Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Arrestohet shoferi i furgonit që aksidentoi të miturën në Lezhë

By: D Marku
18 September 2024 at 18:50

Shoferi i furgonit i cili përplasi ditën e sotme 6-vjeçaren në aksin rrugor dytësor Shënkoll-Lezhë është vënë në pranga.

Mësohet se ndaj shoferit P.F 56 vjeç rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Bëhet me dije se automjeti i 56-vjeçarit është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale.

Pasi u testua nëse kishte konsumuar alkool, shoferi rezultoi negativ.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti, ndërkohë që e mitura është transportuar tek Trauma për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë, arrestuan në flagrancë  për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin P.F, 56 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij autobus që transporton nxënës shkolle, në aksin rrugor dytësor Shënkoll-Lezhë, ka aksidentuar një vajzë të mitur 6 vjeçe, e cila u transportua në  Spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Automjeti autobus është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale.

Drejtuesit të automjetit i është bërë dhe testi i alkoolit ku ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool (0.00 mg/l)

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

The post Arrestohet shoferi i furgonit që aksidentoi të miturën në Lezhë appeared first on Albeu.com.

Shenjat e horoskopit që nuk besojnë fare në vetvete

By: D Marku
18 September 2024 at 18:29

PESHQIT
Dihet që Peshqit janë krijesa të brishta që kanë nevojë për mbrojtje dhe mbështetje, kur përballen me situata të vështira, sepse e humbasin atë dhe nuk dinë të reagojnë.

Ata shpesh janë të kapluar nga vetë-dyshimi, pesimizmi dhe në konfuzionin e tyre bëjnë zgjedhje të gabuara.

Kjo është arsyeja pse ata kanë nevojë për dikë që t’i mbajë për dore, t’i rrisë moralin dhe t’i shtyjë të përpiqen jo vetëm të kapërcejnë problemin e tyre, por edhe të besojnë në veten e tyre dhe se meritojnë më të mirën.

BINJAKËT
Oh po! E megjithatë! Binjakët, për shkak të natyrës së tyre “të dyfishtë”, emocionale dhe logjike, shpesh janë të ndarë dhe të hutuar dhe nuk dinë se ku të drejtohen.

Ata hezitojnë, dyshojnë, veçanërisht kur bëhet fjalë për “lidhjen” me njerëzit e tjerë dhe dëgjojnë mendjen dhe zemrën e tyre.

The post Shenjat e horoskopit që nuk besojnë fare në vetvete appeared first on Albeu.com.

Shpëtohet gruaja tailandeze e mbajtur nga pitoni 4m i gjatë prej më shumë se një ore

By: D Marku
18 September 2024 at 18:16

Një grua tailandeze që prej më shumë se një ore ishte brenda ‘shtrëngimit të vdekjes’ nga një gjarpër piton 4 metra i gjatë, është shpëtuar nga grupet e emergjencës.

64 vjeçarja Arom Arunroj, tha se ishte duke larë në shtëpi kur gjarpri 20 kg e sulmoi duke e kafshuar disa herë.

Ngjarja u raportua nga Samut Prakan, në jug të Bangkok, për të cilën gruaja thotë se kishte ndjerë pickimin e gjarprit dhe më pas kishte tentuar të mbrohej.

Arom thotë se thërriti për ndihmë por askush nuk e kishte dëgjuar.

Ajo më pas kishte kapur kokën e gjarprit por ai ishte rrethuar në trupin e saj dhe nisi ta shtrëngonte.

Kreu i policisë vendase Anusorn Wongmali Anusorn tha se kur erdhën në vendngjarje kishin dëgjuar thirrjet për ndihmë të Arom nga brenda shtëpisë dhe gruan me gjarprin rreth mesit.

“Kishte kohë që ishte shtrënguar pasi ishte shumë e zbehtë”, tha ai.

“Pitoni ishte i madh dhe gruaja kishte shenja kafshimi në këmbë.

Zyrtarët shtonin se Arom u dërgua në spital për trajtim ndërsa kujdestarë të kafshëve morën gjarprin.

Pitonët nuk janë helmues por mund të ketë infeksione nga kafshimi. Ata vrasin prenë e tyre duke iu mbështjellë në trup për ta asfiskuar.

Zyrtarët në Tailandë thonë se mijëra njerëz janë trajtuar nga kafshimet e gjarprinjve e insekteve vitin që shkoi dhe disa prej tyre kanë humbur jetën.

The post Shpëtohet gruaja tailandeze e mbajtur nga pitoni 4m i gjatë prej më shumë se një ore appeared first on Albeu.com.

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja e tij

By: D Marku
18 September 2024 at 17:55

Bashkëshortja e ish deputetit, Gerti Bogdani që u nda sot nga jeta pas një ataku kardiak përmes një postimi në rrjetet sociale ka lajmëruar se ceremonia e varrimit do bëhet nesër në varrezat e Sharrës, ndërsa homazhet do bëhen në Kuvendin e Shqipërisë.

Postimi i Çepanit:

Me hidhërim të thellë, njoftojme humbjen e parakohshme të babait, bashkëshortit, djalit, vellait Gerti Bogdani.

Njoftojmë se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.

The post Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja e tij appeared first on Albeu.com.

