Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Qazim Laçi shënon super gol në fitoren e Sparta Pragës

By: gaze tare
18 September 2024 at 23:08

U luajtën në orën 18:45, dy duelet e radhës të vlefshme për Ligën e Kampioneve. Sparta e Pragës shkëlqeu me rezultatin 3-0 në duelin ndaj Salcburgut, ku në fushën e lojës për skuadrën çeke zbritën 3 lojtarë shqiptarë. 

Protagonist u bë Qazim Laçi, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 58-të, duke vulosur shifrat në 3-0. Në këtë duel pati minuta edhe për Rrahmanin dhe Krasniqin që u aktivizuan në minutat 64’ dhe 72’, ndërkohë që Tuci e ndoqi duelin nga stoli. 

Përballja tjetër mes Bolonjës dhe Shakhtar Donetsk u mbyll në barazim pa gola. Vlen të theksohet fakti se ukrainasit humbën penallti në minutën e 4-t, me gjuajtjen e Sudakov që u ndal nga portieri Skorupski./REFORMA

The post Qazim Laçi shënon super gol në fitoren e Sparta Pragës appeared first on iconstyle.al.

Loredana pjesë e jurisë së spektaklit të njohur në Gjermani

By: gaze tare
18 September 2024 at 23:00

Ka nisur sonte sezoni i 21-të i “Deutschland sucht den Superstar”. Është një spektakël i njohur talentesh në Gjermani, në jurinë e të cilit këtë vit do të jetë edhe reperja e njohur nga Kosova, Loredana.

Ky sezon i ri do të ketë gjithsej 15 episdoe që do të transmentohen në kanalin RTL.

Pjesë e jurisë, veç Loredanës, janë edhe Dieter Bohlen, Beatrice Egli dhe Pietro Lombardi.

The post Loredana pjesë e jurisë së spektaklit të njohur në Gjermani appeared first on iconstyle.al.

Sa e dhimbshme është lamtumira! Arbër Çepani bën dedikimin prekës për Gertin

By: gaze tare
18 September 2024 at 22:19

E mërkura ishte e zezë për familjen e Gerti Bogdanit. Ky i fundit u nda nga jeta në moshë 44-vjeçare nga një arrest kardiak. Dedikimet prej familjarëve të tij kanë qenë rrëqethëse!

Teksa kujton një moment të vështirë që kishte kaluar 12 vite më parë, kunati i tij Arbër Çepani thotë se ishte kunati i që i qëndroi pranë dhe e bëri të buzëqeshte.

“12 vite përpara, pas një skaneri që bëra, mjekët në Shqipëri më thanë i ke ditët e numëruara…  Çdo gjë mu përmbys, por ti ishe aty tek dera e spitalit dhe gjëja e parë që më the sapo më pe ishte “Të të marrim një biletë Maldive, se ke thjesht nevojë të pushosh., të shëron dielli aty? Ishte i vetmi moment që qesha në ato orë të zeza…”, ka shkruar Arbër Çepani.

Më tej ai shkruan: Sot nuk të thash dot të njëjtën gjë tek dera e spitalit unë ty o Gert…

The post Sa e dhimbshme është lamtumira! Arbër Çepani bën dedikimin prekës për Gertin appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 18 September 2024Main stream

Dedikimi rrëqethës i Edlira Çepanit për bashkëshortin e saj, Gerti Bogdani

By: gaze tare
18 September 2024 at 21:34

Gerti Bogdani u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 44-vjeçare. Lajmi për vdekjen e parakohshme të ish-deputetit të PD i tronditi të gjithë. Por dhimbjen më të madhe e përjetojnë ata: Familja e të ndjerit!

Bashkëshortja e tij, Edlira Çepani, në një reagim në Facebook i ka dedikuar disa fjalë rrëqethëse të shoqit.

“Ti e dije që jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije që nuk ishe thjesht gjysma ime më e mirë, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime!

“Ti e di që unë nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashë ndonjëherë mjaftueshem sa të adhuroj!!! Zoti merr pranë vetes më të mirët, por ty s’duhet t” të kishte marrë, se unë, Ajra dhe Reinarti kemi nevojë për ty, për dashurinë tënde për jetën, për këshillën e drejtë që jep gjithmonë, për modelin e duhur që je gjithmonë! Bota është një vend i pavlerë pa ty!

