. Sa i përket sfidës së sotme, ai beson se Elbasani do të marrë maksimumin e mundshëm, ndërsa është i bindur se do të ketë spektakël në fushë dhe tribuna.

Elvis, pas katër javëve të para Elbasani ka marrë kryesimin, e prisnit?
Në fakt e prisja dhe besoj se i kemi mundësitë që në fund të jemi te katërshja e parë. E kemi kontingjentin e lojtarëve, ndërkohë që po presim që disa të tjerë të kthehen në gjendjen e tyre maksimale, për vetë faktin se kanë qenë të dëmtuar. S

hihni ngjashmëri me vitet 2005-2006 kur u shpallët kampion?
Atmosfera është e njëjtë në Elbasan, njerëzit jetojnë me futbollin. Dhe, mund të them se për mua ekipi i tanishëm ngjason shumë me atë të vitit 2005-2006. Ne do t’i marrim ndeshjet me radhë, sepse ekipi do edhe pak kohë të marrë fizionominë e vet, sepse lojtarët nuk kanë shumë kohë bashkë.

A mund t’i përsërisin sërish ato vite?
Unë jam i bindur që do të përsëriten. Janë të gjitha mundësitë, sepse në ekip është investuar shumë, si në futbollistë, ashtu edhe në staf. Në krye kemi një trajner shumë profesionist, si në terren, i cili po ashtu ka futur një frymë shumë pozitive si me bashkëpunëtorët e tij, ashtu edhe me lojtarët.

Nesër (sot) luani me Tiranën, si e shihni?
Do të jetë një ndeshje shumë e bukur, si në fushë edhe në tribuna. Është një ndeshje që i ka të gjitha rezultatet brenda, por ne i kemi të gjitha mundësitë të dalim fitimtarë nga kjo përballje.

Ju, si i kujtoni ato vite në përballjet me bardheblutë, atmosfera që krijohej?
Atmosfera ka qenë shumë e mrekullueshme, si në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit. Mendoj se dhe tani do të jetë e njëjta atmosferë, ku tifozët tanë mezi i presin përballjet me Tiranën. Shpresoj që të jetë një ndeshje “fair play” si në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit.

Na tregoni një moment që nuk do ta harroni asnjëherë dhe që jua kujtojnë shpesh nga përballjet me Tiranën?
Shënimi i golit ka qenë një moment i paharruar për mua, sepse një portieri nuk i qëllon shpesh të shënojë gol dhe për më tepër të vulosë titullin kampion. Kam pasur shumë momente të bukura në karrierën time, por mendoj se kjo është mbi të gjitha. Për mua nuk ishte hera e parë që godisja penallti, por shokët e ekipit m’i kishin lënë mua ato, sepse atë vit shënuan të gjithë, ndaj donin të shënoja dhe unë.

Si e sheh kampionatin këtë vit, mund të krahasohet me rivalitetin e atëhershëm?
Ky është një kampionat ku mund fitosh me këdo e mund të humbasësh me këdo. Ka shumë skuadra që synojnë katërshen e parë, aty ku ne shpresojmë të arrijmë në fund.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

The post EKSKLUZIVE/ Dikur i shënonte Tiranës, ish-portieri Kotorri analizon Elbasanin: Sot fitojmë ne appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Fantastik në mesfushë, “gjigantët” e Evropës pas “yllit” të Real Sociedad

16 September 2024 at 17:36

Prej një “jete” është pjesë e “Baskëve” të Real Sociedad, mirëpo situata mund të ndyrshojë gjatë merkatos së verës, me “gjigantët” e kampionatit anglez të futbollit, Premier League, Arsenal e Liverpool, që janë vënë pas tij. Bëhet fjalë për “shkatërruesin” spanjoll, Martin Zubimendi, i cili po shkëlqen prej disa sezonesh, tashmë, në La Liga.

Sipas raportimeve më të fundit, të tabloideve britanike, “Topçinjtë” e Arsenal dhe “Katalanasit” e Barcelona do të garojnë edhe për shërbimet e Zubimendi, me të dyja këto skuadra që kërkojnë përforcim të ri e me shumë kualitet, në repartin më të tërhequr të mesfushës.

