Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

42-vjeçari vdiq teksa punonte në kapanon, arrestohet pronari që e ndërtonte pa leje

By: rom ario
16 September 2024 at 14:45

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Roskovecit, pasi në kapanonin që ai po ndërtonte pa lejen e organeve kompetente, humbi jetën duke punuar një 42-vjeçar, pasi nuk po zbatoheshin rregullat e mbrojtjes në punë.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se 42-vjeçari humbi jetën në datën 14 shtator, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier – Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 14.09.2024, për shtetasin S. B., 42 vjeç, i cili dyshohet se humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, ju bëjmë me dije se Stacioni i Policisë Roskovec arrestoi shtetasin E. K., 47 vjeç, banues në fshatin Suk-1, Roskovec, pasi në kapanonin që ai po ndërtonte pa lejen e organeve kompetente, humbi jetën duke punuar shtetasi S. B., pa zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 42-vjeçari vdiq teksa punonte në kapanon, arrestohet pronari që e ndërtonte pa leje appeared first on Euronews Albania.

Izraeli zotohet se do t’i përgjigjet sulmit të rebelëve Huthi

By: rom ario
16 September 2024 at 14:34

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se rebelët Huthi të Jemenit do të paguajnë një “çmim të rëndë”, pasi një raketë e hedhur nga ta, ra në Izraelin qendror.

Ushtria izraelite tha se raketa ra në një zonë të pabanuar të dielën dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore nuk arritën ta shkatërronin përpara se të hynte në hapësirën ajrore izraelite.

Ajo shtoi se është duke hetuar incidentin.

Kjo është hera e parë që një raketë e lëshuar nga ky grup, arrin në Izraelin qendror, i cili është rreth 2.000 kilometra nga Jemeni.

Rebelët Huthi thanë se përdorën një lloj të ri rakete hipersonike për operacionin e tyre.

Ata janë një grup i armatosur, që pushtoi pjesën më të madhe të Jemenit, gjatë luftës së vazhdueshme civile në këtë vend.

Ata, po ashtu, e kanë deklaruar veten pjesë të “boshtit të rezistencës” – që udhëhiqet nga Irani – kundër Izraelit, SHBA-së dhe Perëndimit më gjerë.

Grupi tha se sulmi i së dielës u krye në solidaritet me palestinezët dhe se Izraeli duhet të presë edhe të tjera përpara përvjetorit të parë të sulmeve të 7 tetorit.

Më 7 tetor të vitit të kaluar, Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – sulmoi Izraelin, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë qindra pengje, shkruan REL.

Në përgjigje, Izraeli vazhdon fushatën masive të sulmeve në Gazë – enklavë e populluar me palestinezë, nën kontrollin e Hamasit.

Sipas autoriteteve në Gazë, mbi 40.000 njerëz atje janë vrarë deri më tash.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli zotohet se do t’i përgjigjet sulmit të rebelëve Huthi appeared first on Euronews Albania.

U zbulua pas atentatit ndaj Trump, AK-47 jo i njohur për saktësi, por më i përdoruri

By: rom ario
16 September 2024 at 14:20

Pas kapjes së Ryan Routh, 58-vjeçarin e dyshuar për një atentat ndaj Donald Trump ditën e djeshme, autoritetet thanë se kishin zbuluar një pushkë sulmi të tipit AK-47 të kompletuar, në një fushë pranë vendngjarjes, nga e cila besohet të ketë ikur.

Sipas mediave të huaja, modeli i saktë i armës është i paqartë në këtë fazë dhe ka një numër të madh variacionesh të vetë AK-47, e cila është deri tani pushka sulmuese më e disponueshme dhe e përdorur në botë.

Versionet gjysmë automatike të pushkës janë të ligjshme me licencë në Florida, megjithëse modelet plotësisht automatike lejohen vetëm nën kufizime shumë specifike.

E quajtur zyrtarisht Automat Kalashnikova, AK-47 u projektua nga gjenerallejtënant sovjetik Mikhail Kalashnikov, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

Popullariteti global i modelit dhe varianteve të tij është për shkak të besueshmërisë së tyre në kushte të vështira, kostos relativisht të ulët të prodhimit, disponueshmërisë në pothuajse çdo rajon gjeografik dhe lehtësisë së përdorimit.

Nuk është përgjithësisht i famshëm për saktësinë e tij dhe historia tregon se rrallëherë ka qenë arma e zgjedhur për vrasës të mundshëm ose aktualë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U zbulua pas atentatit ndaj Trump, AK-47 jo i njohur për saktësi, por më i përdoruri appeared first on Euronews Albania.