Do të të duam perjetë, bashkëshorti, babai, shoku dhe njeriu më i mirë që do jetojë ndonjëherë në këtë botë! Do të të dua çdo ditë të jetës derisa të takohemi serish, drita e çdo rrugëtimi tim!”

The post Dedikimi rrëqethës i Edlira Çepanit për bashkëshortin e saj, Gerti Bogdani appeared first on iconstyle.al.

Zhaklin Lekatari zbulon bashkëpunëtoren e programit të saj në Top Channel

By: gaze tare
18 September 2024 at 19:55

Një tjetër emision i ri do të jetë pjesë e programacionit të Top Channel këtë sezon.

Në “Pardon My French”, Zhaklin Lekatari njoftoi se asaj dhe Jonida Aliçkollit i është besuar një program që do të nisë së shpejti.
Ajo tha se do të zgjasë dy orë dhe do të trajtojë eksperiencat njerëzore me qëllim për të frymëzuar.  

“Kemi edhe Jonidën, e cila do të jetë bashkëudhëtare në një emision i cili do të zgjasë dy orë dhe do i dedikohet njeriut dhe eksperiencave njerëzore. Do të kemi të ftuar në emision dhe shpresojmë që historitë e tyre të jenë të vërteta, të inspirojnë edhe të tjerë dhe të na japin forcë të përballojmë përditshmërinë.”

Më tej ajo vijoi: Do të ketë limonatë, do të flasim edhe për gjëra që do të na bëjnë për të qeshur, por do të ketë edhe një rubrikë dedikuar seksit dhe me përgjigje, trajtime të çështjeve apo pyetjeve që unë shpesh marr. Tani ata që po na dëgjojnë ta dinë që së shpejti do të më kenë në Top për të trajtuar këto çështje kështu që të më shkruajnë sepse nëse një problematikë është e mirë, e vlefshme dhe e bukur për ta diskutuar, sigurisht që do ta diskutojmë dhe mund të kemi të ftuar ekspertë për ta zgjeruar edhe më shumë.”

Programi quhet “S’e kam me ty” ndërsa për të zbuluar se kur do të nisë, do të presim edhe pak.

The post Zhaklin Lekatari zbulon bashkëpunëtoren e programit të saj në Top Channel appeared first on iconstyle.al.

‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’, reperi i njohur ironizon me Ghetto Geasy-n

By: gaze tare
18 September 2024 at 19:32

Reperi i njohur shqiptar, BimBimma, ka reaguar me ironi ndaj përdorimit të termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në dokumentet e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, që ka shkaktuar reagime të shumta ditët e fundit.

Në vend të referencave tradicionale “nënë” dhe “baba”, përdorimi i këtyre termave ka ngjallur debate në publik dhe rrjete sociale.

Reperi ka ironizuar së bashku me mikun e tij Ghetto Geasy nëpërmjet dy postimeve në rrjete sociale të cilat i keni të paraqitura më poshtë

Postimi u prit me humor nga ndjekësit, duke theksuar stilin ironik të BimBimmës për të trajtuar çështje sociale dhe vendimet që shpesh krijojnë diskutime të gjera në publik.

The post ‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’, reperi i njohur ironizon me Ghetto Geasy-n appeared first on iconstyle.al.

Edlira Çepani flet për ikjen tragjike të bashkëshortit, Gerti Bogdanit

By: gaze tare
18 September 2024 at 18:32

Ish-deputeti Gerti Bogdani u nda përgjithmonë nga jeta këtë të mërkurë pas një arresti kardiak. Bashkëshortja e tij Edlira Çepani, një nga aktivistet më të spikatura në vend, ka ndarë me ndjekësit lajmin më të trishtë për ndarjen nga jeta të Bogdanit. Njoftimi i saj ka të bëjë vetëm me lajmërimin për mbajtjen ceremonisë së lamtumirës, që do të mbahen nesër në Kuvendin e Shqipërisë nga ora 10:00-12:00 dhe më pas trupi i pajetë do të prehet në varrezat e Sharrës.

”Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme të babait, bashkëshortit, djalit, vëllait Gerti Bogdani. Njoftojmë se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”.

The post Edlira Çepani flet për ikjen tragjike të bashkëshortit, Gerti Bogdanit appeared first on iconstyle.al.

