Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Rama takim “urgjent” me kryebashkiakët. Detaje ku do të mbahet takimi edhe me drejtuesit politikë

By: redi
16 September 2024 at 16:54

Partia Socialisti duhet se është gati për zgjedhje parlamentare që do të mbahen në 2025, sepse kanë ndarë çdo punë dhe vëmendja e kryeministrit Edi Rama është e madhe. Rama do të mbledhë nesër (e martë 17 shtator) në orën 14:00 në Tiranë drejuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e bashkive. Ky takim “urgjent” bëhet në kuadër të organizimit të punëve në terren për zgjedhjet në 2025.

Source

Ndryshimet në PS/ Dordolecët e rinj të Edi Ramës

By: user 2
16 September 2024 at 15:03

Edi Rama ka arritur të rekrutojë në PS, të rinj të ngjashëm me kadetët e ish Shkollës së Bashkuar, të cilët rrekeshin të rivendosnin bustin e Enverit në 21 shkurt 1991, pasi atë e kishin rrëzuar një ditë më parë studentët e futur në grevë urie.

Kjo është fabula e asaj që është propaganduar si ripërtëritja e PS-së dhe kjo po del më qartë se kudo në spin-imin e këtyre të rinjve të akademisë politike të socialistëve, në emisionet televizive në prime time. Përballja e tyre me publikun në të paprituarat e një debati televiziv, i ka nxjerrë ata bllof, ndryshe nga fjalimi i parapërgatitur që lexoi Helena Kaçe në kongresin e PS-së, ku tregoi se sa besim kishte gjyshja e saj tek Skënderbeu i ri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Pak ditë më parë, në Opinionin e të enjtes, në studion e Fevziut u shfaq një portret i ri, si përfaqësuese e PS. Nënkryetarja e Asamblesë së PS-së, Ilva Gjuzi, u përball në disa replika me ish kandidatin e opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi dhe ajo u shndërrua në lajm me një batutë. Ajo tha se Këlliçi ishte aq kandidat i dobët sa do kishte humbur edhe sikur ndaj tij të kishte kandiduar ajo, dora vetë, e jo më Erion Veliaj. Pra shikoni, një vajzë tek të tridhjetat, e shkolluar në Londër për arkitetkturë, e vë veten shumë më poshtë sesa Lali i 5D. Natyrisht ajo nuk ka përvojën dhe nuk njeh kulisat e politikës, po të rinjtë shquhen për ëndërrimtarë, idealistë dhe synues të së pamundurës, pra të aftë të sfidojnë këdo, madje të “vrasin” baballarët. Por asgjë e tillë nuk dukej tek Ilva, e cila kishte kishte përvetësuar me shpejtësi artin e të përshtaturit, të trashëguar ndoshta nga i ati i saj, ish krytar i PS në Golem.

Por kulmi i qesharakëzimit të këtyre prurjeve të reja do të shpërfaqej gjatë emisionit të Jonida Shehut të dielën në mbrëmje, në Euronews. Aty qenë ftuar 19 vjeçarja Helena Kaçe, sekretari i rinisë, Roy Bashaj dhe vetë Ilva Guzi. Kulmi arriti kur këta kandidatë për deputetë të PS së reformuar u pyetën për figuarat e politikës së vjetër. Natyrisht lavdëruan Erion Veliajn, si mbështetës i të rinjve, thanë fjalë të mira për Gramoz Ruçin, njëra e pershkroi Ilir Metën si gjarpër dhe nuk guxuan të tre, ndonëse dikush u përtyp, dikush u skuq dhe dikush u vu në siklet, të thoshin ndonjë fjalë për Arben Ahmetajn. “Nuk e njohim” qe qëndrimi standart.

Por qershia mbi tortë qe kur në monitor u shfaq fotoja e Ramës dhe tre të rinjve u duhej të komentonin difektet e tij.

“Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa nga ne të tjerët. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”, tha me një vetkënaqësi që i buronte nga të gjitha shqisat, Ilva Gjuzi.

“Nuk kam kapacitet të gjykoj në këto nivele, jo për të qënë politikisht korrekt po kështu mendoj”, vazhdoi si i zënë në faj Roy Bashaj.