Viktor Orban anulon udhëtimet për shkak të përmbytjeve në Europë

By: rom ario
16 September 2024 at 14:03

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se i ka anuluar të gjitha “detyrimet e tij ndërkombëtare”, pasi vendi i tij pritet të përfshihet nga përmbytje të mëdha.

Orban, i cili pritej të fliste këtë javë në Parlamentin Evropian, tha përmes një postimi në rrjetet sociale se, “për shkak të kushteve ekstreme të motit dhe përmbytjeve të vazhdueshme… kam shtyrë të gjitha detyrimet e mia ndërkombëtare”.

Shirat dhe përmbytjet kanë shkaktuar tashmë kërdi në disa pjesë të Evropës.

Në Rumani, gjashtë persona u raportuan të vdekur në fundjavë.

Çekia, Austria dhe Polonia raportuan për nga një viktimë dhe disa të zhdukur.

Kryebashkiaku i Budapestit, Gergely Karacsony, shkroi në Facebook se përmbytjet më të mëdha në një dekadë, priten të arrijnë në këtë qytet gjatë javës, shkruan REL.

Ekipet e emergjencës kanë mbushur qindra mijëra thasë me rërë për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetit nga rritja e nivelit të ujit në lumin Danub.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Viktor Orban anulon udhëtimet për shkak të përmbytjeve në Europë appeared first on Euronews Albania.

Zëdhënësi i BE: Mirëpresim thirrjet e Vuçiç për riintegrimin e serbëve në Kosovë

By: rom ario
16 September 2024 at 12:48

Bashkimi Evropian, duke iu referuar masave dhe thirrjeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për serbët në Kosovë, u kërkoi të dyja vendeve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne e mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti Vuçiç për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pozitivisht e marrim edhe thirrjen e tij për serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe të riintegrohen në të gjitha institucionet e Kosovës, nga të cilat janë larguar në vitin 2022”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, shkruan REL.

Ai i bëri komentet në kërkesën e Radios Evropa e Lirë për t’i komentuar disa kërkesa dhe masa të Vuçiçit, që parashtroi javën e kaluar.

Mes tjerash, ato përfshijnë shpalljen dhe mbajtjen e “zgjedhjeve lokale, të lira dhe demokratike” në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, si dhe kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre.

Komunat në veri, aktualisht, udhëhiqen nga shqiptarë, pasi banorët lokalë serbë i bojkotuan zgjedhjet në atë zonë.

Kryetarët serbë, ashtu si edhe zyrtarë të tjerë të komunitetit dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në veri në nëntor të vitit 2022, kur tensionet ishin të larta për shkak të vendimit të autoriteteve të Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.

Stano tha se BE-ja, vazhdimisht, i ka bërë thirrje Beogradit që të inkurajojë riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, dhe Prishtinës që ta mundësojë atë.

“Marrëveshjet e dialogut i parashikojnë hapat dhe procedurat që kjo të ndodhë, në përputhje dhe duke respektuar kornizën ligjore të Kosovës”, tha Stano.

“Në këtë kontekst, impelementimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është shumë i rëndësishëm”, shtoi ai, duke iu referuar, po ashtu, kërkesës së Vuçiqit për themelimin e këtij asociacioni në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i ka komentuar deri më tash kërkesat e Vuçiçit.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Qeverinë e tij që nga e premtja e kaluar, por nuk ka marrë përgjigje.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Vuçiq po tenton të ruajë në Kosovë “atë që nuk e ka më”.

“Ai [Vuçiq], faktikisht, po e kërcënon Republikën e Kosovës përmes konferencës së tij për shtyp, mirëpo ky është një kërcenim, i cili, ta them të drejtën, nuk na bën shumë përshtypje. Ne nuk frikësohemi, nuk shqetësohemi, sepse në atë pjesë të vendit janë institucionet e Kosovës, janë institucionet e sigurisë, janë institucionet politike, janë komunat që funksionojnë… Është shans i humbur i qytetarëve që kanë mendime të tjera për të marrë pjesë në procesin politik edhe për të qenë bashkëpjesëmarrës në procesin politik. Pas kësaj që ka ndodhur, vendi e ka marrë një drejtim të ri”, tha Konjufca.

Stano përsëriti thirrjet për shmangien nga retorika nxitëse dhe, siç tha, hapat e njëanshëm.

“Retorika nxitëse dhe mashtruese, si dhe veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara shkojnë kundër dialogut. Ato vënë në rrezik normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe sigurinë e qytetarëve të tyre”, tha Stano.

“Rruga përpara për të dyja palët është konfirmimi i angazhimit të tyre konstruktiv në procesin e normalizimit. Rasti i parë për këtë është takimi i kryenegociatorëve më 17 shtator në Bruksel”, tha zëdhënësi i BE-së.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian “do të vazhdojë t’u qëndrojë pranë qytetarëve në Kosovë dhe në Serbi, në aspiratat e tyre përkatëse për t’u anëtarësuar në BE”.