Dhuna në Laçi-Partizani, Komisioni i Disiplinës dënon kurbinasit

By: gaze tare
18 September 2024 at 18:25

Dhuna e shkaktuar nga tifozët e Laçit gjatë duelit Laçi-Partizani, të zhvilluar pak ditë më parë në Kurbin, nuk ka kaluar pa u ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbolli. Pas këtij episodi, Disiplina ka dënuar me 4 ndeshje pa spektatorë dhe një gjobë prej 300 mijë lekësh skuadrën e Laçit. Vendimi ka ardhur pasi tifozët kurbinas goditën një prej futbollistëve të Partizanit, në ndeshjen që u luajt mes dy skuadrave për javën e pestë të Superligës. I dënuar me 4 ndeshje pezullim nga aktivitetet sportive është edhe Presidenti i Laçit, Pashk Laska.

“Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit”, njoftoi KDE.

KDE ka urdhëruar Laçin që të dërgojë për miratim listën e zyrtarëve të cilët do të qëndrojnë në tribunë tek delegati i ndeshjes, të paktën 48 orë para fillimit të çdo ndeshje deri në përfundim të dënimit.

Kujtojmë se Partizani denoncoi rastet e dhunës pas ndeshjes, ku pretenduan se goditjet ndaj tyre erdhën nga tribuna VIP e stadiumit të Laçit. Ndeshja mes Laçit dhe Partizanit përfundoi me rezultatin 1-1.

Ndëshkime edhe për Tiranën e Elbasanin

Gjobave nuk u kanë shpëtuar as Tirana dhe Elbasani. Në ndeshjen e luajtur në “Air Albania” të dy tifozeritë hodhën sende në fushën e lojës si dhe ndezën flakadanë e mjete të tjera piroteknike.

Për bardheblutë një gjobë prej 100 mijë Lekësh, ndërsa për verdheblutë një gjobë prej 400 mijë Lekësh pasi në dënimin e tyre thuhet se kanë përdorur edhe kore e mesazhe fyese. Po ashtu, të dyja skuadrat urdhërohen të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në stadium./REFORMA

The post Dhuna në Laçi-Partizani, Komisioni i Disiplinës dënon kurbinasit appeared first on iconstyle.al.

Gjenden eksploziv në një makinë të parkuar pranë tubimit të Donald Trump

By: gaze tare
18 September 2024 at 18:09

Mediat e huaja bëjnë me dije se në një makinë pranë qendrës ku ish-presidenti Donald Trump do të mbante një tubim në Long Island u gjend “eksploziv”. Nëse konfirmohet, kjo do të ishte atentati i tretë ndaj Trump, që vjen vetëm disa ditë pasi një person i armatosur u kap duke u përpjekur të qëllonte Trump ndërsa ai po luante golf në klubin e tij të golfit Palm Beach.

Sipas Daily Mail, burime në Departamentin e Policisë së Qarkut Nassau thuhet se i thanë gazetarit James Lalino se në vendin e tubimit “perimetri i sigurisë ishte thyer dhe një fuçi blu u hoq”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit me qen zbulues të eksplozivit K9, ata “gjetën një mjet shpërthyes në një nga automjetet”.

Të njëjtat burime thanë se drejtuesi i makinës ku u gjet eksplozivi ka nisur të vrapojë drejt pyllit aty pranë.

“Askush nuk e pa nëse ai kishte ndonjë gjë me vete, ata thjesht e panë atë duke ikur. Shumë makina po parkojnë tani, ato janë të rreshtuara në Hempstead Turnpike, vetëm duke parkuar në bar. Edhe në Eisenhower Park, ata thjesht po parkojnë atje ”, i tha burimi Lalinos, sipas një postimi në rrjetin social X.

 

The post Gjenden eksploziv në një makinë të parkuar pranë tubimit të Donald Trump appeared first on iconstyle.al.

Shenjat e horoskopit që nuk besojnë fare në vetvete

By: gaze tare
18 September 2024 at 17:56

GAFORRJA
Gaforrja është mjaft e kujdesshme dhe ka doza të mëdha pasigurie, kryesisht emocionale, gjë që e shtyn atë të lëvizë anash dhe të jetë vazhdimisht me antenat e hapura. Kjo veçori e personave që i përkasin shenjë së Gaforres është shpesh ajo që i rrëzon. Frika për t’u tradhtuar dhe lënduar është ajo që i bën ata të hezitojnë të bëjnë lëvizje dhe të humbasin mundësitë.

