Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 September 2024Main stream

Video/ “E vështirë përmbysja në këto nivele”: Sylvinho elozhe e ‘presion’ ekipit: “Kam 35 në listë pritje”

By: user 2
7 September 2024 at 23:56

“Një fitore shumë e rëndësishme, kujtoj që fitorja e fundit zyrtare ishte ndaj Çekisë prej shumë kohësh. Është e vërtete që grupi ishte i vështirë në Europian por fitorja është shumë e mirë, kemi bërë shumë mirë dhe është e merituar”. Sylvinho nuk e fsheh entuziazmin pas fitores me përmbysje 1-2 me Ukrainën. Tekniku brazilian, megjithatë, e bën të qartë për të gjithë vështirësinë e një misioni të tillë: “Që të arrish të përmbysësh një ndeshje është një përqindje shumë e vogël suksesi, sidomos në këto nivele. Ne bëmë një ndeshje të mirë, nuk humbëm toruan, ndoshta pasi pësuam golin për 5 minuta ishim keq”.

Lexo më tej: “Nuk isha mirë mentalisht”, Ismajli zbut konfliktin me trajnerin pas Europianit: flasin protagonistët

Shqipëria e nis me 3 pikë Nations League, në një grup të komplikuar me Gjeorgjinë e Çekinë, por Sylvinho me këtë rezultat është optimist: “Përsa i përket të ardhmes në turne, kjo fitore ishte kyç për të ecur para, se Gjeorgjia dhe Çekia janë shumë të fortë – pranoi braziliani, që nuk e fsheh se po mendon të bëjë ndonjë ndryshim me Gjeorgjinë: “Të shohim, është ende situatë e nxehtë, sapo kemi mbaruar një ndeshje të vështirë me shpenzim fizik të rëndësishëm. Nesër stërvitjen e kemi këtu e kthehemi në darkë në Tiranë. Nesër të shohim se si janë lojtarët, të shohim, ka pak kohë nga ndeshja e parë në të dytën. Por duhet të shohim deri në fund për të kuptuar nëse duhen bërë zëvendësime dhe sa”.

“PRESIONI” NDAJ SKUADRËS

Dëmtimet e Gjimshitit e Brojës nuk e kanë dekurajuar teknikun e kombëtares, që nuk ngurron t’i bëjë edhe presion skuadrës: “Nuk e di kurrë situatën në këtë punë, vijnë të fundit dhe ndoshta 2-3 janë të dëmtuar. Kapiteni Gjimshiti mori një dëmtim të vogël muskulor, kishim një probleme me ndonjë tjetër, por puna është kjo. I besoj të gjithëve, kemi 35 lojtarë në listë pritje. I kam thënë që ky turne është i rëndësishëm, çdo herë është mundësi të bësh diçka të rëndësishme për njerëzit dhe ne, dhe ata e kanë kuptuar”, e mbylli Sylvinho.

The post Video/ “E vështirë përmbysja në këto nivele”: Sylvinho elozhe e ‘presion’ ekipit: “Kam 35 në listë pritje” appeared first on Lapsi.al.

Video/ Shqipëria fiton me përmbysje ndaj Ukrainës: provë e madhe në debutim e kuqezinjve të Sylvinho

By: user 2
7 September 2024 at 22:48

Nations League fillon në mënyrën më të mirë të mundshme për kuqezinjtë e teknikut Sylvinho. Shqipëria debuton me një fitore me përmbysje ndaj Ukrainës, në transfertën e luajtur në Çeki. Vendosën golat e shënuar nga Ismajli e Asani, që zhvleftësuan avantazhin e përkohshëm të skuadrës së Rebrov të shënuar nga Konopya.

Sylvinho nuk bëri surpriza në formacion, duke i dorëzuar shiritin e kapitenit Hysajt, i vetmi që ishte në balotazh me Balliun. Kuqezinjtë ishin në pritje, duke i lënë topin Ukrainës, por duke koleksionuar rastet më të mira në pjesën e parë. Dy herë Laçi, Manaj, por edhe Asllani tentuan portën e Trubin, ndërsa mundësia e parë për të besuarit e Rebrov erdhi vetëm në minutën e 41′ me Yaremchuk.

