Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

I riu që spikati dhe u zgjodh deputet në moshën 29-vjeçare, kush ishte Gert Bogdani

By: fra nc
18 September 2024 at 15:29

Politikani i njohur Gert Bogdani u nda këtë të mërkurë nga jeta në moshën 44-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.

Gerti Bogdani lindi më 7 korrik 1980 në Tiranë. Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku u  diplomua me ‘Nderimet më të Larta duke marrë edhe ‘Medalje Ari’.

Më pas u rikthye në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike në një universitet privat nëTiranë. Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, ku kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 në Tiranë, garë të cilën e fiton. Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD.

Në vitin 2009, Gerti Bogdani kandidon në zgjedhjet parlamentare dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë, kur ishte vetëm 29-vjeç.

Në vitet 2010 ai ka qenë një nga të rinjtë më premtues në Partinë Demokratike, duke patur një aktivitet të vrullshëm politik dhe si drejtues i FRPD-së.

Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave.

Në 2022 garoi në primaret e PD-së për të qenë kandidat për garën e Tiranës, në zgjedhjet vendore të 2023.

Gert Bogdani ishte i martuar me aktivisten e njohur Edlira Çepani dhe është babai i dy fëmijëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I riu që spikati dhe u zgjodh deputet në moshën 29-vjeçare, kush ishte Gert Bogdani appeared first on Euronews Albania.

Berisha kërkon heqjen e masës “Detyrim paraqitje”, vendimi i fundit i Kushtetueses

By: fra nc
18 September 2024 at 15:12

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për seancë plenare ankimin mbi masën e parë “Detyrim paraqitje” të vendosur ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në tetor të vitit 2023.

Kushtetuesja pritet ta shqyrtojë ankimin mbi bazë dokumentesh ku palë do të jetë dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Berisha pretendon se SPAK ka shkelur ligjin pasi edhe për masën “Detyrim paraqitje” që nuk e zbatoi, pasi duhej t’i drejtohej kuvendit për miratim, pasi hyn tek masat kufizuese të lirisë.

Më herët kushtetuesja për këtë çështje ka rrëzuar padinë e 30 deputetëve të opozitës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha kërkon heqjen e masës “Detyrim paraqitje”, vendimi i fundit i Kushtetueses appeared first on Euronews Albania.

“Pa fjalë”- Flet miku i Gert Bogdanit: Jemi shokuar, bënte një jetë të rregullt

By: fra nc
18 September 2024 at 14:37

Lisandër Hoxha, një prej miqve të shumtë të Gert Bogdanit, ka reaguar në një lidhje telefonike për Euronews Albania, në lidhje me lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat.

Hoxha tha se ndihet i shokuar për humbjen e mikut të tij në një moshë kaq të re. Ai vlerësoi makimalisht figurën e Gert Bogdanit si qytetar dhe si politikan dhe shprehu ngushëllimet për miqtë dhe familjarët e ish-deputetit.

“Jemi të shokuar, kemi humbur, një mik dhe një shok, një djalë të mrekullueshëm dhe jam sinqerisht pa fjalë. Një njeri i mirë, i cili i dha shumë Forumit të PD kur ishte kryetar, si dhe parlamentit kur ishte deputet. Unë si Lisandër kam pasur shumë shoqëri me të dhe ndihem shumë i tronditur. Gerti Bogdani ka qenë një njeri shumë i rregullt, bënte një jetë të rregullt, familjar dhe ndaj ne të gjithë si miq jemi të shokuar. I shpreh ngushëllimet familjarëve, miqve dhe të afërmve. Sikur të kishte pasur Shqipëria më shumë djem si Gerti, ndryshe do të ishte Shqipëria”, tha Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Pa fjalë”- Flet miku i Gert Bogdanit: Jemi shokuar, bënte një jetë të rregullt appeared first on Euronews Albania.

Ishte në kafe me miq, momentet e fundit të Gert Bogdanit: U gjet i shtrirë në banjë

By: fra nc
18 September 2024 at 14:25

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, ndërroi jetë paraditen e kësaj të mërkure si pasojë e një arresti kardiak.

Bëhet me dije se Gert Bogdani ka qenë duke konsumuar një kafe me miqtë e tij në një nga hotelet në qendër të kryeqytetit.

Euroneës Albania mëson se ish-deputeti ka shfaqur shqetësime dhe probleme me frymëmarrjen dhe ka shkuar në tualet.

Pas vonesës në tualet, miqtë e tij janë shqetësuar dhe kanë shkuar ta thërrasin.

Teksa nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe duke qenë se dera ka qenë e kyçur, atë e kanë hapur me forcë ku e kanë gjetur të shtrirë në tokë.

Menjëherë kanë njoftuar ambulancën e cila e ka transportuar në drejtim të spitalit, por që tashmë ishte shumë vonë për 44-vjeçarin.

Në një njoftim zyrtar policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, ku thotë se paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

“Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ishte në kafe me miq, momentet e fundit të Gert Bogdanit: U gjet i shtrirë në banjë appeared first on Euronews Albania.

“Lajm shokues”- Berisha reagon për ndarjen nga jeta të Gert Bogdanit

By: fra nc
18 September 2024 at 13:55

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u njoh me lajmin e vdekjes së ish-deputetit të PD, Gert Bogdani gjatë një konference që po mbante për media. Në fjalën e tij Berisha, e cilësoi lajmin për ndarjen nga jeta të ish-bashkëpunëtorit të tij si një lajm të zi dhe shokues.

Ai tha se vdekja e parakoshme në moshën 45-vjeçare e Gert Bogdanit, është një humbje e madhe jo vetëm për PD-në, por për gjithë shoqërinë shqiptare, për vlerat që ai mbartte si politikan dhe si qytetar.