Radio Evropa e Lirë mori vesh nga burime të besueshme në BE se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit në Bruksel.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zëdhënësi i BE: Mirëpresim thirrjet e Vuçiç për riintegrimin e serbëve në Kosovë appeared first on Euronews Albania.

Trafik droge e grup kriminal, Apeli i GJKKO dënon me 10 vite burg Endi Braçajn

By: rom ario
16 September 2024 at 12:23

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur dënimin me 10 vite burgim të shtetasit Endi Braçaj, për veprat penale ‘prodhim dhe shitje narkotikësh’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’.

Vendimi erdhi pas ankimimit të bërë nga ky shtetas për vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së, e cila kishte vendosur dënimin e tij me 7 vite e 6 muaj burg, nga të cilat do të vuante 5 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë me vendimin e Apelit të GJKKO-së, duke përfituar nga Gjykimi i Shkurtuar, Braçaj do të duhet të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Engert Pëllumbi (anëtar), dhe Florjan Kalaja (anëtar),  më datë 16.09.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 46 akti, datë 23.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit/të pandehurit I.K., kundër vendimit nr. 77, datë 16.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B. për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 të K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit E.B. për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal.

3.Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, të pandehurit E.B. i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vite burgim.

4.Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit të caktimit të masës së sigurimit arrest në burg, në mungesë të tij ose vendimit gjyqësor të formës së prerë.

5.Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore, mbeten në ngarkim të të pandehurit në pjesën që i takojnë.

6.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Ndryshim e vendimit nr. 34, datë 22.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në këtë mënyrë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B. për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim të veçantë, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga nenet 28 pika 4 dhe 283 pika 1 të Kodit Penal si dhe neni 334 pika 1  të Kodit Penal, dënimin e tij me10 (dhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B. për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/“a”, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet  burgim.

– Bazuar në nenin 55 pika 3 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.

– Bazuar në nenin 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin E.B. me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

– Vuajtja e dënimit të kryhet në IEVP të sigurisë së lartë.

– Shpenzimet procedurale i ngarkohen të pandehurit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trafik droge e grup kriminal, Apeli i GJKKO dënon me 10 vite burg Endi Braçajn appeared first on Euronews Albania.

Atentati i dytë i dështuar ndaj tij, reagon për herë të parë Donald Trump

By: rom ario
16 September 2024 at 11:56

Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar pas atentatit të dështuar që ishte organizuar ndaj tij, teksa po luante golf në West Palm Beach, Florida.

Sipas mediave të huaja, në reagimin tim Trump falënderoi të dielën Shërbimin Sekret Amerikan dhe zyrtarë të tjerë të zbatimit të ligjit për punën e tyre në mbrojtje të tij.

“PUNË E BËRË ISHTE ABSOLUTISHT E SHQYRTUESHME”, postoi Trump në rrjetin social ‘Truth Social’.

“Do të doja t’i falënderoja të gjithë për shqetësimin dhe urimet tuaja, sigurisht që ishte një ditë interesante! Më e rëndësishmja, dua të falënderoj Shërbimin Sekret të SHBA-së, Sherif Ric Bradshaë dhe Zyrën e tij të Patriotëve të guximshëm dhe të përkushtuar, si dhe të gjithë Forcat e Zbatimit të Ligjit, për punën e jashtëzakonshme të bërë sot në ‘Trump International’ për të më mbajtur mua, si presidenti i 45-të i Shtetet e Bashkuara dhe kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, SAFE”, ka shkruar Trump.

Ish-presidenti nuk u lëndua nga incidenti. Ai kishte qenë duke luajtur golf me donatorin Steve Witkoff kur u sulmuan, sipas një burimi të njohur me çështjen.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Atentati i dytë i dështuar ndaj tij, reagon për herë të parë Donald Trump appeared first on Euronews Albania.

“Më rrahën nipin”-Plagosi 2 persona në Malësi të Madhe, zbardhet dëshmia e Lul Rakaj

By: rom ario
16 September 2024 at 10:44

Është zbardhur dëshmia e Lul Rakaj, i cili plagosi një ditë më parë 2 persona me 8 plumba në Malësinë e Madhe.

Para efektivëve të Policisë, Rakaj ka deklaruar se ka qëlluar pasi dy personat që mbetën të plagosur i kishin rrahur nipin.