Shqipëria luajti me inteligjencë, me ide shumë më të qarta se të ukrainasve, duke intensifikuar përpjekjet sidomos në krahun e majtë me Mitajn e Bajramin. Në regji Asllani rregullonte ritmin, ndërsa Manaj bëri punët e “pista” gjatë gjithë ndeshjes.

PËRMBYSJE NËN SHENJËN E ISMAJLIT E ASANIT

E megjithë gjërat pozitive, Shqipëria u ndëshkua në hapje të pjesës së dytë në konkluzionin fluturimthi të Konoplia, në të cilin Kumbulla i lejoi distancë e Strakosha nuk ishte i pakapshëm. Momenti i vetëm në të cilin skuadra e Sylvinho pati luhatje e rrezikoi.

Ismajli ishte monumental me dy ndërhyrje shpëtimtare që ndaloi dyfishimin e rezultatit, përpara se të barazonte 1-1 në zhvillimet e një goditje këndi. Goli i tretë kuqezi i mbrojtësit, që kompletoi mbrëmjen e madhe edhe me një devijim me kokë që evitoi barazimin, pak minuta pasi Asani përmbysi rezultatin në minutën e 66′: i gjithi në shpejtësi, me Bajramin që liroi në thellësi Manajn, i cili me të jashtmen gjeti në qendër numrin 9 që nuk gaboi.

Lexo më tej: Flet Sylvinho: Pse nuk e mora Uzunin dhe ku gabuam në Europian

Provë e madhe maturie e kuqezinjve, që e nisin me tre pikë Nations League dhe bëhen gati për ndeshjen në shtëpi kundër Gjeorgjisë, fituese 4-0 ndaj Çekisë në debutim.

The post Video/ Shqipëria fiton me përmbysje ndaj Ukrainës: provë e madhe në debutim e kuqezinjve të Sylvinho appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 7 September 2024Main stream

Video/ E bujshme, trajneri irlandez i Anglisë Carsley, nuk këndon himnin: debutonte kundër vendit të tij

By: user 2
7 September 2024 at 21:54

Lee Carsley mbajti premtimin e tij për të qëndruar i heshtur gjatë himnit anglez, në ndeshjen e tij të parë si menaxher i përkohshëm i ekipit kombëtar të Tre Luanëve. Gjesti i teknikut u brohorit nga tifozët vendas në stadiumin Aviva të Dublinit. Carsley, 40 herë kapiten i Republikës së Irlandës, kishte deklaruar në prag të ndeshjes së Nations League se nuk kishte ndërmend të këndonte himnin para ndeshjes, diçka që nuk e bëri kurrë si lojtar apo trajner i Anglisë U-21.

50-vjeçari ka shpjeguar se është fokusuar gjithmonë te ndeshja në zhvillim dhe jo te himni kombëtar. Pasi doli nga dhomat e zhveshjes, ai fillimisht shkoi në pankinën e Irlandës, pastaj u drejtua drejt pankinës së Anglisë me stafin e tij teknik pranë, ndërsa lojtarët ishin rreshtuar në fushë për himnin anglez dhe atë irlandez. Të 11 lojtarët në formacionin fillestar të Carsley për debutimin e tyre në Ligën e Kombeve u panë duke kënduar tekstin e God Save The King.

Lexo më tejTrajneri më i mirë pas Sir Ramsey jep dorëheqjen, Southgate largohet nga Anglia: “Koha për ndryshim”

Në fushë pastaj Anglia u imponua 0-2 me ndeshjen të vendosur që në pjesën e parë. Rice zhbllokoi takimin në minutën e 11′, pastaj Grealish mbylli llogaritë në minutën e 26′.

The post Video/ E bujshme, trajneri irlandez i Anglisë Carsley, nuk këndon himnin: debutonte kundër vendit të tij appeared first on Lapsi.al.