Shqipëria në tregun europian të pagesave/ Guvernatori Sejko takohet me menaxherin e Bankës Botërore

By: D Marku
18 September 2024 at 17:47

Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim menaxherin e Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas.

Në fokus të diskutimeve ishte anëtarësimi në Tregun Unik të Pagesave në Euro, njohur ndryshe si SEPA, dhe zbatimi i projektit për pagesat e shpejta (Instant Payment).

Banka Botërore ka ofruar mbështetjen për këtë projekt me rëndësi strategjike për Bankën e Shqipërisë dhe zhvillimin e pagesave në vend.

Një tjetër prioritet i Bankës së Shqipërisë në të cilën angazhimi i Bankës Botërore mbetet i një rëndësie të veçantë, ka qenë edhe përmirësimi i kuadrit rregullativ për sistemin financiar dhe sidomos në fushën e mbrojtjes së konsumatorit.

The post Shqipëria në tregun europian të pagesave/ Guvernatori Sejko takohet me menaxherin e Bankës Botërore appeared first on Albeu.com.

SHBA nuk gjen qetësi/ Alarm për eksploziv në vendin ku do të mbajë tubimin Donald Trump

By: D Marku
18 September 2024 at 17:31

Një alarm për eksploziv në vendin ku do të mbajë tubimin Donald Trump në Long Island ka alarmuar autoritetet policore.

Departamenti i Policisë Nassau konfirmoi për Newsweek të mërkurën në mëngjes se forcat e saj iu përgjigjën një “ngjarjeje të dyshimtë” pranë vendit ku do të mbajë tubimit të ish-presidentit Donald Trump.

“Ne iu përgjigjëm një ndodhie të dyshimtë në afërsi të Nassau Coliseum, megjithatë nuk kishte asnjë vlefshmëri të gjetjes së një mjeti shpërthyes”, tha një oficer i informacionit publik për Newsweek.

Oficeri shtoi, duke thënë “ne nuk jemi të sigurt se nga e ka origjinën ky informacion, por mund të konfirmojmë se nuk u zbulua asnjë eksploziv.”

Trump, kandidati republikan presidencial do të mbajë një tubim të fushatës në orën 19:00 në Uniondale, Nju Jork në Koliseumin Memorial të Veteranëve të Nassau.

Tubimi vjen vetëm tre ditë pas një atentati të dytë ndaj Trump në West Palm Beach, Florida.

The post SHBA nuk gjen qetësi/ Alarm për eksploziv në vendin ku do të mbajë tubimin Donald Trump appeared first on Albeu.com.

Shkon në 23 numri i viktimave nga përmbytjet në Evropën Qendrore dhe Lindore

By: D Marku
18 September 2024 at 17:11

Numri i viktimave nga përmbytjet e shkaktuara nga cikloni Boris, që goditi Evropën Qendrore dhe Lindore, ka shkuar në 23, pasi autoritetet çeke njoftuan vdekjen e një personi të katërt në atë vend.

Mediat çeke raportuan se viktima e fundit ishte një 70-vjeçare nga një fshat afër Jeseník, e cila u gjet 20 metra larg shtëpisë së saj, dhe në atë vend nivelet e ujit janë përgjithësisht në rënie, megjithëse lumenjtë ende regjistrojnë nivele të larta të ujit në disa pjesë të Bohemisë Jugore.

Sipas të dhënave të Reuters, shtatë persona vdiqën në Rumani, shtatë në Poloni dhe pesë në Austri.

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë tha se më shumë se 14,000 trupa u vendosën në zonat e goditura nga përmbytjet, duke përfshirë Wronclaw, dhe forcat e armatosura po përdorin helikopterë për të evakuuar njerëzit dhe për të forcuar mbrojtjen nga përmbytjet.

Në Budapest, nivelet e ujit të Danubit pritet të arrijnë kulmin të premten ose të shtunën dhe kryeministri Viktor Orbán vizitoi fshatin Kismaros, në veri të Budapestit në bregun e Danubit, ku mbikëqyri përgatitjet për përmbytjet.

The post Shkon në 23 numri i viktimave nga përmbytjet në Evropën Qendrore dhe Lindore appeared first on Albeu.com.

Sa e mirë është muzika për shëndetin tonë mendor?

By: D Marku
18 September 2024 at 16:50

Terapia muzikore është një nga mënyrat natyrale për të përmirësuar shëndetin mendor, thotë Dr. Francis Collins në një intervistë të fundit në shfaqjen televizive amerikane The Late Show With Stephen Colbert. Mjeku dhe shkencëtari amerikan, i cili më parë ka shërbyer si drejtor i Institutit Kombëtar të Kërkimeve të Gjenomit Njerëzor të Shteteve të Bashkuara,  shpjegon se si muzika aktivizon hormone të lumturisë. Nuk janë vetëm ushtrimet që na japin mirëqenie.

Muzika që na lëviz ka aftësinë të rrisë nivelet e endorfinës dhe dopaminës. Pavarësisht nëse është një klasik relaksues, ose një melodi pop që na kujton kohët e mira, ajo ka një efekt pozitiv në trupin dhe shpirtin tonë. Në veçanti, endorfinat, si opioidë natyralë , pa efekte anësore, na çlirojnë edhe nga dhimbja.