Dhe kulmi, Helena Kaçe, ajo që u shpall nga Rama në kongres si pasardhësja e tij: “E meta e Edi Ramës është se ai bën aq shumë për vendin sa harron edhe veten e tij”, tha ajo. Tani ta krahasosh këtë 19 vjeçare, me Elisën që e quan Skënderbe, me Mimin që e konsideron artist me famë ndërkombëtare, me Milvën që e etiketon pa frikë si brandin e Shqipërisë në botë, e kupton fare lehtë se sa po rinovohet PS-ja.

Rama, ndonëse mund të ndryshojë moshën mesatare, po e tredh deri në fund mendimin e lirë dhe kritik në parti. Shembull qenë këta të rinj që fabrika e manipulimit vendosi t’i testojë në emisionet e mbrëmjes, në përpjekje për të dhënë mesazhin e rinovimit. I gjithë operacioni ka rezultuar një dështim dhe nuk dihet më nëse zyra e propagandës do t’i lejojë më të dalin në TV.

©Lapsi.al

The post Ndryshimet në PS/ Dordolecët e rinj të Edi Ramës appeared first on Lapsi.al.

Mandati i Xhaçkës, Vokshi: Ka rënë shteti. Keni vënë grupin e PS mbi Kushtetuesen

By: Ela
16 September 2024 at 11:58

Deputetja demokrate Albana Vokshi deklaron se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë shteti. Në mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Vokshi u shpreh se mbi Gjykatën Kushtetuese është vënë Grupi parlamentar i PS, ndërsa atë që ndodhi […]

The post Mandati i Xhaçkës, Vokshi: Ka rënë shteti. Keni vënë grupin e PS mbi Kushtetuesen appeared first on BoldNews.al.

Mblidhet grupi i PS, Peleshi zbardh detaje nga takimi

By: E.K
16 September 2024 at 10:36

Kreu i grupit parlamentar të PD, Niko Peleshi, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit, u shpreh se një nga gjërat ku u vu theksi është se duhem ë shumë angazhim dhe përfshirje. “Vijmë pas një takimi në Elbasan të premten, qëllimi ishte krijimi i më shumë sinergjie dhe kuptim më të mirë […]

The post Mblidhet grupi i PS, Peleshi zbardh detaje nga takimi appeared first on FaxWeb.

Socialistet e reja: Rama ka të metë se bën më shumë për Shqipërinë, se për veten

16 September 2024 at 10:01

Kryeministri Edi Rama duket se po tenton të largojë socialistët e vjetër nga partia, për t’i zëvendësuar me “ushtarë” të bindur që e adhurojnë dhe e shohin si një idhull. Prurjet e reja në PS-së, kryesocialistit Edi Rama po i dalin të gjitha si Bora Muzhaqi, teksa duan që të ecin në hapat e ish-ministrive […]

The post Socialistet e reja: Rama ka të metë se bën më shumë për Shqipërinë, se për veten appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 15 September 2024Main stream

“U angazhova se ishte trend”-Roy Bashaj shpalos arsyet se përse është bashkuar me PS

By: rom ario
15 September 2024 at 21:27

Sekretari i Rinisë në PS, Roy Bashaj, ka shpalosur në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania arsyet se përse është angazhuar në politikë.

Bashaj tha se ai e ka nisur shumë herët aktivitetin e tij në Forumin Rinor të PS dhe shtoi se kur ka filluar aktivitetin politik, nuk kishte ndonjë interes të drejtpërdrejtë apo pikëpamje shumë të zhvilluara.

Ai tha se fillimisht ka hyrë në PS pasi në atë kohë ishte në modë, sepse sipas tij, shumë shokë të tijët angazhoheshin në FRESSH.

Bashaj tha gjithashtu se me kalimin e kohës zhvilloi edhe pikëpamjet e tij politike, në mënyrë që të ishte i aftë të bënte dallimin mes të majtës dhe të djathtës.

“Nga eksperienca si një njeri që është angazhuar në forumin rinor të PS dhe pastaj në PS, do të sugjeroja të merrni parasysh edhe faktin që ka të rinj që në moshën 15-vjeç, 16 dhe 17-vjeç, që nuk kanë asnjë lloj interesi në sensin e drejtpërdrejtë, nuk ka ndodhur ndonjëherë që ne të ofrojmë ‘hajdeni te ne se do iu falim provimet e matyrës’.

Besoj që ka një lloj faktori tjetër që është njohja me të ngjashmit e tu. Një 15-vjeçar nuk vjen aty edhe të thotë ‘unë jam i majtë dhe do gjej të majtët e tjerë njësoj si unë’. Vjen sepse gjen aty disa djem dhe vajza që kanë interesa të përbashkëta, sepse i pëlqen një vajzë apo një djalë, etj. FRESSH për këto gjëra është i suksesshëm, ka nxjerrë edhe familje.