“Pak ditë më parë dy personat që kam plagosur kanë goditur nipin tim duke e rrahur. Nuk e di se çfarë konflikti kanë pasur por di që më kanë goditur nipin i cili më tregoi për ngjarjen e ndodhur. Unë shkova për të folur me ta dhe aty nisi debati. Dyshova se njëri prej tyre kishte armë zjarri ndaj duke menduar se mund të më vrisnin qëllova ndaj tyre”, ka thënë Rakaj.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, ku Rakaj qëlloi me armë zjarri duke lënë të plagosur shtetasit Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj të cilët u transportuan në spitalin rajonal të Shkodrës.

Rakaj u arrestua pas 3 orësh ndjekje nga efektivët, ndërkohë nga ana e policisë ende nuk janë zbardhur motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

“Nisur nga fakti që autori ishte i armatosur, në ndihmë të Drejtorisë Vendore të  Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Malësisë së Madhe, shkuan Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe  dy grupe të Forcave Speciale RENEA, për të bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, Shërbimet e Policisë Kufitare morën masa për bllokimin e kufirit  me qëllim mos lejimin e largimit drejt Malit të Zi, të autorit të dyshuar.

Pas afro tre orë ndjekjeje dhe kontrollesh, Forcat Speciale RENEA, në zonën e ballkonit të Tamarës, lokalizuan dhe rrethuan autorin e dyshuar duke i bërë thirrje që ai të dorëzohej.

Shtetasi L.R nuk iu përgjigj thirrjes për dorëzim, por tentoi disa herë që të dilte nga rrethimi duke përfituar edhe nga koha e keqe me reshje shiu dhe nga zona e pyllëzuar, por nuk ka mundur dot  të largohet dhe pas disa minutash në rrethim është kapur e vënë në pranga”, sqaronte dje policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Më rrahën nipin”-Plagosi 2 persona në Malësi të Madhe, zbardhet dëshmia e Lul Rakaj appeared first on Euronews Albania.

Kinë| Shangai goditet nga tajfuni më i fortë në disa dekada

By: rom ario
16 September 2024 at 10:37

Një tajfun i fuqishëm goditi qendrën financiare të Kinës, Shangai.

Tajfuni Bebinca zbarkoi të hënën rreth orës 7:30 – sipas kohës lokale – në zonën bregdetare Lingang Nju Siti, tha Administrata Meteorologjike e Kinës.

Mijëra banorë u evakuuan, ndërsa të gjitha fluturimet në të dyja aeroportet kryesore të qytetit u anuluan.

Shërbimet e trenave ndaluan dhe autostradat u mbyllën, gjithashtu.

Tajfuni Bebinca është stuhia më e fortë që ka goditur Shangain në 75 vjet, sipas medias shtetërore kineze.

Autoritetet lëshuan alarmin e kuq – që është niveli më i lartë i rrezikut – për shkak të erërave që kaluan shpejtësinë prej 150 kilometrash në orë.

Më herët, tajfuni Bebinca kaloi edhe në Japoni dhe në Filipinet qendrore dhe jugore, ku nga rënia e pemëve humbën jetën gjashtë persona, shkruan REL.

Media shtetërore kineze tha se Bebinca pritet të lëvizë në veriperëndim, duke shkaktuar reshje të dendura shiu dhe erëra të forta në provincat Jiangsu, Zhejiang dhe Anhui.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kinë| Shangai goditet nga tajfuni më i fortë në disa dekada appeared first on Euronews Albania.

EMRAT| Përzgjidhen me short 8 gjyqtarë në vendet vakante në Kolegjin Zgjedhor

By: rom ario
16 September 2024 at 10:31

Ditën e sotme janë zgjedhur 8 gjyqtarë me një mandat 5-vjeçar në vendet vakante në Kolegjin Zgjedhor.

Sipas burimeve për Euronews Albania, në garë për këto vende vakante ishin 95 gjyqtarë, përzgjedhja e të cilëve u bë me short me gogla.

Gjyqtarët e përzgjedhur do të shqyrtojnë të gjitha ankimet që shkojnë nga partitë politike pas vendimeve të marra nga KQZ dhe KAS.

Emrat e gjyqtarëve të përzgjedhur:

1-Ornela Naqellari e përzgjedhura e parë

2-Alma Kodraliu

3-Iliba Bezati

4-Entela Shedula

5-Enkel Peza

6-Rexhep Bekteshi

7-Artan Çupi

8-Lutfie Celami

LEXONI GJITHASHTU:

The post EMRAT| Përzgjidhen me short 8 gjyqtarë në vendet vakante në Kolegjin Zgjedhor appeared first on Euronews Albania.

U korruptua nga Rrumi i Shijakut, Apeli i GJKKO merr vendim për ish-avokatin Kërçuku

By: rom ario
16 September 2024 at 10:20

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka dënuar me 3 vite burgim ish-avokatin e shtetit, Irgen Kërçuku.