Madje shumë ekspertë rekomandojnë terapinë muzikore si një mjet të rëndësishëm për përmirësimin dhe rivendosjen e shëndetit mendor. Mund të ndihmojë ndjeshëm edhe në rastet e ankthit dhe depresionit. Siç theksoi Dr. Collins në videon e shfaqjes, e cila është bërë virale, shkencëtarët po eksplorojnë se si ta përdorin atë sa më mirë.

Në një epokë ku stresi është i gjithëpranishëm, muzika mund të bëhet streha jonë, duke ofruar një mënyrë për t’u çlodhur dhe rinovuar. Mendoni për këtë: një melodi mund t’ju ndryshojë humorin, t’ju çojë në një udhëtim dhe t’ju bëjë të ndiheni më të fortë dhe më të lumtur. Të gjithëve na ka ndodhur.

The post Sa e mirë është muzika për shëndetin tonë mendor? appeared first on Albeu.com.

Sezoni i hideve/ Vlerat e frutit të vogël magjik

By: D Marku
18 September 2024 at 16:49

Ky frut interesant me origjinë nga Kina e largët ka mbi 4.000 vjet që kultivohet në të gjithë botën me më shumë se 400 varietete.

Këtë vit kanë dalë më herët në treg edhe pse fillimisht me një çmim të lartë prej 600 lekë kilogrami.
Edhe në vendin tonë, idet apo hidet rriten nga jugu në veri. Ato i gjen në Tiranë, Durrës, Krujë, Lezhë, Shkodër, Lushnjë, Fier dhe Berat, por në vitet e fundit kanë nisur të kultivohen edhe në disa zona të Fushë Krujës, ku mund ta gjesh të mbjellë në masë këtë dru frutor.

Në fjalorin e gjuhës shqipe ky frut quhet hide, ndërsa në gjuhën e përditshme popullore i referohemi me ide, në jug të vendit xinxife kurse shkodranët dhe kryesisht pjesa e veriut e quan kimça.

Duket se çdo qytet dhe zonë ka dashur t’i japë ngjyrat e autenticitetit këtij fruti, duke i vënë një emër unik.

Por ide, hide apo kimça, më e rëndësishmja është që po flasim gjithnjë për të njëjtin frut, që vjen nga ajo pema e vogël imcake dhe që gjatë këtyre ditëve të para të shtatorit e gjeni në tezgat e tregëtarëve të fruta perimeve.

E dalloni fare lehtë. Ajo e vogla dhe me ngjyra më të forta, është e jona e vendit, e cila konkuron bindshëm me idet e tjera turke e greke. Edhe për nga çmimi, pasi produkti vendas është shumë më i lirë se i huaji.

Klima mesdhetare e Shqipërisë e bën akoma më të favorshme kultivimin e këtij fruti, i cili ka potencialin për të qenë një biznes fitimprurës në sektorin bujqësor, për të përmbushur kërkesat në rritje të tregut vendas dhe për të kërkuar tregje të reja ndërkombëtare.

Shumë pak e dinë, por ky frut është përdorur për 4.000 vjet në mjekësinë tradicionale kineze, për shkak dhe të përbërësve kurues. Idja përmban magnez, potas, kalcium, manganez, fosfor dhe hekur.

Sipas të dhënave, ato përmbajnë 20 herë më shumë vitaminë C se çdo agrume tjetër, që forcon sistemin imunitar dhe lufton infeksionet duke u përdorur si ilaç mjekësor për mijëra vjet në shumë kultura në botë në formën e çajit përshembull, për të qetësuar fytin.

Frutat e ides kanë gjithashtu aftësinë për të ulur presionin e gjakut, ndihmojnë kundër sëmundjes së mëlçisë, për të trajtuar aneminë, dhe pengojnë rritjen e qelizave të tumorit që mund të çojnë në leuçemi.

Ekstraktet e ides janë përdorur edhe në produktet e kujdesit të lëkurës për të zvogëluar rrudhat, hidratimin e lëkurës së thatë, dhe për të trajtuar dhimbjet e djegies nga dielli.

Fakti që ky frut ka kaq shumë benefite, ka të bëjë jo vetëm me një kombinim të vetëm, por me kompleksitetin e fito-ushqyesve.

Shkencëtarët, sipas informacioneve të AgroWeb.org kanë identifikuar tetë flavanole tek fruti i ides, të cilat kanë aftësi qetësuese-jo me kot farat e ides janë përdorur për të trajtuar pagjumësinë në mjekësinë tradicionale kineze.

Ndërkohë që flavanoli apigenin (që gjithashtu gjendet tek kamomili dhe tek vera e kuqe) përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit si dhe ndihmon në tretje dhe alergji.

Hidja është e armatosur me 18 nga aminoacidet më të rëndësishme, që ndihmojnë në formimin e më shumë se 50.000 proteinave në trup.

Po, të gjithë këto veti të ngjizura tek ky frut i vogël me të cilin skemi të ngopur.

Por, si të gjithë gjërat e mira edhe idet zgjasin vetëm një sezon. Por nëse shihet si një potencial për të bërë biznes, të mirat e këtij fruti do të zgjasin më shumë se shpejtësia me të cilën i përpijmë

 

The post Sezoni i hideve/ Vlerat e frutit të vogël magjik appeared first on Albeu.com.