Autor i 4 golave e 1 asistimi, në 44 përballjet e zhvilluara sezonin e kaluar, mes kampionatit, Copa del Rey e UEFA Champions League vlerësohet në shifrën e 50 milionë eurove, sipas specialistëve të “Transfermarkt”, megjithatë me kontratën që skadon në verën e vitit 2027 pritet që çmimi të rritet lehtësisht në shifrat e 70-80 milionë eurove. /i.m /abcnews.al

Video/ Zeka nuk i mjafton Partizanit: Laçi i vendit të fundit largon Veselenovic nga kreu

By: user 2
16 September 2024 at 18:48

Partizani nuk shkon më shumë se 1-1 në transfertën me Laçin, duke u ndalur në barazimin e dytë radhazi. Zeka zhbllokoi ndeshjen, duke i dhënë të kuqve avantazhin, por përgjigja erdhi menjëherë nga Ballhysa, që largoi në këtë mënyrë skuadrën e Veselenovic nga kreu i renditjes.

Laçi është një fushë e vështirë në të cilën Partizani shpeshherë e ka parë veten në vështirësi. Edhe këtë herë kurbinasit nuk i tradhëtojnë pritshmëritë, duke tentuar disa herë portën e Qirkos. Një përballje mjaft e luftuar mes dy skuadrave, sepse edhe Partizani kërkoi të zgjidhte ndeshjen, edhe pse pa bërë aventura.

Të kuqtë u munduan të ishin të kujdesshëm, mbi të gjitha për të mos pësuar, duke qenë se Laçi po insistonte me Melon e Tresën. Sidoqoftë, Zeka mori përsipër ofensivën e Veselinovic dhe provoi në dy raste të rrezikonte portën e Dajsinanit. Tentativa e parë u ndal nga portieri, ndërsa e dyta u stampua në traversë. E ishte pikërisht Zeka që në provën e tretë gjeti golin. Në minutën e 80′ Bintsouka depërtoi nga e djathta dhe shërbeu në qendër ku Zeka nuk gaboi.

Lexo më tejVideo/ Vllaznisë i anulohet goli në të 87’, Balaj i jep fitoren në të 95’: shembet Teuta, qan rastin e Nasr

U krijua ideja e një fitore të arritur, duke qenë se pak minuta e ndanin Partizanin nga 3 pikët, por Laçi reagoi shpejt. Festa e “demave” zgjati vetëm pak, pasi në minutën e 86′ Leo Ballhysa ktheu ekuilibrin, duke bërë që sfida të mbyllej 1-1. Partizani shkon kështu në kuotën e 8 pikëve dhe mban vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit. Mbetet i fundit Laçi, me 3 pikë dhe ende pa fitore.

The post Video/ Zeka nuk i mjafton Partizanit: Laçi i vendit të fundit largon Veselenovic nga kreu appeared first on Lapsi.al.

Asllani zikaltër deri në vitin 2028: Inter rinovon kontratën me mesfushorin shqiptar

By: user 2
16 September 2024 at 18:00

Të nesërmen e barazimit me Monzën dhe dy ditë para debutimit të tij në Champions League kundër Manchester City, Interi njoftoi rinovimin e kontratës me shqiptarin Kristjan Asllani. “FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Kristjan Asllani. Mesfushori i lindur në vitin 2002 do të jetë zikaltër deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Asllani u ble nga Empoli për një shumë prej rreth 15 milionë euro në verën e vitit 2022. Në pak më shumë se dy sezone ai bëri 64 paraqitje dhe një gol për zikaltrit. Inzaghi i dha rolin e zëvendësuesit Calhanoglu dhe dje në Monza shqiptari e nisi titullar falë mini-turnoverit të trajnerit të Inter.

INTER NJOFTON RINOVIMIN ME MESFUSHORIN

Inter 🤝 Asllani 🖤💙#ForzaInter #Asllani2028

— Inter ⭐⭐ (@Inter) September 16, 2024

The post Asllani zikaltër deri në vitin 2028: Inter rinovon kontratën me mesfushorin shqiptar appeared first on Lapsi.al.

❌
❌