PESHQIT
Dihet që Peshqit janë krijesa të brishta që kanë nevojë për mbrojtje dhe mbështetje, kur përballen me situata të vështira, sepse e humbasin atë dhe nuk dinë të reagojnë. Ata shpesh janë të kapluar nga vetë-dyshimi, pesimizmi dhe në konfuzionin e tyre bëjnë zgjedhje të gabuara. Kjo është arsyeja pse ata kanë nevojë për dikë që t’i mbajë për dore, t’i rrisë moralin dhe t’i shtyjë të përpiqen jo vetëm të kapërcejnë problemin e tyre, por edhe të besojnë në veten e tyre dhe se meritojnë më të mirën.

BINJAKËT
Oh po! E megjithatë! Binjakët, për shkak të natyrës së tyre “të dyfishtë”, emocionale dhe logjike, shpesh janë të ndarë dhe të hutuar dhe nuk dinë se ku të drejtohen. Ata hezitojnë, dyshojnë, veçanërisht kur bëhet fjalë për “lidhjen” me njerëzit e tjerë dhe dëgjojnë mendjen dhe zemrën e tyre.

The post Shenjat e horoskopit që nuk besojnë fare në vetvete appeared first on iconstyle.al.

Policia po heton sesi vajza 2-vjeçare vdiq në rrugë pasi prindërit e vunë në shtrat

By: gaze tare
18 September 2024 at 17:49

Autoritetet në Michigan po hetojnë se si një vajzë 2-vjeçare vdiq në një rrugë pranë shtëpisë së saj, pasi u vendos në shtrat nga prindërit e saj.

Të premten, më 13 shtator rreth orës 20:20 me orën lokale, trupat e policisë së shtetit të Miçiganit (MSP) Jackson Post iu përgjigjën një “makine kundër një përplasjeje këmbësore” në bllokun 200 të rrugës Chicago në Allen Township, Hillsdale County, për një deklaratë të shpërndarë në X (i njohur më parë si Twitter) nga llogaria e MSP First District.

“Me të mbërritur në vendngjarje, efektivët gjetën një vajzë të vogël 2-vjeçare të shtrirë në rrugë”, thuhej në deklaratë. Vogëlushja u dërgua në spitalin Hillsdale, por më vonë vdiq nga plagët e saj, tha policia.

Të mërkurën, 18 shtator, toger Rene Gonzalez i MSP-së i tha PEOPLE se oficerët e saj po kryenin “një hetim në vazhdim” për ngjarjen tragjike dhe shtoi, “në këtë kohë nuk kemi asnjë informacion të ri për të nxjerrë”. Në deklaratën e saj fillestare në X, MSP tha “Një reagues i parë ishte në vendngjarje duke kryer masa shpëtimi, trupat ndihmuan me masat për shpëtimin e jetës derisa EMS mbërriti në vendngjarje dhe mori trajtimin mjekësor”.

“Hetimi paraprak tregon se fëmijën e kishin vënë në shtrat nga prindërit e saj në shtëpi. Ndërsa prindërit punonin nëpër shtëpi, fëmija u ngrit nga shtrati i saj dhe doli nga shtëpia,” shtoi ajo.

The post Policia po heton sesi vajza 2-vjeçare vdiq në rrugë pasi prindërit e vunë në shtrat appeared first on iconstyle.al.

Pesë zakone të këqija që ju “thithin” energjinë!

By: gaze tare
18 September 2024 at 17:27

Dhe kjo është për shkak të disa zakoneve të këqija që keni. Shumica e njerëzve kanë kaluar një fazë të jetës së tyre kur ndjejnë se lodhja i ka pushtuar dhe forca i largohet. Kjo ndodh kur energjia jonë fizike dhe mendore është në nivele jashtëzakonisht të ulëta . Lodhja kronike nga e cila vuajmë shumë prej nesh është një çështje shumë serioze. Megjithatë, ne mund ta kemi sjellë këtë rraskapitje mbi veten tonë.

Lexoni më tej për të zbuluar se në cilat mënyra e lodhim veten pa e kuptuar dhe mund të zbuloni se edhe ju keni një nga 5 zakonet e këqija që janë përgjegjëse për energjinë tuaj të ulët .