Kërçuku do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar dhe do i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 vite burg, ku në përllogaritje të përfshihet edhe periudha e qëndrimit me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi”.

Ai akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin Aleksandër Laho (Rrumin e Shijakut), falsifikoi dokumenta për të përfituar një tokë në bregdet.

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar), dhe Daniela Shirka (anëtare),  më datë 16.09.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 36 akti, datë 27.05.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit/të pandehurit I.K., kundër vendimit nr. 77, datë 16.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit I.K. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.Penal (para ndryshimeve të ligjit Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 3 vite burgim.

2.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit I.K. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.

3.Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi, ku në përllogaritje të përfshihet edhe periudha e qëndrimit me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

4.Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit I.K. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

5.Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.

6.Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga prokurori dhe i pandehuri në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 77, datë 16.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit I.K.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U korruptua nga Rrumi i Shijakut, Apeli i GJKKO merr vendim për ish-avokatin Kërçuku appeared first on Euronews Albania.

Reshje e masa ajrore nga Poli i Veriut, meteorologia Porja: Si pritet moti këtë javë

By: rom ario
16 September 2024 at 10:03

Meteorologia Lajda Porja është shprehur se java që sapo ka nisur pritet të ketë një larmishmëri stinësh brenda ditës.

Komentet Porja i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se gjatë kësaj jave do të ketë alternim të reshjeve të shiut dhe të ftohtit gjatë mbrëmjeve e mëngjeseve, me diell dhe temperatura të larta gjatë mesditës.

Ajo tha gjithashtu se prej të martës pasdite reshjet e shiut pritet të intensifikohen, duke u shtuar dukshëm gjatë ditës së enjte.

Sipas Porjas, në disa zona malore ka pasur edhe reshje dëbore, për shkak të masave ajrore të ftohta që vijnë nga Poli i Veriut.

“Sot parashikohet që maksimumi të regjistrohet 27 gradë. Nesër pasdite parashikohet që të kemi një sistem vranësirash që do të sjellë reshje të martën pasdite, të mërkurën dhe të enjten. Të enjten do të rriten temperaturat, në zonat malore shkon në 10-11 gradë dhe maksimumi shkon në 28-29 gradë.

Do ta specifikoja një javë tipike vjeshte. Nga e marta e deri në fundjavë do të ketë reshje, kryesisht në zonat qëndrore dhe jugore. Orët e para të mëngjesit dhe mbrëmjet vonë do të jenë mjaft të freskëta. Do të kemi brenda 24 orëve një larmi të stinëve.

Të martën gjatë natës dhe të mërkurës do të kemi erë të fortë. Ka patur reshje të pakta dëbore në majat e maleve, për shkak se të shtunën dhe të dielën patëm një rënie të ndjeshme temperaturash. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e një mase të ftohtë që vjen nga Poli i Veriut duke u futur drejt Ballkanit”, tha Porja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Reshje e masa ajrore nga Poli i Veriut, meteorologia Porja: Si pritet moti këtë javë appeared first on Euronews Albania.

Atentati i dytë ndaj Donald Trump, kush është 58-vjeçari i arrestuar në SHBA

By: rom ario
16 September 2024 at 08:38

Një 58-vjeçar u arrestua të dielën pas atentatit ndaj ish-Presidentit Donald Trump në Florida.

Sipas mediave të huaja, ai është një ndërtues i vetëpunësuar banesash në Hawaii, i cili ka shkruar në mediat sociale mbi politikën dhe ngjarjet aktuale, ndonjëherë duke kritikuar Trump.

Ryan Wesley Routh, për të cilin autoritetet dyshojnë se po planifikonte të sulmonte ish-presidentin teksa luante golf, postoi komente në një llogari në rrjetin social ‘X’, duke iu referuar atentatit ndaj Trump në korrik.

Routh etiketoi Presidentin Joe Biden dhe Zëvendës Presidentin Kamala Harris, në postime të veçanta, duke i inkurajuar ata të vizitonin të plagosurit në tubim.

“Ju dhe Biden duhet të vizitoni të plagosurit në spital nga tubimi i Trump dhe të merrni pjesë në funeralin e zjarrfikësit të vrarë. Trump nuk do të bëjë kurrë asgjë për ta”, shkroi ai në një postim drejtuar Harris.