Thjesht në sens këshille të kesh parasysh që ka edhe të rinj që nuk kanë interesa specifik, por hyjnë në politikë për arsye të ndryshme. Unë kam qenë një nga ata që patjetër kur isha 15 vjeç nuk mund të thoja që bindjet e mia të ishte se e majta është më e mirë se e djathta. Por kjo ishte një gjë që erdhi me angazhimin tim gjatë rrugës. Pra angazhimi im nisi vetëm si një gjë trendi e momentit. Kisha shumë nga shoqëria ime që shkonin aty edhe thashë pse të mos shkoj edhe unë ta provoj”, tha Bashaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “U angazhova se ishte trend”-Roy Bashaj shpalos arsyet se përse është bashkuar me PS appeared first on Euronews Albania.

Moti i keq përmbyt Durrësin, Hysaj me ironi: Mos harroni çizmet e llastikut/ PAMJET

By: Ela
15 September 2024 at 12:11

Anëtarja e Kryesisë së PD, Jola Hysaj ka publikuar pamjet nga qyteti i Durrësit, që siç shihet për shkak të reshjeve të shiut disa rrugë janë përmbytur, situatë e cila është e njejtë prej shumë vitesh dhe kryebashkiakja Sako s’bën asgjë për ta përmirësuar. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hysaj me ironi […]

The post Moti i keq përmbyt Durrësin, Hysaj me ironi: Mos harroni çizmet e llastikut/ PAMJET appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Përfundon mbledhja e Asamblesë së Tiranës, prezantohen detyrat e 3 drejtuesve të qarkut

By: M C
14 September 2024 at 21:13

Mbledhja e Asamblesë së Tiranës ka përfunduar pas rreth 2 orësh, ku morën pjesë kryeministri Rama dhe 2 drejtuesit politik të Tiranës, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu. Ndërkohë që Elisa Spiropali nuk ka qenë prezente për shkak të axhendës së saj.

Sipas Klan News, në këtë takim me dyer të mbyllura është kërkuar angazhim maksimal nga anëtarët e Asamblesë, kryesisht të fokusuar në përgatitjet për zgjedhjet, por gjithashtu çdo lloj koordinimi që do të kenë qoftë anëtarët e Asamblesë apo strukturat e tjera të PS-së, do e bashkëndajnë me drejtuesit e qarqeve.

Siç u përmend dhe në këtë mbledhje të Asamblesë, drejtuesit i kanë ndarë detyrat e tyre, ku Spiropali do të ketë komunikim me bashkitë e Tiranës si Vora, Kamza, Rrogozhina dhe Kavaja, gjithashtu edhe përsa i përket fushatës për zgjedhjet e ardhshme. Manastirliu do të ketë në përgjegjësi koordinimin me strukturat e PS-së në Tiranë. Ndërkohë që Veliaj do të jetë përgjegjësi kryesor përsa i përket fushatës dhe përgatitjes së skuadrave së PS-së në Tiranë.

Në këtë takim u kërkua angazhim mamsimal sidomos i të rinjve në terren, por gjithashtu kanë kërkuar që të ketë prurje të reja në PS. Për ato struktura që janë brenda PS-së është kërkuar që të intensifikojnë takimet në terren me qytetarët, duke u koordinuar me drejtuesit e qarqeve.

Mbledhja e sotme ishte një formë prezantimi për të gjitha pikëpamjet dhe strukturat e PS si dhe objektivat e Ramës për Tiranën, ku kryeministri kërkon një fitore më të madhe dhe se ajo e 2021-shit./tvklan.al

The post Përfundon mbledhja e Asamblesë së Tiranës, prezantohen detyrat e 3 drejtuesve të qarkut appeared first on Albeu.com.

Dosja e SPAK/ Berisha: Të shpallësh vepër penale “bamirësinë”, nuk ndodh askund

By: Oldi
14 September 2024 at 14:15

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar pjesë nga dosja hetimore dhe akuzat e ngritura nga SPAK për ‘korrupsion pasiv’. Berisha tha se SPAK ka marrë urdhër nga Rama për ta arrestuar liderin e opozitës, ndërsa shtoi se të shpallësh vepër penale “bamirësinë” është një absurd që nuk ndodh askund. “Nuk ka diskutim se si […]

The post Dosja e SPAK/ Berisha: Të shpallësh vepër penale “bamirësinë”, nuk ndodh askund appeared first on BoldNews.al.