1. Nuk pini mjaftueshëm ujë
2. Nuk flini mjaftueshëm
3. Nuk argëtoheni
4. Ju vazhdoni të shikoni ekranin e celularit
5. Nuk po bëni mjaftueshëm seks!

The post Pesë zakone të këqija që ju “thithin” energjinë! appeared first on iconstyle.al.

E konfirmoi! Ja në cilin emision do e shohim Kiara Titon

By: gaze tare
18 September 2024 at 17:11

Moderatorja Kaira Tito ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë virtuale me të ngjithë ndjekësit e saj.

Nga pyetjet e shumta që ka marrë prej tyre, Kiara ka konfirmuar se do të jetë nën moderimin e spektaklit të humorit, “Portokalli”, në sezonin e 42.

“Jam e lumtur që për këtë sezon rikthehem me familjen e madhe të Top Channel në sezonin e 42 të Portokalli.
Një dëshirë e shprehur vite më parë, e cila më në fund u realizua
“, ka shkruar Kiara, e pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram.
“Portokalli” pritet të fillojë së shpejti, çdo të diel, në orën 21:00, ku dhe do të keni mundësinë të ndiqni Kiarën në një pozicion të ri në të cilin se keni parë më herët.

The post E konfirmoi! Ja në cilin emision do e shohim Kiara Titon appeared first on iconstyle.al.

Takimi surprizë i Kate pas përfundimit të kimioterapisë është i rëndësishëm – ja pse

By: gaze tare
18 September 2024 at 16:33

Nuk është çudi që takimi i parë zyrtar që ka mbajtur Kate Middleton që nga mbarimi i kimioterapisë së saj do të ishte për misionin e saj kyç të punës së viteve të hershme. Nëse fokusi i saj personal është të qenit një prind i pranishëm së bashku me Princin William për tre fëmijët e tyre, misioni i saj kryesor publik është au që promovon kushtet më të mira të mundshme për prindërit, kujdestarët dhe fëmijët në ato vitet e para të jetës.

 “Do të jetë një fije e artë gjatë gjithë jetës së saj të punës”, tha zëdhënësi i saj për PEOPLE në 2023.

Kur Princesha e Uellsit, 42 vjeçe, zbuloi se kimioterapia e saj kishte përfunduar në një video emocionale së bashku me familjen e saj më 9 shtator, ajo tha se “po priste të ndërmerrte disa angazhime të tjera publike në muajt e ardhshëm”. Në atë kohë, të afërmit e saj thanë se ajo kishte të ngjarë të ndërmerrte një program të lehtë pune dhe se ajo ka vazhduar të punojë nga shtëpia, duke marrë takime, duke lexuar ngjarje të rëndësishme dhe duke bërë telefonata.

Takimi i saj i parë zyrtar, megjithatë, u zhvillua më 17 shtator. Ai u regjistrua në Qarkoren e Gjykatës, e cila është shtypur në gazetat The Times dhe The Daily Telegraph , me hyrjen që lexonte thjesht, “Princesha e Uellsit, Mbrojtësi i Përbashkët, Fondacioni Mbretëror i Princit dhe Princeshës së Uellsit, këtë pasdite mbajti një takim të viteve të hershme në Kështjellën Windsor. Takimi shënoi hyrjen e parë të Qarkores së Gjykatës në të gjithë vitin 2024.”

The post Takimi surprizë i Kate pas përfundimit të kimioterapisë është i rëndësishëm – ja pse appeared first on iconstyle.al.

Ky film shqiptar propozohet për çmimin “Oscar”

By: gaze tare
18 September 2024 at 15:49

Filmi i metrazhit të gjatë “Pikë uji” tashmë është propozuar për garën e “Oscar”, garë në të cilën do të marrë pjesë Shqipëria. Filmi sjell një histori të Aidës (Gresa Pallska), e cila është një grua në karrierë, por që jeta e përplasë me një problem familjar, problem pastaj që shpërfaq fuqinë e politikës dhe drejtësisë.

Për skenarin dhe regjinë është përkujdesur Robert Budina, ndërkaq producente është Sabina Kodra. Në këtë film, në role të tjera janë përfshirë edhe aktorët: Arben Bajraktaraj, Adem Karaga, Gerhard Koloneci, Kodjana Keco, Paolo Iancu edhe Henri Topi.