Ky film shqiptar propozohet për çmimin “Oscar”

By: D Marku
18 September 2024 at 15:57

Filmi i metrazhit të gjatë “Pikë uji” tashmë është propozuar për garën e “Oscar”, garë në të cilën do të marrë pjesë Shqipëria. Filmi sjell një histori të Aidës (Gresa Pallska), e cila është një grua në karrierë, por që jeta e përplasë me një problem familjar, problem pastaj që shpërfaq fuqinë e politikës dhe drejtësisë.

Për skenarin dhe regjinë është përkujdesur Robert Budina, ndërkaq producente është Sabina Kodra. Në këtë film, në role të tjera janë përfshirë edhe aktorët: Arben Bajraktaraj, Adem Karaga, Gerhard Koloneci, Kodjana Keco, Paolo Iancu edhe Henri Topi.

Ky është njoftimi i plotë:

Jemi jashtëzakonisht të lumtur të njoftojmë se filmi “Pikë Uji” është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për Oscar! Për ne, ky është vlerësimi më i madh që mund të marrësh nga vendi yt.

Falënderojmë me mirënjohje të thellë:

– Aktorët dhe ekipin tonë të dedikuar që punuan me pasion dhe përkushtim – falë jush ky moment është bërë realitet!

– QKK-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe besimin!

– Komisionin përzgjedhës për përgjegjësinë e jashtëzakonshme që na kanë dhënë.

Është hera e tretë që një film nga ERAFILM do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë skenë të madhe ndërkombëtare! Kjo arritje na mbush me krenari të thellë dhe na motivon të japim gjithçka për të çuar përpara kinemanë shqiptare në nivel ndërkombëtar. Robert Budina Sabina Kodra Gresa Pallaska Gresa Pallaska Official Gerhard Koloneci Adem Karaga Klodjana Keco.

The post Ky film shqiptar propozohet për çmimin “Oscar” appeared first on Albeu.com.

Qeveria greke merr masa ndaj telefonave në shkollë: Do vendosim bllokues valësh nëpër klasa

By: D Marku
18 September 2024 at 15:45

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se qeveria e tij do të ndërmarrë disa masa në mënyrë që të evitojë përdorimin e celularëve nga nxënësit në orarin mësimor.

Ai theksoi se do të vendosen bllokues valësh në institucione arsimore. Gjatë takimit me Presidenten e Republikës, Katerina Sakellaropoulou, ai tha se ky është një vendim që ai e ka diskutuar me ministrin e Arsimit.

“Unë e konsideroj shumë të rëndësishëm angazhimin për ndalimin e përdorimit të celularëve gjatë shkollës. E kuptojmë kur themi celularin në çantë. Çështja është se ne të gjithë e kuptojmë se kjo ndihmon vetë procesin e të mësuarit. Kemi diskutuar për furnizimin e shkollave me bllokues valësh, në mënyrë që nxënësit të mbyllin celularët dhe t’i marrin kur të dalin ”, tha konkretisht Kyriakos Mitsotakis.

Përveç kësaj, kryeministri grek theksoi se ekziston mundësia që nxënësve t’iu merren celularët në nisje të mësimit dhe t’i marrin në përfundim.

The post Qeveria greke merr masa ndaj telefonave në shkollë: Do vendosim bllokues valësh nëpër klasa appeared first on Albeu.com.

Pse nuk duhet të pini kurrë kafe sapo zgjoheni?

By: D Marku
18 September 2024 at 15:39

Ndoshta zakoni juaj i preferuar i mëngjesit nuk është aq i mirë për ju? Ekspertët shpjegojnë se kur është koha më e mirë për të pirë kafen tuaj të parë.

Kafeja sapo zgjoheni në mëngjes është e vetmja mënyrë për të nisur ditën. Në mënyrë korrekte; Nuk ka asgjë si ajo energjia e papritur që përjetoni pas disa gllënjkave të para të kafesë me shije të pasur. Edhe pse shumica prej nesh pinë të paktën një ekspres sapo ngrihemi nga shtrati, ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të jetë në fakt një nga mënyrat më të këqija për të filluar ditën tonë.
Në të vërtetë, sipas ekspertëve, pirja e kafesë me stomakun bosh menjëherë pas zgjimit mund të ndikojë në nivelet e kortizolit dhe të na bëjë të ndihemi edhe më të lodhur më vonë gjatë ditës.

Siç shpjegon Parvinder Sagoo, farmacist dhe konsulent shëndetësor në internet për SimplyMedsOnline: “Pirja e kafesë menjëherë pas zgjimit mund të ndikojë në prodhimin e kortizolit në trup, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni më të shqetësuar dhe të stresuar nëse pini kafe menjëherë, ndryshe nga një gotë me ujë”.

Parvinder shpjegon gjithashtu se kur zgjoheni në mëngjes, trupi juaj është i dehidratuar nga mungesa e lëngjeve deri në 8 orë .

“Kafeina është një diuretik që do të thotë se ju dëshironi të urinoni më shpesh, megjithatë pas gjumit të natës duhet të hidratohemi dhe të mos humbasim akoma më shumë lëngje. Do të prisja të paktën një orë pasi zgjohesha para se të pija kafenë e parë të ditës.”

Nataly Komova, nutricioniste dhe eksperte fitnesi në JustCBD, shton se ndërsa rritja e hormoneve të kortizolit në mëngjes do t’ju japë një vigjilencë të përkohshme, do të keni efektin e kundërt pas një kohe dhe do të ndiheni të lodhur.