Mandati i Xhaçkës/ Qëndresa Qytetare: Gjykata Kushtetuese u kthye në gardiane të mazhorancës

By: Ela
13 September 2024 at 17:43

Organizata Qëndresa Qytetare ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me veprimet e mazhorancës në lidhje me moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në një reagim në Facebook, ata e kanë kritikuar ashpër këtë institucion, duke e cilësuar atë si një “gardiane” të mazhorancës, ndërkohë që vetë mazhoranca nuk respekton vendimet e saj. Gjithashtu ata u […]

The post Mandati i Xhaçkës/ Qëndresa Qytetare: Gjykata Kushtetuese u kthye në gardiane të mazhorancës appeared first on BoldNews.al.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese hidhet në kosh, Olta Xhaçka falenderon deputetët e PS

By: user 5
13 September 2024 at 17:51

Në takimin e zhvilluar sot në Elbasan e mori fjalën edhe deputetja Olta Xhaçka. Siç mëson Lapsi.al ajo falenderoi kolegët e Grupit Parlamentar të PS për ndihmën që i patën dhënë duke shkelmuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur mandatin e saj.

Xhaçka ndihej mirënjohëse për mbrojtjen politike me urdhër të Edi Ramës por kurrsesi nuk dha asnjë shenjë pranimi te konfliktit të interesit pas dhënies së statusit “investitor strategjik” për bashkëshortin e saj.

Mbrëmë në mesnata mazhoranca hodhi në kosh sërish vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke vendosur që çështjen t’ja dërgojë për interpretim Komisionit të Venecias. ©LAPSI.al

The post Vendimi i Gjykatës Kushtetuese hidhet në kosh, Olta Xhaçka falenderon deputetët e PS appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Mos dorëzimi i Xhaçkës tek Kushtetuesja, grusht shteti nga Edi Rama

By: Ela
13 September 2024 at 15:53

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se ka kryer një grusht shteti me votimin e mbrëmshëm në Kuvend. Berisha, në një deklaratë për mediat, theksoi se Rama me anë të komisionit Xhafaj ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese. “Me këtë akt, Edi Rama dëshmoi se në duart e tij janë sot të përqendruara të gjitha pushtetet, […]

The post Berisha: Mos dorëzimi i Xhaçkës tek Kushtetuesja, grusht shteti nga Edi Rama appeared first on BoldNews.al.

PS mbledh deputetët, u bëhet vërejtje se nuk janë aktivë në TikTok

By: redi
13 September 2024 at 15:16

Që kur Partia Socialiste shpalli drejtuesit politikë dhe platformën që do të ndjekë për kandidatët për deputetët në lidhje me zgjedhjet parlamentare në 2025, lajmet nga selia rozë nuk kanë fund. Deputetët socialistë nuk janë shumë aktivë në TikTok dhe platformat e tjera të mediave sociale. Ky është përfundimi i dalë nga një analizë e kryer këtë të premte në mbledhjen e zhvilluar nga PS në Elbasan.

Source

PS mbron Olta Xhaçkën, reagon Bardhi: Puç kushtetues i Kuvendit, njësoj si regjimet diktatoriale

By: V K
13 September 2024 at 12:04

Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi Partia Socialiste mori në mbrojtje Olta Xhaçkën, duke penguar kalimin e mandatit të saj në Gjykatën Kushtetuese.

Deputeti demokrat e ka konsideruar një “puç kushtetues të Kuvendit’, duke theksuar se u injorua autoriteti i Gjykatës Kushtetuese.

“Është i pandodhur kurrë në 34 vjet, i paprecedent dhe i denjë vetëm për regjimet diktatoriale”, tha Bardhi, duke shtuar se “me votë politike të Edi Ramës në Kuvend dje u ekzekutua përfundimisht Reforma në Drejtësi”.

Reagimi i plotë nga Gazment Bardhi:

“Me votë politike të Edi Ramës në Kuvend dje u ekzekutua përfundimisht Reforma në Drejtësi. Puçi kushtetues i Kuvendit duke injoruar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese është i pandodhur kurrë në 34 vjet, i paprecedent dhe i denjë vetëm për regjimet diktatoriale.