Ky është njoftimi i plotë:

Jemi jashtëzakonisht të lumtur të njoftojmë se filmi “Pikë Uji” është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për Oscar! Për ne, ky është vlerësimi më i madh që mund të marrësh nga vendi yt.

Falënderojmë me mirënjohje të thellë:

– Aktorët dhe ekipin tonë të dedikuar që punuan me pasion dhe përkushtim – falë jush ky moment është bërë realitet!

– QKK-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe besimin!

– Komisionin përzgjedhës për përgjegjësinë e jashtëzakonshme që na kanë dhënë.

Është hera e tretë që një film nga ERAFILM do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë skenë të madhe ndërkombëtare! Kjo arritje na mbush me krenari të thellë dhe na motivon të japim gjithçka për të çuar përpara kinemanë shqiptare në nivel ndërkombëtar. Robert Budina Sabina Kodra Gresa Pallaska Gresa Pallaska Official Gerhard Koloneci Adem Karaga Klodjana Keco

The post Ky film shqiptar propozohet për çmimin “Oscar” appeared first on iconstyle.al.

Sa e mirë është muzika për shëndetin tonë mendor?

By: gaze tare
18 September 2024 at 15:22

Terapia muzikore është një nga mënyrat natyrale për të përmirësuar shëndetin mendor, thotë Dr. Francis Collins në një intervistë të fundit në shfaqjen televizive amerikane The Late Show With Stephen Colbert. Mjeku dhe shkencëtari amerikan, i cili më parë ka shërbyer si drejtor i Institutit Kombëtar të Kërkimeve të Gjenomit Njerëzor të Shteteve të Bashkuara, shpjegon se si muzika aktivizon hormone të lumturisë. Nuk janë vetëm ushtrimet që na japin mirëqenie.

Muzika që na lëviz ka aftësinë të rrisë nivelet e endorfinës dhe dopaminës. Pavarësisht nëse është një klasik relaksues, ose një melodi pop që na kujton kohët e mira, ajo ka një efekt pozitiv në trupin dhe shpirtin tonë. Në veçanti, endorfinat, si opioidë natyralë , pa efekte anësore, na çlirojnë edhe nga dhimbja.

Përveç efektit emocional, ai ndikon në funksione të ndryshme fiziologjike të trupit. Ai, ndër të tjera, mund të ulë rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut dhe të rrisë funksionin e sistemit imunitar.

Madje shumë ekspertë rekomandojnë terapinë muzikore si një mjet të rëndësishëm për përmirësimin dhe rivendosjen e shëndetit mendor. Mund të ndihmojë ndjeshëm edhe në rastet e ankthit dhe depresionit. Siç theksoi Dr. Collins në videon e shfaqjes, e cila është bërë virale, shkencëtarët po eksplorojnë se si ta përdorin atë sa më mirë.

Në një epokë ku stresi është i gjithëpranishëm, muzika mund të bëhet streha jonë, duke ofruar një mënyrë për t’u çlodhur dhe rinovuar. Mendoni për këtë: një melodi mund t’ju ndryshojë humorin, t’ju çojë në një udhëtim dhe t’ju bëjë të ndiheni më të fortë dhe më të lumtur. Të gjithëve na ka ndodhur.

The post Sa e mirë është muzika për shëndetin tonë mendor? appeared first on iconstyle.al.

Vdekja e Bogdanit/ Reagon kunati i tij, Arbër Çepani: Pse na e bëre o Gert?

By: gaze tare
18 September 2024 at 14:27

Arbër Çepani ka reaguar pas lajmit të vdekjes së kunatit të tij, ish-deputetit të Partisë Demokratike Gerti Bogdani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arbri shkruan:

Pse na e bëre o Gert….Pse na e bëre”

Gerti Bogdani, ish deputeti i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë ndërroi jetë mesditën e sotme për shkak të një arresti kardiak. Burime nga urgjenca e QSUT-së bëjnë me dije se 45-vjeçari ka mbërritur në spital pa shenja jete.

Ndërkohë, Policia e Tiranës në një njoftim për mediat deklaroi se Bogdani është gjetur pa ndjenja në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, por ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

The post Vdekja e Bogdanit/ Reagon kunati i tij, Arbër Çepani: Pse na e bëre o Gert? appeared first on iconstyle.al.