“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Ky është një lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien time njëri nga personalitetet e reja të PD-së më të njohura, më të shquara, ka qenë një politikan demokrat, me civilitet, me formim, me përgatitjen, me ndershmëri, me urtësi, në shkallën më të lartë.

Kjo është një humbje e madhe, për PD-në, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Bogadani ishte nga ata të rinj pasardhës i një familje të shkëlqyer, të rreshtuar që në fillim me PD-në, i shkolluar me rezultatet më të larta në shkollat më të mira të SHBA.

Ky lajm shokues për mua dhe çdo demokrat, por dhe çdo qytetar që e ka njohur, më erdhi në këtë moment si rrufe në qiell të hapur.

Dy netë më parë e kam ndjekur në një studio televizive, mendoj se në rast se ka një njeri që njoh unë i cili te cdo qytetar e mik e shok, ka lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim, në çdo komunikim. Ky është Geri Bogdani. Ju ftoj të ngrohemi dhe nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e ndritur të këtij personaliteti të shquar të PD-së”.

Gert Bogdani ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të mërkure si pasojë e një arresti kardiak, teksa ishte duke konsumuar kafe në një hotel në kryeqytet.

The post “Lajm shokues”- Berisha reagon për ndarjen nga jeta të Gert Bogdanit appeared first on Euronews Albania.

ILD ndëshkon prokurorin e Shkodrës, i ul me 40% pagën për një vit. Zbardhet shkaku

By: fra nc
18 September 2024 at 13:31

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka vendosur uljen e pagës deri në 40% për prokurorin e Shkodrës, Agron Bushati.

Marrja e masës disiplinore për Bushatin vjen pas hetimit disiplinor të kryer nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, për zvarritje të pajustifikuar në nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit për vendim penal të formës së prerë.

Ky mosveprim i prokurorit ka cënuar të drejtat që gëzojnë të dënuarit me burgim, thuhet në njoftimin e ILD.

“Në rastin konkret trajtimi me status të paraburgosuri cënon ushtrimin e të drejtave që ka i dënuari, së pari ai nuk mund të ushtronte të drejtat e tij për përfitimin e lejeve shpërblyese ose kërkesat për ulje dënimi. Si pasojë e mos nxjerrjes së urdhrit të ekzekutimit shtetasi V.Q. ka kërkuar në gjykatë njohjen si periudhë paraburgimi të periudhës së mosekzekutimit të vendimit. Pas nxjerrjes së urdhrit të ekzekutimit ky shtetas ka përfituar 3 herë ulje dënimi.

Shkeljet disiplinore nga ana e magjistratit A.B. janë kryer me pakujdesi, duke qenë prokurori i ngarkuar dhe me përgjegjësinë e zyrës së ekzekutimit të vendimeve penale.

Në raport me faktet e provuara në këtë proces hetimi disiplinor, rezulton se sjellja e magjistratit subjekt hetimi disiplinor, mund të krijojë terren për sjellje të papërshtatshme, edhe në rastet të tjera të ngjashme.

Nga hetimi disiplinor i ILD konkludohet se veprimet/mosveprimet e magjistratit, përbëjnë shkelje disiplinore që cënojnë figurën e magjistratit dhe besimin e publikut tek drejtësia, dhe i propozohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që prokurorit A.B., t’i caktohet masa disiplinore “Ulja përkohshme e pagës deri në 40% për një periudhë deri në 1 vit”, e parashikuar nga neni 108 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1, shkronja “d” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, thuhet në njoftimin e ILD-së.

The post ILD ndëshkon prokurorin e Shkodrës, i ul me 40% pagën për një vit. Zbardhet shkaku appeared first on Euronews Albania.

Ndahet nga jeta në moshë të re ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani

By: fra nc
18 September 2024 at 13:14

Ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani.

Bëhet me dije se ish-deputeti ka pësuar arrest kardiak mëngjesin e kësaj të marte teksa po konumonte kafe në ambientet e një hoteli në kryeqytet.

Bogdani është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, ku ka ndërruar dhe jetë.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Gerti Bogdani është ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku u diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, ku kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton. Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.

Në vitin 2011 ai zgjidhet zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar. Në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

The post Ndahet nga jeta në moshë të re ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani appeared first on Euronews Albania.

Qëllohet me armë zjarri 36-vjeçari shqiptar në Athinë

By: fra nc
18 September 2024 at 12:54

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Athinës paraditen e kësaj të mërkure.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të kryeqytetit grek.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 36-vjeçari shqiptar është qëlluar në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin “Genimatas” për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Në vendngjarje nga ana e hetuesve janë gjetur 6 gëzhoja, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë të ngjarjes mund të jenë 3 persona. Vijon puna e grupit hetimor për marrjen e kamerave të sigurisë për identifikimin dhe kapjen e tyre.

The post Qëllohet me armë zjarri 36-vjeçari shqiptar në Athinë appeared first on Euronews Albania.

Shpërthimi i mjeteve të komunikimit të Hezbollah, pajisjet u prodhuan në Hungari

By: fra nc
18 September 2024 at 12:41

Kompania Gold Apollo nga Tajvani, tha të mërkurën se kishte autorizuar markën e saj në “pagers-at” që shpërthyen në Liban dhe Siri në një operacion që duket të jetë kryer nga Izraeli që vuri në shënjestër rrjetin e komunikimeve të Hezbollahut, por një kompani tjetër me seli në Budapest i prodhonte ata.