Dje u varros përfundimisht edhe propaganda e Edi Ramës për komisione të posaçme për Shtetin Ligjor. Të gjithë ata që dyshuan se Edi Rama tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën, morën përgjigje finale me votimin e djeshëm, ku për herë të dytë Edi Rama refuzoi të ekzekutojë vendimet e GJK.

Shteti personal nuk ka asnjë lidhje me shtetin ligjor. Një vend kandidat për në BE dhe një vend anëtar i NATO-s ka shkelmuar para çdo shqiptari dhe ndërkombëtari parimet elementare të shtetit ligjor. Nga dje Shqipëria nul ka asnjë dallim me vendet autoritare!

GPPD dënon me forcë aktin e djeshëm të Kuvendit dhe të Edi Ramës, për ti dhënë statusin e paprekshme nga drejtësia bashkëpunëtores së tij dhe garanton se do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor“, shkruan Bardhi.

The post PS mbron Olta Xhaçkën, reagon Bardhi: Puç kushtetues i Kuvendit, njësoj si regjimet diktatoriale appeared first on Albeu.com.

PS mbron Xhaçkën, reagon Bardhi: Puç kushtetues i Kuvendit, njësoj si regjimet diktatoriale

By: Oldi
13 September 2024 at 11:40

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Partia Socialiste mori në mbrojtje Olta Xhaçkën duke penguar kalimin e mandatit të saj në Gjykatën Kushtetuese. Deputeti demokrat e ka konsideruar një “puç kushtetues të Kuvendit’, duke theksuar se u injorua autoriteti i Gjykatës Kushtetuese. “Është i pandodhur kurrë në 34 vjet, i paprecedent […]

The post PS mbron Xhaçkën, reagon Bardhi: Puç kushtetues i Kuvendit, njësoj si regjimet diktatoriale appeared first on BoldNews.al.

Detaje nga mbledhja e Ramës me grupin e deputetëve dhe ministrave, diskutime për integrimin dhe strategjia e komunikimit në fushatë

By: E.K
13 September 2024 at 10:28

Sot në Elbasan, Partia Socialiste do të zhvillojë një mbledhje informale.Kjo mbledhje pritet që të ndahet në dy sesione të mëdha. Në sesionin e parë pritet që të kemi diskutime për integrimin. Ndërsa, në sesionin e dytë pritet që të diskutohet për strategjinë më të mirë të komunikimit me qytetarët.Në sesionin e parë do kemi […]

The post Detaje nga mbledhja e Ramës me grupin e deputetëve dhe ministrave, diskutime për integrimin dhe strategjia e komunikimit në fushatë appeared first on FaxWeb.

“Duhet debat cilësor në Kuvend”- Zbardhen diskutimet në mbledhjen e deputetëve të PS

By: fra nc
13 September 2024 at 11:51

Prej më shumë se një orë ka nisur “retreat-i” i grupit parlamentar të PS në zonën e Labinotit në Elbasan.

Në pjesën e parë kanë patur fjalën, kryetari i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Fokusi i drejtuesve kryesor te Kuvendit ka qenë për më shumë angazhim të deputetëve dhe debat cilësor në parlament në muajt që kanë mbetur përpara se të nisë fushata për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Më pas fjalën e ka patur kryenegociatorja Majlinda Dhuka e cila ka bërë një përmbledhje të procesit te integrimit, mundësitë e financimit të projekteve nga BE, plani i rritjes dhe thellimi i reformave.

Më pas mbledhjes pritet t’i bashkohet dhe kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Duhet debat cilësor në Kuvend”- Zbardhen diskutimet në mbledhjen e deputetëve të PS appeared first on Euronews Albania.

Kryeministri Rama mbledh në Elbasan grupin e deputetëve të PS, ja fokusi i diskutimeve

13 September 2024 at 08:52
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në Elbasan grupin e socialistëve, ku pritet të drekojë me deputetet e tij. Takimi është parashikuar rreth orës 10:00 do të ndahet në tre sesione. Mësohet se do të jetë kryetari i Grupit Parlamentar, Niko Peleshi i cili do të mbajë fjalën hapëse. Ndërsa në pjesën e parë

Mandati i Xhaçkës, VOA: Vota e socialistëve pengon për herë të tretë dërgimin e rastit në Kushtetuese! Abstenuan në shumicë

By: GSH-al
13 September 2024 at 08:15

Në Shqipëri, për herë të tretë, vota e deputetëve socialistë pengon kalimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së mandatit të ish Ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Në ndryshim nga dy rastet e mëparshme, socialistët zgjodhën pas mesnatës të së enjtes, që këtë herë të abstenonin në shumicë (65 vota) dhe vetëm 9 u shprehën kundër.