Video/ Uruguaji nuk do të ketë më një ‘Pistolero’: Suarez i jep lamtumirën kombëtares në lot

By: user 2
7 September 2024 at 13:43

Ndeshja e fundit me kombëtaren për Luis Suarez, i cili i dha lamtumirën Uruguait në barazimin 0-0 ndaj Paraguajit, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026. Për ‘Pistelero’, kapiten i kombëtares, momente prekëse nën koret dhe pankartat e tifozëve si dhe për praninë e familjes së tij në fushë. Suarez largohet nga Uruguai pas 142 paraqitjeve (i dyti me më shumë prezenca i të gjitha kohëve) dhe titullit të golashënuesit më të mirë me 69 gola, ndërsa ka fituar Kupën e Amerikës në 2011.

Lexo më tejDhimbje torturuese në çdo hap, trondit Luis Suarez: “Më duhen pilula e injeksione para çdo ndeshje”

Në lamtumirën e Pistoleros, Uruguai barazoi pa gola me Paraguajin, duke rënë në -4 pas Argjentinës së vendit të parë. E Celeste ishte e para që rrezikoi, pasi në minutën e 13′ Enciso nuk arriti të gjejë objektivin. Suarez, në të fundit me kombëtaren, goditi shtyllën gjashtë minuta më vonë. Më pas Rochet i shpëtoi vendasit nga Almiron, përpara se në minutën e 61′ Diego Gomez të barazonte shtyllat. Mundësia e fundit ishte e Ugarte, por konkluzioni i tij u ndal nga një super Fernandez. Uruguaji mbetet gjithësesi në një seri pozitive edhe pse u ndal pas tre fitoreve radhazi, në vendin e dytë me 14 pikë. Me +8 nga vendi i tetë Uruhuaji është i sigurtë në zonën e hyrjes direkte në Kupën e Botës 2026.

The post Video/ Uruguaji nuk do të ketë më një ‘Pistolero’: Suarez i jep lamtumirën kombëtares në lot appeared first on Lapsi.al.

Video/ Brazili, fitore pas katër ndeshjesh: Rodrygo thyen 1-0 Ekuadorin

By: user 2
7 September 2024 at 12:33

Në kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026, Brazili u rikthye te fitorja pas katër ndeshjeve. E megjithatë, në Curitiba, Selecao mposhti me vështirësi Ekuadorin (1-0), që u dorëzua ndaj të djathtës së Rodrygo nga jashtë zonës, në minutën e 30′. Brazili ngjitet tani në vendin e katërt në renditje me 10 pikë dhe po i afrohet Kolumbisë dhe Uruguait, të cilët barazuan përkatësisht ndaj Perusë (1-1, Luiz Diaz shënoi dhe iu përgjigj Callens në minutën e 82′) dhe Paraguajit (0-0).

BRAZIL-EKUADOR 1-0

Pas një barazimi dhe tre humbjeve, Brazilit para së gjithash i duhej t’i rikthehej fitoreve, ndaj edhe pa qenë i bukur dhe duke vuajtur mundi Ekuadorin 1-0 në Curitiba. Pak raste para golit që zhbllokoi ndeshjen dhe të gjitha nga topa inaktivë: një goditje me kokë nga Gabriel dhe një goditje dënimi e Rodrygo që nuk mund të shqetësonin Galindez, i cili pak më vonë rrezikoi shumë nga presioni i Vinicius. Pas një tjetër goditje mbi traversë të Paquetà, erdhi avantazhi në minutën e 30′. Mesfushori i Hammers shërbeu për Rodrygo, i cili me një goditje në këndin e portës (preku edhe shtyllën) i dhuroi Brazilit golin e epërsisë. Ekuadori u pa për herë të parë në fund të pjesës së parë me goditjen e Mendez që shkoi jashtë, por rasti i madh erdhi me shpëtimin e dyfishtë të Alisson dhe Gabriel, që ndaluan Caicedo.