Në një postim të prillit në ‘X’, duke etiketuar llogarinë presidenciale të Bidenit, ai shkroi se fushata e Bidenit duhet të jetë e tilë: “Quhet diçka si KADAF. Mbajeni Amerikën demokratike dhe të lirë. Trump-ët do t’i bëjnë amerikanët skllevër përsëri. DEMOKRACIA është në fletëvotim dhe ne nuk mund të humbasim.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Atentati i dytë ndaj Donald Trump, kush është 58-vjeçari i arrestuar në SHBA appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 15 September 2024Main stream

Të shtënat me armë të dëgjuara pranë Donald Trump, merret në pyetje një person

By: rom ario
15 September 2024 at 22:02

Një person po merret në pyetje në lidhje me të shtënat me armë të raportuara pranë kursit ndërkombëtar të golfit Trump në Florida, thotë partneri amerikan i Sky News NBC, duke cituar tre zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit.

Sipas mediave të huaja, hetuesit po përpiqen të konfirmojnë nëse një armë u gjet apo jo në shkurret pranë fushës së golfit ku ish-presidenti po luante, sipas NBC.

Shtëpia e Bardhë ka thënë më herët se janë “të lehtësuar kur e dinë se” Donald Trump është i sigurt pasi të shtëna me armë janë dëgjuar pranë fushës së tij të golfit në Florida.

“Presidenti dhe Zëvendës Presidenti janë informuar për incidentin e sigurisë në kursin ndërkombëtar të golfit Trump, ku ish-presidenti Trump ishte duke luajtur golf”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

“Ata janë të lehtësuar kur e dinë se ai është i sigurt. Ata do të mbahen të përditësuar rregullisht nga ekipi i tyre”, thuhej më tej në deklaratë.

Donald Trump është “lëvizur në siguri” nga Shërbimi Sekret pas raportimeve të të shtëna me armë pranë fushës së tij të golfit në West Palm Beach, Florida, ka thënë një zyrtar i lartë i zbatimit të ligjit për rrjetin partner amerikan të Sky News, NBC.

Zyrtari i zbatimit të ligjit tha se nuk ka asnjë provë në këtë fazë se zoti Trump ishte objektivi.

Fushata e Trump ka lëshuar një deklaratë duke thënë se kandidati presidencial republikan është “i sigurt pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të shtënat me armë të dëgjuara pranë Donald Trump, merret në pyetje një person appeared first on Euronews Albania.

Raportimet për të shtëna me armë pranë Donald Trump, reagon Shtëpia e Bardhë

By: rom ario
15 September 2024 at 21:46

Shtëpia e Bardhë ka thënë se janë “të lehtësuar kur e dinë se” Donald Trump është i sigurt pasi të shtëna me armë janë dëgjuar pranë fushës së tij të golfit në Florida.

“Presidenti dhe Zëvendës Presidenti janë informuar për incidentin e sigurisë në kursin ndërkombëtar të golfit Trump, ku ish-presidenti Trump ishte duke luajtur golf”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

“Ata janë të lehtësuar kur e dinë se ai është i sigurt. Ata do të mbahen të përditësuar rregullisht nga ekipi i tyre”, thuhej më tej në deklaratë.

Donald Trump është “lëvizur në siguri” nga Shërbimi Sekret pas raportimeve të të shtëna me armë pranë fushës së tij të golfit në West Palm Beach, Florida, ka thënë një zyrtar i lartë i zbatimit të ligjit për rrjetin partner amerikan të Sky News, NBC.

Zyrtari i zbatimit të ligjit tha se nuk ka asnjë provë në këtë fazë se zoti Trump ishte objektivi.

Fushata e Trump ka lëshuar një deklaratë duke thënë se kandidati presidencial republikan është “i sigurt pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Raportimet për të shtëna me armë pranë Donald Trump, reagon Shtëpia e Bardhë appeared first on Euronews Albania.

“U angazhova se ishte trend”-Roy Bashaj shpalos arsyet se përse është bashkuar me PS

By: rom ario
15 September 2024 at 21:27

Sekretari i Rinisë në PS, Roy Bashaj, ka shpalosur në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania arsyet se përse është angazhuar në politikë.

Bashaj tha se ai e ka nisur shumë herët aktivitetin e tij në Forumin Rinor të PS dhe shtoi se kur ka filluar aktivitetin politik, nuk kishte ndonjë interes të drejtpërdrejtë apo pikëpamje shumë të zhvilluara.

Ai tha se fillimisht ka hyrë në PS pasi në atë kohë ishte në modë, sepse sipas tij, shumë shokë të tijët angazhoheshin në FRESSH.

Bashaj tha gjithashtu se me kalimin e kohës zhvilloi edhe pikëpamjet e tij politike, në mënyrë që të ishte i aftë të bënte dallimin mes të majtës dhe të djathtës.