Vetëm 25 votat e deputetëve të opozitës të cilat ishin në favor, nuk mund të bënin asgjë. Përfundimi mbeti i njejtë, pavarësisht se sipas kryetares së Gjyatës Kushtetuese Holta Zaçaj “askush nuk mund të vendosë të mos ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Fuqia e vendimeve të saj është e barabartë me fuqinë e ligjit. Të mos zbatosh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë të mos zbatosh Kushtetutën dhe ligjin”.

Rasti i mandatit të deputetes Xhaçka e ka zanafillën që në qershor të vitit 2022, kur 14 deputetë demokratë, iu drejtuan parlamentit me një mocion për konstatimin e pavlefshmërisë dhe përfundimin e mandatit të ish ministres.

Paralelisht, disa ditë më vonë një mocion i ngjashëm u paraqit dhe nga një tjetër grup deputetësh të opozitës. Sipas tyre zonja Xhaçka ishte në konflikt interesi, duke qenë se bashkëshorti i saj, ish deputeti socialist Artan Gaçi, kishte përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut.

Ndërkohë që vetë zonja Xhaçka ka këmbëngulur se ajo nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, dhe se statusi që ka përfituar bashkëshorti i saj nuk parashikon që diçka e tillë të ndodhë.

Në atë kohë, socialistët vlerësuan se nuk plotësoheshin kriteret për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Në nëntor 2022, ata votuan kundër mocionit të opozitës, e cila menjëherë më pas iu drejtua Gjykatës.

Kjo e fundit u përball me dy kërkesa, njëra nga 1 e dhjeta e deputetëve, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave mes tyre dhe parlamentit dhe shfuqizimin e vendimit të marrë prej tij, dhe tjetra, nga 1 e pesta e deputetëve që përveç shfuqizimit të vendimit, kërkonte konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit, pra shqyrtimin prej saj, direkt të rastit.

Gjykata i kaloi të dyja kërkesat në seancë gjyqësore, por në fund, në janar të vitit 2023, i dha të drejtë 1 të dhjetës së deputetëve duke rrëzuar vendimin e parlamentit dhe duke vlerësuar se çështja duhej trajtuar prej saj dhe jo nga parlamenti, i cili sipas Kushtetueses, duhet të kishte pranuar mocionin e opozitës. Ndërsa kërkesa e 1 të pestës së deputetëve u pushua.

Për më shumë se 1 vit, rasti u mbajt zvarrë nga parlamenti, dhe vetëm në prill 2024, kaloi sërish në seancë plenare, ku 72 votat kundër të shumicës, bllokuan sërish dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Socialistët iu referuan përcaktimit ligjor se “parlamenti vendos” dhe se vendimet merren me votë, e deputetët janë të lirë për mënrën se si votojnë, dhe se kjo përcaktohet në Kushtetutë ku thuhet se mandati i tyre nuk është detyrues.

Opozita e cilësoi qëndrimin e socialistëve një “puç kushtetues” dhe iu drejtuan sërish gjykatës, e cila në korrik të këtij viti shfuqizoi sërish vendimin e parlamentit, duke kërkuar sërish nga parlamenti që rasti t’i përcillej asaj.

Kryetarja Zaçaj tha se: “deputetët duhet të votojnë në përputhje me urdhërimin e Gjykatës, pasi ky votim nuk është një procedurë e zakonshme parlamentare dhe si e tillë nuk ka të bëjë me parimin e mandatit jodetyrues të deputetit, por është në kuadër të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”.

Mbetet e paqartë se si do të veprohet më tej, dhe nëse deputetët e opozitës do të kërkojnë sërish ndërhyrjen e Gjykatës e cila praktikisht është vënë në një përplasje të drejtpërdrejtë me parlamentin.

Kryetarja Elisa Spiropali, përfaqësuese e shumicës socialiste, u shpreh pas votimit se do t’i dretohej menjëherë Komisionit të Venecias, për të bërë një interpretim të situatës, e cila si asnjëherë më parë, ka vënë përballë dy nga institucionet më të rëndësishme të vendit./VOA

The post Mandati i Xhaçkës, VOA: Vota e socialistëve pengon për herë të tretë dërgimin e rastit në Kushtetuese! Abstenuan në shumicë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌
❌