Lexo më tej: Video/ Brazili nuk po ngre kokë: ‘mallkimi i maces’ ka rënë mbi Seleçaon

Në pjesën e dytë, Vinicius provoi dy herë, por vetëm arriti të godiste pa forcë dhe saktësi në shtyllën e afërt. Lojtari i Real në tentativën e dytë gjeti vetëm rrjetën e jashtme. Përfundoi 1-0 dhe është lajmi më i mirë për Brazilin, i cili ngrihet në 10 pikë dhe mbrohet nga rreziqet e renditjes: është i katërti me 10 pikë, +4 nga zona play-off. Danilo, i konfirmuar si kapiten, qëndroi në fushë për të gjithë 90 minutat, edhe pse me Juventus nuk po luan.

The post Video/ Brazili, fitore pas katër ndeshjesh: Rodrygo thyen 1-0 Ekuadorin appeared first on Lapsi.al.

HANDIKOS Pejë, mbështetje për shumë fëmijë me nevoja të veçanta

7 September 2024 at 11:19

Puna e Organizatës HANDIKOS në Pejë është një shembull i përkushtimit për ofrimin e mbështetjes për personat me nevoja të veçanta, sidomos për fëmijët, duke pasur në fokus ndihmën dhe shërbimet terapeutike.

Drejtori i kësaj organizate, Egzon Qorkadiu, ka deklaruar për Telegrafin se qendra ofron një gamë të gjerë shërbimesh për personat me aftësi të kufizuara, duke mbuluar afro 2 mijë persona në të gjithë rajonin e Pejës, të cilët pajisen me karton për persona me aftësi të kufizuara.

“HANDIKOS-i në Pejë numëron përafërsisht 64 fëmijë që marrin shërbime direkt sepse numri total i fëmijëve apo i gjithë anëtareve sepse ne pajisemi me një karton për persona me aftësi të kufizuara fizike shkon 1.834 për momentin”, ka thënë ai.

Sipas Qorkadiut, grup moshat që përfitojnë nga shërbimet e HANDIKOS-it janë nga mosha dyvjeçare e deri në moshën madhore.

“Fëmijët fillojnë prej moshës dyvjeçare deri te mosha 18 vjeçare, pastaj është mosha e të rriturve prej 18 deri 26…etj, ”, tha tutje Qorkadiu.

Ndërsa fizioterapeutja e HANDIKOS-it në Pejë, Dea Broqi, shpjegon se si shërbimet terapeutike janë të përshtatura për nevojat specifike të fëmijëve, duke theksuar se edhe pse procesi ka vështirësi, ato tejkalohen me përkushtim dhe përpjekje të vazhdueshme.

“Unë këtu ofroj shërbime terapeutike për fëmijët të cilët kanë probleme të shumta siç është paraliza cerebrale, kontrakturat, hemipareza dhe vështirësitë e tjera të cilat janë të kombinuara. Ne këtu pra ofrojmë shërbime terapeutike ku një seancë zgjatë 45 minuta…”, është shprehur Broqi për Telegrafin.

Mbështetja e ofruar nga HANDIKOS shkon përtej shërbimeve terapeutike, duke përfshirë gjithashtu ndihmë emocionale dhe sociale për familjet e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Bajram Rexhepi, një nga prindërit që përfitojnë nga këto shërbime, e vlerëson këtë mbështetje dhe rëndësinë që ka për mirëqenien e fëmijëve.

“Ku ka fëmijë të sëmurë Zoti i ruajt sepse duhet të dalin pak me shëtit pak ndokund e të gjitha këto i ofron Egzoni nga HANDIKOS-i”, ka përfunduar ai.

Përveç ndihmës që HANDIKOS-i ofron nëpërmjet stafit të tij, organizata gjithashtu ofron pajisje të nevojshme si shtretër dhe karrige ortopedike për personat me nevoja të veçanta. /Telegrafi/

The post HANDIKOS Pejë, mbështetje për shumë fëmijë me nevoja të veçanta appeared first on Telegrafi.

Luana Vjollca mashtron për ndarjen nga Krenar Çoçaj? Dyshimet për ‘kontratë biznesi’

By: rali
7 September 2024 at 11:51

Luana Vjollca mashtron për ndarjen nga Krenar Çoçaj? Dyshimet për ‘kontratë biznesi’ për të rritur audiencën e ardhurat!

The post Luana Vjollca mashtron për ndarjen nga Krenar Çoçaj? Dyshimet për ‘kontratë biznesi’ appeared first on BoldNews.al.