“Nga eksperienca si një njeri që është angazhuar në forumin rinor të PS dhe pastaj në PS, do të sugjeroja të merrni parasysh edhe faktin që ka të rinj që në moshën 15-vjeç, 16 dhe 17-vjeç, që nuk kanë asnjë lloj interesi në sensin e drejtpërdrejtë, nuk ka ndodhur ndonjëherë që ne të ofrojmë ‘hajdeni te ne se do iu falim provimet e matyrës’.

Besoj që ka një lloj faktori tjetër që është njohja me të ngjashmit e tu. Një 15-vjeçar nuk vjen aty edhe të thotë ‘unë jam i majtë dhe do gjej të majtët e tjerë njësoj si unë’. Vjen sepse gjen aty disa djem dhe vajza që kanë interesa të përbashkëta, sepse i pëlqen një vajzë apo një djalë, etj. FRESSH për këto gjëra është i suksesshëm, ka nxjerrë edhe familje.

Thjesht në sens këshille të kesh parasysh që ka edhe të rinj që nuk kanë interesa specifik, por hyjnë në politikë për arsye të ndryshme. Unë kam qenë një nga ata që patjetër kur isha 15 vjeç nuk mund të thoja që bindjet e mia të ishte se e majta është më e mirë se e djathta. Por kjo ishte një gjë që erdhi me angazhimin tim gjatë rrugës. Pra angazhimi im nisi vetëm si një gjë trendi e momentit. Kisha shumë nga shoqëria ime që shkonin aty edhe thashë pse të mos shkoj edhe unë ta provoj”, tha Bashaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “U angazhova se ishte trend”-Roy Bashaj shpalos arsyet se përse është bashkuar me PS appeared first on Euronews Albania.

BBC: Vance dyfishon pretendimet e rreme për ‘ngrënjen e kafshëve shtëpiake’ në SHBA

By: rom ario
15 September 2024 at 21:02

Bashkëshorti i kandidatit të Donald Trump, JD Vance, ka dyfishuar pretendimet e rreme se emigrantët po hanë kafshë shtëpiake në një qytet të Ohajos, pasi zyrtarët e qytetit i kundërshtuan vazhdimisht thashethemet.

Sipas mediave të huaja, pretendimet e pabaza kanë çuar në disa kërcënime sigurie dhe të dielën Universiteti Wittenberg në Springfield tha se duhej të anulonte ngjarjet për shkak të një kërcënimi që synonte anëtarët e komunitetit të saj Haitian.

Duke u shfaqur në emisionet e bisedave të së dielës, Vance mbrojti historitë e rreme, duke thënë se “mediat i injoruan plotësisht këto gjëra, derisa unë dhe Donald Trump filluam të flasim për memet e maceve”.

“Nëse më duhet të krijoj histori në mënyrë që media amerikane t’i kushtojë vëmendje vuajtjeve të popullit amerikan, atëherë kjo është ajo që do të bëj,” tha ai për CNN.

“Ajo vjen nga llogari të dorës së parë nga zgjedhësit e mi. Unë them se ne po krijojmë një histori, domethënë po krijojmë mediat amerikane duke u fokusuar në të”.

Vance është një senator amerikan që përfaqëson Ohio.

Ai ishte i pari paraqiti pretendimet për ngrënien e kafshëve javën e kaluar, përpara se Trump t’i përforconte ato në debatin e tij të parë presidencial kundër Kamala Harris.

Që atëherë, zyrtarët e qytetit të Springfield i kanë hedhur poshtë vazhdimisht pretendimet.

Kryebashkiaku Rob Rue i tha BBC-së se teoritë e konspiracionit dhe premtimi i Trump për të “deportuar masivisht” emigrantët nga Springfield, po e dëmtonin qytetin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post BBC: Vance dyfishon pretendimet e rreme për ‘ngrënjen e kafshëve shtëpiake’ në SHBA appeared first on Euronews Albania.

Zëdhënësi i fushatës së Trump: Të shtëna me armë zjarri pranë ish-Presidentit

By: rom ario
15 September 2024 at 20:39

Sipas mediave të huaja, njerëz nga fushata e Trump të dielën thanë se ish-presidenti Trump është “i sigurt, pas të shtëna me armë në afërsi të tij”.

“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të tjera për momentin”, tha në një deklaratë zëdhënësi i fushatës së Trump, Steven Cheung.

Mediat në SHBA raportojnë se të shtënat kanë ndodhur pranë fushës së golfit të zotit Trump në Palm Beach, Florida, ndërkohë që ende nuk ka asgjë të konfirmuar.

Kujtojmë se Trump mbeti i plagosur pas një atentati me armë zjarri në 13 korrik, ku njëri prej plumbave e kapi në vesh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zëdhënësi i fushatës së Trump: Të shtëna me armë zjarri pranë ish-Presidentit appeared first on Euronews Albania.