The post Pse nuk duhet të pini kurrë kafe sapo zgjoheni? appeared first on Albeu.com.

Studim: Ja mosha perfekte për t’u martuar

By: D Marku
18 September 2024 at 14:52

Periudha dhe mosha e ëmbël për lumturinë martesore:

Grave u thuhet vazhdimisht se vezët e tyre kanë një datë skadence dhe se të gjithë burrat “të mirë” do të zhduken nëse presin shumë për të gjetur një të tillë. Duke punuar së bashku për të gjetur moshën më të mirë për t’u martuar, matematika dhe shkenca kanë dalë me rregullin “37 %”.
Sipas këtij algoritmi, mosha perfekte për t’u martuar është 26 vjeç.Si krahasohet mesatarja kombëtare me këtë? Sipas statistikave, mosha mesatare e grave për t’u martuar është 28 vjeç dhe 30 vjeç .

Tani, nuk duhet më të hutoheni duke pyetur veten nëse është tani apo kurrë. Të afrohesh në moshën 26 vjeçare është ideale. Numri vjen nga Algorithms to Live By: The Computer Science of Human Decisions, i cili u shkrua nga gazetari Brian Christian dhe shkencëtari njohës Tom Griffiths. Sipas librit të tyre, njerëzit marrin vendimet më të mira pas shqyrtimit të 37% të opsioneve.Ata përdorin shembullin e shqyrtimit të aplikantëve për punë dhe argumentojnë se pasi të shikonin 37% të njerëzve që aplikuan, do të kishte kuptim të zgjidhni një kandidat që ishte kualifikuar pa kërkuar më tej. Autorët e studimit thonë se është në këtë pikë ku vlerësuesit e aplikantëve kanë informacion të mjaftueshëm për të bërë një zgjedhje të mirë, por jo shumë që do të rëndohen nga pavendosmëria.Kjo dyshe shkon edhe më tej, duke thënë se ky rregull funksionon për të zgjedhur një partner.Mosha gjatë së cilës njerëzit zakonisht kërkojnë dashuri është midis 18-40 dhe 37% është – e keni marrë me mend – 26. Pas kësaj, cilësia e opsioneve fillon të bjerë.Megjithatë, shumë ekspertë duket se pajtohen se fundi i viteve 20 është vendi i ëmbël për t’u martuar. Psikologu Wyatt Fisher thotë se arsyeja që kjo kohë në jetën tuaj është kaq ideale për t’u vendosur është sepse është në pikën në të cilën ju tashmë keni përfunduar arsimin tuaj dhe keni filluar një karrierë. Punonjësja sociale klinike Kelsey Torgerson thotë se është thelbësore që të paktën të pritet derisa truri i njeriut të zhvillohet plotësisht për të gjetur një bashkëshort të jetës, e cila nuk është deri në moshën 25 vjeçare.Megjithatë, terapisti i marrëdhënieve Weena Cullins, mendon se numri magjik është 28.Siç shpjegon ajo, “Në përvojën time klinike, kam gjetur se mosha më e mirë për t’u martuar për gratë në SHBA është 28 vjeç. Në moshën 28 ​​vjeç, nuset e mia të ardhshme shfaqin vetëdije dhe besim në zgjedhjen e tyre.
Shumica e 28-vjeçarëve kanë pasur kohë për të eksploruar me sukses se kush janë në një nivel personal dhe profesional, të zbulojnë cilësitë që dëshirojnë më shumë në një partner të jetës dhe të mësojnë nga gabimet që kanë bërë në marrëdhëniet e mëparshme. Ju keni pasur kohë për t’u vendosur në një karrierë, përvojë kolegji dhe shkollë pasuniversitare nëse kjo është rruga juaj e preferuar, ose thjesht të jetoni të pavarur përpara se të kombinoni jetën tuaj.”Dhe për meshkujt, Cullins mendon se numri magjik është 32: “Pritja deri në moshën 32-vjeçare u jep burrave një mundësi për t’u vendosur në një karrierë dhe potencialisht për të ndjekur përparimin profesional përpara se të lidhin nyjën. Gjithashtu i lejon ata të zhvillohen socialisht dhe emocionalisht duke jetuar vetëm dhe duke u njohur. Deri në moshën 32-vjeçare, shumë meshkuj kanë kaluar mjaftueshëm kohë në skenën sociale për të qenë në gjendje të marrin një vendim të informuar për hyrjen në jetën martesore. Ata gjithashtu priren të kenë një perspektivë të matur për të pasur fëmijë dhe rolin e tyre në bashkëprindërim. Kjo përfiton shëndetin e përgjithshëm të marrëdhënies.”

The post Studim: Ja mosha perfekte për t’u martuar appeared first on Albeu.com.

DETAJE TË RËNDA nga seanca/ Akuza për trafik dhe abuzim se*ksual, lihet në burg Diddy, i drogonte dhe i detyronte gratë të angazhoheshin edhe me të tjerë

By: D Marku
18 September 2024 at 14:30

Sean “Diddy” Combs është urdhëruar të mbahet në qeli në çështjen e ngritur kundër tij për trafikim dhe dhunë seksuale.