Video/ Vdekja e Bogdanit, deputetët japin lajmin tragjik, ndërpresin mbledhjen

By: gaze tare
18 September 2024 at 13:46

Pas lajmit të vdekjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, kolegët e tij ndërprenë mbledhjen e Këshillit të Mandateve për deputetin socialist Vullnet Sinaj.

Teksa mbledhja po zhvillohej dhe dëgjohej deputeti Sinaj për të cilin kërkohet heqja e mandatit të deputetit se ka përfituar nga fondet publike, ka qenë deputeti i PD Gazment Bardhi që mësoi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat. Më pas, kryeparlamentarja dhe drejtuesja e këshillit Elisa Spiropali ndërpreu mbledhjen dhe shprehu ngushëllimet.

Deputeti i PD Gazmend Bardhi: Sapo është konfirmuar që një ish-koleg i joni, kolegu Gert Bogdani sapo ka ndërruar jetë dhe ky lajm është besoj tronditës dhe shumë i rëndë për ne kolegët e tij në Partinë Demokratike, besoj për kolegët e tij në Kuvendin e Shqipërisë dhe unë kërkoj ndërprerjen e mbledhjes dhe shtyrjen e saj për një moment tjetër. Kërkoj mirëkuptimin tuaj!

Elisa Spiropali, kryetare e Kuvendit: Të prehet në paqe kolegu ynë, i riu Gert Bogdani. Ngushëllime të përzemërta familjes së tij! U prehtë në paqe dhe i ngritët shpirti i tij.

The post Video/ Vdekja e Bogdanit, deputetët japin lajmin tragjik, ndërpresin mbledhjen appeared first on iconstyle.al.

Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare Gerti Bogdani, shkak arresti kardiak

By: gaze tare
18 September 2024 at 13:04

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare.

Ai ishte në ambientet e hotel Rogner për një konferencë kur pësoi arrestin kardiak. Aktualisht mbante detyrën e Sekretarit të Marredhenieve me Jashte në Partinë Demokratike. Policia thotë se ai është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-thuhet në reagimin e policisë.

Kush ishte Gert Bogdani?

Gerti Bogdani lindi më 7 korrik 1980 në Tiranë. Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’.

Ai u rikthye në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike në Universitetin e New Yorkut –Tiranë. Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, ai kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton. Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdon aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 ai zgjidhet zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar. Në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

The post Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare Gerti Bogdani, shkak arresti kardiak appeared first on iconstyle.al.

Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta në moshë të re ish-sulmuesi i Juventusit

By: gaze tare
18 September 2024 at 12:26

Ish-sulmuesi i Juventusit, Interit dhe Italisë, Salvatore (Toto) Schillaci, është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare. Skilaci fitoi zemrat e italianëve, por edhe të shumë tifozëve shqiptarë tifozë të azzurrëve gjatë botërorit 1990.

Babai i tre vajzave vuante nga në sëmundje e rëndë prej kohësh dhe nuk arriti ta fitojë dot ndeshjen më të rëndësishme në jetë. Ai ka luajtur 16 herë për vendin e tij, duke shënuar shtatë gola, ai përfaqësoi gjigantët italianë Juventus dhe Inter Milan pasi filloi karrierën e tij në klub në Messina.

Schillaci shënoi golin e tij të parë në Kupën e Botës 1990 si zëvendësues kundër Austrisë, dhe pas një paraqitje tjetër zëvendësuese kundër Shteteve të Bashkuara fitoi fillimin e tij të parë kundër Republikës Çeke.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha:

“Një ikonë futbolli po na lë, një njeri që ka hyrë në zemrat e italianëve dhe sportdashësve në mbarë botën. Sulmuesi i netëve magjike të Italisë ’90 me kombëtaren tonë. Faleminderit për emocionet që na dhatë, që na bëtë të ëndërrojmë, të festojmë, të përqafojmë dhe të valëvitim flamurin tonë kombëtar.”

Presidenti i Serie A Lorenzo Casini e përshkroi Schillaci si “një kampion që ndriçoi netët magjike të Kupës së Botës 1990 në Itali”.

Ai u bë lojtari i parë italian që luajti në J-League të Japonisë përpara se të pensionohej në 1999.

The post Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta në moshë të re ish-sulmuesi i Juventusit appeared first on iconstyle.al.

❌
❌