Pajisjet e komunikimit, që njihen si ‘pagers’ të përdorura nga grupi militant Hezbollah, shpërthyen pothuajse njëkohësisht në Liban dhe Siri të martën, duke vrarë të paktën 9 veta, përfshirë një vajzë 8-vjeçare dhe plagosur afro 3 mijë të tjerë.

Hezbollahu dhe qeveria libaneze fajësuan Izraelin për atë që dukej të ishte një sulm i sofistikuar nga distanca.

Një zyrtar amerikan tha se Izraeli informoi Shtetet e Bashkuara të martën pas përfundimit të operacionit, në të cilin shpërthyen sasi të vogla eksplozivi të vendosura fshehtas në pajisjet “pagers”. Zyrtari foli me kushtin që të mos i përmendej emri, sepse nuk ishte i autorizuar të diskutojë publikisht mbi informacionin.

Pajisjet AR-924 u prodhuan nga kompania BAC Consulting KFT, me seli në kryeqytetin e Hungarisë, sipas një deklarate të publikuar të mërkurën nga kompania Gold Apollo.

“Sipas marrëveshjes së bashkëpunimit, ne autorizojmë kompaninë BAC të përdorë markën tonë tregtare për shitjet e produkteve në rajone të caktuara, por dizajni dhe prodhimi janë vetëm përgjegjësi e BAC-it”, thuhet në deklaratë.

Shefi i kompanisë Gold Apollo, Hsu Ching-kuang, u tha gazetarëve të mërkurën se kompania e tij ka pasur një marrëveshje me BAC-in për tre vitet e fundit, por nuk dha prova për kontratën.

Rreth orës 3:30 pasdite të martën, sipas orës lokale, ‘pagers’ nëpër duart apo xhepat e përdoruesve filluan të nxeheshin dhe më pas shpërthyen duke krijuar skena të përgjakshme dhe panik. Siç duket, shumë nga të goditurit ishin anëtarë të Hezbollahut, por nuk ishte e qartë menjëherë nëse edhe individë të tjerë kishin pajisje të tilla.

Shpërthimet e pajisjeve ndodhën kryesisht në zonat ku Hamasi ka një prani të fortë, veçanërisht në periferinë jugore të Bejrutit dhe rajonin Beqaa në lindje të Libanit, sipas zyrtarëve libanezë të sigurisë dhe një zyrtari të Hezbollahut. Zyrtari i Hezbollahut foli me kusht që të mos i përmendej emri sepse nuk ishte i autorizuar të fliste për median.

Hezbollahu, i cili fajëson Izraelin, tha në një deklaratë të mërkurën në mëngjes se do të vazhdojë sulmet e tij të zakonshme kundër Izraelit “sikurse në ditët e kaluara”, si pjesë e asaj që e përshkruan si një front mbështetës për aleatin e tij, Hamasin dhe palestinezët në Gaza. Grupi paralajëmroi Izraelin se do të paguajë “çmim të lartë” për sulmin e së martës.

Hezbollahu filloi të hidhte raketa mbi Izraelin më 8 tetor, një ditë pasi një sulm vdekjeprurës i udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor shkaktoi një kundërsulm masiv izraelit dhe luftën në Gaza. Që atëherë, Hezbollahu dhe forcat izraelite kanë shkëmbyer sulme pothuajse çdo ditë, duke vrarë qindra në Liban dhe dhjetëra në Izrael dhe duke zhvendosur dhjetëra mijëra veta në të dyja anët e kufirit.

Të mërkurën në spitalet në Bejrut është ulur kaosi i një nate më parë, por të afërmit e të plagosurve vazhduan të prisnin.

Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Firas Abiad, u tha gazetarëve gjatë një vizite në spitale të mërkurën në mëngjes se shumë prej të plagosurve kishin plagë të rënda në sy dhe të tjerë kishin gjymtyrë të amputuara. Gazetarët nuk u lejuan të hynin në dhomat e spitalit apo të filmonin pacientët.

Ministri i Shëndetësisë tha se Turqia, Iraku, Irani, Siria dhe Egjipti ofruan ndihmë për trajtimin e pacientëve.

Ekspertët besojnë se materiali shpërthyes ishte futur në pajisjet “pager” përpara dorëzimit dhe përdorimit të tyre. në një ndërhyrje të sofistikuar në zinxhirët e furnizimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shpërthimi i mjeteve të komunikimit të Hezbollah, pajisjet u prodhuan në Hungari appeared first on Euronews Albania.

Supersfidat e Champions League këtë të mërkurë, spikat Man City-Inter

By: fra nc
18 September 2024 at 11:29

Ecmocionet e Ligës së Kampionëve do të vijojnë edhe këtë të mërkurë, ku 12 skuadra zbresin në fushë, me qëllimin e vetëm marrjen e 3 pikëve. Duele interesante, por ai që bën diferencën është në Ethihad, ku Manchester City pret Interin, rivalin e vitit 2023, të cilit arriti t’i fitonte trofeun e kampionit, në finalen e vendosur me golin e Rodrit. Këtë herë, britanikët duken edhe më superiorë, me një nisje pozitive në kampionat, teksa të njëjtën gjë synojnë dhe në Champions, në anën tjetër Interi nuk është ai i sezonit të fundit ku u shpall kampion i Italisë.

Ake është mungesa kryesore e “the cityzens”, tek Interi Arnautoviç dhe Di Marco. Në orën 18:45 në fushë zbresin debutuesit e Bolonjas që përballen me Shakhtar Donetsk, ndërsa paralelisht luhet Sparta Prague-Salzburg. Nënkampionët e Evropës, Dortmundi e nisin rrugëtimin e tyre ndaj Club Brugge në Belgjikë, në një duel që në letër duket i lehtë.