Radha e Shqipërisë së rinovuar: pa Cikalleshin, Berishën e Gjasulën, Sylvinho ndërton anti-Ukrainën

By: user 2
7 September 2024 at 10:04

“Nuk mendoj që ka ndonjë trajner që kënaqet vetëm me një barazim. Ne futemi në fushë për të fituar dhe punojmë vetëm për këtë gjë”. Një shprehje e dëgjuar edhe më parë nga tekniku i kombëtares së Shqipërisë Sylvinho, si për të treguar se synimi është fitorja. Tre pikë që braziliani do të kërkojë t’i marrë në debutimin në transfertën me Ukrainën në Çeki. Një skuadër e rinovuar pas tërheqjeve të Cikalleshit e Gjasulës e me të tjerë që janë një hap larg marrjes së vendimit, por që sërisht ka krijuar paqartësi në përzgjedhje.

Mbetën jashtë emra të rëndësishëm dhe nuk u thirrën disa talente që ndoshta e meritojnë, ndërsa pasi la jashtë për një kohë të gjatë përfaqësuesit e kampionatit shqiptar, çuditërisht Sylvinho u kthye të thërrasë Hadrojin, Spahiun e Zekën. Nuk është Europiani vërtetë, por edhe Nations League është e rëndësishme dhe niveli i kundërshtarëve nuk lejon eksperimente. Sidoqoftë, Sylvinho kërkon t’i japë Shqipërisë debutimin e duhur.

Në të gjitha zgjedhjet do të ketë diskutime, por ajo për të mbajtur në pankinë Arbër Hoxhën, pasi mosaktivizimi i tij u trumpetua si arsyeja përse nuk morëm më shumë pikë në Euro 2024, duket si e destinuar për polemika: “Nuk është e thjeshtë, Arbër Hoxha ende nuk ka nisur një ndeshje si titullar. Në mars e ftuam në Kombëtare, ka luajtur dy miqësore”, tha Sylvinho si paralajmërim për të mos startuar me anësorin e Dinamos.

𝗠𝗔𝗧𝗖𝗛 𝗗𝗔𝗬 ⚽
🆚 Ukrainë 🇺🇦
🏆 #NationsLeague
⏰ 20:45
🏟 Epet Arena
📺 Digitalb & RTV Klan #futboll #fshf #kombetarja #UKRALB pic.twitter.com/PHKTJ9RscR

— FSHF (@FSHForg) September 7, 2024

FORMACIONI I MUNDSHËM KUQEZI

Dëmtimi i kapitenit Gjimshiti para ndeshjeve të kombëtares i ka krijuar shqetësime brazilianit, që ka dilemën për të vënë në krah të Ismajlit një mes Kumbullës e Mihajt. Mbrojtësi i ri i Espanyol nuk ka vazhdimësinë që duhet në të tilla ndeshje, por Mihaj nuk është se ka bërë paraqitje impresionuese kur është thirrur në çështje. Kështu, si Hysaj që me mosprezencën e tij në konferencën zyrtare tregoi se është parakaluar nga Balliu në krahun e djathtë. Në të majtë i sigurtë është Mitaj.

Diga përpara mbrojtjes është e njohur tashmë me boshtin Asllani-Ramadani, ndërsa Laçi duhet të jetë në majën e e trekëndëshit, për të asistuar Bajramin në të majtë e Asanin në të djathtë, në mbështetje të Manajt si qendërsulmues.

Kombëtarja shqiptare udhëtoi të enjten drejt Pragës në kuadër të ndeshjes ndaj Ukrainës, që luhet sonte, në stadiumin “Epet Arena” në orën 20:45. Kuqezinjtë janë në grupin 1 të Ligës B, edhe me Gjeorgjinë e Republikën Çeke, që do të përballen me njëra-tjetrën në Mikheil Meskhi Stadium, në orën 18.00.