Gjykatësja Robyn Tarnofsky e mori vendimin të martën pasi dëgjoi argumente të gjata nga prokurorët dhe avokatët e të pandehurit Combs.
Sean “Diddy” Combs ishte në krye të një perandorie krimesh seksuale, duke abuzuar me gratë prej vitesh, duke i kërcënuar ato për t’i mbajtur nën kontroll dhe duke përdorur ndihmesat e tij për t’i mbuluar këto veprime, thuhet në një padi të bërë publike të martën.

Ai u angazhua në mënyrë të përsëritur dhe të gjithanshme në abuzimin e grave dhe të individëve të tjerë”, duke përdorur ndër të tjera edhe dhunën seksuale, me qëllim “përmbushjen e dëshirave të tij seksuale, mbrojtjen e reputacionit të tij dhe fshehjen e shkeljeve”, thuhet në akuzë.

Ai thuhet t’i ketë detyruar gratë viktima dhe persona të tjerë të merrnin pjesë në aktivitete seksuale që zgjasnin ndonjëherë edhe gjatë një dite të tërë. Padia përmend edhe sulmin e tij ndaj ish-të dashurës, këngëtares së muzikës R&B, Cassie, që u filmua nga kamerat.

Combs u arrestua mbrëmjen e së hënës në Manhatan, rreth gjashtë muaj pasi autoritetet federale bënë një hetim për trafikim seksual, duke bastisur edhe rezidencat e tij luksoze në Los Anxhelos dhe Majami. Ai u paraqit pasditen e së martës në gjykatë, ku kishin mbërritur për të ndjekur procesin gjyqësor edhe tre djemtë e tij.

Prokurorët kërkuan mbajtjen e tij në burg deri në zhvillimin e gjyqit. Avokati i tij, Marc Agnifilo, tha përpara ndërtesës së gjykatës të martën se do të luftonte që ai të lihej në gjendje të lirë dhe se Combs është i pafajshëm dhe se do të vetëdeklarohet i tillë. Combs deklaroi në gjykatë se ishte i pafajshëm.

Akuza e cilëson Combs, themeluesin 54-vjeçar të kompanisë “Bad Boy Records”, si drejtues të një organizate kriminale që angazhohej në trafikim seksual, punë të detyrueshme, transport ndërmjet shteteve të ndryshme për qëllime prostitucioni, shkelje me drogat, pengmarrje, zjarrvënie, dhënie ryshfeti dhe pengim të drejtësisë.

Ai akuzohet se i godiste, i qëllonte me grusht dhe i tërhiqte gratë zvarrë, se u hidhte objekte dhe i shkelmonte ato, dhe se detyronte ndihmesat e tij, personelin e sigurisë dhe të mirëmbajtjes së shtëpisë që ta ndihmonin për t’i mbajtur këto veprime të fshehta.

“Provat për këtë rast janë jashtëzakonisht të fuqishme”, shprehen prokurorët në një dokument, ku kërkojnë masën e sigurisë me burg. Ata thonë se kanë intervistuar mbi 50 viktima dhe dëshmitarë dhe se mendojnë se ky numër do të rritet.

Combs dhe bashkëpunëtorët e tij përdorën “fuqinë dhe prestigjin” e tij për të frikësuar dhe për të joshur gratë që të bëheshin pjesë e rrethit të tij, “shpesh duke e shitur si një marrëdhënie romantike”, thuhet në padi.

Sipas akuzës, ai në vazhdim përdorte forcën dhe kërcënimin për t’i detyruar gratë të angazhoheshin me meshkuj të tjerë, për të realizuar skena seksuale që Combs i planifikonte vetë dhe i drejtonte. Shpesh ai i filmonte këto skena dhe ka krijuar dhjetëra video me to.

The post DETAJE TË RËNDA nga seanca/ Akuza për trafik dhe abuzim se*ksual, lihet në burg Diddy, i drogonte dhe i detyronte gratë të angazhoheshin edhe me të tjerë appeared first on Albeu.com.

E mësoi në konferencë LIVE lajmin e vdekjes së Gerti Bogdanit/ Berisha në konferencë për mediat mban një minutë heshtje

By: D Marku
18 September 2024 at 13:46

Sali Berisha ka mësuar live lajmin e vdekjes së Gerti Bogdanit, teksa ishte në konferencë për gazetarët.
Për këtë arsye ai ka mbajtur një minut heshtje pas shprehjes së ngushëllimeve dhe ka mbyllur konferencën.
“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Është nja lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien time, njëri nga personalitetet e reja të PD, më të njohura më të shquara. Ka qenë një politikan demokrat me civilitet, me formim, me pregatitje, me ndershmëri, me urtësi në shkallën më të lartë. Kjo është një humbje e madhe për PD, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Geri Bogdani ishte nga ata të rinj pasardhës i një familje të shkëlqyer. Të rejshtuar që në fillimet me PD. I shkolluar me rezultatet më të larta, në shkollat më të mira të SHBA. Ai midis një të ardhmje në vendin ku u shkollua, ku kaloi vitet e rinisë studentore dhe kontributit për vendin e tij, për PD, zgjodhi këtë të fundit. Ky lajm shokues për mua dhe çdo demokrati, por dhe çdo qytetari që e ka njohur Gerti Bogadnin më erdhi në këtë moment si rrufe në qiell të hapur. Dy netë më parë e kam ndjekur në një studio televizive. Mendoj se në rast se ka një njëri i cili te çdo mik, shok i njohur ka lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim ky është Gerti Bogadni, ndaj ju ftoj të ngrihemi ta kujtojm në një minut heshtje. I paharruar kujtimi i tij”, ishte reagimi i Sali Berishës.