PSG sfidohet nga Girona, e cila për herë të parë në historinë e saj merr pjesë në këtë kompeticion madhor. Pa Mbappe, tanimë francezët duhet ti tregojnë Evropës se mund të fitojnë dhe pa të. Celtic-Slovan Bratislava është përballja e gjashtë që ofron kjo e mërkurë evropiane.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Supersfidat e Champions League këtë të mërkurë, spikat Man City-Inter appeared first on Euronews Albania.

Firmoset urdhri, nisin pagesat për kompensimin ushqimor të policëve

By: fra nc
18 September 2024 at 11:13

Drejtuesi i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ka firmosur urdhrin për kompensimin ushqimor për policët.

Urdhëri është firmosur të martën dhe i është dërguar seksioneve të njësive shpenzuese pranë drejtorive të policisë për të kaluar pagesat kalojnë në llogaritë e punonjësve të policisë nga sot e në vijim.

Në bazë të këtij urdhëri, policët do të paguhen për shpenzimet e ushqimit në dhjetor të vitit 2023, si dhe për periudhën janar-gusht 2024.

“Bazuar në, Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr.189, datë 15.03.2017, “Për trajtimin me ushqim të punonjësve të Policisë së Shtetit, të studentëve dhe kursantëve në institucionet arsimore të Policisë së Shtetit, si dhe shtetasve të ndaluar ose të arrestuar, deri në sqarimin e pozitës së tyre”, të ndryshuar, Udhëzimin e MB nr. 95, datë 30.05.2024, “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përdorimin e kartës së posaçme në njësitë tregtare ushqimore ose rrjetet e tyre nga punonjësit e policisë se Shtetit”, shkresës së Sekretarit të Përgjithshëm nr. 9759/5 datë 17.09.2024 “Njoftim mbi ndryshimin e fondeve për shpenzime korente në zbatim të Aktit Normativ nr. 3, datë 28.08.2024”, ju bëjmë me dije miratimin e fondit të kompensimit ushqimor.

Për sa më sipër;
1. Sektorët/seksionet e financave të njësive shpenzuese të DPPSH të kryejnë pagesën në vlerë të detyrimit për muajin Dhjetor 2023, në llogarinë e pagës së punonjësve të policisë. 2. Sektorët/seksionet e financave të njësive shpenzuese të DPPSH të kryejnë derdhjen e shumës përkatëse, për periudhën Janar-Gusht 2024, për çdo punonjës policie, në llogarinë e kartës së posaçme të ushqimit (këto të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas preferencës së vetë punonjësit të policisë)”, thuhet në urdhrin e firmosur nga Bizhga.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Firmoset urdhri, nisin pagesat për kompensimin ushqimor të policëve appeared first on Euronews Albania.

Drejtuesit të pakënaqur me rezultatet, Roma shkarkon trajnerin De Rossi

By: fra nc
18 September 2024 at 10:58

Aventura tek skuadra e zemrës ka marrë fund, Daniele De Rossi, nuk është më trajner i Romës. Shkarkimi i italianit është konfirmuar këtë të mërkurë, me drejtuesit e klubi të cilët janë të pakënaqur me rezultatet në këto javë të para të Serisë A.

“AS Roma njofton se Daniele De Rossi është liruar nga detyra si trajner i ekipit të parë. Vendimi i klubit është marrë në interesin më të mirë të skuadrës, për t’u rikthyer sa më shpejt në rrugën e dëshiruar në një kohë kur sezoni është ende në fillimet e tij”, thuhet në njoftimin e bërë në rrjetet sociale.

De Rossi e mori drejtimin e ekipit menjëherë pas shkarkimit të Mourinhos në fillim të vitit 2024, ndërsa arriti të sillte ndryshime, por sezoni i ri nuk dukej premtues prej tij. Në 4 ndeshje të luajtura, kryeqytetasit nuk kanë fituar asnjë prej tyre, duke humbur 1 dhe barazuar 3, e fundit sfida ndaj Xhenoas e mbyllur në shifrat 1-1. De Rossi e mori drejtimin e skuadrës në përballjen me Veronën të cilën arriti ta fitojë në sezonin e shkuar, ndërsa numëron 30 ndeshje si trajner i verdhekuqve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Drejtuesit të pakënaqur me rezultatet, Roma shkarkon trajnerin De Rossi appeared first on Euronews Albania.

Presidenti Begaj: Kosova të anëtarësohet në Kartën e Adriatikut dhe NATO

By: fra nc
18 September 2024 at 10:49

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte i ftuar sot në Konferencën e 27-të të Iniciativës SHBA- Karta e Adriatikut (A5), që u zhvillua në Tiranë.

Gjatë fjalës përshëndetëse Presidenti Begaj u fokusua mbi rëndësinë e përpjekjeve të aleatëve për forcimin e bashkëpunimit, zgjerimin e NATO-s dhe rritjen e investimeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Duke iu referuar agresionit rus në Ukrainë, situatës së brishtënë rajonin tonë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, Presidenti i Republikës vlerësoi së është  një moment tepër delikat për sigurinë botërore.

Në këtë kontekst, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e investimeve për sigurinë dhe krijimin e platformave tëndërveprimit për krijimin e kushteve për një mjedis më tësigurt e të qëndrueshëm.

Si Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Presidenti Begaj shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për zgjerimin e infrastrukturës në dispozicion të NATO-s, krahas vijimit të kontributit me trupa dhe kapacitete. Kreu i Shtetit përmendi ofrimin e Porto Romanos si një mundësi tjetër për Aleancën, si edhe objektivin për rivitalizimin e industrisë në fushën e mbrojtjes.