🦅 janë gati për duelin me 🇺🇦 Ukrainën

⚽ Djemtë kryen edhe seancën e fundit stërvitore në 📍 Pragë

🇺🇦 🆚 🇦🇱 | 📆 7 shtator, 20:45, 🏟 “Epet Arena” #kombetarja #nationsleague #UKRALB pic.twitter.com/PP8tWX6eQY

— FSHF (@FSHForg) September 6, 2024

The post Radha e Shqipërisë së rinovuar: pa Cikalleshin, Berishën e Gjasulën, Sylvinho ndërton anti-Ukrainën appeared first on Lapsi.al.

Kosova turpërohet në Prishtinë, “Dardanët” shpërthejnë zemërimin: “Kjo ishte e tepërt”

By: user 2
7 September 2024 at 09:16

Më keq nuk mund të niste aventura në Nations League për Kosovën dhe teknikun Franko Foda. Në debutimin para publikut në Prishtinë “Dardanët” u dërrmuan me rezultatin 0-3 nga Rumania, në “Fadil Vokrri”. Nuk është vetëm rezultati i sikletshëm, por edhe përfaqësimi me vetëm 1 gjuajtje në portë, ndërsa lejoi 8, pësoi 3 gola, penallti dhe karton të kuq. E gjitha kjo ka sjellë zemërimin e grupimit “Dardanët”, që kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale: “Kjo sonte ishte e tepërt”.

Me një skuadër anonime të Kosovës në fushë, ku Zhegrova, Rashica e Vojvoda bënin ‘fenomenin’ pa asnjë rezultat, Rumania e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 40′ me Denis Man. Foda nuk ishte i aftë të ndryshonte asgjë në apatinë turpëruese të skuadrës së tij, plot gabime difensive, dhe rumunët i ndëshkuan me dygolshëin e Razvan Marin në minutat 51′ dhe 82′. Tre minuta më pas, Mërgim Vojvoda e kompletoi mbrëmjen për tu harruar me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 85′ që do ta ndalojë të luajë në transfertën me Qipron.

Problemi më i madh i Kosovës, megjithatë, duket të jetë pakënaqësia e shprehur hapur nga tifozët e saj. Tifogrupi “Dardanët”, është treguar shumë i ashpër në reagimin e tyre” ”Kjo sonte është e tepërt! Këta tifozë nuk e meeitojnë këtë zhgënjim. Nëse nuk e ndjeni këtë fanellë si na tifozët, nuk e meritoni ta veshni fanellën dardane”, thuhet në postimin e tifogrupit në rrjetet sociale.

Kosova ndeshjen e ardhshme për këtë muaj e luan të hënën më 9 shtator ndaj Qipros në Larnaca, ndërsa Rumania do të presë Lituaninë.

The post Kosova turpërohet në Prishtinë, “Dardanët” shpërthejnë zemërimin: “Kjo ishte e tepërt” appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Përgatitja e profesionistëve për epokën e Inteligjencës Artificiale në Shkolla.ai, flet themeluesi Canhasi

6 September 2024 at 15:43

Me përshpejtimin e jashtëzakonshëm të zhvillimit të Inteligjencës Artificiale (ai), shumë profesione dikur të sigurta tani janë në rrezik nga automatizimi.

Mirëpo, për t’u përballur me këto sfida, ka lindur Shkolla.Ai për të cilën në një intervistë për Telegrafin ka folur themeluesi, Valon Canhasi.

Ai tha se ideja e kësaj lindi si një kërkesë e madhe e studentëve të tij në “Hallakate” për t’i aftësuar shkathtësitë dhe aftësitë e tyre në përdorimin e ai-së.

Themeluesi i Shkolla.ai tha se nevoja për të përdorur Inteligjencën artificiale në të ardhmen do të jetë shumë e madhe.

Canhasi po ashtu tha se Shkolla.ai nuk është për ata që studiojnë programim apo inxhinieri elektronike, por për ata që kanë profesione të ndryshme, si arkitekt, financier, kontabilitet, etj.

Për më shumë ndiqeni intervistën me themeluesin e Shkolla.ai, Valon Canhasi. /Telegrafi/

 

The post Përgatitja e profesionistëve për epokën e Inteligjencës Artificiale në Shkolla.ai, flet themeluesi Canhasi appeared first on Telegrafi.