The post E mësoi në konferencë LIVE lajmin e vdekjes së Gerti Bogdanit/ Berisha në konferencë për mediat mban një minutë heshtje appeared first on Albeu.com.

“Shkak tradhtia”/ Aktori Arben Derhemi dhe moderatorja i japin fund martesës

By: D Marku
18 September 2024 at 13:38

Tensionet dhe lajmet për ndarje në botën e showbizit shqiptar duket se nuk kanë fund.
Pas aludimeve të fundit mbi martesën e Erjon Isait, një tjetër çift i njohur po përballet me thashetheme për divorc.

Aktori i njohur Arben Derhemi dhe bashkëshortja e tij, Iva Korumi, sipas raportimeve të fundit, thuhet se kanë ndarë rrugët e tyre pas një martese disavjeçare, nga e cila kanë edhe një vajzë.
Sipas “PopArt”, arsyeja kryesore e këtij divorci ka qenë tradhtia e aktorit.

Korumi, e njohur për karrierën e saj në media, nuk ka mundur ta falë këtë gjest dhe si pasojë, thuhet se çifti është ndarë për më shumë se një vit. Kjo situatë është vënë re edhe në rrjetet sociale, ku as Derhemi dhe as Korumi nuk ndjekin më njëri-tjetrin, çka ka shtuar spekulimet për përfundimin e martesës së tyre.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë deklarata publike për situatën, ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke nxitur diskutime mbi marrëdhëniet e figurave publike dhe vështirësitë që ata përballen në jetën personale.

 

The post “Shkak tradhtia”/ Aktori Arben Derhemi dhe moderatorja i japin fund martesës appeared first on Albeu.com.

“Ordinerë. Turp pas turpi për Erjona Rusin”/ Reagon sërish Kostana Morava: Duke më marrë nëpër gojë…

By: D Marku
18 September 2024 at 13:18

Moderatorja Kostana Morava i ka reaguar Erjona Rusit pasi mëngjesin e sotëm në “Wake Up” hodhi poshtë aludimet se ka deformuar intervistën e saj (lexo këtu).

Në llogarinë e saj të Instagramit, Morava ka bërë një postim të gjatë ku sërish ofendon Rusin dhe televizionin “Top Channel”.

Morava shkruan se, si të mos mjaftonte ndryshimi i intervistës, e kanë bërë temë diskutimi në “Wake Up” pa qenë prezente.

TURP PAS TURPI PER ERJONA RUSI DHE TOP CHANNEL.

Epo të marrësh të bësh emision dedikuar meje DUKE MË MARRË NËPËR GOJË NË EKRAN pa më marrë mua minimumi aty në studio për tu ballafaquar, tregon hapur dhe publikisht se në cfarë niveli ekstrem ORDINER NDODHEN Erjona Rusi ashtu edhe TCH…

Këta gazetarë duhet të dinë minimumi që është jo vetem jo etike në gazetari por edhe e kundraligjshme në këtë rast që të flasësh për tjetrin publikisht pa qenë tjetri prezent. Unë nuk kam television sic kanë këta gënjeshtar dhe manipulues të opinionit publik por ama unë kam atë që nuk kanë ata. unë kam të drejtë dhe me këtë veprim të sotëm e konfirmuan vetë se sa shumë u ka djegur e vërteta që kam thënë“, shkruan moderatorja në postimin e saj.

The post “Ordinerë. Turp pas turpi për Erjona Rusin”/ Reagon sërish Kostana Morava: Duke më marrë nëpër gojë… appeared first on Albeu.com.

Dua Lipa kunjë Taylor Swift? Këngëtarja shqiptare: Përdor jetën private për vëmendje…

By: D Marku
18 September 2024 at 12:56

Dua Lipa është një nga artistet më në zë të momentit, e cila me hitet e saj merr gjithnjë vëmendje të madhe në rrjet.

Por ajo që ka spikatur së fundmi është një kritikë e saj për disa artistë të tjerë, me fansat që besojnë se i është drejtuar Taylor Swift.
29-vjeçarja shqiptare shprehet se disa artistë përdorin jetën e tyre private në këngët e tyre vetëm për të tërhequr vëmendje.

Duke folur në një intervistë të re në “60 Minutes”, Dua ka treguar pse i shmanget këngëve për jetën e saj private.

Ajo shpjegoi: “Disa njerëz janë kaq të pamëshirshëm me jetën e tyre private, saqë vendosin t’i nxjerrin të gjitha në një këngë, sepse e dinë se ajo do të tërheqë vëmendjen e njerëzve.”

Dua shtoi: “Për mua, ishte gjithmonë e rëndësishme të bëja muzikë që njerëzit me të vërtetë e donin, jo sepse po e bëja për klikime në kurriz të dikujt tjetër.”

Këto fjalë kanë sjellë reagimin e ashpër të fansave të Taylor Swift, të cilët kanë zgjedhur ta sulmojnë artisten shqiptare, teksa ka pasur dhe nga ata që kanë rënë plotësisht dakord me të.