Ndërsa rikonfirmoi qëndrimin e qartë dhe të palëkundur tëShqipërisë krah bllokut Euroatlantik, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me partnerët strategjikë dhe komunitetin e vlerave demokratike. Sipas Kreut të Shtetit,përballë agresionit rus në Ukrainë dhe përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme kërkohet një qasje e bashkuar dhe një angazhim i përbashkët për t’i adresuar këto çështjemadhore në mënyrë efikase e të qëndrueshme.

Për sa i përket sfidave të Ballkanit Perëndimor, Presidenti i Shqipërisë theksoi: “Në dekadat e fundit, rajoni ynë mbetet i brishtë dhe i ndjeshëm ndaj ndikimeve të brendshme e të jashtme që mund të destabilizojnë paqen dhe stabilitetin e arritur”.

“Tensionet artificialisht të krijuara, qoftë të natyrës etnike dhe politike, ndërhyrjet e huaja nga aktorë të tretë dhe kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike kërkojnë vëmendje të veçantë dhe bashkëpunim të thelluar ndër vete dhe me partnerët tanë. Historia nuk duhet harruar, ndryshe rrezikojmë të përsërisim gabimet”, – u shpreh Presidenti Begaj në Konferencën e 27-të të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut.

Ndërsa konfirmoi rolin e qartë dhe konstruktiv të shqiptarëve në rajon, Presidenti i Shqipërisë theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në iniciativën SHBA – Karta e Adriatikut dhe në NATO, duke e cilësuar këtë proces thelbësor edhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, evidentoi si vlerë të shoqërisë shqiptare harmoninë dhe bashkëpunimin ndërfetar teksa theksoi shtrirjen e këtij modeli në të gjithërajonin për një ardhmëri më të mirë të brezave të rinj.

Duke iu referuar takimit të një dite më parë të mbajtur në Tiranë mes të rinjve të besimeve të ndryshme në kuadrin e nismës “MED 24”, si dhe mesazhit të Papa Françeskut, Presidenti i Republikës theksoi se :

“Unë besoj se atyre të rinjve dje dhe të rinjve të rajonit tonë sot ne duhet t’iu dërgojmë mesazhin që vetëm duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, vetëm duke punuar përditë e më shumë për të forcuar sigurinë në rajonin tonë, ne do t’u lëmë atyre një të ardhme më të mirë, një vend ku ata meritojnë të jetojnë, të zhvillojnë jetën e tyre”.

“Besoj se rinia e meriton këtë mesazh!”, – deklaroi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në Konferencën e 27-të të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti Begaj: Kosova të anëtarësohet në Kartën e Adriatikut dhe NATO appeared first on Euronews Albania.

Si u goditën mijëra anëtarë të Hezbollah me 1 SMS, operacioni më i madh i Mossad

By: fra nc
18 September 2024 at 10:42

Pajisjet e komunikimit, që njihen si ‘pagers’ të përdorura nga qindra anëtarë të grupit militant Hezbollah shpërthyen pothuajse njëkohësisht në Liban dhe Siri të martën, duke vrarë të paktën 9 individë dhe duke plagosur rreth 3 mijë të tjerë. Edhe pse Izraeli nuk e ka pranuar autorësinë, sulmi konsiderohet si një nga operacionat më të mëdha dhe më komplekse të kryera ndonjëherë nga Mossad.

Agjencia izraelite e spiunazhit vendosi rreth 5 mijë eksploziv brenda “pagers-ave” të importuara nga grupi libanez Hezbollah disa muaj përpara shpërthimeve të së martës.

Të dhënat u bënë publike nga agjenia e lajmeve Reuters, e cila citon një burim lartë të sigurisë në Liban.

Operacioni ishte goditje e fortë e sigurisë së Hezbollahut, ku të plagosurit përfshijnë luftëtarët e grupit dhe të dërguarin e Iranit në Bejrut.

Burimi libanez i sigurisë tha se “pagers-at” ishin të markës Gold Apollo me bazë në Tajvan, por kompania tha se nuk i prodhonte ajo pajisjet, por një firmë evropiane me të drejtën për të përdorur markën e saj.

Komploti duket se ka marrë shumë muaj në përgatitje, i thanë Reuters disa burime.

Burimi i lartë libanez i sigurisë tha se Hezbollah kishte porositur 5,000 “pagers” nga Gold Apollo, të cilat u morën në dorëzim në fillim të këtij viti.

Themeluesi i Gold Apollo, Hsu Ching-Kuang tha se “pagers-at” e përdorur në shpërthim ishin bërë nga një kompani në Evropë që kishte të drejtën të përdorte markën e firmës me bazë në Taipei, emrin e së cilës ai nuk mund ta konfirmonte menjëherë.

“Produkti nuk ishte i yni, por kishte markën tonë në të,” u tha ai gazetarëve të mërkurën, pa përmendur kompaninë që i prodhoi pajisjet.

“Pagers-at” janë mjete komunikimi, pararendëse të telefonit, të cilat mund të dërgojnë sinjale dhe mesazhe që janë vështirë të gjurmohen.

Luftëtarët e Hezbollahut kanë përdorur “pagers-at: si një mjet komunikimi të teknologjisë së ulët në një përpjekje për të shmangur gjurmimin e Mossad.

Por burimi i lartë libanez tha se pajisjet ishin modifikuar nga shërbimi izraelit i inteligjencës “në nivelin e prodhimit”.

“Mossad injektoi një tabelë brenda pajisjes që ka material shpërthyes dhe që aktivizohet përmes një kodi. Është shumë e vështirë ta zbulosh atë me çdo mjet. Edhe me çdo pajisje apo skaner,” tha burimi.