Mali i Zi, biblotekë me zë për të nxitur arsimimin në gjuhën shqipe

By: rom ario
15 September 2024 at 20:25

Për herë të parë për komunitetin shqiptar në Malin e Zi nisi të funksionojë biblioteka me zë në gjuhën shqipe, e cila ka për qëllim promovimin e leximit dhe edukimit përmes kësaj forme, veçanërisht për ata që kanë vështirësi me shikimin. Projekti synon të ruajë dhe të promovojë gjuhën dhe kulturën shqiptare, duke inkurajuar më shumë të rinj dhe të rritur të përfshihen në botën e letërsisë.

Për herë të parë për komunitetin shqiptar në Malin e Zi nisi të funksionojë biblioteka me zë në gjuhën shqipe, e cila ka për qëllim promovimin e leximit dhe edukimit përmes kësaj forme, veçanërisht për ata që kanë vështirësi me shikimin.

Autorja Luljeta Avdiu Cura thotë se në këtë projekt janë përfshirë autorët shqiptarë nga Mali i Zi, për tu zgjeruar më vonë edhe me autorët tjerë nga rajoni.

“Projekti Biblioteka me zë, siç e kam titulluar “Audio vepra shqip” është një projekt i rëndësishëm te shqiptarët në Malin e Zi për vet faktin se do të publikohen audio libra të krijuesve nga shqiptarët e Malit të Zi, por edhe të autorëve tjerë nga rajoni. Qëllimi i këtij projekti është të edukohen të rinjtë dhe të rejat brenda vendit por edhe i dedikohet bashkëatdhetarëve, të cilët janë duke i rritur dhe edukuar fëmijët në diasporë”, tha zonja Cura.

Zonja Cura, vë në dukje, se projekti synon të ruajë dhe të promovojë gjuhën dhe kulturën shqiptare, duke inkurajuar më shumë të rinj dhe të rritur të përfshihen në botën e letërsisë.

“Ka humbur dëshira te brezi i ri për të lexuar libër në formën tradicionale dhe me që ata tërë kohën kanë qasje në mjetet e ndryshme të teknologjisë, ky fakt mundësoi edhe bibliotekën me zë duke besuar se kurreshtja i bën të ndëgjojnë libra të këtij zhanri”, tha autorja e projektit.

Zonja Cura mendon se projekti nuk do të ketë fund dhe do të mbështetet nga institucionet përkatëse për ta zhvilluar këtë formë të edukimit.

“Ky është një projekt që nuk ka fund dhe shpresoj të përkrahet në vazhdimësi nga Fondi i Pakicave të Malit të Zi apo edhe nga institucionet tjera, të cilat e duan fjalën e shkruar”, tha zonja Cura, shkruan VOA.

Vlera e leximit në zhvillimin personal dhe arsimor është e madhe dhe librat me zë, sipas zonjës Cura ofrojnë një mënyrë të re për të përvetësuar njohuri, veçanërisht për ata që kanë vështirësi me shikimin, por edhe për ata që preferojnë të dëgjojnë përmbajtje gjatë aktiviteteve të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mali i Zi, biblotekë me zë për të nxitur arsimimin në gjuhën shqipe appeared first on Euronews Albania.

Këshilltari amerikan: Biden do të flasë me Zelenskyn për raketat me rreze të gjatë

By: rom ario
15 September 2024 at 18:45

Joe Biden do të flasë drejtpërdrejt me Volodomyr Zelenskyy për raketat me rreze të gjatë më vonë këtë muaj, sipas këshilltarit të tij për sigurinë kombëtare.

Sipas mediave të huaja, duke folur nga distanca në një konferencë në Kiev, Jake Sullivan tha se çështja nëse Ukrainës do t’i jepet leje nga vendet perëndimore për të përdorur armët e saj për të nisur sulme thellë në Rusi, ishte objekt i “konsultimeve intensive” midis aleatëve.

Ai tha se Biden do të fliste me Presidentin ukrainas për armët dhe për një paketë të re “të konsiderueshme” të ndihmës për të cilën Uashingtoni po punon.

Zelenskyy ka thënë se dëshiron t’i paraqesë zotit Biden një “plan fitoreje” gjatë bisedimeve të tyre të ardhshme, të cilat ai beson se do ta detyrojnë Rusinë t’i japë fund luftës së saj.

“Unë mendoj se ne kemi nevojë për një strategji gjithëpërfshirëse për sukses në këtë luftë dhe kjo është ajo që presidenti Zelenskyy thotë se ai po sjell,” tha Sullivan, duke shtuar se presidenti në largim Biden ishte “i etur për atë bisedë”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Këshilltari amerikan: Biden do të flasë me Zelenskyn për raketat me rreze të gjatë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