The post Dua Lipa kunjë Taylor Swift? Këngëtarja shqiptare: Përdor jetën private për vëmendje… appeared first on Albeu.com.

“Si jevgjit”/ Përdori term me ngjyrim racist, plas keq mes Rike Roçit dhe Alma Çupit

By: D Marku
18 September 2024 at 11:56

Gjatë një diskutimi në emisionin “Opinion”, deklarata e gazetares Alma Çupi ka ndezur polemika në rrjet për shkak të përdorimit të një termi me ngjyrim racist.

Gjatë shprehjes së pakënaqësive të saj lidhur me turizmin në jug të Shqipërisë, Çupi tha: “…ti nuk mund të më detyrosh mua që plazhin publik ta kem atje në të… si jevgjit”.
Kjo frazë preku dhe indinjoi thellë komunitetin rom dhe egjiptian, duke nxitur një reagim të gjerë publik.

Pas valës së kritikave, gazetarja e “Histori Shqiptare” kërkoi ndjesë publike, duke u distancuar nga fjala e përdorur dhe duke theksuar se nuk kishte qëllim të ofendonte apo diskriminonte.

Në një deklaratë publike, ajo shkroi: “Kërkoj ndjesë publike ku distancohem nga përdorimi i një fjale, e cila paragjykon haptazi dhe prek dinjitetin e personave të komunitetit rom dhe egjiptian. Nuk ka qenë qëllim fyerja dhe as diskriminimi”.

Megjithatë, ndjesa e Çupit nuk i ka qetësuar të gjithë. Ish-banorja e “Big Brother”, Rike Roçi, reagoi ashpër ndaj kësaj situate, duke kritikuar gjuhën e përdorur dhe duke kërkuar ndalimin e shprehjeve raciste në publik.

Në një postim në rrjetet sociale, Roçi shkroi: “Njerëz që bëjnë si të kulturuar dhe në të vërtetë janë akoma injorantë. Boll me shprehje ofenduese, diskriminuese dhe raciste… nuk janë shprehje normale”.

Ajo e kritikoi gazetarën për hipokrizinë e treguar, duke vënë në dukje se shumë shqiptarë që përballen me diskriminim jashtë vendit, janë po të njëjtët që diskriminojnë brenda vendit.

Deklarata e Çupit dhe reagimi i ashpër i Rike Roçit kanë nxitur një debat të gjerë mbi përdorimin e gjuhës dhe paragjykimet racore në diskursin publik, duke sjellë në vëmendje nevojën për një ndërgjegjësim më të madh rreth diskriminimit dhe respektit për të gjitha komunitetet në Shqipëri

The post “Si jevgjit”/ Përdori term me ngjyrim racist, plas keq mes Rike Roçit dhe Alma Çupit appeared first on Albeu.com.

Adelina Tahiri flet për krizën me bashkëshortin: Ftohen pak gjërat…

By: D Marku
18 September 2024 at 11:32

Këngëtarja Adelina Tahiri ka folur në lidhje me krizën që ka kaluar me bashkëshortin e saj. Në “Studio A” në ATV, ajo pohoi se në një moment e teproi paksa me sinqeritetin për shkak të natyrës së çiltër që ka. Por fatmirësisht tashmë gjithçka ka mbetur pas. Adelina tregon se të dy kanë arritur të zgjidhin problemet dhe dashuria ka triumfuar.

Ajo vlerësoi maksimalisht praninë e tij si bashkëshort, baba e familjar dhe si rrallëherë, tregoi paksa edhe për raportin me vajzën e Serjoza-s.

Adelina Tahiri: Nuk kalon kriza pa e marrë hapin të dy. Normale unë jam femër dhe unë jam e edukuar ashtu që të pres hapin prej burrit dhe e respektoj si burrë dhe pranoj hapat nga ana e tij. Kur kalon njëfarë kohe, ftohen pak gjërat, entuziazmi i zënkës, atëherë sheh a je e lumtur dhe a e do dikë. Kur kalon kohë dhe ti e sheh pas gjithë asaj kohe që ti prapë ndien për atë person, atëherë unë besoj që dashuria asnjëherë nuk vdes.

-E bukur kjo që the!

Adelina Tahiri: Është një burrë shumë i mirë që nuk dua ta lavdëroj, por sinqerisht ia kisha uruar Dianës që e dua më së shumti në botë të ketë të njëjtin fat. E them shumë sinqerisht, jetës nuk i dihet, nuk i dihet çfarë na ndodh… ai është një baba i shkëlqyer, është një baba i shkëlqyer, ka edhe një vajzë tjetër dhe për të është një baba i shkëlqyer për Jonin, është një burrë i shkëlqyer për familjen time, është një burrë i shkëlqyer për motrën time, për mua mos të flas.

-Po raporti yt me vajzën e tij?

Adelina Tahiri: Të them të drejtën nuk kam raporte të këqija, por mendoj unë asnjëherë nuk mund t’i bëhem nënë asaj vajze sepse e ka nënën dhe unë nuk kam të drejtën të flas për një person që nuk është publik dhe është jeta e tij personale. Unë e respektoj në maksimum sepse është vajza e tij mbi të gjitha, por nuk mund të marr një rol që nuk më takon.

The post Adelina Tahiri flet për krizën me bashkëshortin: Ftohen pak gjërat… appeared first on Albeu.com.

❌
❌