3,000 nga “pagers-at” shpërthyen kur iu dërgua një mesazh i koduar, duke aktivizuar njëkohësisht eksplozivët.

Një tjetër burim sigurie i tha Reuters se deri në tre gramë eksploziv ishin fshehur brenda pajisjeve dhe qëndruan aty për muaj të tërë pa u zbuluar nga Hezbollahu.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Si u goditën mijëra anëtarë të Hezbollah me 1 SMS, operacioni më i madh i Mossad appeared first on Euronews Albania.

Bayern-Dinamo Zagreb një “çmenduri”, shënohen 11 gola! Juventus rikthehet me fitore,

By: fra nc
18 September 2024 at 09:56

28 gola ka prodhuar mbrëmja e parë e Champions League, e cila rezultoi një spektakël i vërtetë në të 6 duelet e zhvilluara. Juventus që rikthehet me fitore bindëse në Evropë, Reali i MAdridit që e nis mbrojtjen e titullit me 3 pikë, Bayerni shpartallon Dinamon e Zagrebit 9-2 e Liverpool që jo me pak vështirësi, përmbysi Milanin në San Siro. Në 2 duelet e zhvilluara më herët, Juventusi fitoi ndaj PSV në shtëpi në shifrat 3-1. Golat e Yildiz, Mckennie e Gonzalez, ndërsa për holandezët Saibari. Në ndeshjet tjetër që u luajt paralelisht, Aston Villa fitoi në Zvicër ndaj Young Boys 0-3.

Rezultati më i thellë i mbrëmjes ishte ai i Mynihut, aty ku Bayern i shënoi 9 herë kroatëve të Dinamos, ndërsa pësoi 2 gola. Heroi i takimit ishte britaniku Kane me poker golash, duke u ngjitur menjëherë në krye të listës së golashënuesve. Mbappe, Rudiger e Endrick i dhanë fitoren Realit të Madridit, me Stuttgart që golin e vetëm e shënoi me Deniz Undav.

Milani e nisi jo keq duelin në shtëpi ndaj Liverpool, duke gjetur avantazhin me Pulisic. Miqtë arritën të përmbysin gjithcka me Konate e Van Dijk në fraksionin e parë e më pas Szoboszlai. Fitore në nisje edhe për Sportingun e Lisbonës që mposhti Lillen 2-0, me francezët që u ndëshkuan me karton të kuq.

The post Bayern-Dinamo Zagreb një “çmenduri”, shënohen 11 gola! Juventus rikthehet me fitore, appeared first on Euronews Albania.

Trump vlerëson Biden pas atentatit: Ai ishte shumë i mirë, çfarë më tha në telefon

By: fra nc
18 September 2024 at 09:43

Gjatë një paraqitjeje në një kanal të mediave sociale për ta promovuar një sipërmarrje të re të kriptomonedhave, ish-presidenti amerikan Donald Trump tha fjalë të mira për deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden për atentatin e dytë ndaj kandidatit republikan për president, shkruan The Guardian.

“Ai ishte shumë i mirë sot, më telefonoi  për t’u siguruar që isha mirë, për t’u siguruar dhe pyetur a kam ndonjë sugjerim”, tha Trump. “Ai nuk mund të ishte më i sjellshëm”.

Këto fjalë janë në kontrast të dukshëm me çfarë kishte thënë ai më herët në Fox News Digital, ku e kishte përshkruar Bidenin dhe kundërshtaren, zëvendëspresidenten Kamala Harris si “armiku i brendshëm”.

“Retorika e tyre po bën që të më qëllojnë, kur unë jam ai që do ta shpëtoj vendin dhe janë ata që po e shkatërrojnë vendin – nga brenda dhe nga jashtë. Këta janë njerëz që duan ta shkatërrojnë vendin tonë. Ky quhet armik i brendshëm. Ata janë kërcënimi i vërtetë”, kishte deklaruar Trump.

Hetuesit amerikanë po kontrollojnë llogaritë e mediave sociale dhe postimet e personit të dyshuar për përfshirje në atentatin e fundit ndaj ish-presidentit Donald Trump, në përpjekje për gjetur motivin dhe nëse dikush tjetër mund të jetë përfshirë në incidentin e së dielës.

Policia në Florida e arrestoi 58-vjeçarin Ryan Wesley Routh në një autostradë kryesore të dielën vonë, pasi ai u largua me shpejtësi me makinën e tij nga klubi i golfit të ish-presidentit Trump në West Palm Beach të Floridës.

Zyrtarët thanë se të dhënat e mbledhura nga celulari i të dyshuarit Ryan Routh tregojnë se ai ishte në pritë për 12 orë, duke u fshehur në disa shkurre përgjatë një gardhi rrethues të fushës së golfit.

Ndaj të dyshuarit Ryan Routh janë ngritur akuza për posedim të paligjshëm arme dhe fshirje të numrit të identifikimit të armës. Ai nuk kishte të drejtë të mbante armë për shkak të një dënimit të mëparshëm penal. Në Shtetet e Bashkuara, personat me të kaluar kriminale nuk lejohen të blejnë, apo posedojnë armë. Zyrtarët thanë se kur hetuesit e FBI-së u përpoqën të flisnin me të dyshuarin Routh pas arrestimit, ai nuk pranoi të përgjigjej pa praninë e avokatit.

Në mungesë të gadishmërisë së tij për të folur, FBI-ja i ka kërkuar gjykatës leje për të kontrolluar kameran “GoPro”, që iu gjet të pandehurit, si dhe pajisje të tjera elektronike që ai mund t’i ketë lënë në vendngjarje, si dhe automjetin dhe pajisjet elektronike të lëna në adresat e mëparshme të shtëpive të tij.