Kushtrim Mushica përzgjedh formacionin e tij të preferuar të Kosovës për ndeshjen ndaj Rumanisë

6 September 2024 at 15:21

Kosova do të përballet sot (e premte) me Rumaninë me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Ligës së Kombeve.

I ftuar në një podcast të Telegrafit për të diskutuar për këtë ndeshje, ka qenë ish-portieri i njohur i shumë ekipeve kosovare, si dhe dikur reprezentuesi i Kosovës, Kushtrim Mushica.

Mushica ndër të tjerash, ka bërë zgjedhjet e tij në atë se cili është formacioni i duhur me të cilin ‘Dardanët’ duhet të zbresin në fushë sonte, duke treguar edhe zëvendësimet të cilat duhet t’i bëjë përzgjedhësi Franco Foda.

Në portë Mushica ka vendosur Arijanet Muric, ndërsa në vijën e mbrojtjes ka rreshtuar Leart Paqaradën, Lumbardh Dellovën, Amir Rrahmanin dhe Florent Hadërgjonajn.

Sa i përket repartit të mesfushës, Mushica zgjodhi t’ia besojë fanellën e titullarit yllit të Ballkanit, Lindon Emërllahu, ndërsa si partner të tij vendosi Elvis Rexhbeçajn dhe Florent Muslijën.

Në ndërkohë fazën e sulmit e cila është pasuruar me ardhjen e Fisnik Asllanit edhe Eliot Bujupit, Mushica ia ka besuar Vedat Muriqit, i cili do të ndihmohet nga krahët që përbëhen prej Milot Rashicës dhe Edon Zhegrovës.

Për Kosovën, rumunët do të jenë vetëm ‘pengesa’ e parë në këtë rrugëtim të Ligës së Kombeve, pasi tri ditë më vonë (9 shtator) do të luajnë edhe ndaj Qipros në udhëtim.

Videon e plotë të podcastit me Kushtrim Mushicën mund ta gjeni më poshtë:

/Telegrafi/

The post Kushtrim Mushica përzgjedh formacionin e tij të preferuar të Kosovës për ndeshjen ndaj Rumanisë appeared first on Telegrafi.

Lirimi me kusht i Fredi Belerit/sesioni i ri parlamentar, flet Lavdrim Lita

By: E.K
4 September 2024 at 07:46

Lavdrim Lita ka folur per Fax News për lirimin e eurodeputetit Fredi Beleri. Lita tha se të gjithe të  burgosurit që  kanë  kryer ¾ e dënimit kanë të drejtën të marrin një masë më të lehtë sigurie. Marrë  shkas nga kjo ai u shpreh që Fredi Beleri e ka kryer më  shumë  se gjysmë n […]

The post Lirimi me kusht i Fredi Belerit/sesioni i ri parlamentar, flet Lavdrim Lita appeared first on FaxWeb.

“Nuk zihem me femra për një mashkull” – bën bujë një video e Antonela Berishës nga Big Brother VIP

By: D Marku
3 September 2024 at 16:42

Modelja nga Shqipëria, Antonela Berisha, ka qenë një emër shumë i komentuar në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania.

Ajo ka qenë shumë e zëshme dhe asokohe pati një debat të ashpër me këngëtaren Big Mama.

Pas rastit me një modele në Tiranë, është shpërndarë një video e saj gjatë kohës që ishte në BBVA.

Biondja kishte deklaruar se nuk hyri në atë format për t’u zënë me femrat, e aq më pak për meshkuj.

“Këtu kam ardhur të tregoj Antonelën e vërtetë, që nuk është agresive dhe nuk shkon për me u zënë me femrat as për një mashkull, as për askënd”, qenë fjalët e Berishës.

Antonela së bashku me motrën e saj janë në kërkim nga Policia e Shqipërisë, pasi u përfshinë në një çështje në një restorant.

Para Big Brother, ajo ka qenë pjesë e formatit të dashurisë “Përputhen”.

The post “Nuk zihem me femra për një mashkull” – bën bujë një video e Antonela Berishës nga Big Brother VIP appeared first on Albeu.com.

❌
❌