“I dyshuari kishte një prani aktive në internet dhe ne jemi duke kontrolluar ato që ai postoi dhe historinë e kërkimeve të tij në internet”, tha agjenti i FBI-së, Jeffrey Veltri.

“FBI-ja u ka dërguar kërkesa të shumta kompanive për të dhënat në telefonat e të dyshuarit dhe llogaritë e mediave sociale”, shtoi agjenti Veltri, gjatë konferencës për shtypin të hënën vonë. “Ne morëm disa të dhëna dhe jemi në pritje të përgjigjeve të kërkesave tona të tjera.”

Agjenti i FBI-së Jeffrey Veltri tha se zyrat në terren të FBI-së në Honolulu të Havait dhe Sharlotë të Karolinës së Veriut, kanë dërguar agjentë për të intervistuar anëtarë të familjes, miq dhe ish-kolegë të të dyshuarit.

Zoti Veltri tha se hetuesit po shikojnë gjithashtu nga afër deklaratat e tjera që i dyshuari ka bërë gjatë viteve, duke përfshirë intervistat që ai ka dhënë për mediat në lidhje me përpjekjet për të rekrutuar ushtarë afganë dhe të tjerë për të luftuar në Ukrainë.

Historia e të dyshuarit në internet tregon se ai, në një moment, dukej se mbështeste zotin Trump. Megjithatë, vitet e fundit, postimet e tij duket se sugjerojnë se ai ishte i zemëruar me zotin Trump.

Në një libër të vetë-botuar, në vitin 2023, Ryan Routh duket se inkurajonte Iranin të vriste ish-presidentin.

“Ju jeni të lirë të vrisni Trumpin”, shkroi ai në librin “Lufta e Pafitueshme e Ukrainës”, duke e quajtur kandidatin republikan për president një “budalla” dhe “bufon”.

Megjithatë, nuk dihet nëse Ryan Routh e ka bërë komplotin me dikë tjetër.

“Deri tani nuk kemi informacione se ai ka bashkëpunuar me dikë tjetër”, u tha gazetarëve agjenti i FBI-së Veltri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump vlerëson Biden pas atentatit: Ai ishte shumë i mirë, çfarë më tha në telefon appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Skandali i “Wisdom”, si printoheshin diploma false dhe shiteshin për 20 mijë euro

By: fra nc
17 September 2024 at 16:07

Administratorët e kolegjit privat “Wisdom” në Tiranë dhe 7 persona të tjerë janë arrestuar nga policia italiane. Ata kanë shitur diploma dhe certifikata false në Itali, pasi më herët kanë tentuar të korruptojnë drejtues të lartë të arsimit në Shqipëri.

Shitja e diplomave fiktive ka prodhuar një skandal që implikon arsimin e lartë privat në Shqipëri. Administratorët italianë të kolegjit universitar Wisdom, duket se janë koka e një grupi mashtruesish, të cilët erdhën në Tiranë për të ngritur një qëndër arsimore me studentë ekselentë, por që devijuan duke shpërndarë diploma e certifikata false për qytetarë italianë.

Hetimet e Guardia di Finanzia kanë zbuluar se cifti Savino Cianci dhe Lucia Catalano kanë korruptuar presidenten e Këshillit të Akreditimit në Shqipëri, Shqiponja Telhaj me një çantë me vlerë 1150 euro, madje duke tentuar të hyjnë deri në Ministrinë e Arsimit me dhurata të shtrenjta.

Por, vetë Telhaj thotë se nuk e njeh çiftin Italian, dhe për të përmendja në dosjen Wisdom është e gjitha shpifje.

Dokumentet e prokurorisë italiane dëshmojnë se universiteti privat printonte diplomat false, përkundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë euro në profilin e hotelerisë, 9 mijë euro në drejtësi dhe 19 mijë euro në shkencat e edukimit.

Hetimet në Itali nisën nga kallëzimet e disa qytetarëve dhe deri më tani janë 9 italianë të arrestuar, ndëkrohë nuk ka asnjë informacion për shtrirjen e hetimeve dhe operacionit të Guardia di Finanza në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Skandali i “Wisdom”, si printoheshin diploma false dhe shiteshin për 20 mijë euro appeared first on Euronews Albania.

Detaje nga djegia e banesës në veri të Kosovës, fqinji: Bandat serbe e bënë

By: fra nc
17 September 2024 at 15:44

Mbrëmë në veri të vendit është dëmtuar një shtëpi e pabanuar, e cila është investim i Qeverisë së Kosovës.

Rasti ndodhi në lagjen “Kroi i Vitakut”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani dha detaje duke thënë se në këtë rast kanë punë për të bërë, pasi do të nisin një hetim të mirëfilltë.

“Pas mesnatës sot ka ndodh një zjarrvënie në një shtëpi të pabanuar e cila është rindërtuar te Kroi i Vitakut. Policia e Kosovës gjatë patrullimit ka parë tym dhe mandej është afruar e ka parë që ka zjarr në derën e hyrjes së kësaj shtëpie, me aparatin për shuarjen e zjarrit e ka shuar zjarrin, nuk ka persona të lënduar sepse nuk ka pasur as njerëz brenda dhe nuk ka qen e mobiluar. Dëmet janë tek ajo derë dhe tymi që është shkaktuar aty. Policia nuk ka të arrestuar dhe as të dyshimtë për momentin por jemi duke punuar në ndriçimin e këtij rasti. Domethënë në përgjithësi situata e sigurisë në veri të vendit është e mirë dhe këto raste më shumë janë të izoluara”, tha ai.

Kurse, Bashkim Rafuna, njëri nga banoret në këtë lagje tregoi edhe qëllimin që kanë pasur siç tha ai bandat serbe në këtë rast.

“Bandat e caktuara serbe me kanë bërë këtë akt për frikësimin e popullatës dhe njerëzve që do të kthehen, sepse ne veç i kemi ndërtuar shtëpinë por njerëzve tjerë të cilët ndoshta nga sot do t’ia nisin t’i ndërtojnë edhe shtëpitë tjera”, tha ai.

Për rastin fillimisht njoftoi ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi , i cili tha se rreth orës 00:30 gjatë mesnatës një patrollë policore ka identifikuar tym në një nga shtëpitë e ndërtuara nga Qeveria në Kodrën e Vitakut.

Sipas tij, zjarri është fikur dhe dëmet janë sanuar.

“Fatmirësisht, nuk ka asnjë person të lënduar veç dëmeve materiale. Kjo nuk është hera e parë që ka sulme të tilla, mirëpo kjo nuk është as hera e fundit që do të ndërtohen shtëpi të reja”, tha Krasniqi.

Qeveria e Republikës së Kosovës, sipas tij, e dënon fuqishëm këtë akt dhe sipas tij as ky e asnjë sulm tjetër nuk e ndal kthimin e banorëve në pronat e tyre.

“Kërcënimet, shantazhet, pamfletat terroriste, nuk i frikësojnë qytetarët dhe as nuk e ndalojnë punën tonë për sigurimin e banimit të qëndrueshëm. Ky sulm është nxitje e mosdurushmërisë etnike e cila nxitet nga Vuçiqi i cili ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij dhe e ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, lidhur me rastin është pyetur edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se ata që bënë këtë krim do të ndiqen nga organet vendore.

“Ka deklaruar tashmë Policia e Kosovës edhe ne do ta bëjmë sanimin e këtij dënimi. Ndërkaq, ata të cilët e bënë këtë krim me këtë koktej molotovi pa dyshim që do të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës”, tha ai.

The post Detaje nga djegia e banesës në veri të Kosovës, fqinji: Bandat serbe e bënë appeared first on Euronews Albania.

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Plarent Dervishajn

By: fra nc
17 September 2024 at 14:59

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën “Arrest në burg” për Plarent Dervishaj, i cili akuzohet për vrasjen e Vajdin Lamajt, Artan Arsit dhe Klodjan Saliut në vitin 2005. Plarent Dervishaj u ekstradua pak javë më parë nga Dubai, së bashku me Julian Meçen.

Ata ishin arrestuar më parë nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara, aty ku u lokalizuan falë Interpol Tirana.

Ishin pikërisht këta të fundit që bindën autoritetet atje për të marrë dritën jeshile për ekstradimin e dy eksponentëve të rrezikshëm të botës së krimit.

Sipas SPAK, Plarent Dervishaj ishte pjesëmarrës edhe në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, në vitin 2019, në rolin e porositësit.

The post U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Plarent Dervishajn appeared first on Euronews Albania.

Begaj pret gjeneralin e lartë amerikan, zbardhen detaje nga biseda

By: fra nc
17 September 2024 at 14:17

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të martë Komandantin e Komandës Supreme të Aleatëve në Evropë, Gjeneralin Christopher G. Cavoli.

Gjatë bisedës me Gjeneral Cavolin, Presidenti i Republikës i përcolli Komandantit Suprem të Aleatëve në Evropë mirënjohjen për punën e kryer si SACEUR në mbrojtjen kolektive, si edhe për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe përballë sfidave të reja me synim ruajtjen e paqes dhe sigurisë në zonën Euroatlantike dhe në arenën ndërkombëtare.

Presidenti Begaj vlerësoi ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura Shqiptare, rritjen e bashkëpunimit me aleatët e NATO-s, të bazuara në angazhimet e përbashkëta dhe vizionin e vendit tonë për të rritur sigurinë transatlantike dhe për të forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidenti Bajram Begaj theksoi gjatë bisedës me Gjeneral Cavolin ambiciet e Shqipërisë për të rigjallëruar industrinë e mbrojtjes, nismat dhe investimet e ndërmarra, si edhe ofrimin e Porto Romanos si bazë e NATO-s.

“Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë është shumë i rëndësishëm dhe e vlerësoj shumë rolin që luan Komanda Evropiane e SHBA-së në nxitjen e bashkëpunimit tonë dhe mbështetjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, – u shpreh Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj.

Gjatë takimit u bisedua për forcimin e partneritetit strategjik, në një kohë, të cilën Presidenti Begaj e konsideroi si “të paprecedentë për sigurinë”,  duke iu referuar agresionit rus në Ukrainë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme. “Këto konflikte kanë ndikimin e tyre negativ edhe në Ballkanin Perëndimor, një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën”, – u shpreh Presidenti Begaj, i cili theksoi se Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e detyrimeve të Forcave të Armatosura për planin kombëtar të mbrojtjes, atë rajonal të paqes, sigurisë dhe stabilitetit, si dhe mbrojtjes kolektive në përputhje me modelin e Forcave të NATO-s. Një mirënjohje të veçantë Presidenti Begaj përcolli për punën e kryer nga KFOR-i në Kosovë, duke shprehur njëherazi mbështetje ndaj këtij misioni për sigurinë në Kosovë dhe rolin si garantues për paqen dhe stabilitetin në rajon.

The post Begaj pret gjeneralin e lartë amerikan, zbardhen detaje nga biseda appeared first on Euronews Albania.

❌
❌